“Nëse SHBA-të tentojnë të bëjnë edhe hapin më të vogël drejt ndërrimit të liderit të Koresë së Veriut, do t’i përgjigjemi me fuqinë tonë bërthamore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë koreanoveriore të Punëve të Jashtme
SEUL – Autoritetet e Koresë së Veriut u kërcënuan se me sulm bërthamor do të përgjigjen nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) tentojnë të ndryshojnë regjimin e Kim Jong – un.
“Nëse SHBA-të tentojnë të bëjnë edhe hapin më të vogël drejt ndërrimit të liderit të Koresë së Veriut, do t’i përgjigjemi me fuqinë tonë bërthamore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë koreanoveriore të Punëve të Jashtme të cilin e transmetoi agjencia e atjeshme proregjimit e lajmeve KCNA.
Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Intelegjencës (CIA) Mike Pompeo javën e kaluar në tubimin ndërkombëtar në Aspen deklaroi se në rend dite mund të ndryshohet regjimi koreanoverior i cili me zhvillimin e armës bërthamore paraqet kërcënim të sigurisë në botë.
Autoritetet e Koresë së Veriut ashpër dënuan deklaratën dhe porositën se Pompeo ka kaluar vijën e kuqe dhe zbuluan se administrata amerikane e presidentit Donald Trump ka për qëllim të ndryshojë kryesinë koreanoveriore. aa
Komentet