Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.
BRUKSEL- Shqiptarët e Brukselit kanë protestuar ditën e sotme para Komisionit Europian, duke shprehur kundërshtimet e tyre ndaj projektit në Sazan. Të mbuluar me flamur kombëtarë dhe qeleshe, ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa disa prej tyre kërkojnë burgosjen e Ramës. Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.
Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Qeveri e re”, “O pallosh jep dorëheqjen sa më parë”,”Revolucion”, “Kur populli proteston fillon zhvillimi”, “Qeveri e re”, “A je shqipe, a je pulë”, “Top Channel e kapëm lajmin”, “Erdhëm vetë në edicionin qëndror”, “Milionero mos të kapi sikleti”, “Ramëëë, pije kosin”.
Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:
1. Dorëheqjen e qeverisë;
2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
Rasti i bashke vendasit tone tropojan, na ben krenar,duke shpalosur talentin dhe vlerat e shqiptarve kudo ne bote…Ndersa shkrimi ka nje pasaktesi …Tplani nuk eshte nje fshat i pa degjuar mes malesh dhe i braktisur…Ky fshat, nder me te bukurit e vendit, shtrihet ne nje fushe prej 600 ha, ndryshe quhet edhe Myzeqeja e Tropojes…..me shume vlera historike, kulturore dhe ekonomiko shoqerore….
Pershendetje!.Jam Petrit Shehaj edhe jam krenar qe jam nga ai fshati i vogel qe thote autori,i cili ai fshat nuk esht i vogel apo i panjohur por esht nje nder fshatrat me te njohur te veriut!!
E komplimentoj dhe uroj patriotin,djalin e moshatarit tim dhe nipin e mesuesit timte dashur te klases se pare!!!
JAM KRENAR QE JAM NGA T’PLANI I KRASNIQES!
Zoti te ruejt o burri i malesis familiarisht,na bane krenar me punen mesimin dhe sjelljen tande.U kenaqa kur lexova shkrimin per ty,Tplanin,Tropojen dhe per Shqiperin…urime suksese kudo ne jete.
Urime ne gastronomi djalosh..por dhe shume suksese te uroj ne kete fushe..por mos harro se mbase nje dite do na lumturosh me restorantin tend edhe ne vendlindje..Tropoje.Jeta le ta tregoje..geshtenjat aty te presin.
Suksese Armand lart e me larte