Në këtë shënim do të shqyrtojmë dy tema interesante propagandistike me të cilat luan pushteti. Historia e rikonceptuar nga rilindësit socialistë dhe si ti numërojmë turistët në dobi të projekteve promovuese. Absurditete dhe gënjeshtra si këto i nxjerr sheshi i protestës, por megjithatë duhen trajtuar për të kuptuar se sa jashtë dhe larg realitetit janë qeveritarët dhe çfarë i shtyn ata që të veprojnë si të tillë.
A mos 2026-a është hera e parë kur qeveria e numëron me objektivitet fluksin e turistëve?
E shtrojmë pyetjen sepse propaganda e Rilindjes Socialiste ka një varësi me shtrirje kapilare dhe për çdo sekondë e në çdo rast vetëm e vetëm që të influencojë mbi opinionin publik. Mënyra e vetme dhe e duhur janë celularët në duart e tyre, kontaktet me mediat në çdo rast dhe ndjekësit në rënie pasi Sheshi i Protestës Qytetare i ka rrëmbyer gjithshka.
Një pyetje ndihmëse do të bëhej menjëherë si për t’u bërë më i shpejtë dhe për të renditur faktet që duhen për t’ju përgjigjur, por me keqardhje nuk ndodh kështu kështu.
Kjo vjen nga se pjesëmarrësit e sheshit të protestës janë qytetarë të lirë dhe kanë votuar ndoshta çdo dy vite edhe pa qënë formacione politike, por tani si në ditën e parë edhe në të dyzetenëntën tregojnë se janë aty për Shqipërinë mbi përqindjet e partive, madje partive ata po ju marrin përqindjet dhe i kanë shndërruar sekretarët politikë të tyre të merren me numrat.
Gjatë ditëve të fundit veç të mjeruarve me dronë të forcave të rendit si edhe të televizioneve, dëshira për t’a gjetur ‘xhepa’ dhe bosh Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ që ushqejnë pushtetin për t’ua përcjellë pamjet edhe mbështetësve më të largët, i ka shndërruar qeveritarët në një shkallë marrëzie sa po bëhen gati “influencierë idiotë” prej gabimeve të tyre. Edhe më e keqja është se veç llogarive personale në rrjetet sociale (një dypunësim i qeveritarëve dhe politikanëve), ku bëhet propagandë, mediat e ngjitura tashmë me politikën, nuk lënë as edhe një rast të shkojë huq.
YEeee-ja e parë; Gonxhja dhe Turizmi.
Është një status i dytë që vjen pas “Koncertit Ye”, një javë më parë. Nënkupton shpërthim apo dështim kjo varet se si i lexon shifrat që arsyetimi politik i rendit dhe i krahason. Pasi të lexohet ajo çka thotë Gonxhja, një javë pas Koncertit të Kanye-s të cilin nuk e ka përfshirë në analizë besojmë se do të dilet në një “mirëkuptim” në fund:-“Në qershor 2026, vendi regjistroi 1,346,279 vizitorë të huaj, krahasuar me 1,329,204 në qershor 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej vetëm 17,075 vizitorësh, ose +1.28%. -1,223% më pak krahasuar me rritjen e muajit maj 2026 ose 12.2 herë më e ulët si rritje, dhe -638% më pak krahasuar me trendin e rritjes në 5-mujorin janar-maj 2026 ose 6.3 herë më e ulët si rritje.”
Kjo ‘sallatë’ numrash dhe arsyetimi janë të domosdoshme për propagandën dhe të bindurit pas saj se rënia e numrit të turistëve ndodh për shkak se në Tiranë edhe pse “turizmi i protestës” është shfaqur si një prirje me lëvizje nga brenda dhe jashtë vendit, ministri përgjegjës e argumenton atë si pasojë e sigurisë dhe frikës ndaj protestë dhe menjëherë e shpreh:-“Në një sektor si turizmi, perceptimi i sigurisë, normalitetit dhe stabilitetit është vendimtar. Klima e krijuar nga protestat, tensioni publik dhe imazhi negativ i përcjellë në tregjet e huaja kanë rritur pasigurinë dhe kanë ndikuar në vendimmarrjen e vizitorëve, grupeve turistike dhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Përse kanë frikë socialistët ta pranojnë realitetin, edhe pse kur një ditë proteste mbyllet?
Sheshi i veprimtarisë nuk dhunon madje në fund të çdo dite pastrohet nga vetë protestuesit dhe turistët bashkë si një shenjë e higjienës dhe mbrojtjes së mjedisit?
YEeee-ja e dytë, Balla dhe Dronët
Tek numëron në orët e para pjesëmarrësit protestues përpara kryeministrisë nga dronët policorë paraardhës të “smart city” kryetari i GPS Balla dikur edhe ministër i brendshëm (në kohën e skandalit TIMS), vazhdon aktrimin në celular me një zhargon të cilin e zbulojnë jo ata që e ndjekin dhe e shpërndajnë, por edhe lexues të medias që dallueshëm fjalitë në 1 minutë llogaria e rrjeteve sociale (Facebook, Instagram etj.), përçohet tek ndjekësit e thekur socialistë për të bërë pis jo vetëm një kundërshtar politik, por edhe çdo qytetar target i mundëshëm në protestë për të krijuar pasiguri dhe frikë. Përse Taulanti luan në celular zhanre kinematografikë mes ‘sigurimsave dhe mafjozëve’ kur si politikan dhe për pozicionin e lartë kryetar i GPS që ka, për personat që ai dyshon mund të ndjekë ftesën e bërë nga drejtuesi i SPAK Braho disa ditë më parë që të “dorëzohen prova” nga kushdo që ka të tilla. Dhe siç thotë protesta herë pas here ndaj korrupsionit thirrja e njohur dihet; “SPAK You!”.
Taulantit nuk e bën këtë sepse i duhet konfuzioni dhe populizmi, urrejtja dhe dezinformimi, i interesojnë spekatatorët. Si “influencer” politik i të paktën i 50-60 deputetëve të rinj, Balla është fryma e kryeministrit. Rolet e tij frymëzojnë pas shfaqjes së filmave të shkurtër “me mijëra” klikime dhe depozitime. Një përmbytje dosjesh dhe një situatë tek e cila SPAK-u duke ndjekur rradhën dhe duke i kthyer përgjigje gjithë secilit/secilës, formalisht do të shkaktonte një pritshmëri dhe humbje kohe për dosjet më prioritare. Nuk është e pakët të jesh aktor amator dhe aktivist nga Librazhdi dhe në dy dekada të marrësh role kryesore si kryetar i GPS. Vlen të kujtojmë se i pa kënaqur nga protestat e demokratëve Balla gjatë dimrit hidhte statuse të mënçura jashtë parlamentit. Ja një prej tyre:-“Thënia e Ditës: Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë. Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi. Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare.”
Për cilat përgjegjësi qytetare brenda dhe jashtë parlamentit ky politikan mbi 20 vjeçar karriere mund të merret si shembull kur në çdo rast hiqet i fortë, ironizues e shantazhues për cilindo që i prekin atij pushtetin.
YEeee-ja e tretë, Rama dhe Mokra
Një javë pas Koncertit të Ye, Samitit të NATO-s, Currles dyjare tek Odiseu Rama (kujtoni këngën polifonike të Vjosës Lumi i Egër i Evropës*), lideri socialist frymëzon në emër të turizmit shqiptarët për të jetuar në Mokër. I paraprin me dy-tre javë përpara “Mokra n’festë” veprimtarisë që do të mbahet në muajin Gusht. Për këtë veprimtari sipas propagandës zyrtare ATSH thotë:“Ekziston një vend ku fyelli zgjon malet dhe daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat ku vallja nuk është vetëm kërcim, por trashëgimi. Ku duart që gatuajnë lakrorin dhe kulaçin ruajnë shijen e brezave, e ku çdo gur e çdo shteg ka një histori për të treguar. Kjo është Mokra një krahinë që nuk të fton vetëm ta vizitosh, por ta jetosh. Më 8 gusht, te Ura e Gurit në Golik, tradita merr jetë”.
Nuk mund t’i bësh dot as vërejtje më as frymëzimeve dhe as vizatimeve të kryeministrit qoftë për Mokrrën e qoftë për Globin.
Nesër me siguri atë do ta gjesh me një ose të tjera statuse për shumë çka të tjera, por veç jo nga ato poshtë dritares së zyrës shtetërore ku numri i ditëve të qëndresës shtohet.
Nesër 50!
Nesër më shumë!
Dorëheqja i ka mbetur kryeministrit si e vetmja përgjigje.
YEeee-ja e katërt, e vërteta e sheshit
Kur propaganda harron dhe e shet patriotizmin në dobi të vet me tendencë për t’i fyer protestuesit (në 48 ditë etiketimet dhe epitetet janë tashmë të njohura), një gjë ka mbetur mesa duket pa u kuptuar kur me insistim qeveria, politika dhe media bashkë analizojnë se kush janë përfaqësuesit (kokat). Vlen ta sjellim atë përsëri me grackën e politikës në propagandë me patriotizmin e shëndetshëm. Po Gonxhja nga një projekt që mesa duket nuk ju intereson, por e përdorin. Po kokat janë pjesëmarrja dhe këmbët janë marshimi i protestës, tokësor dhe i paqtë, i shprehur dhe me humor, i dhimbsur dhe i dëgjueshëm aq sa edhe i panumërt në pjesëmarrje, por i mbështetur pë risinë qytetare dhe forcën e ndryshimit që rinia shqiptare (në Shqipëri dhe diasporë), po e kërkojnë. Projekti ende pa emër i Gonxhes dhe që në themel ka restaurimin e Muzeut të Pavarësisë, ndjek rradhën si të atij të Muzeut Kombëtar në Tiranë. Nuk po tregojmë vitet e kyçjes për vizitorët dhe mungesat në pikat me interes turistik, por gabimisht qëllimi për të mbuluar me propagandë patriotike shumat e fondeve që do të planifikohen dhe do të kërkohen, mjeshtrat e projekteve dalin me një përkujdesje të veçantë emocionale të publikut. Në një tablo me inteligjencë artificiale ose me kombinimin bashkë të një fotoje dokumentare dhe dy të rinjve shkruhen fjalë prekëse nga Ismail Qemali:-“Po ju lë një atdhe amanet”.
Pa e zgjatur me ato që ministri Gonxhe do të bëjë sikurse edhe më parë Rama, Veliaj etj. si me rijetësimet e simboleve të diktaturës duke filluar nga bunkerët, tunelet, piramidën, shtëpinë me gjethe dhe ku u shpërdoruan miliona, kjo e Vlorës, Muzeu i saj ndoshta do të ketë edhe më shumë se sa parashikimet e rilindësve socialistë.
‘Amanetin’ e Ismail Qemalit e ka marrë në dorë rinia e cila vendin dhe tokën shqiptare do ta mbrojë po aq sa edhe duke respektuar marrëdhënien e njerëzve me natyrën, mbrojtjen e pasurive të saj. Atij muzeu i duhet një hapësirë më vete për të treguar se si u shkatërrua dhe se si ruajt natyra veçanërisht gjatë viteve të tranzicionit.
Në Vlorë u shpall Pavarësia e u ngrit Flamuri më 1912.
Por, po në Vlorë më 2026-ën filloi ndërgjegjësimi dhe përpjekja për të mbrojtur tokën, pronat dhe natyrën shqiptare.
Janë Laguna e Nartës, shtrirja e Karaburunit, e Sazanit, Grykëderdhja e Vjosës dhe Peizazhi i Mbrojtur i Zvërnecit ku dikur shtegtuan dhe bënë fole Flamingot krah shqiponjave. Ndaj këtë histori rinia shqiptare e ka meritë dhe vlerë të saj me të cilën nesër përvjetorët e lirisë dhe të pavarësisë bashkë një ditë do të festohen.
________
*YE- Emri tjetër i Kanye West. Reperi jo vetëm më i paguar për orë pune (shfaqje), por edhe i vetmi që lëvizi fondin e emergjencës së qeverisë shqiptare për të mos e garantuar mungesën e interesit dhe dështimin.
* Grupi Polifonik Tepelenë, ndër të tjera me vargjet “Mirë se erdhe Edi Rama, Ku nuk të ka shkuar fama”…

18Korrik, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)













Te lumte goja dhe qofte ashtu si thua ti. Duhet te mbullet cikli te eksportohet ne ferrokrom qe te miret maksimumi i pasuris se kesaj toke te begat, dhe pron e gjith popullit Shqiptar