Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona shpallet qytetar nderi i Napolit, për klubin e të cilit ka luajtur shtatë vite dhe ka shënuar suksese të mëdha
ROMË – Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona shpallet qytetar nderi i Napolit, për klubin e të cilit luajti shtatë vite dhe ka arritur suksese të mëdha.
Maradona në Napoli arriti në vitin e hershëm 1984 dhe mbeti deri në vitin 1991. Me rastin e 33 vjetorit nga ardhja e tij e parë në këtë qytet, në pallatin e qytetit të Napolit u organizua një ceremoni.
Me vendim të Këshillit të Qytetit Maradonës iu nda dekreti Qytetar Nderi i Napolit, të cilën ia dorëzoi kryebashkiaku Luigi de Magisitris. AA
Komentet