Mësohet se zjarri ka përfshirë ambientet e katit të nëndheshëm të këtij institucioni, ndërsa forca të shume zjarrfikëse po punojnë që zjarri të mos përhapet në ambiente të tjera
TIRANË – Në orët e paradites së sotme nga punonjësit e institucionit është raportuar se ka rënë zjarr në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
Mësohet se zjarri ka përfshirë ambientet e katit të nëndheshëm të këtij institucioni, ndërsa forcat e zjarrfikëses po punojnë që zjarri të mos përhapet në ambiente të tjera.
Ndërkohë punonjësit e Bibliotekës Kombëtare kanë dalë në ambientet e jashtme për shkak të problemeve të shkaktuara nga tymi.
Policia akoma nuk ka dhënë ndonjë version zyrtar për shkaqet e zjarrit. aa
Komentet