Arif Ziberi i Grupit Elita 5, i ka dërguar një mesazh klubit tetovar, Shkëndija para ndeshjes me Milanin e vlefshme për ‘Play-off’ e Europa Lerague, duke iu kërkuar që t’i bëjnë krenarë gjithë shqiptarët.
‘Djema, prej vitit 1979, data e 17 gushtit do të jetë dita në të cilën do e bëni krenar vetën dhe gjithë Shqiptarinë. Atë ditë, nuk ka as fitore as humbje. Atë ditë luhet për ta mbrojtur nderin e shqipes dhe për t’i treguar botës se ky popull i Kastriotit, zemrën luftarake di ta shfaqë edhe në fushën e futbollit. Gjithmonë me ju. Elita5”, ka shkruar Ziberi në Facebook.
Komentet