Në komunikimin me Voal.ch në lidhje me ndihmën ligjore që ju jep falas protestuesëve, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe apeli që i drejton policisë, kemi këtë prononcim të Av.Lulzim Tanushit :
“Mbështetjen per protestuesit e kam nisur qe ne fillim të arrestimeve me daten 2 Korrik. Qe ne ditën e 3 kur nisi revolucioni Flamingom kam dalë vetë duke protestuar dhe ndihma ligjore prej meje per protestuesit ka qenë pa dallim aty dhe pa pagese per te vetmen arsye se na bashkon kauza e përbashkët dhe une ate kauzë e kam te shenjte. Une aty kam dalë se dua te ndryshojmë sistemin
Per mua kushdo që ka protestuar i jam mirënjohës sepse ndajmë njëjtën qëllim (flas ne parim se ka dhe aty njerez qe nuk kane interes per ndryshim sistemi as per te rrezuar kete qeveri)
Unë jam për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, si dhe për ndryshimin e sistemit rajonal proporcional aktual në proporcional kombëtar me lista te hapura, me formulën D’Hondt me prag 2 ose 3%. Une jam per ndryshimin e Kushtetutës, veçanërisht pjesen e mandatit te KM, jo me shume se 2 mandate per te shmangur pushtetin absolut dhe autoritar marrë dhe kontekstin historik dhe zonën ku jemi (mendesi ballkanase), dhe per mos me forcuar lidhjet e pushtetit ekzekutiv me grupe qe punojnë kundra interesit te kombit, ashtu sikurse dhe per mos lejuar qe pushteti ekzekutiv prej kreut te saj te dehur nga pushteti por dhe te kompromentuar te mos degradojnë ne piken qe te kapin pushtetet e tjera, sikurse po ndodh, dhe KM mos te mbaje peng te ardhmen e kombit per hallet e tij personale dhe as mos te shesë interesat strategjike te kombit. Ndër të tjera ndryshime ne Kushtetute është imuniteti i zyrtarëve të lartë si Kryeministër, ministra apo deputet, të balancohen kompetencat e presidentit, mënyra e zgjedhjes së tij, qe mos kemi nje president qe nuk shërben per asgje apo te jete i padobishëm ne rast krize politike, si dhe të përfshihet pjesa e referendumeve, si mekanizmi më drejtpërdrejtë i demokracisë. Këto janë disa prej elementëve domosdoshëm dhe mbi të gjitha të panegociueshëm që duhet të ndryshohen.
Ky ndryshim është thembra e Akilit sepse na eshte marre sovraniteti peng… sot nuk kemi perfaqesim real te vullnetit popullit…. askush nuk perfqesohet
E kam të rëndësishme te them pse jam ne proteste dhe pse kam suportuar protestën dhe protestuesit
Une aty s’jam pa qëllim, une jam per ndryshimin e sistemit me pika konkrete.
Deri tani kam mbështetur mbi 50 protestues, i ndjek procedurat deri në fund që nga arrestimi. Kemi disa vendime ku jane shpallur arrestimet e paligjshme. Kemi bere ankime ne apel per vendimet e tjera e tani jemi duke pritur.
Policisë i bën apel te respektojë vetem ligjin, të mos japin asnje urdhër paligjshëm, te mos i bindet asnje urdhëri te paligjshëm dhe zinxhiri komandues mos japë urdhëra të paligjshëm pasi nuk i përjashton nga përgjegjësia ligjore zbatimi urdherave të paligjshëm… Te referojnë dhe të dalin publikisht si sinjalizues nese jane urdhëruar ose jane ne dijeni te shkeljeve masive te ligjit, sepse aty ku punojnë eshte bere praktikë paligjshmeria, pasi kane mbrojtje ligjore si dhe në momentin qe ndalojnë dike dhe e neutralizojnë mos te ushtrojnë dhunë, asnje formë dhune, por te respektojnë te drejtat ligjore te tyre.”









Trim mbi trima/Ai Perbindesh (paravetting) Sali Berisha/ Qe mbi “bijen”e vet asht turr (vijon neser te gazeta “DITA”, simotra e “Zerit” dhe “Zerit te Popullit”, ku u ushqye sekretari partise per 25 vjet me kryekrimineli e gjakatari qe ka pjelle nana shqiptare. Horr i bulevardit dhe i te gjitha hordhiqeve qe po i ban ketij vendi, por te erdhi dite, kryekriminel!
Sali Berisha ka shume te drejte.Une Sali Berishen kam degjuar te parin ne Shqiperi qe te ka folur dhe ka kerkuar Pavaresine e Kosoves.Per kete dhe ju dha nga Presidenti Bush, ketu ne Tirane, sihariqi i Pavaresise se Kosoves.Berisha ishte i pari ne bote qe njohu Maqedonin,ku ka nje numur shume te madh shqiptaresh,si shtet te pavarur.Kjo gje e armiqesoi me Greqine.Sa per Sorosin,te cilit kjo gazetaruce i sherben do te kujtoj qe: Ne parlamentin italian te mbledhur per situaten ne Shqiperi,nje deputete italiane,mbase Piveti,qe me duket se ishte kryeparlamentare ose ministre brendshme e asaj kohe ka thene pikerisht keto fjale :- A do ta lejojme Sorosin qe pyjet e Shqiperise ti ktheje ne Kolombi droge.Jo pyjet por ne kohen e soristeve shqiptar,tere vendi, eshte mbjelle me droge.Tanjungu rrezimin e qeverise Berisha ne 1997 e ka quajtur siahariq per Serbine ,se pas kesaj u hapen rruget per te bashkepunuar ajo me lirshem ne Ballkan,keshtu theksonte ajo agjensi