Por gjatë tentimit për të votuar rendin e ditës me të vetmen pikë, ligjin për përdorimi e gjuhëve, deputeti i VMRO-DPMNE Antonio Milloshovski kërkoi procedurale. Kryetari i komisionit Artan Grubi insistoi që fillimisht të votohet rendi i ditës, ndërsa Milloshovski uzurpoi foltoren. Pasi asnjëra palë nuk lëshoi, Grubi caktoi gjysmë ore pauzë. Të pranishëm në debatin e sotëm janë edhe përfaqësues diplomatik të vendeve fqinje dhe vendeve anëtare të BE-së. VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë se po keqpërdor siglën e BE-së me arsyetimin se nuk përmendet se me cilin ligj të BE-së përputhet propozim ligji për gjuhë.
Komentet