Këtë herë, studiuesi Auron Tare nuk ka zgjedhur mënyrën e drejtpërdrejtë për t’iu përgjigjur, edhe një herë, ish-drejtuesit të Arkivave, Kastriot Dervishit. Pas replikave njëri me tjetrin rreth çështjes së fotografive që “tregonin” homoseksualizmin e Enver Hoxhës dhe atë të strukturave kriminale të institucioneve shtetërore si ish- Sigurimi i Shtetit, Auron Tare këmbëngul edhe një herë tek ajo që thotë se është thelbësore: konteksti historik i dokumenteve dhe në përgjithësi i burimeve historike.
Në përgjigjen e parë ai shkruante: “Mendoj se epitete të tilla, pa shpjeguar kontekstin historik të dokumentit apo të ngjarjes, janë të ekzagjeruara. Në radhë të parë Shërbimi Informativ ishte aktiv gjatë periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare dhe në ’45-n mori një formë më zyrtare. A ishte ky shërbim një kopje e OZNA, apo jo? Nuk di të them, pasi mungon ende një analizë profesionale mbi këtë shërbim, por mund të them se deri më sot unë nuk kam dëgjuar ndonjë shtet, sado demokratik që të jetë ai, përfshirë edhe vendet skandinave, që të mos kenë shërbimet e tyre të fshehta, si pjesë e rëndësishme e funksionimit të një shteti. Në historikun e Shërbimit Sekret shqiptar, ende i pashkruar dhe i paanalizuar nga historiografia shqiptare, ka shumë faqe për të cilat ky institucion duhet të turpërohet, por ka edhe mjaft faqe të tjera për të cilat duhet të jetë krenar, si një institucion i cili eliminoi çdo përpjekje të fqinjëve për rrëzimin e shtetit dhe copëtimin e vendit. Prandaj, mendoj se studiues si z. Dervishi duhet të jenë më të matur në etiketimin e institucioneve shtetërore, si “organizata kriminale”, pa shpjeguar periudhat dhe kontekstin historik të tyre.
E dyta, më ka bërë përshtypje botimi i disa fotove të Enver Hoxhës nga zoti Dervishi, ku aludohej për devijime seksuale të liderit shqiptar bazuar në këto foto. Më është dukur një lajthitje paksa fëminore e z. Dervishi për të nxituar në përfundime të tilla bazuar në disa foto, ku Enver Hoxha ishte kapur në momente relaksuese apo mes bashkëpunëtorësh të tij. Enver Hoxhën e kanë gjykuar dhe do ta gjykojnë historianët në vazhdim për shumë nga veprimet dhe krimet e tij, gjatë pushtetit të gjatë që pati në dorë. Por të gjykosh devijime seksuale të tij, bazuar në disa foto, më duket joprofesionale dhe joserioze.
Aq më tepër kur z. Dervishi, i cili e ka jetuar periudhën e aksioneve, zboreve apo aktiviteteve të tilla kur kultura jonë e asaj kohe mes miqsh ka qenë mjaft e afërt dhe ndoshta, me sytë e brezave të ardhshëm, do të duket e çuditshme. Prandaj, analiza e kontekstit historik është e domosdoshme për të shpjeguar periudha, të cilat nuk ekzistojnë më”. Si për t’i mëshuar edhe më tepër asaj çka tha për së pari, Auron Tare ka bërë një analizë të gjatë, në formë leksioni, që ia drejton të gjithë atyre që merren me studimin e arkivave. Sipas tij, vetëm duke ndjekur këtë rrugë mund të bësh interpretimin e duhur të dokumenteve.
AURON TARE
Disa këshilla praktike për studentët që studiojnë histori, me shpresën se edhe studiuesit e arkivave do të mund t’i lexojnë! Nëntë pyetjet që duhen bërë për të analizuar një dokument historik janë:
Kush e ka shkruar dokumentin?
Cilës audiencë i drejtohet?
Cila është linja kryesore e subjektit?
Pse është shkruar dokumenti?
Ç’lloj dokumenti ishte, ose për çfarë qëllimi ishte shkruar?
Cilat janë hamendësimet (supozimet) kryesore që ka bërë autori?
A mund t’i besoj këtij dokumenti?
Çfarë mund të mësoj rreth rrethit shoqëror që ka prodhuar këtë dokument?
Çfarë përfaqëson ky dokument për mua?
Si të analizojmë burimet fillestare:
Kur analizon një burim fillestar, po bën pjesën e punës më të rëndësishme të një historiani. Nuk ka mënyrë tjetër, më të mirë, për të kuptuar ngjarjet e së shkuarës, përveçse duke ekzaminuar burimet- qofshin ato artikuj gazetash, letra, regjistrime, novela, autobiografi, punime të ndryshme artistike, muzikë etj., pra, gjithë gjërat që njerëzit e periudhës kanë lënë pas. Çdo historian, përfshirë ty, do ta përqafojë burimin sipas zotësive dhe përvojës së tij, arsye kjo pse edhe interpretimi i dokumentit do të bëhet ndryshe nga njëri historian te tjetri. Kujtoni që nuk ka asnjëherë interpretim të saktë!
Sidoqoftë, nëse nuk bën një punë të kujdesshme, mund të arrish shumë lehtë në interpretimet e gabuara. Në mënyrë që të analizosh burimin fillestar, duhet të kesh informacion për dy gjëra thelbësore: për dokumentin vetë dhe për epokën prej nga vjen. Mund ta bazosh informacionin rreth epokës në lexime të ndryshme që mund të marrësh, ama duhet ta bësh vetë punën meditative rreth dokumentit në vetvete. Pyetjet e mëposhtme mund të jenë ndihmuese, nëse vendos të analizosh burimin.
1. Shiko natyrën fizike të burimit. Është e rëndë- sishme nëse ke të bësh me burimin origjinal (letër e kohës apo publikim i mëvonshëm i së njëjtës letër). Çfarë mund të mësosh nga forma e burimit? (A është i shkruar me një shkrim elegant e të sofistikuar, apo është një shkarravinë e shpejtë në një copë letër? Çfarë të tregon?
2. Mendo për qëllimin e burimit. Cili ishte mesazhi apo argumenti i autorit? Ku po përpiqet të dalë? A është mesazhi i qartë, apo ka edhe pjesë të paqarta?
3. Cila është mënyra që ka zgjedhur autori për të përcjellë mesazhin?
4. Çfarë di rreth autorit? Raca, seksi, shkollimi, feja, angazhimi profesional, mosha, bindjet politike? A kanë rëndësi këto dhe si?
5. Ç’përbërje ka audienca e synuar? A është ky dokument për t’u parë nga një njeri i vetëm, apo për publikun e gjerë? Si ndikon kjo te burimi?
6. Çfarë ju thotë leximi i kujdesshëm i tekstit? Si funksionon gjuha? Cilat janë metaforat e simbolet më të rëndësishme? Çfarë ju thotë përzgjedhja e fjalëve të autorit? Po heshtja, çfarë zgjedh të mos tregojë autori?
Tani mund të vlerësoni burimin si një dëshmi historike
1. Ajo çka është thënë, është urdhëruese apo përshkruese?
2. Po përshkruhet një ideologji, apo një sjellje?
3. A ju tregon për sjelljet e shoqërisë së lartë apo ato të njerëzve të zakonshëm? Nga cila perspektivë?
4. Cilave pyetje historike mund t’u përgjigjesh pasi ke përdorur këtë burim? Cilat janë të mirat e këtij lloj burimi?
5. Cilave pyetje nuk mund t’u përgjigjet ky burim? Cilët janë kufijtë e këtij dokumenti?
6. Nëse kemi lexuar interpretime historianësh të tjerë lidhur me burimin, si është analiza juaj, krahasuar me të tyren? Sipas mendimit tuaj, a e mbështet apo e kundërshton ky burim argumentin?
Nga Dashnor Kaloçi
Memorie.al / Viti i largët 1979, përveç tërmetit të 15 prillit, ku humbën jetën rreth 36 persona (sipas variantit zyrtar), duket se do të mbahet mënd, apo më saktë ka . . .
Nga Ruben Avxhiu
-2 Korriku dhe një histori personale –
Memorie.al / Plot 35 vjet më parë, në 1 korrik 1990, familja ime filloi pushimet vjetore në një nga plazhet e Durrësit. Besoj te . . .
Nga Qerim Vrioni
Ndër fotografët e Beratit, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e qytetit në shekullin e kaluar, është dhe Ilia Xhimitiku. Madje, ai për kohëzgjatjen e veprim . . .
Brenda pak ditëve në oborret e ambasadave të Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, u futën rreth 5.000 refugjatë shqiptarë që kërkonin azil politik. Edhe pse nuk e dinin se k . . .
Nga Pjetër Logoreci
Një ndër personazhet e spikatur që kontribuuan për vendosjen e themeleve të sportit shqiptar, ishte padyshim dhe shumë talenti, atleti nga Shkodra, Qazim D . . .
PROF.DR.ELMAS LECI
Në vitin 1995, për një “gabim” të sajuar në gazetë, ministri pezulloi nga detyra kryeredaktorin e gazetës së Ushtrisë. Ngjarja bëri bujë edhe në median e kohë . . .
Të ndalemi në disa paragrafë të hyrjes së librit me kujtime të Ramiz Alisë “Jeta ime”:
“Duke kthyer kokën prapa, shkruan ai, -pa dyshim ka arsye të bëjmë autokritikë dhe t’i kërkoj . . .
Nga Uran Kalakulla/ Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e . . .
DON KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
Don Kolec PRENNUSHI u le në Shkoder me 1 Janar 1902 nga prindët Pjeter e Nine Prennushi. Ishte nipi i At Mati Prennushit, Provinçial i Fretenve. Don . . .
Sa herë që vjen nandori, m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë fëminisë sime në shtëpi, si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit”, qofshin këta vendali ose j . . .
Nga Dashnor Kaloçi
Kanë qenë ditët e para të qershorit të vitit 1979, kur qyteti i Shkodrës dhe fshatrat përreth, që ende nuk e kishin marrë veten nga fatkeqësia e madhe që pësuan prej . . .
Prof. dr. sc. Murat Meha, ka lindur më 3 dhjetor 1956 në Prekaz të Poshtëm, Skënderaj, Kosovë. Shkollimi: Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prekaz dhe Skënderaj. Në Universitetin . . .
Komentet