Duke e quajtur histori suksesi bashkëpunimin mes dy vendeve, ne operacionin kunder kultivimit te kanabisit, ministri i Brendshem italian, Marco Minniti ka folur me tone të qarta dhe të prera se në këtë luftë kunder kriminalitetit duhet të goditen ata që quhen të paprekshëm.
“Operacionet e suksesshme duken në kohë, kemi arritur në rezultat të jashtëzakonshëm dhe duhet ta mbajmë edhe për vitet e ardhshme. Do të keni bashkëpunim të plotë nga ana jonë. Ne duhet ti godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm”- tha ministri italian.
Ai theksoi se si nje njeri qe e njeh Shqiperie, ajo ka ndryshuar shume dhe per mire dhe per kete sipas tij, duhet te jene te gjithe krenare.
Xhafaj: Hap pas hapi grupeve kriminale dhe pasurive të tyre
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka theksuar gjatë fjalës së tij se kjo është fitorja e vetëm një beteje dhe shenjat janë të mbara.
“Jemi të bindur se ky është një statcion në luftën tonë, duhet të jemi modestë, beteja vazhdon edhe më e fortë, me grupet kriminale të përfshira në kultivimin dhe trafikimin, nuk është e lehtë, rezultatet e para janë premtuese, jemi të vendosur ti ndjekim hap pas hapi ata dhe të ardhurat e tyre kriminale”- tha ai.
Xhafaj kujtoi datën 27 mars të 2017, kur mori detyrën, së bashku me Ramën deklaruam se 2017 do të ishte fundi i një historie të gjatë të kultivimit të kanabisit, të vendosur për heqjen e vendit nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit.
“Të shumtë ishin ata cinikë, tallës, zhurmues, me gjithë akuzave, shpifjeve, ne zgjodhëm heshtjen e njerëzve që punojnë me përkushtim dhe mund ndaj misionit të caktuar dhe përgjegjësisë mbi shpatullat tona. Kjo sot foli, punonjës të policisë dhe bashkëpunëtorë të mij u them se ne ia dolëm në këtë fazë të parë të këtij procesi, faleminderit të gjithë atyre që besuan te qeveria”- tha ai.
Komentet