Lojrat e pushteteve me lodhen e zhgenjyen, po vullneti , ndergjegjia nuk do me lejoje te hesht perpara NENIT 449 dhe asnje Shqiptar nuk duhet te heshtë!
Me lexoni ju lutem: Vjeshte ! Djali im ishte nja 5-6 vjeç. Une punonja ne rrobaqepsi me turne.
Ate dite qe ndodhi kjo ngjarje isha turni i dyte…ushqeva djalin dhe po pregatisnja çanten per pune.
Mamaja mundohej te me vinte dicka me shume, isha dobesuar shume, jepja gjak çdo dy muaj !
Ne kete kohe bije zilja e deres, doli mamaja ta hape, degjova zera burrash e me vrap dola ne koridor…
ne dere qendronin dy burra te veshur me kostume gri te erret!
Sa i pashe u drodha…parandjeva keq!
Mamaja u kthye nga une, ishte mbuluar me pulla te kuqe ne fytyre…pa nga une, ju tha atyre dy burrave “me falni sa te vishem” dhe u fut ne dhome…
Une e ndoqa pas!
Ajo dridhej e nuk vishej dot, une e ndihmova dhe ajo me peshperime me tha “jane te Ministrisë të Brendëshme, nuk e di çfare duan te me thone, po nuk erdha me kane arrestuar…kujdes familjen te mbeti ty te përballosh!”
Nga syte i rridhnin lot…ju afrua shtratit ku flinte djali, e puthi ne balle dhe doli!
Dy burrat e prisnin tek shkallet…pas pak ndegjova nje makine qe u ndez dhe une kisha ngrire ne kembe, duke shtrenguar fort midis duarve fustanin e mamase!
“Mami”, degjova zerin e djalit, ku iku nena!? E rrembeva nga duart i vesha shpejt tutat nje bluze e bashke me te zbritem shkallet rrembimthi, dyert i lame hapur e filluam te vrapojme neper rrugica per te vajtur tek puna e vellait qe punonte ne ndertim ke pallatet ke Restorant “Durresi “!
Shiu filloi, une e djali vraponim…harrova qe ay ishte i vogel, shiu filloi!
Vellai na pa nga vinçi qe po vraponim, thirri nje here “Tanka” dhe pa e zgjatur…u kap tek kabllot e vinçit e rreshqiti poshte, kur erdhi tek ne nga duart e tij rridhte gjak! Ja tregova ngjarjen, ai u zverdh vajti ke brigadieri e pas pak u nisem per ne shtepi…une nuk shkova ne pune!
Rrinim pafolur edhe im bir nuk bente ze, vetem na shikonte mua e vellain!
Diku nga ora 5 ra zila e deres…vrapuam ne korridor!
Ne dere qendronte mamaja, kishte marrë hije te vdekuri…
sa hapem deren asaj i ra te fiket!
E shtrime ne shtrat, thirrem mjeken… tensioni zemra luftonin me ate trup qe DIKTATURA donte ta mposhte!
Cfare s’provuan ata me ne, kercenime, tortura, lufte psikollogjike, urine, poshterimin…po ne mbijetuam!
Lojrat e pushteteve me lodhen e zhgenjyen, po vullneti , ndergjegjia nuk do me lejoje te hesht perpara NENIT 449 dhe asnje Shqiptar nuk duhet te heshtë!
Po na poshterojne ne deje …na e kthyen gjakun ne uje, na vrane shpirtin , na fshine trurin! A MUND TE FALIM CFARE U BE ME NE! NE PO PRESIM TE VENDOSE DREJTESIA E PASTER…KETA E FSHINE! TURP PER POLITIKEN E PARLAMENTIT SHQIPETAR!!!
Komentet