235 besimtarë u vranë sot nga militantët në një xhami që ndodhet në veri të gadishullit të Sinait. Lajmi u konfirmua nga autoritetet e sigurisë egjiptiane.
Ata thanë ekstremistët kishin në shënjestër përkrahësit e forcave të sigurisë në xhaminë e al-Rawdahit në qytetin e Bir al-Abdit.
Sipas autoriteteve militantët që ndodheshin në 4 makina tip fuoristradë hapën zjarr jashtë xhamisë gjatë faljes së namazit të së premtes.
Të plagosurit u dërguan në spitalet aty pranë.
Në sulmet e tyre militantët kanë sulmuar kryesisht forcat e sigurisë, por gjithashtu janë përpjekur të zgjerohen përtej gadishullit, duke goditur kishat e krishtera egjiptiane dhe pelegrinët.
Forcat e sigurisë së Egjiptit po luftojnë kundër Shtetit Islamik në veri të gadishullit të Sinait, që ka njohur një intesifikim të luftimeve në tre vitet e fundit duke rezultuar me vrasjen nga militantët të qindra policëve dhe ushtarëve.
Komentet