Pas arrestimeve të shumta të bëra në mesnatë në Kukës pas protestës së zhvilluar një ditë më parë për shkak të tarifës së vendosur për kalimin në rrugën e Kombit, mësohet se Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 24 urdhër arreste.
Edhe pse numri të shoqëruarve mësohet të jetë më i lartë se sa aq.
Ndërkaq, mësohet se në Kukës pas ankesave të familjarëve kanë mbërritur edhe 4 përfaqësues të Avokatit të Popullit.
Gjithashtu edhe deputetët e opozitës kanë mbërritur në Komisariatin e Kukësit, ku kanë bërë një takim më drejtorin e policisë.
Dhjetëra qytetarë, të cilët kanë rrethuar komisariatin kërkojnë lirimin e të arrestuarve.
Komentet