Djaloshi shqiptar Florenc Beqiraj, ndodhej në Francë prej 19 muajsh dhe u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe detyrimit për të lënë territorin.
Por sipas mediave franceze, “ai madje kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, duke dëshiruar të kthehej sa më parë në Shqipëri”.
Media franceze “laprovence.com” shkruan se: “Diçka është e gabuar në këtë dosje” .
Sipas saj, 48 orë para tragjedisë, Florenci kishte raportuar se ishte “kërcënuar” nga një “bashkëvuajtës” , te cilit gjithashtu i ishte refuzuar azili.
Administrata i kishte ndërruar dhomën Florencit për ta larguar prej këtij personi.
“Por më 13 dhjetor, ai i tha shefit të tij se kishte frikë se mos vdiste gjatë natës”, thotë një mik.
Ne datën 14 dhjetor, është një shok që Florenci ndante dhomën në qendrën e azilkërkuesve që e gjeti atë, të pajetë. Drejtuesit e kësaj qendre, megjithatë, nuk kane dyshime se vdekja e tij ishte për shkak të vetëvrasjes.
Prokuroria do të hapë një hetim dhe Olivier Rosato, avokat për familjen Beqiraj, do të paraqesë një padi kundër një personi qe mediat franceze e identifikojnë vetëm me “X”.
Komentet