Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar video të kamerave të sigurisë nga një lokal në Kukës, ku duken efektivët e policisë duke ushtruar kontrolle në orën 03:00 të mëngjesit.
Në një postim në Facebook, Berisha i konsideron “bastisje banditeske”.
Statusi i Berishës
“Ja bastisjet banditeske te Narkopolicise ne lokalet e Kukesit!
Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor ja nje fakt se ç’far ka ndodhur dje ne ore 3 te mengjesit ne Kukës,te njejten gje kan bere edhe ne familjet kuksjane.”
Ashtu siç paralajmëroi edhe policia dje, Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 23 urdhër arreste për protestuesit, të cilët u përleshën me forcat e rendit dhe i vunë flakën sporteleve të biletave që do të mbledhin taksat për Rrugën e Kombit.
Siç raportoi edhe pak më herët ‘BalkanWeb’, pas mesnate, forcat e policisë kanë mësyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre. Familjarët e të arrestuarve u mblodhën mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre.
Komentet