(Kumtesa e lexuar me 4 Mars 2018 në sallen e klubit shqiptar Dardania në Zofingen në Zvicerr në akademin për Masakren e Tivarit, organizuar nga sekretariati kordinator i Ballit Kombtar Demokrat)
Masakra e Tivarit është njëra ndër masakrat më të mëdha por vetëm masakër e radhës e planifikuar nga forcat serbo-malazeze për zhdukjen dhe vrasjën e shqiptarëve atdhetarë në mënyrë që Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare të rikthehën sërish nën pushtimin e serbosllavisë me emrin artificial Jugosllavi. Por më e dhimshme është se kjo masakër u nda në dy pjesë një pjesë të rinjëve u vra gjatë rrugëtimit të gjakosur në Shqipërinë e idealeve të tyre dhe pjesa tjetër u masakruan në mënyrë barbare në Tivarë.Gjatë studimit të kësaj teme kam marrë për bazë brumin shkencorë dhe atë rrefimtarë të tre studiuesve dhe dy rrefimtarëve. Studiuesit e vyer që kanë shkruar për maskarën e Tivarit janë: prof.dr.Muhamet Shatri, Uran Butka dhe Petrit Palushi ndërsa në këtë punim kam sjellur edhe rrëfimet e dy të mbijetuarve nga kjo masakër: Azem Hajdini -Xani dhe Mark Oroshi, qe secili në menyrën e vet japin rrefimet e tyre rrënqethëse për këtë masakër të madhe që e tronditi Kosovën ashtu të tronditur e më së shumti tronditi nënat shqiptare. E kur jemi tek tronditja e nënave shqiptare dua ta them një rast familjar.Kur përshendetët babai im Mark Oroshi me nënën e tij Prenën i thotë këto fjalë:‘‘Nanë ma ban hallall se nuk e di a shihemi, por tash në vend timin ka lindur vëllai im i vogël Preni i cili do të më zavensoi mua.Kurse pergjigjja e lokës Prenë ishte:Kurr mos u baftë ky me të zavensuar ty.‘‘. Studiuesi Petrit Palushi kur flet për Masakrën e Tivarit ndër të tjera do të shtoj, se është ngjarje nga më tragjiket në historinë e shqiptarëve.Si e tillë, ajo qe një ofensivë ndaj shqiptarëve të pambrojtur, qe një deformim i rregullave më elementare të luftës, që paralajmërimi se shqiptarët po dilnin jashtëzakonisht të humbur prej Luftës së dytë botërore.Pavarësisht nga kjo, ngjarja u mundua të fshihej, të zhytej në skutat e harresës, gjaku i ta masakruarve të kthehej në ujë dhe vetëm mbas 50 vjetëve ajo nisi të ridimensionohej; është fat që u shkruan disa libra për të, që vazhdon të shkruhet, të përkujtohet dhe natyrisht të zërë vend në memorjen kolektive si dëshmi e fatit tragjik të shqiptarëve, por njëkohësisht e veprimeve monstruoze të makinës serbe ndaj shqiptarëve.Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për të hedhë këtë ngjarje në pellgun e harresës, ajo megjithatë u ruajt në memorjen kolektive të shqiptarëve dhe tani vjen si dëshmi, si reagim, si refuzim, por edhe si mbledhje e mendjës që brezave t’u rrëfehet për historinë realisht. Ndersa në bazë të studimeve të prof.dr.Muhamet Shatrit ai shkruan se për këtë çështje është filluar të flitet para disa viteve dhe kjo Masaker e Tivarit është vepër e organizuar me perpikëri nga kreu Jugosllav.Në fillim nuk është folur për bashkëfajësinë e shtetit shqiptarë konkretisht organeve ushtarake sidomos të Shkodrës dhe garnizoneve të tjera të cilët edhe i kanë përcjellur eshallonët e rekrutëve shqiptarë nëpër territorin e Shqipërisë . Prof.dr.Muhamet Shatri me fakte shkencore të nxjerrë nga arkivat e dëshmon bashkëfajësinë e komunistëve shqiptarë nëpër territorin e Shqipërisë. Më tutje prof.dr.Muhamet Shatri jep të dhëna mjaftë interesante ku bazohej edhe në librin e historianit dhe studiuesit Uran Butka për masakrën e Tivarit, ku dëshmohet qartë përmes kabllogrameve, korrespodencave të shtabit dhe të komandës ushtarake të Shkodrës për gjendjen dhe veprimet që janë kryer ndaj rekrutëve përndjekja dhe zenia e tyre nga organet e shtetit shqiptarë dhe kthimin e tyre në rreshtë të organeve vrastare të Jugosllavisë.Profesor Shatri në këtë mënyrë hedhë poshtë edhe pretendimët e kriminelit Ramiz Alia se shteti shqiptarë nuk dinte gjë për masakrën. Në studimet e profesor Muhamet Shatrit del e çartë edhe e argumentuar, se edhe komunistët e Kosovës ishin në dijeni të plotë për masakrën Tivarit. Masakra e Tivarit ishte një hakmarrje ndaj forcave nacionaliste në Drenicë, dhe në rajonët e tjera shqiptare. Mijëra njerëz ishin mbledhur nga vise të ndryshme të Kosovës dhe ishin vendosur në Eshalonë. Por ka shtuar profesor Shatri në studimet e tija se komunistët shqiptarë të Kosovës duke e ditur për maskarën i kanë ndarë njerëzit duke i larguarë nga Eshalloni që ishte i dedikuar për likuidim.Kur ka ardhur puna për t‘i rreshtuarë në atë Eshalon që ishte i dedikuarë për likuidim komunistët siç ishin Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani në mënyrë të turpshme i kanë ndarë Gjakovarët nga rreshti një nga një duke i lënë ata nga rajoni i Drenicës,Prizrenit dhe Gjilanit ku ka pasur një qëndresë më të madhe ndaj ripushtimit jugosllav të Kosovës.
Njëri ndër studiuesit më të spiktaur që është marrë me masakrën e Tivarit është studiuesi Uran Butka i cili shumë qartë me fakte shkencore argumenton, Masakrën e Tivarit si platformë e përbashkët e komunistëve pansllavist serbo-malazezo-shqiptarë.Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptarë, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes të ashtuqujtur Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.” Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljës. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, hercegovinas, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave të quajtura nacionalçlirimtare.
Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes së quajtur, NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë së quajtur NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1). Këtë bashkëveprim ndërmjet ushtrisë të ashqujtur NÇ të Jugosllavisë dhe ushtrisë të ashtuqujtur NÇ të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant krimineli Peko Dapçeviq.
Kurse krimineli tjetër Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të ashtuqujturës, Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të ashtuqujturës, UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të ashtuqujturës Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni ushtarak jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V.Stoiniq, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i të ashtuqujturës, UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, krimineli Fadil Hoxha dhe komisari krimineli Boshko Çakiç. (Arkivi i FA, F.Shtabi i Përgj.)Pala komuniste, shqiptare u tregua e gatshme.
Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (1943-1944), komandanti i përgjithshëm i të ashtuqujturës, UNÇSH,krimineli Enver Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër Korparmatës të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. (Dokumente, Shtabi Përgj., vol.II).Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, krimineli Miladin Popoviq, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH-së për Korpusin I: “Lajmëro Pavlen (Pavle Joviçeviq) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!” (AQSH, Fondi 14)
Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajtë në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin të ashtuqujturën Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi.Krimineli Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:“Të mos i tregohet inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”( AQSH, F.14). Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohën nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejtë popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel krimineli Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel krimineli Krsto Filipoviq. (Uran Butka-Masakra e Tivarit).
Shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptarë, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren.Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t’i marrin në Kroaci e Slloveni! Çarmatosja, atyre iu ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejtë ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikozë u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptarë dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptarë gjatë muajve të kaluar.Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26-27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës .Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX-të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptarë nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku. Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze.Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizrën-Zhur-Kukës-Pukë-Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit. Me këtë rastë u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptarë që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky Eshalon arrin në Fushë-Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo-malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27-28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek.Pas këtyre peripecive nga Shkodra nën përcjelljen e malazezëve – në mesditën e 1 prillit 1945 arritën në Tivar. Atë ditë të kobshëm rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazezë, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes rojës dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç’rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgatitur) e shtyu masën e shqiptarëve që të shtrihen për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth.
Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4. 600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë.Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo-malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacionaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së 1 – 2 prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mes të shkëmbinjve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimisht u dogjën dhe pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen…!!!
Njëri ndër të mbijetuarit në këtë masakër është edhe Azem Hajdini -Xani i cili në rrefimin e tij për këtë masakër kundër shqiptarëve do të shkruan:“Ndër shokët që unë i kam njohur, e që u pushkatuan në mesin e këtyre 80 vetëve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicës. Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për katër, në gjatësi prej 5-6 kilometrash, e mundësia për shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe trekatëshe, më një sipërfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr të rrethuar.Ndërtesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mure të lartë me rrethojë të hekurt, me maja të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marrë parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10-15 ushtarë në të dy anët e hyrjes të përgatitur me shufra hekuri në dorë.
Secili prej nesh që hynte nëpër atë hyrje merrte goditje në kokë, gjoks apo shpinë me shufër hekuri dhe vaj halli për atë që nuk mund t’iu bënte ballë të rënave, sepse ekzistonte mundësia çdo herë që të mbetet në vend. Ai që mbetej i shtrirë nga të rënat shkelej pa mëshirë nga turma që kalonte nëpër atë hyrje, pa pasur mundësi askush t’iu ndihmojë. Ishte e pamundur të kaloje nëpër atë hyrje të ngushtë e të mos marrësh goditje.Vetëm gjatë këtij akti, këtu në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 apo 150 veta.Shumica prej tyre edhe të vdekur. Ashtu të përgjakur dhe të rraskapitur nja 1000 veta që ishim në ballë të kolonës, na futën por si lopët në atë ndërtesë.Pasi që ndërtesa u mbush përplot, në oborr sipas një vlerësimi ngelën mbi 2200-2500 kurse në rrugë të gjerë 7-8 metra e të gjatë 80-100 metra, kanë ngelur të rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo të rreshtuar, por grumbull. Kjo u bë për shkak se në këtë mënyrë bëhej likuidimi më i lehtë i tyre. Me të përfunduar të këtij aksioni, ushtarët e kapën Milazim Haxhiun nga fshati Tërnavc, me pretekst se ai qenka njëri prej atyre që ka tentuar t’ia marrë revolen oficerit malazez që u plagos . Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revolës. Edhe pse e dinim se xhelatët e pashpirtë po përgatitin masakër të paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vjeçar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicës së bashku me 7 shokë shkoi të komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr dhe urdhëronte: “Mëshoj se ja kajsha nanën shqiptare le ta dinë se këtu është Mali i Zi, dhe do t’i mbysim të gjithë. Ai shkoj për dy qëllime:
a) – të apelojë të ndërpritet masakra e mëtejme, sjelljet brutale, rrahjet në hyrje me shufra hekuri dhe
b) – t’u lejojnë t’u ndihmojnë shokëve të lënduar që kishin mbetur në hyrje të ndërtesës nga të rënat që kishin pësuar.
Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave të përmendura, me urdhërin e komandantit, në të janë vërsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lartë e pastaj e kanë gjuajtur në një shkamb për t’a parë më lehtë.
Pastaj, me një fjalë në mënyrë mizore ia kanë pre hundën, veshët, krahët e kanë bërë copa-copa.
Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhënies së sinjalit me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armëve të ndryshme vinin drejtë nesh nga çdo skutë, oborr, shtëpi, shkëmb, dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, si pushkë, automatik, mortajë dore, revole e çka tjetër jo. Kësisoj, brenda një ore, asnjë nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, nuk mbeti në këmbë, kështu që rrethi i ndërtesës, oborri dhe sheshi u shëndërruan në lumë gjaku që i përgjante një kataklizme të vërtetë. Një ndër të mbijetuarit e masakrës se Tivarit është edhe Mark Oroshi i lindur në vitin 1922 në fshatin Caparc të Prizrenit, vdekur me 1989.Ai në moshën 23 vjeçar ishte mobilizuar dhunshëm sikurse mijëra të rinjë të tjerë shqiptarë.Pas një shtetgtimi të përgjakur mberritëm në Shkodër. Aty na percillnin të armatosur njësitët qetnike serbo-malazeze. Nga dyshimi se ndonjëri nga pjesmarrësit mund të kishte armë, ata në Shkodër filluan kontrollin e të gjithë pjesëmarrësve. Fillimisht tek unë gjetën tri granata dore qe i kisha ruajtur për të mbrojtur vetvetën dhe shokët në raste të vështira. Pasi hyna i pari në një dhomë të ngushtë aty nuk mbeta vetëm dalëngadalë u bën 46 të rinjë shqiptarë. Madje edhe për një briskë që i kishin gjetur ndonjërit e kishin ndarë për pushkatim. Komandanti qetnik me yllin partizan ju kishte thënë se do t‘iu pushkatojmë të gjitheve, ndërsa rojet që kishin vendosur dy pushko-mitralozët në dritare prisnin urdhërin. Për fat tonin e kishin pas quar urdhërin në komandën e tyre në Shkodër se do t‘i pushkatojmë nja 46 ballista dhe mos u shqetsoni kur t‘i ndini krismat.Nga aty ju kishte ardhur lajmi se mos i pushkatoni pa ardh oficerat tanë. Pa kaluar as gjysmë ore vijnë dy oficer një shqiptarë dhe nje kapiten dalmatin.Nuk i njihshim asnjërin. Oficeri shqiptarë që me vonë e kuptova se ishte Rifat Berisha, ju drejtua oficerit serb me këto fjalë:Lëshoni se janë njerëz të pafajshëm.Por oficeri serb i drejtohet me këto fjalë.Do ti pushkatojmë si qetë. Rifat Berisha i tha mos i pushkatoni pa ardhur unë edhe njëherë këtu. Nuk ka vonuar as një orë dhe në mënyrë të rrufeshme ka hyrë mbrenda Rifat Berisha,e kishte rrethuar garnizonin me ushtarët e tij, se bashku me oficerin dalmatin.Dhe rrufeshem i thotë oficerit qetnik serb se sa të është gjallë Rifat Berisha ska me u pushkatu asnjeri nga këta. I fut rrevolën në gojë. Fillon të dridhët qetniku nga frika.Kapiteni dalmatin e hoq revolën dhe ju thotë rojeve të largohen nga dritarja. Me pas kapiteni dalmatin i thotë Rifat heqja nga goja revolën. Ai i heq revolën nga goja dhe ja rrah dhëmbët me tytën e revolës. Çka të bëjmë me këta të pafajshëm. Nga frika ai i thotë leshoni.Falë Rifat Berishës shpetojnë në Shkodër 46 shqiptarë të pafajshëm. Këtu dua publikishtë ta falënderoj Rifat Berishën për shpëtimin e jetës që i ka bërë babait tim Mark Oroshit dhe 45 shqiptareve të tjerë djem të rinjë. Më pas Rifat Latif Berisha, ishte një nga organizatorët e konferencës se Bujanit. Nuk u pajtua kurrë me tradhetinë që iu bë Kosovës, dhe ishte i vetmi ushtarak i lart i asaj kohe qe u pendua për veprimet, për çka edhe u vu në shënjestër të OZNA-s. Aktiviteti i tij në vazhdim,sidomos lidhjet qe ai mbante me ilegalitetin e vendosin në qënder të vëmendjes së sigurimit jugosllav derisa pas një tentative për ta arrestuar që përfundon me përleshje ai bëhet pjesë e ilegalitetit.Për veprimtari të tij, kundër luftës speciale të Doktrinës serbe, Berisha në 17 maj të 1949, përderisa ishte në fshatin Gajrak së bashku me një njësitë prej gjashtë vetësh, e rrethon një ekspeditë policore e sigurimit të brendshëm shtetëror të Jugosllavisë (në atë kohë e njohur si OZNA), të cilën e drejtonin Çedo Topalloviç, dhe Çedo Mijoviç. Njësiti përbëhej krejtësisht nga djem të familjes Berisha: vëllezërit Rifat,Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit e po ashtu Halit dhe Jahir Berisha kusherinj të parë. Pas gati një dite luftimesh njësiti tenton të qajë rrethimin ku edhe bien heroikisht Rifat,Islam,Mustafë e Brahim Berisha.Arrijnë të largohen vetëm Halit e Jahir Berisha.
Kuptohet në vazhdimesi një terror e represion mbuloi të gjithë fisin Berisha e po ashtu miqtë e kësaj familje.
Të nderuar pjesëmarrës,
Masakrës së Tivarit nuk i shpetuan as fshatrat ku unë u linda dhe u rrita. U rrita me rrëfimët e burrave të Velezhës,Shpenadisë,Caparcit,Smaqit dhe fshatrave të tjerë se në këtë masakër në Tivarë nga Bashkësia Lokale e Velezhës u masakruan të rinjët:Mon Gjergj Perkola, Pjetër Ndue Veseli,Mikel Ndue Frroki-Spaqi, Nikë Ndue Qollaku, Dodë Prenk Gojani,Ndue Dedë Doqi, Prenkë Palë Gjakova, Zef Ndue Gjini,Nikollë Ndue Gjokë Oroshi dhe Franë Dani të gjithë të moshës 19 deri në 24 vjeçare. Pasardhësit e këtyre martirëve para disa viteve u organizuan dhe nga një iniciativ u mblodhën mjetët nga Zvicrra dhe Gjermania, dhe i bënë një pllakë të përbashkët në Varrezat e fshatit Shpenadi duke u kujtuar për jetë të jetëve, ndërkohë Shoqata ’’Trojet e Arbrit’’ në Prizren të njejtën ditë patë organizu një akademi shkencore për maskarën e Tivarit. Masakra e Tivarit ishte një masakër e cila sipas analizës sime historike dhe fakteve që kam lexuar dhe studiuar ishte e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë e kësaj masakre ishte kryer mbrenda territorit shqiptarë duke filluarë nga Kuksi e deri në Shkodër ndërsa pjesa e dytë ishte kryer në Tivar. Sot e shtroj pyetjen se pse edhe sot e kësaj dite në një mënyrë apo tjetër Institucionet tona shkencore zyrtare qoftë në Kosovë qoftë ne Shqipëri nuk e vendosin këtë masakër në kuadër të projektev shkencore, për tu ndriçuar me forcën e argumentit. Ndërkohë është tragjike kur shqiptari komunistë në emër të ideologjisë pansllaviste ruso-serbe e vret vëllain atdhetarë dhe nacionalistë vetëm se ka një ide të orjentimitë Evropian. Kjo vrasje e bijëve të komunistëve po vazhdonë edhe sot e kësaj ditë tash e 73 vjet me radhë por tash duke e ndërruar strategjinë. Dhe nuk është rastësishtë se bijtë e këtyre komunistëve janë duke i udhehequr trojet shqiptare tash e 73 vjet me radhë. Edhe kanë për t’i udhëhequr deri sa të vetdisohemi në elita kombëtare dhe nacionaliste shqiptare, se nuk duhet të digjet jorgani për një plesht por të gjithë se bashku ta themelojmë një Organizatë të fuqishme në Trojet e Arbrit në Trojet e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, që ta ngrisim zanin dhe ta fusim në veprim idenë e mbetur të parealizushme të Rilindasve tanë për një Shqipëri të shqiptarëve për një Shqipëri Etnike. Na u priftë e mbara!
Mërgata – shtylla historike e Kosovës që sot përballet me një sulm të padrejtë!
Ky shkrim synon të vë në pah rolin historik, politik dhe patriotik të mërgatës, si dhe të denoncojë narrativat e padrejta që po shfaqen ndaj saj.
Mjaft është mjaft. Diskursi i viteve të fundit, i ushqyer nga disa media dhe nga disa zëra publikë në Kosovë, ka marrë kahje shqetësuese, duke e trajtuar mërgatën me përbuzje, nënçmim dhe përjashtim. Kjo nuk është çështje teknike zgjedhore, por një tentativë për të minimizuar e margjinalizuar një pjesë të pandarë të kombit, pjesën që historikisht ka qenë vendimtare për mbijetesën dhe shtet-formimin e Kosovës.
Mërgata jonë politike e atdhetare, sidomos në vitet e 90-ta, ndërtuan një platformë të fuqishme rezistence kombëtare, institucionale dhe diplomatike. Mërgimtarët krijuan ura komunikimi me botën demokratike, financuan arsimin, shëndetësinë dhe gjithë sistemin paralel, duke e ndihmuar rezistencën paqësore të shqiptarëve në Kosovë. Ky angazhim afatgjatë e vendosi Kosovën në tryezën ndërkombëtare, duke i ofruar asaj fakte historike, materiale të shkruara dhe program politik mbi shqiptarët dhe Kosovën.
Kontributi i mërgatës në bërjen e luftës tonë çlirimtare është i padiskutueshëm. Shumë prej dëshmorëve dhe heronjve të luftës ishin bijë të mërgatës, të cilët e lanë jetën dhe punën në mërgim, për t’u kthyer e për të luftuar. Pjesa më e madhe e mbështetjes financiare, logjistike dhe diplomatike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i ka ardhur nga mërgata. Ndërkohë që ata luftonin dhe binin në front, sot disa qarqe publike shfaqin harresë të qëllimshme, duke e reduktuar sakrificën e tyre në objekt përçmimi dhe akuzash të pacipë.
Pas vitit 1999, mërgata mbeti forca më e madhe zhvillimore e vendit, pa kërkuar shpërblime, ajo investoi në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar nga lufta, në biznes, në punësim dhe në modernizimin e infrastrukturës urbane. Një pjesë e konsiderueshme e zhvillimit ekonomik të Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i angazhimit financiar, profesional dhe material i mërgatës, e cila ruan fuqishëm lidhjen shpirtërore dhe organike me vendlindjen.
Megjithatë, në diskursin publik kohëve të fundit po krijohet një narrativë e rrezikshme, ku mërgata paraqitet si trup i huaj, si e çorientuar dhe e paaftë ta kuptojë realitetin në Kosovë. Disa, madje kërkojnë kufizimin ose heqjen e drejtës së saj të votës, me arsyetime që bien ndesh me parimet themelore të shtetësisë dhe kombit. Qytetarët që mbajnë dokumente të Kosovës, paguajnë tatime, ruajnë prona, investojnë dhe ndihmojnë familjet e tyre, nuk mund të përjashtohen nga proceset politike të vendit të tyre.
Vota e mërgatës ka qenë dhe mbetet e lirë dhe e pavarur. Ajo është e ndjeshme ndaj premtimeve politike, sepse e donë vendin e vet, por nuk është e manipulueshme. Ajo nuk është as instrument i partive që duan t’i mjelin votat e saj vetëm para zgjedhjeve, dhe që paradoksalisht, disa kërkojnë nga mërgimtarët që t’u rezervojnë hotele luksoze kur vijnë në vizita, duke shfaqur sjellje të papërgjegjshme që e dëmtojnë imazhin e Kosovës.
Sulmet dhe kritikat ndaj mërgatës shpesh burojnë nga frustrimet e humbjeve zgjedhore, meqë në shoqëritë e vogla është e lehtë të krijohen ndarje artificiale mes atyre që jetojnë brenda dhe atyre që jetojnë jashtë vendit. Por, një popull që e ndanë veten në dy pjesë, i dëmton rëndë themelet e shtetit të vet.
Kontributi i mërgatës shtrihet përtej Kosovës: ajo ka luajtur rol të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, si dhe ka ndërtuar një imazh të respektuar kulturor dhe profesional në botë. Mërgata jonë paguan taksa, ruan pronat, investon, e përfaqëson Kosovën me dinjitet në vendet ku jeton, si dhe vazhdon të jetë aset kombëtar.
Përballë këtij roli të gjerë, sulmet publike, talljet dhe tendencat për përjashtim të mërgatës nga proceset politike në Kosovë, janë tregues të një mentaliteti egocentrik dhe regresiv. Po aq shqetësuese janë edhe shfaqjet e hapura të zilisë e mosmirënjohjes ndaj figurave kombëtare që kanë arritur suksese historike në internacionalizimin e çështjes së Kosovës në vitet e 90-ta si dhe pas çlirimit të saj me 1999.
Historia tregon se mërgata ka qenë shtylla kryesore e Rilindjes Kombëtare, shtyllë e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe forcë vendimtare e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës. Asnjë projekt politik modern nuk mund ta zhvlerësojë këtë rol historik të saj. Çdo përpjekje e tillë është e dëmshme dhe mund ta dëmtojë lidhjen organike atdhe-mërgatë, e cila e ka garantuar mbijetesën kombëtare në momentet më të vështira të kombit.
Mërgata ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e shtetit të Kosovës. Të sulmosh mërgatën do të thotë të sulmosh themelet e shtetit.
Në këtë kontekst, është i domosdoshëm një debat i sinqertë dhe konstruktiv mes qytetarëve rezidentë dhe atyre jo-rezidentë, për të sqaruar rolin e mërgatës patriotike e politike, e cila do të mbetet gjithmonë pjesë organike e vendit si dhe ambasadore e vlerave shqiptare kudo që jetojnë dhe punojnë mërgimtarët tanë.
Po ashtu, mërgimtarët duhet të ruajnë me vëmendje dhe respekt ndjenjat dhe nevojat e bashkëkombësve në vendlindje, duke kontribuar në ndërtimin e një raporti të shëndoshë vëllazëror dhe kulturor.
E preka dhe e trajtova këtë temë, sepse janë tejkaluar limitet e nënçmimit dhe kalkulimeve politike ndaj mërgatës, e cila nuk heq dorë nga pjesëmarrja aktive politike në vendin e vet, të cilin e donë emocionalisht dhe që dëshiron ta shohë të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare si shtet modern, demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht.
Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare, Ilaria Sula, krim i ndodhur më 26 mars, është dënuar me dy vjet burg për fshehjen e një kufome.
Nosr Manlapaz dyshohet se e ndihmoi të birin të fshihte trupin e studentes. Vendimi i dha dy ditë pasi, gjyqtari miratoi marrëveshjen e saj për pranimin e fajësisë, duke i dhënë dënimin me kusht.
Ndërkohë seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit do të fillojë më 9 dhjetor. Babai i 23-vjeçares, pas dhënies së vendimit të dënimit për nënën e autorit, u shpreh se kjo s’është drejtësi.
“Për ne, kjo nuk është drejtësi”, tha Flamur Sula, babai i Ilarias, teksa komentoi mbi marrëveshjen e pranimit të fajësisë nga nëna e Mark Samsonit.
“Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta”, shtoi ai. “Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime duke e hedhur në tualet. Për ne, kjo nuk është drejtësi”. gsh
Gazetari Sokol Brahaj ka përshkruar atmosferën festive të krijuar nga komuniteti shqiptar në Turqi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Ai tha se diaspora shqiptare në këtë vend është ndër më të mëdhatë dhe më të organizuarat në botë, duke e cilësuar Turqinë si vendin ku ekziston “lobi më i madh shqiptar”.
Në një lidhje online në “Neës24 Fundjavë”, festimet janë pritur pozitivisht nga qytetarët dhe institucionet turke.
Ai u shpreh se shqiptarët në Turqi ndihen të respektuar dhe të vlerësuar në çdo fushë.
Një nga momentet më simbolike të festimeve ishte ndriçimi kuq e zi i urës së Bosforit në Stamboll. Krahas saj, shqiptaret festuan me aktivitete të shumta në Ankara, Bursa dhe Stamboll, ku rrugët u mbushën me makina të dekoruara me flamuj të Shqipërisë etnike.
“Jemi një nga komunitetet më të mëdha të diasporës jashtë Shqipërisë. Lobi më i madh shqiptar është në Turqi. Këtu nuk reagojnë keq kur bëjmë flamurin, madje gëzohen shumë.
Në festën e Flamurit në të gjithë Turqinë, pjesëmarrës janë nga të gjithë partitë turke, edhe nga ato ultra nacionaliste.
Na quajnë vëllezër dhe motra, në këtë vend kemi shumë privilegje dhe na vlerësojnë në të gjitha fushat.
Ura e Bosforit u ndriçua kuq e zi. Kemi festuar në Ankara, Bursa, Stamboll, me makina me flamuj të Shqipërisë etnike”, tha ai.
Festë jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në qytetet europiane dhe botërore, kudo ku ka komunitet shqiptarësh.
Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, e festuan Ditën e Pavarësisë, 28 nëntorit të 1912-ës, me një tubim shpërthyes mbrëmjen e sotme në sheshin mitik të vendit fqinj, “Syntagma”.
“Kjo është dita, e njohur edhe si Dita e Flamurit, e cila përkujton pavarësinë e vendit fqinj nga Perandoria Osmane. Shqipëria e pavarur u shpall në Vlorë më 28 nëntor 1912”, shkruan “Protothema”.
Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj kuq e zi dhe simbole tradicionale e historiko-patriotike, u mblodhën përsëri këtë vit në sheshin Syntagma.
Të pranishëm ishin me qindra vetë, që kënduan dhe festuan të pashqetësuar, mes tyre dhe shumë fëmijë.gsh
Prirje e natyrshme e Gani Azemit ndaj historisë, shërbeu si themel i angazhimit të mëvonshëm politik dhe shoqëror për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Në lagjen Dragodan të Komunës së Prishtinës, më 25 nëntor 2025, u zhvilluan homazhe me rastin e 13-vjetorit të ndarjes nga jeta të diplomatit Gani Azemi. Në emër të delegacionit pjesëmarrës, z. Hysen Ibrahimi vendosi lule të freskëta mbi varrin e tij dhe propozoi që të nderohej kujtimi i Azemit me një minutë heshtje. Pas këtij momenti përkujtimor, z. Ibrahimi mbajti një fjalë rasti kushtuar jetës dhe veprës së diplomatit të ndjerë.
Në fjalimin e tij, z. Ibrahimi theksoi se Gani Azemi, me prejardhje nga fshati Babush, Komuna e Lipjanit, ka qenë dhe mbetet një figurë me rëndësi të veçantë historike dhe shoqërore për popullin shqiptar. Ai vuri në dukje se dëftesat shkollore të Azemit, veçanërisht rezultatet e larta në lëndën e historisë, dëshmojnë për një formim të hershëm të orientuar drejt dijes historike dhe idealeve kombëtare.
Sipas z. Ibrahimit, kjo prirje e natyrshme e Gani Azemit ndaj historisë shërbeu si themel i angazhimit të mëvonshëm politik dhe shoqëror për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ai u shqua si njohës i thelluar i historiografisë shqiptare, të cilën e prezantoi me kompetencë në takimet me deputetë të Bashkimit Evropian. Në këto diskutime, Azemi argumentoi origjinën pellazgo–ilire të shqiptarëve dhe vuri në pah kontributin historik të figurave madhore si Gjergj Kastrioti–Skënderbeu dhe Shën Nëna Terezë, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë evropiane e botërore.
Gani Azemi u dallua gjithashtu për stilin e tij komunikues dhe aftësinë për të debatuar me përfaqësues të huaj. Ai zotëronte një bagazh të gjerë njohurish, ishte i lexuar, i informuar dhe shquhej për qasjen e tij të afërt dhe respektuese ndaj bashkëbiseduesve. Një takim me të shpesh mjaftonte për të krijuar një miqësi të qëndrueshme.
Me argumentime të strukturuara dhe të mbështetura mirë, Azemi kontribuoi në ekspozimin e politikave hegjemoniste dhe fashiste të Serbisë, duke forcuar pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, sidomos në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel. Atje, ai ishte aktiv në diplomaci, lobim ndërkombëtar dhe komunikim me median, duke përfaqësuar çështjen kosovare në instanca evropiane. Në vitet e fundit të jetës së tij, shërbeu si këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.
Gani Azemi lindi më 30 korrik 1951 dhe u nda nga jeta më 25 nëntor 2012. “I përjetshëm qoftë kujtimi për Gani Azemin dhe veprën e tij”, përfundoi fjalën e tij z. Hysen Ibrahimi.
Shkas i publikimittë këtij Telegrami tejët përmbajtjesor është një para hyrje e shkurtër rreth vizitës time në qendrat e banuara me arbresh si në Lungro Otoseta,Acquaformasa Kozencë -Maq të Kalabrisë.
Në fillim të muajt mars të motit 2025 në një bisedë me mikun tim zt.Gjergj Prenkoçaj veprimtar i pa lodhur dhe atdhetar i devotshëm me banim në Lugano të Zvicrës. Të dy u dakorduam me një ide brilante dhe morëm një vendim të përbashkët qe ti vizitojmë disa qendra ku jetojnë arbëreshët e Kalabrisë gjakun e shprishur të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut mbi pesë shekuj.
Ndalesa jonë e parë ishte në Lungronë vendin ku u mbajt:
Kongresi i dytë gjuhësor shqiptar
Në Lungro pata kënaqësinë qe ta vizitojë shtëpinë ku është zhvilloi punimet Kongresi i dytë gjuhësor shqiptar . I cili është mbajtur nga data 20 dhe 21 fror të vitit 1897 nën kryesin e profesorit shkrimtarit dhe poetit të mirënjohur Jeronim De Rada .
Të jesh mysafir në mesin e arbreshve të Lungros sa është përgjegjësi aq më shumë
është privilegje” Këtu shqiptaria ka lëshuar rrënje është ulur këmbë kryq dhe ruhet me fanatizmin më të madh”. N. Lulaj
Në takimin tonë të parë vërejtëm se këtu arbëreshët kishin një mall të madh qe u kisht munguar ndër vite për shqiptarët përtej detit.
Ketu mësuam se arbëreshët me dashurinë më te madhe ruajnë kujtimet e qëndresës historike dhe ruanin duke përcjellë brez pas brezi heroizmin e kryetrimit legjendar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, çka dëshmohej se çdo qendër qe vizituam ishte shtatorja e Gjergj Kastriotit . Me këtë mësuam se ata me fanatizmin me të madh ruajnë fenë, traditën gjuhën doket dhe zakonet e trashëgimisë shpirtërore ruajnë identitetin e lashtë arbëror.
Ky komunitet i ardhur gjatë vitit 1468 pra në gjysmën e dytë të shek. XV ku u shpërngulën me dajak e dhunë mbi 500. mijë shqiptar nga Shqipëria ,Morea, Çamëria, dhe vendet pjesët tjera të banuara me shqiptar qe pushtuesi i pa mëshirshëm gjakatar e kriminal turk zhvillonte terror dhe gjenocide, pas vdekjes Gjergj Kastriotit princi dhe udhëheqësi i tyre shpirtëror.
Letra e Emmanuel Giordano-s
E Ndershmja Shkëlqesi Imzot Fan S. Noli Boston
Unë qe Ju shkruaj jam papas Manuil Giorando,arbëresh i Kalabrisë famultar i fshatit i Eparkisë arbëreshe të Lungro-s.
Më parë i uroj Shkëlqesisë s’ate se ndershme paqë ditë të gjata ,për të mirën e popullit Shqiptar (të Atdheut të shprishtë në botë);pastaj i lajmëronj se kam mbaruar Fjalorin e parë Arbëresh. Këtë punë e kam filluar ka shtatë vjet e tashti dua t’e botonj. Besoj se Shkëlqesija Jote e ka lajmin mbi “Shejzat” (e përkohshmja që botohët në Romë, vjeti V, n. 9-10 shtatuer-tetuer 1961, faqe 348.
Besonj edhe se ka lexuar mbi Shenjzat ( vjet IV korrik-gusht 1960 n. 7-8 ) gërmën “Z” të fjalorit t’im. Por tashti mjetet e botimit ( të hollat) nuk i kam të gjitha : më lipsen afro 5 miljona lirash , e unë , deri më sot, kam pasur fjalë e sigurim nga Ministria e arësimit t’Italisë e nga të tjerë miq për një milion e gjysëm.
Në se Shkëlqesija jote mund të mblethë nër mes vllezërvet shqiptarë t’Amerikës dy a tre moljona e të m’i dërgojë sa më shpejt, bën një vepër atdhetarike shumë të madhe, e unë pas botimit do të dëronj Shkëlqesisë S’Ate 400 a 500 copë të fjalorit arbëresh, përme ja falur vllezërve Shqiptarë t’Amërikës.Fjalori im përmbleth afro 17.000 fjalë arbreshe me shumë të thëna e fjalë t’urta,të mbledhura nga zëri i popullit arbresh e nga veprat e Shkrimtarëve arbreshë.Këjo vepër është shumë e nevojshme për botën kulturore arbreshe, shqiptare e ndërkombëtare.
Tue ushqyer shpresën t’ime se Zemra e Madhe e Shkëlqesisë S’Ate nuk lejon të bjerë në harrim dëshira ime dhe e të gjithë Kombit Shqiptar,i uronj Shkëlqesis S’Ate e të gjithë vllezërvet shqiptarë e Arbereshë të Amërikës një Krishtlindje të Shënjët e votin e ri të bardhë.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mirëpriti sot në takim Kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), Rosario Petta.
Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti shprehu interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit me komunitetin Arbëresh, veçanërisht në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe, si pjesë e rëndësishme e historisë sonë të përbashkët.
Në takim u theksua rëndësia e rritjes së shkëmbimeve kulturore dhe akademike, duke vlerësuar hapat pozitivë të ndërmarrë në vitet e fundit. Diskutuan edhe për mundësinë e bashkëpunimit përmes festivalit të filmit, me synimin që Kosova të prezantohet në Kalabri dhe Sicili përmes aktiviteteve artistike e kulturore.
Një prej temave të rëndësishme ishte edhe përfshirja e komunitetit Arbëresh në programin veror “Shijo Kosovën”, me qëllim fuqizimin e lidhjeve kulturore dhe njohjen më të mirë të Kosovës nga të rinjtë dhe familjet arbëreshe. Po ashtu, u theksua nevoja për të nxitur lidhje të reja ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe universiteteve të rajonit, me fokus në projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime akademike dhe mobilitet të studentëve. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur promovimin dhe mësimin e gjuhës arbëreshe, si një urë lidhëse dhe si pjesë e identitetit të përbashkët kombëtar dhe kulturor.
Të dy u pajtuan që në kuadër të këtij bashkëpunimi të ndërtohet një shtatore e Komandantit Legjendar, Adem Jashari në Bashkinë Hora e Arbëreshëve. Zyra e Kryeministrit
Gazetari dhe shkrimtari i shumë librave mbi luftërat në ish-Jugosllavi, dhe i pari në historinë shqiptare të Kosovës që me hapur e quajti dhe deklaroi se në Kosovë kishte ndodhur apartheid – Sören Sommelius – ka ndërruar jetë. Munda ta kontaktoj dhe të flas me Sörenin me telefon në pranverën e vonë të këtij viti lidhur me vizitat e tij në Ballkan gjatë viteve ’90 dhe punën e tij si gazetar hulumtues për krimet dhe dhunën që ushtronte regjimi i asaj kohe ndaj popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, të cilat ai i trajtoi në librin e tij me titull “Kosova pa yll”, botuar në 1993, dhe në një bisedë që zhvilluam në shtator 2025, kur gjithashtu përfundova përkthimin e librit të tij për apartheidin në Kosovë. Do të ndaj këtu edhe këtë letër që ai më shkroi pas 32 vjetësh, kur kishte botuar librin e tij.
Po ashtu ndjeva dhimbjen për humbjen e një miku të popullit shqiptar, një humanist që me qetësi e quante me emër apartheidin që ushtruan autoritetet jugosllave dhe serbe në kohën e tyre ndaj shqiptarëve në territoret e tyre etnike, me plot qartësi. Shpreh ngushëllimet e mia familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe redaksisë së HD-së.
Gjatë punës sime si shkrimtar, dhe më vonë edhe si përkthyes, para gjashtë muajsh hasa në bibliotekën time një libër që ngjalli kureshtjen time të menjëhershme për titullin e tij në suedisht “Kosova utan stjärna”, që në shqip do të thotë “Kosova pa yll”. Fillova menjëherë leximin dhe analizimin e veprës dhe u përfshiva thellë nga përmbajtja e saj.
Autori i librit, një gazetar suedez, kishte vitet 1991–1993 dëshmuar nga afër ngjarjet e tmerrshme që populli shqiptar përjetoi në ish-Jugosllavinë në shpërbërje – ose, më saktë, në getoizimin e ngjashëm me apartheidin ku jetonin shqiptarët aty.
Këtu është ajo që ai, 32 vjet më vonë, ka për të thënë në veprën që unë tani e kam përkthyer në shqip dhe që së shpejti do të arrijë tek lexuesit.
Sören Sommelius, Helsingborg, shtator 2025
“Në 1993, shtëpia botuese Carlsson në Stokholm botoi librin tim “Kosova pa yll”, një libër mbi “jo-dhunën kundër apartheidit në ish-Jugosllavi”, veçanërisht në Kosovë – në shqip Kosova – gjatë viteve shkatërruese të luftës civile në vend, dhe mbi refugjatët nga Kosova që nuk ishin të mirëpritur në Suedi. Një ditë korriku, më shumë se tridhjetë vjet më vonë, në 2025, u kontaktova nga shkrimtari Sokol Demaku, i vendosur tani në Borås, por i lindur në Kosovë, i cili kishte ardhur në Suedi si refugjat gjatë viteve të luftës. Sot ai është shkrimtar dhe përkthyes suedo-shqiptar, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Suedezë dhe Klubit Suedez të Pen-it. Sokol ka lexuar librin tim mbi Kosovën dhe dëshiron ta përkthejë në shqip, për t’u dhënë shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Suedi dhe diku tjetër një kujtesë për atë që ndodhi në Kosovë dhe në ish-Jugosllavinë e përfshirë nga konflikti dhe lufta. Natyrisht që më gëzon kjo, por mendoj që duhet të rishikoj librin tim dhe të ndiej nëse mund të qëndroj pas asaj që kam shkruar kaq kohë më parë. A është e rëndësishme në kohën tonë? Duhet ta pyesja botuesin tim atëherë, Trygve Carlsson, nëse është në rregull. Kur e rishikoj librin tim ndjej që teksti është i gjallë dhe ngjall kujtime të forta nga pesë udhëtimet e gjata në Kosovë gjatë viteve të luftës, mbi të cilat bazohet libri.
Unë mbështeta popullin shqiptar të Kosovës dhe jo më pak udhëheqësin e atëhershëm dhe më vonë presidentin Ibrahim Rugova, të cilin e takova dhe intervistova dy herë dhe në librin tim e përshkrova si një gandhist mes liderëve të ashpër të luftës. Isha gjithashtu kritik ndaj imazhit të zakonshëm të konflikteve dhe luftërave në ish-Jugosllavi në mediat suedeze atëherë, që i atribuonin kryesisht përplasjet etnike. Rugova themeloi në 1989 Partinë Demokratike të Kosovës, LDK, e cila kishte mbështetjen e 90% të shqiptarëve të Kosovës. Ai mbështeste krijimin e pavarësisë së Kosovës me mjete paqësore. Kjo ishte krejt ndryshe nga shumica e liderëve nacionalistë dhe të gatshëm për luftë në Jugosllavi atëherë – si Millosheviçi në Serbi dhe Tuđman në Kroaci.
Në atë kohë, në provincën serbe të Kosovës në shtetin jugosllav Serbi, jetonin dy milion shqiptarë të Kosovës në një territor afërsisht sa Skåne. Deri në 1912, shqiptarët e Kosovës ishin qytetarë të Perandorisë Osmane, gjë që ndikoi shumë më vonë tek njerëzit dhe ndërtimet. Në Suedi, kur libri u publikua, shqiptarët ishin grupi më i madh i refugjatëve. Nëntë nga dhjetë aplikantë për azil ishin shqiptarë të Kosovës. Por ata trajtoheshin për një kohë të gjatë nga autoritetet suedeze për azil me një ftohtësi të pabesueshme dhe me përçmim. Gjatë pranverës 1993, 90% e të gjithë aplikantëve shqiptarë nga Kosova u refuzuan nga Suedia. Një gazetë suedeze krijoi paragjykime duke intervistuar fëmijë refugjatë shqiptarë të Kosovës në Landskrona, të cilët në një artikull citohej të kenë thënë “ne kemi dhunën në gjak”. Nuk ishte e lehtë të jesh refugjat shqiptar në Suedi. Ata jetonin në një kulturë klanore të dominuar nga burri. Shumica kishin arsim të dobët në ish-Jugosllavi, në një sistem shkollor pothuajse të papërfillshëm. Dhe si grup popullor, shqiptarët e Kosovës ishin ndër më të varfrit dhe më të pambrojturit në Evropë.
Në Shoqatën Kulturore Shqiptare në Malmö takova një të dielë marsi 1993 Adam Demaçin, “Nelson Mandela i Kosovës”, i cili kishte kaluar 28 vjet në burgjet jugosllavo-serbe. Ishim takuar më parë edhe në Kosovë dhe Strövelstorp. Kur u ndamë ai tha si një magji: “Na shohim përsëri në Prishtinën e lirë.” Kur shkrova “Kosova pa yll” ishte larg një “Kosove të lirë”. Në librin tim shkruaj: “Jeta e përditshme në Kosovë karakterizohet nga shkeljet e të drejtave nga ana e nacionalistëve ekstrem serbë kundër popullatës civile shqiptare. Ajo që ndodh është e tillë që mund të përshkruhet vetëm me një fjalë, apartheid. Meqenëse pothuajse nuk ka media funksionale shqiptare në Kosovë, raportet për jetën e përditshme nën apartheid arrijnë shumë rrallë ose kurrë tek ne në Suedi.”
Shumë – veçanërisht autoritetet suedeze që trajtonin refugjatët dhe çështjet e azilit – nxorrën përfundimin se nuk kishte shtypje për të folur dhe se refugjatët që vinin në Suedi nuk ishin refugjatë të vërtetë, por më shumë kërkues fatmirësie. Ishte një perceptim thellësisht i padrejtë. Kur shkruaj këtë, ka kaluar shumë kohë. Kosova është një komb i pavarur me 1.600.000 banorë (2024), prej të cilëve tre për qind janë serbë (sipas Institutit për Politikë të Jashtme). 800.000 shqiptarë të Kosovës jetojnë dhe punojnë në BE, prej të cilëve gjysma në Gjermani. Mbi njëqind vende e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, përfshirë Suedinë.”
(Më 25 nëntor 2025, mbushen 13 vjet pa ty Gani Azemi)
Presidenti Dr. Ibrahim Rugova ka vlerësuar vazhdimisht në mënyrë pozitive personalitetin dhe integritetin profesional të diplomatët Gani Azemi, duke e cilësuar atë si një intelektual përparimtar dhe mbështetës të lëvizjeve që kanë afirmuar të vërtetën historike të popullit shqiptar.
Është fakt i njohur se angazhimi i Gani Azemit në shërbim të kauzës kombëtare ka marrë vlerësime të gjera, ndër të cilat spikat edhe vlerësimi i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova ka theksuar në më shumë se një rast rolin dhe kontributin e Azemit në diplomacinë kosovare, vlerësime të cilat kam pasur rastin t’i dëgjoj personalisht nga ai.
Ndër të tjera, Presidenti Rugova ka nënvizuar se Gani Azemi dallohej për karakterin e tij të fortë, për kulturën e gjerë intelektuale dhe për orientimin e tij progresist në mbështetje të çështjeve historike shqiptare. Sipas Rugovës, Azemi ka ditur ta sensibilizojë me shumë kompetencë çështjen shqiptare në Bruksel, duke u treguar jo vetëm diplomat i aftë, por edhe njohës i thellë i historisë së popullit shqiptar. Rugova i është referuar shpesh këtij dimensioni të punës së Gani Azemit sa herë që e ka përmendur emrin e tij.
Këto vlerësime të Presidentit Ibrahim Rugova lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e Gani Azemit dhe përfaqësojnë një pasqyrim të qartë të rolit të tij. Presidenti Rugova shpesh ka theksuar—po e riprodhoj këtu afërsisht sipas mënyrës së tij të shprehjes—citat: “Mund të jetë edhe një konstatim shkencor imi për Gani Azemin, sepse ai ka dhënë një kontribut të dukshëm në Bruksel për afirmimin e çështjes shqiptare, për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunimin që kam pasur me të.” – fund citati.
Gjithashtu, sa herë që zhvillohej diskutim mbi Evropën apo Bashkimin Evropian, Presidenti Rugova nënvizonte se Gani Azemi kishte krijuar një “epokë të re të lidhjeve ndërmjet Dardanisë dhe Evropës”, duke e cilësuar atë si zërin më të fuqishëm që u dëgjua në këtë drejtim. Këto vlerësime dëshmojnë se bashkëpunimi dhe marrëdhënia ndërmjet Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe diplomatit Gani Azemi kanë qenë tepër të ngushta.
Kontributi i Gani Azemit si përfaqësues i Presidentit Rugova në Bruksel është i dokumentuar jo vetëm përmes deklarimeve të vetë Presidentit, por edhe përmes burimeve zyrtare. Në vitin 2005, një dokument i Senatit belg përmend dhe konfirmon qartë këtë rol, ku një zyrtar belg deklaron—citat: “Gani Azemi ishte përfaqësues në Bruksel i Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.” – fund citati.
Kontributi më domethënës në sensibilizimin e gjendjes së rënduar politike dhe ekonomike në Bashkimin Evropian u realizua nga Gani Azemi. Këtë e dëshmojnë edhe një sërë artikujsh, në të cilët theksohet se Presidenti Dr. Ibrahim Rugova e konsideronte Azemin si një nga zërat kryesorë të lobimit ndërkombëtar për Kosovën, duke e cilësuar shpesh si “Zërin e pavarësisë së Kosovës në Bruksel”.
Me qasjen e tij diplomatike, Gani Azemi u shndërrua në një hallkë lidhëse të rëndësishme midis Prishtinës dhe Brukselit. Ai veproi në përputhje me strategjinë e Presidentit Rugova për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës përmes institucioneve evropiane dhe atyre euroatlantike, duke kontribuar në afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare.
Komuna Klinë, Budisalc, 31.09.2025
Prof. Prenk (Jak) Gjetaj – Intelektual i përmasave kombëtare dhe veprimtar i shquar në fushën arsimore, politike e shoqërore në Dardani
Homazhe pranë varrit të Prof. Prenk Gjetajt
Në nderim të veprës dhe kontributit të Prof. Prenk (Jak) Gjetajt, një figurë e shquar e arsimit, politikës dhe jetës shoqërore në Kosovë, Mr. Fadil Geci, Prof. Osman Ahmetgjekaj dhe z. Hysen Ibrahimi, në shoqërim të vëllezërve Pjetër dhe Anton Kola, zhvilluan homazhe pranë varrit të tij. Me këtë rast, ata vendosën buqeta me lule të freskëta në kujtim të ish-kryetarit të Komunës së Klinës dhe ish-kryetarit të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur në Qeverinë e Republikës së Kosovës — institucion përgjegjës për evidentimin e personave të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Ceremonia u mbajt me rastin e “Ditës së të Gjithë të Shenjtërve”.
Prof. Prenk Gjetaj ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, në një periudhë kur ai vazhdonte të ishte i domosdoshëm për jetën publike e institucionale të Kosovës, për komunën e Klinës, për fshatin e tij të lindjes, Budisalc, si dhe për mbarë shoqërinë kosovare.
Formimi arsimor dhe veprimtaria e hershme
I lindur në një familje me tradita të theksuara atdhetare, Prof. Prenk Gjetaj u edukua në frymën e dashurisë për kombin dhe për vlerat e historisë shqiptare. Ai përfundoi studimet e larta në fushën e historisë, me qëllim të njohjes më të thellë të historiografisë shqiptare. Që në moshë të re, Gjetaj ndërgjegjësohet për padrejtësitë e regjimit komunist jugosllav ndaj shqiptarëve dhe për politikën e tij shtypëse e diskriminuese.
Pas themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989, ai, së bashku me bashkëveprimtarë si Ismet Rraci, Anton Kolaj e të tjerë, muarën iniciativën për themelimin e degës së LDK-së në komunën e Klinës (23 janar 1990), nën mbështetjen e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Prof. Gjetaj dha një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë proces dhe gëzonte respekt të veçantë brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së, veçanërisht nga Presidenti Rugova.
Kontributi në arsim dhe kulturë kombëtare
Si pedagog dhe arsimtar i dalluar, Prof. Prenk Gjetaj kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e arsimit shqip në Kosovë, duke i qëndruar besnik misionit të tij për edukimin e brezave të rinj. Ai shërbeu për shumë vite si profesor historie në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë dhe ishte ndër të parët që dhanë mësim në lëndën e historisë në “Gjimnazin Luigj Gurakuqi” në Klinë, periudha kur arsimi kombëtar ishte nën presionin e pushtetit serbo-sllav.
Në rrethana të vështira politike, kur institucionet arsimore shqiptare detyroheshin të pranonin planprogramet serbe, Prof. Gjetaj qëndroi i palëkundur në mbrojtje të arsimit shqip. Vendosmëria e tij për të ruajtur identitetin arsimor dhe kulturor të shqiptarëve në Kosovë përbën një nga shtyllat e rëndësishme të kontributit të tij kombëtar.
Veprimtaria politike dhe institucionale
Përveç angazhimit në arsim, Prof. Gjetaj ushtroi funksione të rëndësishme politike e shtetërore. Si kryetar i Komunës së Klinës dhe më vonë si kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e dokumentimit të krimeve të luftës dhe në evidentimin e personave të zhdukur gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.
Nën drejtimin e tij, Komisioni luajti një rol të rëndësishëm në mbajtjen gjallë të kujtesës kombëtare, në përkujtimin e viktimave dhe në ngritjen e memorialeve për nder të tyre. Ai ishte ndër zërat më të fuqishëm që kërkonte drejtësi për viktimat e luftës dhe insistonte në transparencën e institucioneve shtetërore në trajtimin e kësaj çështjeje humane dhe kombëtare.
Bashkëpunimi me mërgatën shqiptare dhe dimensioni kombëtar i veprimtarisë së tij
Prof. Prenk Gjetaj gëzonte respekt të gjerë edhe në radhët e mërgatës shqiptare në Suedi, Gjermani, Zvicër, SHBA dhe në vende të tjera të Evropës. Ai kishte krijuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi me diasporën, duke ndërtuar një rrjet të gjerë solidariteti dhe mbështetjeje për çështjen kombëtare. Sinqeriteti dhe përkushtimi i tij e shndërruan në një figurë me autoritet moral e institucional, e cila gërshetoi dimensionin intelektual me atë human e politik.
Kontributi i Prof. Prenk Jak Gjetajt në zbardhjen e së vërtetës historike ka pasur një rol thelbësor në evidentimin e personave të zhdukur gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë. Ai është shquar si një nga zërat më të qëndrueshëm në kërkimin e drejtësisë për viktimat e luftës, duke theksuar vazhdimisht domosdoshmërinë e transparencës institucionale dhe të dokumentimit të saktë të fakteve historike.
Përveç kësaj, Prof. Gjetaj ka qenë një ndër iniciatorët kryesorë të përkujtimit të viktimave shqiptare të vrara nga pushtuesi serbo-sllav. Nën drejtimin e tij janë zhvilluar një sërë aktivitetesh për nderimin e viktimave të luftës, përfshirë ceremonitë përkujtimore dhe ngritjen e memorialeve që ruajnë kujtesën e tyre kolektive. Falë përkushtimit të tij, çështja e personave të zhdukur është mbajtur në qendër të agjendës institucionale dhe kombëtare, duke u trajtuar si një detyrim moral dhe shtetëror.
Prof. Prenk Jak Gjetaj është vlerësuar lart nga bashkëkohësit, si brenda vendit ashtu edhe në mërgatë, për integritetin moral dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj çështjes kombëtare. Ai është perceptuar si një atdhetar i devotshëm dhe njeri me ndershmëri të lartë, i cili ka vepruar në funksion të interesit publik dhe drejtësisë historike, pa u udhëhequr nga përfitime personale apo politike.
Në veprimtarinë e tij intelektuale e institucionale, Prof. Gjetaj ka dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e kujtesës kolektive të shqiptarëve. Ai ka marrë pjesë në konferenca shkencore, botime dhe nisma kulturore që synojnë të forcojnë identitetin kombëtar dhe të dokumentojnë periudhat e errëta të historisë sonë.
Të gjithë, në mënyrë unanime — Mr. Fadil Geci, Prof. Osman Ahmetgjekaj, z. Hysen Ibrahimi, si dhe Pjetër dhe Anton Kola — ishim të një mendimi se prof. Prenk (Jak) Gjetaj ka qenë dhe mbetet një intelektual i përmasave kombëtare, si dhe një veprimtar i shquar në fushën arsimore, politike dhe shoqërore në Dardani.
Kujtimi i Prof. Prenk Jak Gjetajt do të mbetet i paharruar, si shembull i përkushtimit ndaj së vërtetës, drejtësisë dhe atdheut.
Në pasditën e së dieles së 26 tetorit 2025, në Pieve Di Soligo (TV-Itali) u mbajt Edicioni i Parë i festivalit kulturor “Mosaico Di Culture” (Mozaiku i Kulturave), nën moton “Bellezza Della Conoscenza” (Bukuria e Njohjes). Sikurse ngjyrat e vjeshtës ishin mbledhur mërgimtarët nga mëse 20 vende të botës. Secili nacionalitet e kishte një bukuri të veçantë të veshjeve tradicionale, të valleve, kulturës, traditës dhe historisë, ku të gjitha së bashku e përbënin mozaikun e diversitetit kulturor. Bashkëjetesa dhe diversiteti kulturor janë vlera të një bote të re që po e ndërtojmë.
Homazh për artistin e madh Arif Musaj
Kësaj radhe shqiptarët u përfaqësuan nga Grupi Artistik “Bajram Curri” me vallet tradicionale nga trevat shqiptare! Tenda e përbashkët me mbishkrimin ‘Albania-Kosovo’, e zbukuruar për mrekulli me ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe simboleve tjera kombëtare. Nga largësia dalloheshin prej vizitorëve të shumtë dy flamujt e dy shteteve shqiptare, një kolorit ky tashmë është i kthyer në traditë në aktivitetet e mërgatës sonë.
Moderatori i kësaj ngjarje, Andrea Borton me një simpati të madhe e ftojë në skenë grupin e përbashkët artiastik Shqipëria-Kosova, duke paralajmëuar tingujt magjeps të daulles shqiptare.
Moderatori bashkë me grupin e ftojë edhe veprimtaren Etleva Petriti për të prezantuar në gjuhën shqipe dhe italiane katër vallet e bukura tradicionale shqipe nga trevat etnike: Vallja e Tropojes, Shqipet e Drenicës, Kërce moj çikë Tropoje, Valle Came dhe këngën Shqipëri o nëna ime (kënduar me pasion nga këngëtarja e re, por shumë e talentuar, Isabella Shabi).
Paraprakisht moderatori e nderoj me disa fjalë udhëheqësin e grupit artistik “Bajram Curri”, të ndjerin Arif Musaj, i cili para disa ditësh iku papritmas nga kjo botë, po citoj: “Arifi i kishte filluar përgatitjet për këtë festë kulturore dhe kishte premtuar që do t’i sjellë 18 valletare të mrekullueshme shqiptare dhe se kjo do të jetë një festë e jashtëzakonshme. Por, Arifi sot nuk është në mesin tonë, Ai vallëzon diku në qiell. Ta përshendesim të gjithë me duartrokitje, nuk do ta harrojmë asnjëherë”!
Pas përfundimit të përformancës së shkëlqyer në skenë të grupit artistik “Bajram Curri”, moderatori e vendosi Plisin e Bardhë në kokë si shenjë nderimi për shqiptarët.
Më pas e ftojë në skenë, bashkëshorten e artistit Arif Musaj, zonjen Famire (Hysenaj) Musaj për një paraqitje të shkurtër para të panishmëve. Ajo edhe pse me zemër të thyer për mungesën e bashkudhëtarit të jetës, ndër të tjera i tha këto fjalë: ”Faleminderit të gjithëve, ishte kjo një paraqitje e veçantë për mua dhe familjen time, për grupin e valleve “Bajram Curri” dhe besoj për të gjithë komunitetin shqiptarë në përgjithësi. Ne do ta vazhdojmë aty ku e ka lënë Arifi, do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën që e bëri Ai, për këtë do të angazhohemi me tërë forcën shpirtërore”!
Pas kësaj fjale emocionuese të Fatmires, moderatori e kërkojë një minutë heshtje për Arif Musaj, duke thënë, se e kemi të vështirë në këso rastes ta bëjmë një gjë të tillë shkaku prezencës së madhe, por këtë e kemi për obligim ta bëjmë për mikun tonë të respektuar!
Arif Musaj, shqiponjë në tokë dhe shqiponjë në qiell
Duhet theksuar se Arif Musaj ishte prezent në të gjitha festat multietnike dhe ato nacionale të mërgatës sonë.
Arif Musaj ishte shqiponjë në tokë dhe tani shqiponjë në qiell!
Pak rëndësi ka sa jetojmë në këtë botë, rëndësi kanë veprat që i lëmë pas!
Arifi e ka lën pas një shekull me vepra në shërbim të mërgatës sonë!
Largimi i parakohshëm tij lë një boshllëk të madh dhe të pakompensueshëm në aktivitetet e mërgatës, por edhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Ishte mjeshtër dhe koreograf i vallëzimit nga i cili kanë mësuar shumë gjeneratat e reja kudo në shkollat shqipe dhe grupet e vallezimit, në eksplorimin e valleve të bukura shqipe me motive nga të gjitha trevat shqiptare.
Arif Musaj ishte një artist i madh, i paarritshëm dhe i papërseritshëm me stilin e tij karakteristik të vallëzimit dhe jo vetëm, me një gamë të gjërë të aktiviteve dhe veprimtarisë atdhetare gjithandej mërgatës shqiptare në Itali dhe përtej kujijve të shtetit italian.
Në këtë manifestim kulturor ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura të mërgatës sonë, si: afaristi i njohur Muharrem Salihu (President i Confimpresa Italia- Venezia dhe kandidatë për Asamblenë Rajonale të Venetos), Edlira Cami (po ashtu kandidate për Asamble Rajonale), Migena Hajdari, Florim Zeqa (publicist), veprimtarët Hamdi Musaj, Veli Sinani, Ervin Ramaliu (këshilltar në komunën Azzano Decimo) dhe prindërit e nxënesve (valletareve) të grupit “Bajram Curri”.
Në fund ia vlenë për të theksuar, se promotor të grupit artistik “Bajram Curri” ishin vëllëzërit Mumin Brezaliu (koordinator) dhe Muamer Murtezani (koreograf), të cilët e kanë një përvojë të gjatë në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve kulturore në mërgatën tonë.
Hysen Ibrahimi Mitrovicë, Biblioteka “Latif Berisha” 20 tetor 2025
Roli i bibliotekës në zhvillimin arsimor, kulturor dhe shoqëror
Mbështetja me libra, në funksion të arsimit dhe kërkimit shkencor, përbën një element thelbësor në formimin intelektual të nxënësve dhe studentëve, të cilët i përdorin librat për studime, detyra, projekte dhe hulumtime. Libri mbetet një mjet i pazëvendësueshëm në procesin e edukimit dhe të zhvillimit të dijes.
Për mua personalisht, biblioteka ka një rëndësi të veçantë në jetën arsimore, kulturore dhe shoqërore të individit dhe të komunitetit në përgjithësi. Ajo përfaqëson një qendër të dijes dhe informacionit, që ruan dhe ofron qasje në libra, revista, dokumente, materiale digjitale dhe burime të tjera të njohurive. Përmes kësaj, biblioteka kontribuon në zhvillimin e aftësive kritike, në nxitjen e mendimit të pavarur dhe në përhapjen e kulturës së leximit.
Duhet të jemi të vetëdijshëm se mbështetja e bibliotekës dhe ndihma në sigurimin e librave përbën një akt të rëndësishëm në ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Bibliotekat janë institucione që ruajnë kujtesën kulturore të një populli, duke përfshirë historinë, letërsinë dhe dokumentet e rëndësishme kombëtare. Librat janë pasqyrë e kujtesës shoqërore dhe mbartin identitetin kombëtar, gjuhën dhe vlerat kulturore të një kombi.
Biblioteka “Latif Berisha” e Mitrovicës, të cilën e vizitova më 20 tetor 2025, përfaqëson një hapësirë moderne dhe të qasshme për të gjithë qytetarët, pa dallim moshe apo statusi shoqëror. Sipas informacioneve që mora, më 2 korrik 2025 kjo bibliotekë e re është përuruar zyrtarisht, duke plotësuar një nevojë të kahershme të qytetit për një institucion bashkëkohor të dijes dhe kulturës.
Vizita ime e parë në këtë bibliotekë kishte ndodhur në qershor 2025, në kohën kur po bëheshin përgatitjet e fundit për përurimin e saj. Gjatë vizitës së tetorit u pritëm me mikpritje të veçantë nga Drejtoresha e Bibliotekës, znj. Mirlinda Beqiri Begu, dhe zonja Selevete Ibrahimi. Drejtoresha më informoi në detaje mbi organizimin e bibliotekës, përfshirë hapësirat përcjellëse, sallat e leximit dhe raftet e librave, të sistemuara me kujdes e estetikë të veçantë.
Në shenjë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi, premtova se do të dërgoja një kontingjent librash të botuara nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, gjatë periudhës 2011–2023, kohë gjatë së cilës kam qenë kryetar i kësaj shoqate. Gjithashtu, u zotova të kontribuoj me vepra nga autorë shqiptarë të diasporës si dhe nga biblioteka ime personale.
Drejtoresha më njoftoi se në bibliotekë do të krijohej një këndi i librave nga mërgata shqiptare në Suedi, nismë që e përshëndeta me entuziazëm. Sot, më 20 tetor 2025, ky premtim u realizua përmes dhurimit të kontingjentit të librave, të cilët përfshijnë mbi 1000 ekzemplarë të llojeve të ndryshme. Ky akt përbën një kontribut modest, por domethënës, në pasurimin e fondit librar dhe në forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet mërgatës dhe vendlindjes.
Komentet