Alekoja, djali nga Skorea, po ma bente me shenja qe t’i afrohem. -Tani qe duhet te ishe ketu, u vonove. Te kam gjetur pune zyre ne Athine dhe qe ka lidhje me gjuhen shqipe! Tani sa po te kishim ne goje me nje klientin tim.
Filloi te me flase per gjuhen shqipe dhe historine e saj. Me takt i thashe se une nuk di shume gjera, por kam nje llahiopolis, i cili ka mbaruar studimet per gjuhen shqipe. Titos Johallas quhet! E ke degjuar ndonjehere? -Keto dite, i them Alekos, po lexoja nje liber shume te mire, “Historia e Albanologjise shqiptare” shkruar nga Jup Kastrati, pedagogu im, me te cilin kam dhene nje nga lendet me te veshtira “Gramatika historike”, te cilen Kadare ne nje roman e quan ” pilaf me goxhda ” dhe aty, ne bibliografi, kam ndeshur disa here emrin e Johalles. Po ç’pune me ke gjetur?! -Me tha qe ka nevoje per nje filolog shqiptar per katedren e studimeve shqiptare ne Pandio Panepistimio. Do te shkosh!? E veshtrova!I hodha Alekos nje veshtrim , i cili sikur thoshte : E di qe thua here pas here ndonje qyfyr ,por jo aq te forte! -Nuk tallem! Ai do te vije prap javes tjeter!
Alekoja, si pa ngurimin tim, me thote: -Nuk te pelqen ?!-Nuk eshte puna ne me pelqen a po jo! Se pari, nuk e ndjej veten te afte per kete pune. Ne Greqi kane ardhur filologe shume me te afte se une! Do t’ ia them une disa emra Johalles. Dhe me shkoi mendja tek Foto Malo , Stavro Dajo , Niko Anagnosti , Andrea Zarballa, Petro Cerkezi etj. Keta njohin shume me mire te dy gjuhet , shqip dhe greqisht. Qe te mund ta bej une kete pune do te me duhet qe ,per disa kohe te kthehem perseri ne student , do te me duhet te studjoj me themel gjuhen greke dhe historine e saj.
Dhe erdhi dita qe Johallas erdhi perseri tek dyqani i peshkut. Alekoja me prezantoi. Me erdhi pak turp nga vetja, nga çanta qe me rrinte si samar ne kuriz dhe llotot ne dore! -Eshte hera e pare qe ju shoh , -i drejtohem Johalles , por si studjues kam vite qe u kam ndeshur, qe ne leksionet e pedagogeve te mi , ne revisten “Studime filologjike “, ne bibliografite e studimeve te revistes dhe ne studime te plota per gjuhesine. Keto ditet e fundit me erdhi nga Tirana nje botim shume i mire dhe perbledhes per Albanologjine , i hartuar nga Profesor Jup Kastrati dhe flitej dhe per ju!-
Kastratin e njoh si sintaksiollogos dhe nje nga bibliografet me te mire te Shqiperise. Kete botim nuk e njoh! -Tani ka qarkulluar, i them .Eshte vellimi i pare. Per Negrucon , Jan Villarain , Furiqin , ka shfrytezuar botimet tuaja.
Natyrisht qe i pelqeu kjo qe i thashe. Sigurisht qe njihte mire arritjet e gjuhesise shqiptare dhe njihte jo vetem vepren shkencore te disa gjuhetareve shqiptare , por me disa ishte takuar ne veprimtarite dhkencore te organizuara ne Shqiperi dhe ne kongrese e seminare nderkombetare . Fliste me veneracion per Cabejn , Domin , Demirajn , Kastratin , Kostallarin .-Ne Shqiperi zhvillohet nje pune shkencore e organizuar mire dhe me rezultate te kenaqeshme . Kongresi i Drejtshkrimit kurorezoi gjithe punen shumevjecare! Vete Johallas ka botuar studime ne revistat shkencore , sidomos tek revista “Studime filologjike ” .
Nga studimet e tij ka shume referenca ne shkrimet shkencore te kolegeve shqiptare. Ai eshte marre me disa studjues greke te shekujve me pare dhe ka sjelle ne drite vepren e Petros Furiqit , Negrucos , Villarait , Anastas Bykut etj. Por puna e tij shkencore eshte perqendruar ne studimin ngulimeve , te gjuhes , folklorit aspekteve urbanistike , arkitektonike dhe gjuhes se arvanitasve. Jane disa studimet voluminoze per kete teme . Ai ka trajtuar aspekte te ndryshme , nga menyra e ndertimit te shtepive ,te gatimit , te organizimit te jetes ne familje , folklorin gojor dhe muzikor , patronimine .e tjer.
Une kam ne biblioteken time studimin e vellmshem :”I arvanites tis Andru “. Gjate bisedes me la te kuptoj se e ka ndare veprimtarine shkencore dhe pedagogjike midis Gjermanise dhe Athines! Drejtonte nje institut a kateder te studimeve gjuhesore , me duket ne Lajpsig . Na thoshte me shaka se jemi patriote , pra ipirotas , pasi na tha se kishte lindur ne Janine . Ate dite , qe per fat te keq ishte dhe e fundit , i lashe te kuptoje se heren tjeter do te sjell nga shtepia vellimin e pare te studimit te Jup Kastratit ” Historia e Albanologjise shqiptare”.
E zbrita librin ne dyqanin e peshkut , por Titos Johallasin nuk e takova me.
Komentet