Në bastisjen e shtëpisë së Mese në Medellin janë konfiskuar 40.000 dollarë, armë të kontrabanduara, gurë të çmuar dhe automjete të paregjistruara luksoze
BOGOTË – Prokuroria kolumbiane ka kërkuar arrestimin e sërishëm të Jhon Jairo Velasquez, dora e djathtë e dikurshme e “mbretit të kokainës”, Pablo Escobar, për shkak të pretendimeve se ka shkelur rregullat e lirimit me kusht
Prokuroria njoftoi se gjatë bastisjes së policisë kolumbiane në një festë ditëlindjeje të Juan Carlos Mese, që akuzohet si narko-trafikantit, është parë edhe Velasquez. Sipas informacioneve të prokurorisë, Velasquez ka qenë në kontakt me kriminelë të kërkuar për shkak të cilës ka shkelur kushtin e lirimit, ndërsa gjykata tani ka kërkuar arrestimin e tij.
Në bastisjen e shtëpisë së Mese në Medellin janë konfiskuar 40.000 dollarë, armë të kontrabanduara, gurë të çmuar dhe automjete të paregjistruara luksoze.
Velasquez, i njohur me nofkën Popaj, ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Escobarit. Ai pranoi se kishte vrarë qindra njerëz, mes tjerash edhe kandidatë për president të shtetit. Pas vuajtjes së dënimit me 22 vite burg u lirua me kusht në vitin 2014.
Pas lirimit Velasquez shkroi një libër dhe përmes platformës së YouTube komentonte ndodhitë aktuale, ndërsa inçizoi edhe një video-mesazh për të rinjtë që të mbahen larg krimit. Velasquez nuk ka fshehur respektin ndaj ish-shefit të tij. “Nëse sot lind Pablo Escobar, pa menduar do të ecja me të sërish”, tha Velasquez, në një intervistë në vitin 2013 për revistën “El Tiempo”.
Komentet