LONDËR – Kohët e fundit mediat britanike raportojnë se Mbretëresha Elizabeth II, pas përplasjes me makinë në të cilën humbi jetën Princesha Diana, ka pohuar se ka shumë të ngjarë që “dikush ka lyer frenat e makinës me vaj”.
Sipas gazetës britanike “Telegraph”, që i referohet librit të Ingrid Seward “fjalimi i Mbretëreshës”, theksohet se Mbretëresha britanike Elizabeth II, menjëherë pas aksidentit në vitin 1997, kishte theksuar se ka shumë të ngjarë se “frenat e makinës janë lyer me vaj”.
Shkrimtarja Seward në librin e saj thekson se reagimi i parë i Mbretëreshës Elizabeth II, pasi mësoi se Diana ishte plagosur rëndë në një aksident, në të vërtetë flet për “marrëdhëniet e komplikuara dhe të pazakonta mes dy grave”.
Po ashtu në këtë vepër është shkruar dhe se Mbretëresha dhe Princesha në fillim ishin shumë të afërta, por kjo ndryshoi në periudhën e mëvonshme, pasi mediat treguan më shumë interes për princeshën.
Ish-gruaja e trashëgimtarit të fronit, Princi Charles-it, Princesha Diana në vitin 1997 dhe biznesmeni Dodi Al-Fayed vdiqën në një aksident me makinë në Paris. aa
Komentet