Një poster me fotografinë dhe informacione për Adea Shabanin, e cila është zhdukur një muaj më parë.
Zyrtarët e policisë në Los Anxhelos thanë se besojnë se kanë gjetur trupin e aktores dhe modeles nga Maqedonia, Adea Shabani, në një varr të cekët.
Sipas policisë, mbetjet e gjetura rreth 50 milje larg Sakramentos besohet se i përkasin 25-vjeçares së zhdukur një muaj më parë.
Policia tha se beson se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj, Christopher Spotz, është i përfshirë në vdekjen e saj.
Spotz ka vrarë veten javën e kaluar, pasi është ndjekur nga policia.
Policia tha se autopsia do të përcaktojë se si ka vdekur Shabani.
Shabani është parë për herë të fundit më 23 shkurt me Spotzin në Hollivud, tha policia.
Shabani ka lënë Maqedoninë për të studiuar aktrimin në Los Anxhelos dhe ka jetuar atje për më pak se dy vjet.
Komentet