VOAL

VOAL

Varroset me nderime ish zëvendësministri i Mbrojtjes Agim Mehmeti

August 4, 2015

Komentet

Janusz Bugajski për shkarkimin e Gabriel Escobar: Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin…

Pas publikimi të lajmit nga kryeredaktori të Frontliner Vudi Xhumshiti për shkarkimin e të Dërguarit Special të SHBA në Ballkan Gabriel Escobar, ka reaguar menjëherë dje eksperti amerikan Janusz Bugajski në rrjetin social X:

Nuk është çudi që Vuçiç  u avantazhua  nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.”

‘Çdokush ka shumë arsye’- Teliti: Nesër në 11:00 protesto për hallin tënd para Bashkisë Tiranë

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve dhe sipërmarrësve të Kryeqytetit që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme para Bashkisë Tiranë, sipas tij, për të kërkuar dorëheqjen e ‘shefit politik të 5D’, Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Teliti shprehet se çdo qytetar duhet që të protestojë fillimisht për hallin e tij.

Postimi i ekspertit të çështjeve ekonomike në PD Dorjan Teliti:

Nesër në 11.00 protesto për hallin tënd!

❌Tarifat dhe taksat e rritura bashkiake të kanë ardhur për pagesë dhe s’ke para ti paguash? Hajde nesër protesto!

❌Lulishten para pallatit tënd e ka zënë me krenari betoni bashkiak? Hajde nesër protesto!

❌Ndihesh keq si prind prej klasave të mbipopulluara në shkollat e Tiranës? Hajde nesër protesto!

❌Ndihesh fizikisht i dobët prej ajrit të ndotur që thith e i mërzitur nga trafiku i rënduar? Hajde nesër protesto!

❌Listat ushqimore në dyqanin tënd po të marrin frymën duke rrezikuar edhe falimentin? Mbylle qepenin nesër në 11.00 dhe hajde e protesto!

❌❌Ndjen revoltë që lekët e taksave gllabërohen me arrogancë para syve të tu, e ndërkohë që “shefat e medhenj”të të kërkojnë të falur ata tallen akoma më shumë? Merr familjarët e miqtë me vete dhe hajde nesër protesto!

🔷Cdokush ka shumë arsye për të protestuar, ndaj të gjithë bashkë nesër, e martë, në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut! sn

Kur Luani i Gllogjanit u kthye në luan të UÇK-së- Nga ALBIN KURTI

Deri atë ditë, gjatë katër viteve të fundit të jetës së tij, Luan Haradinaj e kishte kaluar shumë herë kufirin jugosllav të vendosur dhunshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Atë ditë, ai po i printe grupit të luftëtarëve që po hynin nga Shqipëria në Kosovë, nga fshati Vlahne e Hasit në drejtim të Kuzhinit. Data ishte 6 maj 1997, ditë e martë.

Në grupin që po i printe Luani, ishte vëllai i tij, Ramushi, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Rafet Rama, Gani Rama e Selim Krasniqi.

Kur iu afruan zonës kufitare në Qafëmullar, ata u ndeshën me ushtrinë jugosllave, në një terren të zhveshur dhe në një reliev të egër malor. Luani mbeti i vrarë në vend, kurse Rafeti, Fehmiu dhe Ramushi u plagosën. Gjaku i Luan Haradinajt, i skuqi gurët e kufirit që ai i kishte ëndërr t’i shembte mes barrierash që duheshin eliminuar në rrugën e vështirë për bashkimin e shqiptarëve.

Nga ajo kohë do të duheshin edhe gjashtë muaj që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të shfaqej publikisht, por Luani me vëllezër dhe shokë kishte vite që punonin për atë ditë.

Me aktivitetet dhe ndërlidhjet mes grupeve, me aksionet e armatosura, me furnizimet me logjistikë dhe me shembullin e angazhimit të tij me përkushtim e trimëri, Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së. Sot u bënë 27 vite nga dita e rënies së Luanit, në një kohë kur ai ishte vetëm 23 vjeçar.

Lavdi Luan Haradinajt për veprën e tij patriotike mes shokësh dëshmorë të rënë për lirinë e Kosovës!

Image

Image

Image

Image

BAJRAM CURRI: PËRJETËSOHET NË NJË MOMUMENT MADHESHTOR TAHIR SINANI, GJENERALI I TRI LUFTËRAVE TË UÇK-SË PËR BASHKIMIN KOMBËTAR

Shtatorja e heroit u vendos në vendlindjen e tij, në sheshin qendror të qytetit B. Curri, në Tropojë
Tropojë, 5 maj 2024. Është përjetësuar në një momument madheshtor, gjenerali i tre luftrave, Tahir Sinani, bir i Malsisë së Gjakovës.
Për të nderuar heroin, në sheshin qendror të qytetit B. Curri në Tropojë, u mblodhën bashkëluftëtarët e tij si ish kombandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj, kryeministri i Maqedonisë Talat Xhaferri , bashkudhëtari i tij i fundit në luftën për çlirimin e tokave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ish-bashkëluftëtarë të shquar nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia. Ishin të pranishëm edhe familjarë të heroit drejtues të pushtetit vendor si dhe ish-kryeministri Pandeli Makjo.
Personalitetet pjesëmarrëse përçuan mesazhe uniteti për shqiptarët në Ballkan.
Vendosja e shtatores së dëshmorit të tre luftërave, të UÇK-së, Kosovës, Preshevës e Maqedonisë së Veriut u bë mundur me mbështetjen e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit.
Ai Ahmeti tha në fjalën e tij se ndjehej krenar që bashkëluftëtri i tij për liri, general Tahir Sinani u përjetësua në një monument madheshtor në vendlindjen e tij, të Mic Sokolit dhe luftëtarëve të tjerë të kësaj Malsie legjendare. Ahmeti foli për rëndësinë e këtyre figurave historike, duke i sjell në aktualitetin shoqëror të Maqedonisë së Veriut.
“Po dëgjoja raportin e gjeneralit Tahir Sinanit duke i thënë gjyshit të tij, Mic Sokolit – “O gjysh, gjuhë të cilën e flasim sot ëshë zyrtare dhe Maqedonia me kryeministër shqiptar”.
Duke i thënë Mic Sokolit dhe Hasan Prishtinës – “Që Flamuri Kombëtar erdhi nga gjaku i Tahir Sinanit…”.
Dëgjova duke i thënë Bajram Currit e Hasan Prishtinës – “Tri universitete shqiptare në tokën dardane, Shkup e Tetovë. Rrofshi e qofshi tropojanë””, tha Ahmeti.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Malësia e Gjakovës si vatër e atdhedashurisë rriti luftëtarë trima dhe udhëheqës të shquar të kombit për liri. “Malësia e Gjakovës, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, përgjatë shekujve rriti luftëtarë trima e sypatrembur, siç ishte bashkëluftëtari im, Heroi i Kombit, Tahir Sinani nga Tropoja. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Me heroizmin e tij në luftërat çlirimtare, nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar”, ka thënë Haradinaj. Ish kryeministri Pandeli majko tha se Sinani dhe të tjerë trima si ai, janë heronj të përjetshëm të kombit shqiptar.
Ceremonia e shpalosjes së shtatores u bë në kuadër të festivalit “Sofra Dardane” me organizimin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar./Nacional

Vjosa Osmani niset për në Teksas, fjalim në Samitin SHBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar për një vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit- MCC.

Bëhet e ditur se gjatë vizitës në këtë shtet, presidentja Osmani, do të marrë pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, në kuadër të të cilit do të mbajë fjalim si dhe pritet të zhvillojë takime me homologë nga disa vende afrikane.

“Presidentja Osmani në Teksas do të zhvillojë takim edhe me krerët e shtetit të Teksasit, zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti, zyrtarë të lartë shtetëror të institucioneve amerikane dhe përfaqësues të Kongresit amerikan. Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe pjesëmarrja dhe adresimi në ceremoninë për nder të 20-vjetorit të aktivitetit të MCC-së, me ç’rast Presidentja do të shprehë mirënjohje për kontributin të cilin e ka dhënë kjo organizatë për mbështetjen e Kosovës në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe sektorit të energjisë sikurse është rasti i Programit Kompakt në vlerë prej 236 milion dollarësh, lansimi i të cilit u bë ditë më parë”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Osmani do të mirëpritet edhe nga Garda Kombëtare e Teksasit, ku do të takohet edhe me ushtarakë, të cilët kanë shërbyer në Kosovë. Presidentja Osmani në agjendë  do të ketë edhe një ligjëratë në World Affairs Council, në të cilin do të realizojë një bashkëbisedë për Kosovën dhe rrugëtimin e saj ndër vite në drejtim të integrimit në institucione dhe organizata ndërkombëtare, thuhet në njoftim.

Në programin e vizitës së Presidentes Osmani në Teksas janë paraparë edhe vizita në disa qytete të Teksasit.

“Gjatë qëndrimit në Teksas, Presidentja Osmani do të shoqërohet edhe nga një delegacion i bizneseve i udhëhequr nga Oda Ekonomike Amerikane. Këto biznese do ta kenë një tryezë të përbashkët me bizneset amerikane për t`i shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit, por edhe takimet të tjera me zyrtarë amerikane në fushën e ekonomisë dhe tregtisë”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Gjithashtu bëhet e ditur se presidentja Osmani, gjatë vizitës në Teksas do të takohet edhe me mërgatën shqiptare në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane. sn

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, përmes një shkrimi të fundit tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja për korrupsion dhe si rusofilë.

“Parlamenti i Serbisë miratoi javën e kaluar qeverinë e re të vendit. Personeli dhe programi përfaqësojnë një kthesë të mëtejshme drejt së djathtës etnonacionaliste, anti BE. Qeveria përfshin ministra që SHBA-ja i ka sanksionuar tashmë për korrupsion, si dhe sykofantë të hapur rusofilë. Për të mos përmendur një kryeministër që udhëhoqi Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë vitin e kaluar, kur ajo ishte bashkëpunëtore në një sulm terrorist në veri të Kosovës, rrëmbimin e policëve së Kosovës dhe trazirat kundër paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja. Ai tashmë ka përsëritur dëshirën e Serbisë për marrëdhënie të mira me Rusinë dhe refuzimin për t’u lidhur me sanksionet e BE-së kundër Moskës”, shkruan Serveri.

Sipas tij, presidenti serb Vuçiqi po lë pak vend për ata që argumentojnë se Serbia është drejt Perëndimit.

“Në muajt e fundit ai është takuar në mënyrë të dukshme me diktatorët e mundshëm të Hungarisë dhe Azerbejxhanit, si dhe me autoritarët shumë të vërtetë që qeverisin Bjellorusinë, Rusinë dhe Kinën. Vuçiç nuk po e fsheh ambicien e tij për të shtrirë autoritetin e tij në 49% të Bosnjës dhe Hercegovinës të kontrolluar nga serbët, të gjithë Malit të Zi dhe veriut të Kosovës me shumicë serbe. Vuçiqi kryesoi gjithashtu në dhjetor mbi një zgjedhje kombëtare groteske të padrejtë dhe një zgjedhje komunale mashtruese në Beograd, që kanë shtyrë Freedom House të vazhdojë të ulë rezultatet e demokracisë së Serbisë”, shkruan ai.

Megjithatë, sipas tij zyrtarët në SHBA dhe Evropë janë të përgatitur ta tolerojnë dhe madje ta shpërblejnë Vuçiqin.

“Disa kanë frikë se çdo alternativë mund të jetë më e keqe. Të tjerët nuk duan të pranojnë dështimin e tre viteve të ecjes së lehtë ndaj Vuçiqit. Të tjerë ende imagjinojnë se thërrimet që ai shpërndan në drejtimin perëndimor, serbët që përdorin targa dhe dokumente identiteti të Kosovës – mund të parashikojnë përmirësim për çështje më të mëdha. Predhat dhe plumbat që Serbia lejon për të arritur në Ukrainë mund të ndikojnë në disa, ndonëse me siguri sasi të ngjashme – nëse jo më shumë – arrijnë në Rusi”, tha ai.

Profesori amerikan Daniel Server, thotë se vetëmashtrimi është një pjesë e madhe e kësaj historie. “Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk do të zbatojë marrëveshjet që SHBA dhe BE i konsiderojnë si ligjërisht të detyrueshme. Beogradi e ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo përkundër kualifikimeve të tij dhe përfitimeve që mund të kenë prej tyre serbët e Kosovës. Me siguri amerikanët dhe evropianët inteligjentë e kuptojnë se pjesëmarrja serbe në stërvitjet e NATO-s gjeneron një rrjedhë të konsiderueshme të inteligjencës në Rusi”, tha ai. sn

Shkarkimi diplomatik: Gabriel Escobar shkarkohet si i Dërguar i SHBA-së në Ballkan

Vudi Xhumshiti, Kryeredaktori i The Frontliner njofton në rrjetin social për shkarkimin e të Dërguarit Special të SHBA në Ballkan Gabriel Escobar.

Gabriel Escobar shkarkohet si i dërguar i SHBA-së:

Pas një raporti të publikuar më 22 mars 2024, duke shqyrtuar integritetin diplomatik të zyrtarit të DASH 🇺🇸  SHBA Gabriel Escobar, ai është shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun e mes Prishtinës 🇽🇰-🇷🇸 dhe Beograd-it.

Shkarkimi Diplomatik: Rënia e U.S. I dërguari Gabriel Escobar pas gazetarisë hulumtuese

Gabriel Escobar, 🇺🇸 U.S. Zëvendës Ndihmës Sekretari, u shkarkua si i dërguar në Ballkanin Perëndimor pasi THE FRONTLINER zbuloi konflikte të mundshme interesi dhe vuri në pikëpyetje integritetin e tij diplomatik.

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën, ditën më të rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Në mbarë vendin besimtarët kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e Pashkës.

Besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Si çdo vit të shtunën e Madhe të Pashkës ortodokse, zjarri i shenjtë iu kalua me qirinj besimtarëve që shkëmbyen mes tyre urimet e rastit për këtë ditë të rëndësishme në kalendarin festiv ortodoks.

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Festimet e Pashkës nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

“Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.

Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Ngjyra e kuqe paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë dhe njëkohësisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë

Kryepeshkopi Janullatos në mesazhin drejtuar të gjithë besimtarëve tha se “periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit”.

Image

Intervista- Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë kërkuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të marrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Këto kërkesa bëhen vetëm disa javë para se Këshilli i Ministrave i kësaj organizate mund ta hedhë në votim anëtarësimin e Kosovës. Në një intervistë me kolegen Garentina Kraja, eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërit prej tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti Knaus, ju jeni në Uashington për takime lidhur me perspektivën amerikane mbi çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. A mund ta ndani me ne këndvështrimin tuaj?

Gerald Knaus: Është një moment historik pasi sapo kishim një votim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionin kryesor të demokracive në Evropë, që tani ka 75 vjet ekzistencë, ku shumica dërmuese ishte pro anëtarësimit të Kosovës të bëhet pjesë e tij. Tetëdhjetë e dy përqind e anëtarëve të Asamblesë parlamentare, që vijnë nga të gjitha vendet e Evropës, nga 46 vende. Grekë, armenë, ukrainas, gjermanë, francezë, italianë votuan që Kosova të bëhet anëtare e këtij institucioni. Një raportuese greke, ish ministrja konservatore greke që tha se e ka analizuar Kosovën, ekspertët ligjorë e kanë shqyrtuar aplikimin e Kosovës, pastaj dy komisione të tjera të kësaj asambleje parlamentare gjithashtu. Të gjithë arritën në përfundim që Kosova ka përmbushur kushtet e Këshillit të Evropës. Njëra nga pikat në këtë debat ishte çështja e Asociacionit dhe nga këndvështrimi evropian, ka diçka të paqartë edhe për mua, rreth kësaj çështjeje. Çdo vend evropian ka një asociacion të komunave dhe e dimë se ato duken njësoj. Por kudo ato bazohen në lirinë e asociimit, që është vlerë themelore, që do të thotë se komunat i krijojnë vetë ato. Ato bëhen bashkë, shtetit nuk i lejohet t’i ndalojë dhe përderisa nuk e shkelin ligjin, ka një mirëkuptim se është një veprim që u lejohet komunave kudo. Tashmë ekziston një bashkësi e komunave në Kosovë. Ekziston një bashkësi e komunave në Serbi, në Bosnjë ekzistojnë dy të tilla, prandaj e kam të vështirë ta kuptoj se përse nuk themi “përse komunat nuk po e krijojnë këtë asociacion” të cilin ligjet e Kosovës ua lejojnë.

Zëri i Amerikës: Por bëhet fjalë për një kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare nga dialogu Kosovë-Serbi që po kërkohet prej një kohe të gjatë, duke filluar me qeverinë amerikane, por edhe qeveritë në Evropë. A nuk është vendosur tashmë kjo çështje, tashmë është kërkesë publike dhe Kosova është pajtuar për krijimin e tij?

Gerald Knaus: Asociacioni duhet të themelohet, por çështja është a është asociacion në Evropë, si diçka që themelohet bazuar në të drejtën private nga qytetarët, apo nga entitete siç janë komunat? Ja edhe një pyetje që më habit në këtë debat. Do të duhej të themelohej për komunat me shumicë serbe, të cilave u jepet mbrojtje e fuqishme në Kushtetutën e Kosovës, me të drejtë. Nuk do të duhet të ndërmerren veprime që i cenon kompetencat dhe të drejtat e komunitetit serb dhe komunave serbe. Prandaj ata duhet të pajtohen me themelimin, formën e një asociacioni të tillë, por deri më sot, ne nuk kemi asnjë propozim të vetëm nga komunat, i cili do të na tregonte se si do të dukej ky asociacion. Vitin e kaluar është hartuar një propozim, i cili qartazi ishte një provokim, ngaqë nuk bëhej fjalë për asociacion, por për krijimin e një niveli të ri qeverisjeje, që nuk është diçka që evropianët, amerikanët apo Kushtetuta e Kosovës kanë kërkuar. Nëse i respektojmë me të vërtetë të drejtat e pakicave, duhet të presim propozim nga komunat serbe dhe në fakt atyre nuk u duhet miratimi i Qeverisë së Kosovës për ta krijuar. Mund të shkojnë pastaj në ministri përkatëse, ta regjistrojnë. E kam shqyrtuar ligjin, kam menduar vetë, me kolegë në Kosovë, të regjistroj një asociacion, sepse mund të bëhet. Ideja që Qeveria e Kosovës duhet të imponojë me dekret një asociacion të komunave serbe, të cilin ata nuk e kanë kërkuar kurrë konkretisht në një formë të caktuar, shkel të gjitha standardet evropiane.

Zëri i Amerikës: Cili është reagimi në Uashington ndaj këtij qëndrimi tuaj?

Gerald Knaus: Për mua është e rëndësishme çfarë shkruajnë ekspertët kryesorë evropianë, përfshirë ata në Këshillin e Evropës, ekspertët e së drejtës kushtetuese që i trajtojnë këto çështje në të gjitha demokracitë evropiane. Dhe ata kanë shkruar shumë qartë që duhet themeluar një asociacion, është premtuar, por se gjithashtu ekziston e drejta për asociim dhe është diçka që mund të bëhet. Qeveria e Kosovës gjithsesi duhet ta nxisë, nuk mund ta ndalojë themelimin e tij, kjo nuk lejohet. Komunat kanë kompetenca të gjera, ato mund të bashkëpunojnë sipas ligjit. Të gjitha këto elemente tashmë janë në planin e Ahtisaarit të vitit 2007, që ishte baza e Kushtetutës me të cilën Kosova është njohur si shtet.

Nuk e di se si formohen asociacionet në Shtetet e Bashkuara, supozoj që edhe këtu themelohen përmes të drejtës private, nga qytetarët ose grupe. Por, në Evropë, asociacionet e komunave themelohen nga komunat. Dhe ideja që për shkak të kësaj Kosova duhet të bllokohet për t’iu bashkuar një institucioni që mbron të drejtat e njeriut, kur në atë institucion, të gjithë ata që e analizuan Kosovën thanë se i plotëson të gjitha kushtet, do të ishte një shkelje e rëndë i parimit të trajtimit të barabartë.

Zëri i Amerikës: Por ne pamë qeverinë franceze, qeverinë në Berlin, të kërkojnë nga Kryeministri Kurti të ndërmarrë hapa konkretë rreth Asociacionit, para votimit të radhës në Këshillin e Evropës. Si e komentoni këtë zhvillim?

Gerald Knaus: Qeveria vetë ka premtuar në letrën dërguar Këshillit të Evropës se do të ndërmarrë hapa së shpejti, jo në të ardhmen e largët, por tani. Më bien në mend shumë gjëra që qeveria mund t’i bëjë dhe më duket se këtë javë ka filluar të takojë komunat, të ftojë kryebashkiakët, të ulet me ta dhe të bisedojë për atë që duan konkretisht. Problemi është në veri, siç e dini, në katër komunat për shkak të dorëheqjes së kryebashkiakëve serbë dhe bojkotuan zgjedhjet dhe tani votuesve iu bë thirrje që të bojkotojnë përpjekjet për zgjedhjet të reja, nuk kemi kryebashkiakë. Por megjithatë, mund të kërkosh nga zëvendës kryebashkiakët, për të propozuar bashkarisht diçka për çfarë komunat duan, e më pastaj qeveria duhet të bëjë çfarëdo që është në fuqinë e saj për t’u siguruar se funksionon.

Kemi shkruar së fundmi për këtë çështje. Mendoj se (asociacioni) është kurth i Presidentit serb Vuçiç dhe është një manovër efektive. Ai thotë, Kosova duhet ta themelojë asociacionin, që është e pazakontë, por çfarëdo që ata themelojnë, neve nuk do të na pëlqejë dhe do ta refuzojmë. Por po na pyetët ne çfarë duam, ne nuk hartojmë një propozim. Ajo që do Presidenti Vuçiç është një Republikë Serbe, në fakt ai do më shumë se një Republikë Serbe. Ai ka arritur të krijojë një situatë ku Qeveria e Kosovës do të bllokohet për diçka që ai, apo më me rëndësi komunat, nuk e kanë vënë mbi tryezë. Ky është një dështim i vërtetë i diplomacisë ndërkombëtare. Dhe po u lidhën këto dy çështje, Asociacioni me anëtarësimin në Këshill të Evropës, ju garantoj se asnjëra prej tyre nuk do të realizohet. Një rezultat i tillë do të ketë pasoja të rënda, shumë të dëmshme për pakicat, sepse Këshilli i Evropës ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qasjes në Gjyqin Evropian të të Drejtave të Njeriut.

Zëri i Amerikës: Jemi vetëm pak javë para këtij votimi. A mendoni se Kosova do të kushtëzohet?

Gerald Knaus: Ka diçka të çuditshme. Qeverisë i është kërkuar të dërgojë një projekt (draft) që është jozyrtar, për të cilin pala serbe nuk ka thënë që janë dakord, një projekt nga bashkësia ndërkombëtare, nga Bashkimi Evropian, por jozyrtarisht nga Bashkimi Evropian. Bëhet fjalë për një ‘non-paper’ (dokument jozyrtar), një projekt-statut dhe Kosovës i kërkohet ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese. Po të më pyesni mua, unë do ta bëja, sepse nuk shoh rrezik. Në fund të ditës, asociacioni do të funksionojë vetëm nëse serbëve u pëlqen, nëse ndërkohë Gjykata Kushtetuese e shqyrton dhe thotë është në përputhje apo nuk është në përputhje me Kushtetutën. Ka gjasa që Gjykata Kushtetuese të mos e shqyrtojë fare, sepse është një dokument jozyrtar. Në Gjermani, gjykata nuk do të merrte nën shqyrtim një dokument jozyrtar. Por, t’ia lëmë Gjykatës të marrë një vendim të tillë. Këshilla ime është, nëse kjo është e vetmja kërkesë, nuk e ndryshon realitetin që një asociacion të ekzistojë pas dy muajsh, pas tre muajsh, deri në fund të vitit, vitin e ardhshëm, duhet ketë pajtimin e atyre me të cilët bëhet, pra komunat serbe dhe nuk jam aktualisht i sigurt se ata janë me të vërtetë të gatshëm të bien dakord për një gjë të tillë. Nuk e kam të qartë cila është logjika, por nëse ky është kushti, unë do ta dërgoja.

Zëri i Amerikës: A e keni parë draft-statutin e Asociacionit? Çfarë mendimi keni për të?

Gerald Knaus: Thotë qartë që është statut për një asociacion në Republikën e Kosovës, që integriteti territorial garantohet. E kam këtu, me vete. Thotë se territori i Kosovës garantohet, thotë se asociacioni themelohet në bazë të kompetencave ekzistuese në nivel komune, që nuk do të fitojë asnjë kompetencë ekzekutive. Para se ta diskutojmë këtë statut, dua ta di, a pajtohet komunat serbe me këto pika? Do të kishte kuptim, apo jo?

Zëri i Amerikës: Ku qëndron rreziku?

Gerald Knaus: Nëse ato (komunat) pajtohen me integritetin territorial të Kosovës, do të ishte gjë e mirë. Në statut disa gjëra më duken të habitshme. Përse në një asociacion komunash do të ketë të pëfshirë një rol ndërmjetësimi ndërkombëtar? Por dërgoje në Gjykatë, le ta shqyrton Gjykata dhe pastaj negocio me komunat serbe.

Zëri i Amerikës: Të kalojmë të situate në terren. Si e vlerësoni atë? Së fundi pamë përfshirjen e zotit Vulin në përbërjen e qeverisë së re të Serbisë, në rolin e zëvendëskryeministrit. Çfarë paralajmërimi është ky?

Gerald Knaus: Si një vëzhgues objektiv, ajo që kemi parë vitin e fundit është më shumë dhunë, më shumë kërcënime se kurdo herë tjetër në një periudhë të gjatë. Kemi parë përplasjet e dhunshme midis demonstruesve serbë dhe KFOR-it, shumë prej tyre me lëndime serioze. I kemi parë paramilitarët dhe një sasi të madhe armësh që u futën në pjesën veriore të Kosovës. Së fundmi pamë manovrat ushtarake. E kemi dëgjuar Presidentin e Serbisë kur thotë se si dëshiron ta ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në rajon, që është krenar me armët e reja që dëshiron t’i prodhojë, një numër të madh dronësh vrastarë, dronë kamikaze, për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë nga Franca dhe që vet tha, pas udhëtimit në Paris, dhe pas kësaj kërkon nga Presidenti francez të shtyjë votimin në Këshillin e Evropës. Nuk ka lidhshmëri këtu, por po shohim militarizim të diskursit serb. Dhe pastaj kemi njerëz si zoti Vulin dhe të tjerë që thonë haptas që duan krijimin e një Serbie të madhe. Ai përdorë fjalë të tjera, thotë se të gjithë serbët duhet të jetojnë së bashku në një shtet dhe të vendosin së bashku. Kjo është e njejta gjë sikur Serbia e Madhe. Bëhet fjalë për një agjendë të vjetër, që mund të arrihet përmes dhunës, përmes luftës dhe kam frikë se kurrë nuk kemi qenë më afër përplasjeve të reja dhe valë të rë dhune në Ballkan në 20 vitet e fundit. Çfarë duhet të bëhet? Kjo do të ishte një katastrofë për të gjithë, përfshirë për të gjithë serbët në rajon. Por natyrisht për Kosovën, për fqinjtë e Serbisë, pas tërë asaj që ndodhi, shumë njerëz do të iknin, shumë shpejt. Na duhet të sigurohemi që ekziston një vizion alternativ, të cilin e shohin të gjithë. Ky vizion alternativ, ku të gjithë kufinjtë në rajon pas pesë vitesh duken si kufinjtë mes Gjermanisë dhe Polonisë, Gjermanisë dhe Francës, të padukshëm, ku të gjitha shtetet e rajonit janë të integruara në tregun e përbashkët evropian, ku i gëzon katër liritë, ku të gjitha njëkohësisht po lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ku të gjitha mund të jenë pjesë e sistemit Schengen me BE. Ky vizion është realist dhe është rrugë tjetër, që pesë vjet nga ky moment, dikush që jeton në Leposaviq apo Zveçan në pjesnë veriore të Kosovës, mund t’i ketë dy shtetësi, kufiri është i padukshëm, jeton në Kosovë, kufinjtë nuk ndryshohen, por mund të lëvizë lirshëm si pjesë e hapësirës më të madhe pa kufij në botë, përbrenda kësaj hapësire evropiane të lirisë. Këtë e arritëm në Irlandën e Veriut. Bëhet fjalë për dy shtete, ekziston një kufi, ai nuk ka ndryshuar, por është bërë i padukshëm. Kjo duhet të jetë rruga tjetër që duhet krijuar sa më parë që është e mundur, si alternativë ndaj agjendës nacionaliste, që ka për synim luftën për të ndryshuar kufijtë.

Zëri i Amerikës: Si e shihni angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare me rajonin për këto çështje?

Gerald Knaus: Ka shumë vullnet të mirë, por nuk ka mjaft strategji. Mendoj se po nënçmohet kërcënimi. Së fundmi kemi dy udhëheqës, fillimisht Vladimir Putinin. Nëse dikush flet me vite për nevojën për të patur ushtri të fuqishme, për t’u riarmatosur, për të sfiduar sovranitetin e fqinjve, të ndërtojë klimën e luftës që po pritet, eventualisht do të ketë luftë. E kemi parë në vitin 2022 me sulmin për pushtimin e plotë të Ukrainës. E kemi parë në Kaukaz, me Aliyevin në Azerbaixhan, i cili me vite ka folur, ka ndërtuar ushtrinë, e kemi parë duke marr territor dhe tani duke kërcënuar territorin e Armenisë çdo javë. Duhet ta marrim seriozisht atë që e thonë udhëheqësit. Unë do ta merrja seriozisht atë që udhëheqësit në Serbi e thonë dhe ata vazhdimisht flasin se si Aliyev është frymëzim, që kufinjtë në Ballkan – ata sigurisht nuk e pranojnë kufirin me Kosovën – dhe se forca mund të jetë e domosdoshme. Këto deklarata po nënvlerësohen aktualisht në kryeqendrat dhe do të doja që njerëzit të zgjohen nga gjumi dhe që udhëheqësit nëpër rajon dhe në Evropë të kuptojnë që gjëja e vlefshme që kemi patur këto 20 vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor, është paqja, mundësia për zhvillim, the të rinjtë që për herë të parë po rriten, gjenerata e parë e të rinjëve që nuk kanë përjetuar luftë dhe represion, dëbim e gjenocid, Srebrenica. Për herë të parë e kemi patur këtë mundësi dhe është shumë e vlefshme. Tani na duhet ta integrojmë tërë rajonin në zonën e paqes demokratike që e kemi patur në Evropën Perëndimore për 75 vitet e fundit.

Zëri i Amerikës: Shumë vëzhgues në Kosovë dhe përtej saj e shohin tensionin ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë. Si mendoni që kjo qeveri e ka menaxhuar marrëdhënien me Uashingtonin dhe Brukselin dhe kryeqendrat tjera?

Gerald Knaus: Unë nuk jam në ato takime, unë shoh vetëm rezultatet. Dhe përshtypja ime është që dialogu po krijon tensione. Mënyra se si është i ideuar. E kemi thënë prej kohësh, dialogu është i destinuar të dështojë. Përse? Për arsye se në mënyrë që Serbia të bëjë ndonjë lëshim, de fakto apo de jure, të njohë Kosovën, duhet t’i ofrohet diçka e madhe nga Bashkimi Evropian, jo nga Kosova. Dhe që Kosova të ndërmarrë vendime të vështira, duhet t’i ofrohet diçka e madhe, jo nga Serbia, sepse nuk do ta bëjë, por nga Bashkimi Evropian. Në fakt kemi dy negociata. Kosova negocion me Bashkimin Evropian dhe Serbia negocion me Bashkimin Evropian. Kjo është aryseja pse kishim disa arritje në 2013. Në atë kohë Serbia mori fillimin e bisedimeve për anëtarësim, Kosova mori fillimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, të dyja palët kishin një ndjenjë se po lëvizni drejt një të ardhme më të mirë. Kjo na duhet sërish. Ta marrim shembullin e Gjibraltarit. Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar nuk pajtohen për sovranitetin. Nëse u thuhet duhet ta zgjidhni tani, nuk do të pajtohen. Nuk është konflikt, kanë arritur për ta ngrirë, por nuk do të pajtohen. Nuk mendoj që Serbia do të pajtohet ndonjëherë ta njohë kufirin, përveçse nëse është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, që është i qëndrueshëm.

Kjo na duhet për paqen. Që i tërë rajoni të shohë që ka një të ardhme më të mirë. Kjo është mënyra se si konflikti ndërmjet Francës dhe Gjermanisë është zgjidhur mbi sovranitetit e territorit, mbi Saarland, që është pjesë e Gjermanisë, që për shumë vite pas luftës është kontrolluar nga Franca. Kur krijuan institucione të përbashkëta, u integruan, në atë pikë Franca dhe Gjermania ishin në pozitë të thonë nuk ka rëndësi ku është Saarland, mund të kthehet në Gjermani.

Zëri i Amerikës: A është i gatshëm Bashkimi Evropian për një angazhim të tillë?

Gerald Knaus: Duhet të argumentojmë për këtë gjë, është çështje lufte ose paqeje. Nëse e sheh Evropën, nëse i shikon 50 shtetet që i kemi sot në Evropë, atëherë secili shtet që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian apo në NATO, ka patur konflikt në 30 vitet e fundit. Luftë, kolaps të shtetit si në rastin e Shqipërisë gjatë viteve të ’90, represion të shkallës së gjerë, si në Bjellorusi, ose luftë, luftë civile dhe pushtim. Secili shtet, përveç Mali të Zi, ka patur luftë në territorin e vet. Kemi një zonë lufte dhe një zonë paqe në Evropë në 30 vitet e fundit, në periudhën e pas Luftës së Ftoftë, dhe na duhet ta zgjerojmë zonën e paqes. Kosova dhe Ballkani duhet të bëhen pjesë e kësaj zone të paqes demokratike sa më parë dhe hapi i parë konkret për këtë, prandaj është me kaq rëndësi, është që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Gjakovë, përurohet monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Në Gjakovë është përuruar sot monumenti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë, u prezantua ditën e sotme në parkun e qytetit të Gjakovës.

Në ceremoninë e zbulimit të bustit të realizuar nga skulptori Tal Istrefi, e cila përkon me 25-vjetorin e çlirimit të qytetit, mori pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si edhe zyrtarë e politikanë lokalë.bw

BIRN: Rënie e pandalshme: Emigrimi kyç dhjetëra shkolla në qarkun e Shkodrës

Në qarkun e Shkodrës, 19 shkolla publike janë mbyllur në 5 vitet e fundit, ndërsa dhjetëra të tjera janë kthyer në shkolla me klasa kolektive si pasojë e emigrimit – një proces që i dëmton fëmijët vështirëson punën për mësuesit.

Nga Emi Kalaja, BIRN

Oborri i shkollës 9-vjeçare në fshatin Obot të Shkodrës është mbuluar nga ferrat prej kohësh, ndërsa një dry i ndryshkur nga mospërdorimi mban mbyllur portat e saj. Vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, shkolla ka 5 vite që është mbyllur dhe aty nuk ka më asnjë nxënës, pasi nuk ka mbetur asnjë fëmijë në këtë fshat.

Kryeplaku i fshatit, Gregor Pemaj, përlotet kur e pyesin për shkollën dhe fëmijët e munguar në fshat.

“Nuk ka më lindje në fshat, vetëm ndonjë ceremoni mortore. Turp të themi se jemi të lumtur, pasi do vijnë familjarët nga jashtë për t’i bërë nderimet e fundit dhe fshati për një kohë gjallërohet disi,” i tha ai BIRN-it.

Oboti është një fshat i njësisë administrative Ana e Malit në Shkodër – një zonë e njohur për shtypshkronjën e parë dhe portin. Por gjatë viteve të fundit, fshati është gërryer nga shpopullimi dhe emigrimi.

Pemaj kujton se jo shumë kohë më parë në kishë mblidheshin rreth 400 vetë, kurse tani nuk ka mbetur thuajse asnjëri.

“Do të doja të shihja edhe njëherë rrugën e mbushur me djem dhe nuse, shkollën plot me nxënës, kishën që mbushej me 400 njerëz. Kam shpresë ta shoh edhe një herë,”, thotë me nostalgji ai.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga zyra vendore e arsimit parauniversitar në qarkun e Shkodrës tregojnë se vetëm në 5 vitet e fundit janë mbyllur 16 shkolla publike, ndërsa 3 të tjera kanë zero nxënës, edhe pse nuk janë mbyllur formalisht.

Për aktivistë të shoqërisë civile, kjo është shenjë e problemeve të thella që i kanë shtyrë njerëzit drejt largimit.

Kolindo Vjerdha, aktivisti i “Qëndresës Qytetare” në Shkodër thotë se rënia e numrit të nxënësve është e pandalshme dhe pasojat e saj ndjehen në të gjithë sistemin.

“Arsimi në përgjithësi, por sidomos ai parauniversitar, po përballet me fenomenin e shpopullimit masiv. Në 4 vitet e fundit, bankat e shkollës i mungojnë 56,000 nxënës, gjë që ka sjellë edhe 2000 mësues më pak në sistem. Vetëm në Bashkinë Shkodër, ka 712 nxënës më pak në bankat e shkollës këtë vit, një tregues i rënies graduale të numrit të nxënësve dhe boshatisjes së shkollave”, thotë Vjerdha.

Kushte të mjerueshme

Mimoza Rexhvelaj, mësuese me klasa kolektive në shkollën 9-vjeçare “Linaj” në Malësinë e Madhe që nga 2015, tregon se për të shkuar në shkollë duhet të sakrifikojë shumë.

Ajo udhëton çdo ditë dhe për të mbërritur në shkollë duhet të ndërrojë tre autobusë, Grizhë-Vrakë, Vrakë-Gruemirë, Gruemirë-Linaj. Madje për disa kohë ajo rrugën e ka bërë në këmbë, sepse nuk kishte rrugë makinash dhe kushtet ishin tepër të ështira.

Megjithatë, Rexhvelaj thotë se deri shtatë vite më parë mësimi zhvillohej normalisht dhe profesioni i mësueses i jepte asaj kënaqësi.

Mësuesja fajëson pjesërisht mungesën e rrugës dhe infrastrukturës për largimet dhe rënien e numrit të nxënësve vit pas viti. Sot shkolla ka 15 nxënës dhe dy klasa kolektive. Rexhvelaj thotë gjithashtu se mësimi në këto kushte është i vështirë dhe mezi menaxhohet ngarkesa dhe procesi mësimor.

Kushtet e shkollës tregojnë sipas Rexhvelajt edhe arsyet për braktisjen masive. Ajo thotë se në një kohë kur arsimimi po digjitalizohet, shkolla e saj nuk ka energji elektrike dhe as salla me kompjuter apo kushte minimale për mësimdhënie në vitin 2024.

Kjo ia vështirëson asaj punën, pasi i duhet shpesh të punojë në orë shtesë në salla interneti për të realizuar objektivat që kërkohen. Por për nxënësit, Rexhvelaj thotë se situata është “dyfish më e vështirë”.

Kolindo Vjerdha, aktivisti i “Qëndresës Qytetare” thotë se mungesa e infrastrukturës është një ndër arsyet për braktisjen masive të këtyre zonave.  “Për të mos folur pastaj për shkollat në Qarkun Shkodër, pa investime në infrastrukturë, pa ngrohje dhe digjitalizim të procesit mësimor, ku akoma mesatarja është një kompjuter për 20 nxënës,” thotë ai.

Sipas tij, kjo situatë që ka sjellë edhe braktisjen masive, po ndikon thellë në sistem duke dëmtuar rëndë arsimimin e fëmijëve.

“Mjafton të masim efektivitetin dhe produktivitetin e nxënëve në shkollat shqiptare duke analizuar rezultatet e PISA-s, ku rezulton se 73.2% e nxënësve janë ngelës në lexim, pra thënë ndryshe analfabetë funksionalë, nxënës që lexojnë, por nuk arrijnë të kuptojnë atë që lexojnë, po ashtu 67% e nxënësve janë ngelës në shkencë dhe 74% e nxënësve janë ngelës në matematikë. Këto tregues dëshmojnë për cilësinë reale të arsimimit në shkollat shqiptare,” thotë Vjerdha.

Ai vlerëson gjithashtu se pasojat janë sociale dhe ekonomike. Qindra mësues humbasin vendin e punës dhe dhjetra fshatra në të cilat shkolla shërben si qendër komunitare e humbasin atë si pikë referimi.

Dhjetra shkolla të mbyllura

Zyra Arsimore Rajonale, e cila u zhvendos në Lezhë me reformën e disa viteve më parë, i tha BIRN në një përgjigje zyrtare se dhjetra shkolla ishin mbyllur në pesë vitet e fundit, ndërsa në dhjetra të tjera mësimi bëhej në klasa kolektive.

“Në bashkinë e Shkodrës janë 37 shkolla të arsimit parauniversitar brenda ZVAP Shkodër, që zhvillojnë mësim me klasa kolektive. Në pesë vitet e fundit, brenda territorit ku ushtron veprimtarinë ZVAP Shkodër, janë mbyllur 6 shkolla publike dhe 4 private,” thuhet në përgjigje zyrtare.

Në Vaun e Dejës, 15 shkolla zhvillojnë mësim në klasa kolektive, ndërsa edhe pse nuk ka shkolla që janë mbyllur, tre prej tyre kanë regjistruar 0 nxënës dhe konsiderohen jofunksionale.

Zonat më të prekura nga shpopullimi dhe mbyllja e shkollave janë Puka dhe Fushë-Arrëzi, ku ka 31 shkolla që zhvillojnë mësim në klasa kolektive dhe janë mbyllur 10 shkolla në pesë vitet e fundit.

Por edhe pse të dhënat janë për 5 vitet e fundit, historia e mbylljes së shkollave ka një dekadë që ka filluar. Vetëm në zonën e Dukagjinit, BIRN mësoi se vitet e fundit janë mbyllur 3 shkolla: Shkolla Lekaj, Shkolla Lotaj dhe Shkolla Nënmavriq dhe nxënësit e këtyre shkollave u duhet tani të ecin shumë kilometra në terren të vështirë për të zhvilluar mësim në tre shkolla të bashkuara.

Për zëdhënësin e Kishës Katolike në Shkodër, Dom Mark Pashkja, situata është alarmante. Ai thotë se fenomenin e shpopullimit dhe pasojat e saj i përjeton çdo ditë në famullitë e Beltojës, Ashtës dhe Kosmacit.

“Po ju sjell rastin e Beltojës, pasi mbaj statistikat konkrete. Ky fshat ka 273 shtëpi, nga të cilat vetëm 50 janë të banueshme, pjesa dërmuese janë të moshuar. Nga këto 50 familje, vetëm 10 prej tyre kanë fëmijë në moshë shkolle, ndërsa në shtator kam informacion të sigurt se edhe 3 familje nga këto do të lëvizin jashtë,” tregon Dom Mark Pashkja për BIRN.

Ai thotë se shkollat në këto zona të shpopulluara janë praktikisht të mbyllura, funksionojnë vetëm për të mos hedhur mësuesit në rrugë.

Kleriku mendon gjithashtu se edhe aty ku kanë mbetur pak fëmijë, mësimi në klasa kolektive më shumë po i dëmton nxënësit.

“Klasat kolektive ndikojnë edhe në aspektin social dhe psikologjik, pasi po bashkojnë një nxënës 10-vjeçar me një 14-vjeçar dhe ka pabarazi. Ata nuk arrijnë të shijojnë as orën e edukatës fizike dhe të tjera si këto. Gjithçka është shumë e sforcuar dhe po dëmton brezin e ardhshëm në mënyrë të parikuperueshme,” përfundoi kleriku.

INSTAT: Arsimi, në tkurrje të shpejtë, numri i nxënësve dhe studentëve ra me 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Nga viti në vit, ritmet e rënies së nxënësve në arsim po rriten si pasojë e uljes së lindjeve dhe emigrimit të lartë në popullsinë e re në moshë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin zyrtar 533.711 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,7%, krahasuar me vitin shkollor 2022-23.

Në vitin shkollor 2023-24, u regjistruan në arsimin parauniversitar (deri të mesëm të lartë) 416.538 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 3,8%, krahasuar me vitin shkollor 2022-23.

Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 66.711 fëmijë, 4,4% më pak, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 258.072 nxënës, 54,7% në arsimin fillor dhe 45,3% në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2022-23, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 3,4% më pak nxënës.

Në vitin shkollor 2023-24, 88,7% e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 11,3% në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47,9% të totalit.

Në vitin shkollor 2023-24, u regjistruan në arsimin e mesëm të lartë 91.755 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Në vitin 2023-24, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,1%.

Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (85,0%).

Në vitin shkollor 2023-24, numri ë mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.109, ndër të cilët 78,0% janë gra.

Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,1 dhe në atë privat është 15,2. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në arsimin publik është 7,9 dhe në atë privat 8,0. Numri i mësuesve në arsimin e mesëm të lartë është 8.307 prej të cilëve 69,6% janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm të lartë është 11,5 në arsimin publik dhe 9,1 në atë privat.

Në arsimin pas të mesmes, jo të lartë, në vitin shkollor 2023-24 u regjistruan 179 nxënës. Femrat përbëjnë 39,7% ndërsa meshkujt 60,3%. 71,5 % e tyre ndjekin kualifikimin “Ndërmjetësim ë Pasurive të Paluajtshme”, 17,9% “Teknologji Automatizimi” dhe 10,6% “Dizajn dhe Modë”.

Në vitin akademik 2023-24, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 116.994 studentë, duke shënuar një ulje prej 3,6% krahasuar me 2022-23.

Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 72,3% të numrit total të studentëve. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2023-24, marrin pjesë 68.305 studente femra, ose 58,4% e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 67.283 studentë duke shënuar një ulje prej 5,5% krahasuar me 2022-23.

Në vitin akademik 2023-24, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve.

Fusha të tjera më të preferuara janë: “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me përkatësisht 20.9% dhe 19.7% të numrit gjithsej të studentëve të regjistruar. Fusha “Shëndet dhe mirëqenie” është njëkohësisht edhe fusha me rritjen më të madhe të studentëve të regjistruar krahasimisht me vitin e kaluar (8,8%).


Send this to a friend