VOAL – Në një koment ndaj shkrimit të ‘Jo xhamive në Kosovë!’ të autorit Gani Qarri, gjenerali në pension Hysen Arapi shkruan se xhamitë, ashtu si kishat, tyrbet e tjerë, janë shtëpi e zotit, por, fatkeqësisht vetëm ato janë në fokus të kritikës. Komentuesi argumenton pse ndodh kjo. Këtu poshtë është komenti i plotë:
Xhamite , kishat, tyrbet etj jane shtepi te zotit. Çeshtja eshte se fatkeqesisht kritiket fokusohen vetem tek xhamite. Problemi eshte se bashkesite apo komitetet qe duhet ti kene nen kontroll te plote keto objekte, tolerojne me dashje ne kembim te parave nepermjet donacioneve te dyshimta. Sidoqofte duhen identifikuar oto objekte apo individe qe predikojne terrorizmin dhe jo te futen ne nje thes te gjithe, mbasi kjo prek ndjenjat e nje komuniteti te madh sic eshte ai mysliman qe ka treguar se ka qene eshte e do te jete ne mbrojtje te identitetit tone kombetar.
Nese Ezani therritet ne arabisht me gjuhen e Muhamedit, kjo nuk nenkupton aspak se po arabizohemi apo turqizohemi. Kurrsesi jo. Une deri me sot nuk kam degjuar predikime ne turqisht apo arabisht, vetem tek tuk ndonje fjale te shkeputur e cila duhet marre brenda kontekstit. Po une kam degjuar e degjoj Janullatosin qe predikon greqisht cka eshte e ndaluar nga rregullat dhe statuti i kishes autoqefale shqiptare dhe askush nuk flet per kete problem. Sidoqofte edhe ne kete rast nuk mendoj qe shqiptaret ortodokse kthehen ne greke kur degjojne predikimet ne gjuhen greke , ashtu edhe kur shqiptaret myslimane kthehen ne turq e arabe kur degjojne disa hoxhallare qe mes predikimeve ne shqip , per injorancen e tyre i fusin ca fjale arabisht qe rrezik as vete nuk jua dine kuptimin.
Çeshtja e terrorizmit eshte dicka tjeter qe nuk ka lidhje me numerin e xhamive , pasi viktime e terrorizmit ne pothuaj te 90 perqind te rasteve ne bote jane qytetare te besimit Islam. Ky eshte nje fenomen qe kerkon vemendje, para shqetesimit per numerin e xhamive.
Pershendetje.nuk duhet eklipsuar rrezatimi konceptual i z H Arapi ne kete pershkrim te qarte dhe te kthjellet.Rrespekt
Shqiptarët janë viktimë e sundimit 500 vjeçar turk -arab – musliman – gati kanë zhdukur farën tonë, nuk ka nevojë të shpjegohet për ta më ” I urrej viktimat qè respektojnë ekzekutorët e tyre”Jean Paul Sartre