VOAL – Zvicra Qendrore po feston 200 vjet të mikpritjes, dmth të turizmit, shkruan voal.ch që i referohet myswitzerland.com dhe gaestival.ch, me një zambak të madh uji, si një vepër arti e përgatitur nga një ekip profesionistësh për treguar se turizmi në përgjithësi dhe turizmi në veçanësi si biznes është një vlerë thelbësore. Për të simbolizuar këtë ngjarje, një platformë gjigande lundruese në formën e zambakut të ujit udhëton në Liqenin e Katër Kantoneve ose ndryshe Liqenin e Luzernës.
Zvicra qendrore, dhe e gjithë Konfederata këtë vit, më 2015 kremtojnë 200 vjetorin e Turizmit dhe mikpritjes zvicerane. Ishte viti 1815 kur u hodhën themelet për të ndërtuar hotelet e parë – që në gjuhën gjermane njihen si “Gästhof”, me rrënjën e fjalës që do të thotë Gast – Mik – Gäste – miq . Prandaj 200 vjetori i Turizmit Zviceran festohet me një “Gästival”! Presidenti i “Gästfestival” Adelbert Butler, për gazetën Neue Luzerner Zeitung thotë se “pa turizëm nuk ka asgjë, dhe ne na duhet ende ta përmirësojmë turizmin. ”
Zambaku i ujit ose Seerose simbol i këtij 200 vjetori
Simboli i këtyre festimeve është një zambak uji lundrues – Seerose – në gjermanisht – i cili e nisi udhëtimin më 29 maj e do të lundrojë në Liqenin e Lucernit deri më 4 tetor 2015. Kjo vepër arti gjigande 48 metra e lartë dhe e lartë 16 metra me petale që i japin mundësië 700 të ftuarëve të qendrojnë në këmbë ose 493 të qendrojnë ulur dhe të mbrohen nëse moti to të sjellë shi. Në këtë zambak uji gjigand po mbahen aktivitete kulturore, po organizohen konferenca dhe takime, i cili në vetvete kur e sheh ditën apo në mbrëmje sjell vetëm imazhin e festës, arritjeve të teknikës, të bukurën dhe rëndësinë që përbën turizmi për Zvicrën.
Qëllimi i Gästival është që përmes këtij aktiviteti të promovojëdhe forcojë për ta bërë sa më tërheqëse turizmin jo vetëm në Zvicrën Qendrore. Dhe zambaku është mënyra më origjinale për të lidhur mikritjen dhe ofertën zvicerane, si dhe për të treguar se këto të dyja nuk janë rezultat improvizimesh, por i një pune të menduar gjatë dhe me zemër. Një pune që tashmë ka krijuar një traditë 200 vjeçare./Elida Buçpapaj





Komentet