Një grua ka mbyllur në dry të dashurin për ‘fajin’ se nuk donte të vazhdonte prapë në shtrat
VOAL – ROMË, 25 GUSHT – Një grua 46 vjeçare e ka mbyllur me dry të dashurin e saj, një 25 vjeçar të cilin e ka njohur në pushime, për ‘fajin’ se ai nuk ka dashur të vazhdonte edhe më tej në shtrat atë ditë. Fakti, i cili duket si një kronikë me role të ndryshuara, ka ndodhur ne Arzano, në veri të Napolit, shkruan voal.ch.
Ndërkohë që ekspertët ndërlikohen në lojën e shifrave (25, 46, i dashuri që nguron, 87 , dhe karabinerët 24), në gojën e banorëve fqinj del proverbi… “Kush i ka dhëmbët, nuk ha bukë, e kush ka bukë, nuk ka dhëmbë.”
Djaloshi ia ka arritur t’iu kërkojë ndihmë disa kalimtarëve, të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë. Gruaja pastaj u arrestua nën akuzën e sekuestrimit të personit.
Aventura e nxehtë dashurore qe organizuar në shtëpinë e asaj. Pastaj, me kërkesën e djaloshit që të largohet, gruaja, ende e pangopur prej tij, ka reaguar në mënyra të forta, dhe pas disa “jo2-ve të djaloshit, ka marrë çelësat dhe e ka mbyllur në bodrum. ANSA
Komentet