Prezantuesi britanik Jeremy Kyle u shfaq në televizion natën e kaluar në aksionin e madh te policise kunder droges, ne Gloucestershire. Operacioni u finalizua me goditjen e bandes shqiptare qe kishte ngritur ferme kanabisi.
Mediat e huaja raportojne se pas një hetimi të fshehtë tetëmujor, rreth 50 policë, bastisen zonat e dyshuara, konkretisht 6 fabrika kanabisi dhe 5 prona të tjera, duke sekuestruar një sasi të madhe kanabisi.
Si pasoje u vune ne pranga 10 persona, me akuzen e trafikut te droges. Ata pritet qe te dalin para gjykates ne Bristol më 9 Prill.

Te arrestuarit jane shtetas shqiptare qe akuzohen si pjese e bandave te droges:
Kreshnik Muja, 20 vjeç
Dritan Muhametaj, 27 vjeç
Gurgen Nikoci, 21 vjeç
Bardhyl Arifaj, 33 vjeç
Ardit Agaj, 27 vjeç
Aranit Kasaheri, 34 vjeç
Elis Gashi, 32 vjeç
Dardan Horhaj, 22 vjeç
Jeton Muja, 26 vjeç
Besjan Muja, 31 vjeç
Kanalet e trafikut te kanabisit ishin në Linden Road në Gloucester, Nelson Street në Tredworth e me radhe ne zonat qe menaxhonin shqiptaret ne kete rrjet trafiku.
Prezantuesi Kyle dhe oficerët e policisë u shfaqen ne dokumentar edhe teksa ndiqnin nje të dyshuar në rrugë, por ai nuk u kap.
Komentet