Shikoni video, fjalimin e Edi Ramës në 18 shkurt 2011. Kërkon dorëheqjen e Berishës dhe zgjedhje të reja! Do të rrimë në protesta deri në largimin e Berishës!
Demonstrata nisi me fjalimet e njerëzve të thjeshtë, sikur edhe tek protesta e djeshme!
Populli ka të njëjtat halle!
Tash 27 vjet!
Edi Rama e konsideron regjimin e Berishës, diktaturën e fundit.
Luli nuk të beson, i thotë Edi Rama!
Ilir Metën e konsideron m.. këpuce i Berishës!
Zgjedhjet e reja të parakohëshme, e vetmja zgjidhje që i jep fund krizës!
Demostratat nuk ndalen, demostratat do të vazhdojnë për ditë e për javë më të mëdha, do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.
Në pankarta shkruhet e njëjta gjë: Zgjedhje të reja dhe largimin e Berishës!
Edhe çadrat janë përsëri një copypaste!
Ambasada e SHBA: Ruhuni nga protesta
Protesta e opozites e paralajmeruar me 18 shkurt ka detyruar ambasaden amerikane t’u beje thirrje shtetasve te saj qe ndodhen ne Shqiperi te bejne kujdes. Paralajmerimi eshte bere paraditen e djeshme dhe ne oret e pasdites u pasua edhe nga nje i dyte, per tubimin e se dieles, njoftuar nga Partia Demokratike.
Me ane te nje deklarate leshuar diten e djeshme, ambasada e SHBA-se u ka bere thirrje shtetasve amerikane qe ndodhen ne Tirane te shmangin udhetimet e panevojshme me date 18 shkurt e me tej.
Ne deklaraten e saj, ambasada amerikane shprehet se “kemi informacione qe protestat e opozites te zgjasin disa dite rresht”. Kurse vijohet: “Ne i njoftojme qytetaret e SHBA, se edhe demonstratat qe jane njoftuar si paqesore mund te kthehen ne dhune dhe te paparashikueshme. Ju duhet t’i shmangni ato nese eshte e mundshme”. Ne njoftimin e leshuar dje nga ambasada e SHBA-se, evidentohej fakti se demonstratat e kaluara kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese te kryeqytetit dhe kane nderprere ne menyre te konsiderueshme rrjedhen e trafikut. Ambasada e SHBA ka keshilluar personelin te shmange zonat ku ndodhin demonstrata dhe te kufizojne te gjitha udhetimet e panevojshme gjate protestave.
“Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin. U bejme thirrje qytetareve amerikane te jeni vigjilente dhe te vetedijshem per vendndodhjen tuaj dhe degjoni se cfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike. Qytetareve te SHBA-se po i kerkojme te ushtrojne kujdes te forte, nese ata gjenden prane demonstruesve”, thuhen ne deklaraten e ambasades amerikane leshuar diten e djeshme. Paralajmerimi i dyte, vinte per 20 shkurtin, per koncertin festiv qe do te zhvilloje diten e diel Forumi Rinor i Partise Demokratike. Ne nje njoftim zyrtar ambasada e SHBA, kerkon nga qytetaret e saj qe te shmangin zonat ku do te zhvillohet ky miting ne qender te qytetit. Ndersa paralajmeron bazuar ne proceduren qe po ndjek qe prej 21 janarit, se tubimet ne Tirane mund te jene te dhunshme, edhe pse fillimisht deklarohen si paqesore. “Partia Demokratike e Shqiperise ka lajmeruar zhvillimin e nje mitingu te dielen ne 20 shkurt 2011.
Ambasada nuk ka informacion specifik per vendin apo zonen ku do te zhvillohet mitingu. Me pare mitingjet publike kane prekur te gjitha arteriet e qytetit dhe zakonisht perreth Parlamentit, Kryeministrise dhe bulevardit, “Deshmoret e Kombit”. Personeli i Ambasades se SHBA eshte keshilluar qe te shmang cdo kalim ne zonen e demonstratave dhe te limitojne cdo udhetim gjate kohes se zhvillimit te protestes”, thuhet ne njoftimin e Ambasades se SHBA-se qe per shkak te procedures rutine, ne pjesen me te madhe eshte perseritje e atij per kujdes nga 18 shkurti. Nderkohe edhe disa ambasada te vendeve te Bashkimit Evropian, ashtu si heret e kaluara qe nga 21 janari, u kane bere thirrje shtetasve te tyre te qendrojne larg vendeve ku do te grumbullohen demonstruesit me 18 shkurt, ndersa theksojne se qytetaret e vendeve te tyre duhet te shmangin levizjet e panevojshme ne Tirane deri ne perfundim te demonstratave, qe sipas informacioneve mund te vazhdojne disa dite. Keto ambasada kane leshuar deklarata vigjilente edhe ne demonstratat e meparshme te zhvilluara nga opozita. Ambasada britanike e ajo italiane u kane bere thirrje diten e djeshme shtetasve te tyre qe ndodhen ne Shqiperi, te kene kujdes me 18 shkurt pasi demonstratat e PS edhe pse jane paralajmeruar paqesore mund te rezultojne si ajo e 21 janarit. Apeli “Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te çojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin . U bejme thirrje qytetareve amerikane, te jeni vigjilent dhe te vetedijshem per vendbanimin tuaj, degjoni se çfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike”.
Një nga drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt, Elton Kacidhja, mësohet se ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme në mënyrë të parevokueshme.
Elton Kacidhja është një nga drejtorët kryesorë të Bashkisë së Tiranës.
Ai u përfol disa ditë më parë për dorëheqjen e tij, të cilën e ka mohuar, por CNA ka mësuar nga burime zyrtare se Kacidhja e ka dhënë sot dorëheqjen.
Ujësjellësi i Tiranës ka qenë një nga institucionet më të përfolura dhe të akuzuara që shkojnë deri te dhënia e tenderëve me vlerë miliona euro për kompanitë e lidhura me inceneratorët.
Gjithashtu në Ujësjellësin e Tiranës mediat kohë më parë raportuan dhe punësime gazetarësh dhe shpesh ka qenë një institucion i akuzuar si një vend punësimi nepotik, i përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës. sn
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirsë, Tedi Blushi ka reaguar në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Blushi është shprehur se në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nderojmë kujtimin e paharruar të të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën 8 vite më parë në landfillin e Sharrës ku ishte punësuar për të fituar të ardhura për të siguruar librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.
Postimi:
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nderojmë kujtimin e paharruar të të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën 8 vite më parë në landfillin e Sharrës ku ishte punësuar për të fituar të ardhura për të siguruar librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.
Ëndrrat e tij u prenë në mes nga babëzia dhe korrupsioni i pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj.
Drejtësia për të ndjerin Ardit Gjoklaj është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar.
Gjaku i tij është thirrje për të mos harruar se korrupsioni i Erion Veliaj të vret!
Gjaku i tij nuk falet dhe as mund të amnistohet nga “Drejtësia me Regji”!
Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin dhe do të bëjmë gjithçka që Erion Veliaj të marrë ndëshkimin e merituar për këtë krim!
Sot u mbajt protesta e mësuesve para Ministrisë së Arsimit.
Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre, ndërsa i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres që të reflektojnë. Ata shprehën se në të kundërt në tubimi tjetër do të jetë edhe më masiv.
“Zbatoni kontratën kolektive. I jepni mësuesve 10 muaj transport jo 9, nuk mund të ikim me paratë tona. Transporti të jetë në masën 100 përqind. Financoni arsimin publik ndryshe nuk ka arsim cilësor”, u shpreh një prej tyre.
“Kërkojmë reflektim të shpejtë të kërkesava tona. Në të kundërt në tubimin tjetër do jemi shumë më shumë se kaq, nuk do tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka deklaruar një tjetër.
Pjesëmarrësit në tubim u shprehën se ka ardhur koha që arsimi të kthehet në një nga tre prioritetetit të kësaj qeverie.
“Nëse ministria nuk bashkëpunon, kontratat kolektive na mundëson përshkallëzimin me protesta dhe greva, të pjesshme apo të përgjithshme. Jmei në pritje deri në shtator”, tha Bashkim Sele, kryetari i seksionit sindikal të Durrësit. bw
Duke komentuar testin e fundit në Shkollën e Magjistraturës, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open”, tha se ka hije të forta skandali për kapjen e sistemit të drejtësisë.
Lala: Ky është ndër skandalet më të rënda që ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës ku formohen gjyqtarët dhe prokurorët. Është menduar si një shkollë që do të formonte gjyqtarë dhe prokurorë me një standard të lartë. Kanë qenë 411 kandidatë, pasi janë ulur në vendet përkatëse, në një moment disa nga gratë shtatzëna kanë shkuar në banjë.
Është shpërndarë teza prej 100 pikësh. Janë kaluar 411 teza dhe janë shpallur fituesit. Në mënyrë të fshehtë pa u njoftuar askush vendoset që të korrigjohen tekstet sepse Skan Troni nuk kishte punuar. Si rregull do të duhet të kishte një anulim të procesit për shkak të defektit dhe të kishte një proces të ri. Gjithë ky skandal është bërë që të futen disa emra që nuk e kishin kaluar pragun. Pas rikorigjimit janë futur edhe 41 emra të tjerë dhe në ditën e tretë janë shtuar edhe 10 emra. Për të fshehur emrat nuk është vendosur më renditja sipas pikëve por sipas rendit alfabetik. Askush nuk e kupton se cili ka marrë kaq pikë. Kjo komprometon rëndë Shkollën e Magjistraturës si institucion ku del ajka.
Daci: Duhet të japë mësim ajka që të dalë ajkë! Kur hyn kos i thartuar del kos i thartuar.
Lala: Fakti që nuk është bërë transparencë dhe çfarë më shqetëson është reagimi i z.Rakipi që tha nuk më shqetëson shumë pajisja. Si hyri kjo pajisje në Shkollën e Magjistraturës. T’i drejtohej prokurorisë për të hetuar dhe të njoftonte institucionet përfshirë partnerët ndërkombëtar. Kam dyshime që është tentuar kapja e brezit të ri të juristëve. Një gjyqtar dhe prokuror që hyn nesër në sistem ka statusin e përjetshëm. Te testet e tjera janë vlerësime subjektive. Ata kanë paracaktuar fituesit. Rakipi të dalë sa nuk është vonë, është në nderin e Shkollës së Magjistraturës dhe të anulojë këtë proces dhe të mos paragjykohet si shkolla e plepave dikur. Ekziston rreziku i lartë që të kapet sistemi i drejtësisë për 30 vjet dhe askush nuk reagon.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi para mediave se kishte shkuar vullnetarisht në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dëshmuar për dosjen e inceneratorëve, por gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Open” në News 24, një dokument sipas të cilit SPAK i ka dërguar fletëthirrje kryebashkiakut. Në dokumentin e publikuar nga gazetarja Lala, thuhet se kërkesa ndaj Veliajt është bërë më 24 prill.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga dyert e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 8 orësh ku ka dëshmuar për aferën e inceneratorëve. Veliaj theksoi për mediat se ishte në SPAK si bashkëpunëtor dhe se gjatë marrjes në pyetje ishte ezauruar plotësisht çështja e inceneratorëve.
“Falënderoj kolegët e SPAK. Një institucion me të cilën unë nuk kisha të bëja përpara por që pas këtij takimi ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari në Shqipëri. Është krijuar një institucion serioz. Isha me dy kolegë hetues profesionist të disiplinuar dhe unë them që e vetmja gjë që mund të bëjmë është të mos përgojojmë institucionet, por t’i forcojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor.
Kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Po diskutonim sot orën 9 me 10 pasi kishte edhe një seancë tjetër. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC, i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish-bashkia me 37 euro toni. Ky proces ishte komplet gjë tjetër, e pa kërkuar nga investitor të tjerë dhe që nuk kishin lidhje me bashkinë e Tiranës dhe që nuk kishin lidhje me IFC. Sigurisht që u thanë edhe disa detaje të tjera.
Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të sekretit hetimor, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjellë edhe disa prova të tjera, mu kërkua që të mos i ndaj me gazetarët. Sigurisht do të jenë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time. Unë dhe bashkëpunëtorët e mi ndihen më të lehtësuar. Pata mundësinë që të them fjalën time. Besoj edhe armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Njeriu duhet gjykuar edhe nga armiqtë të bën dhe jo vetëm nga punët që bën.bw
Erion Veliaj ndodhet prej disa orësh në SPAK duke dhënë shpjegime për aferën korruptive te inceneratorit të Tiranës. Pak ditë më parë Veliaj doli të televizioni i inceneratorëve i Carlo Bollinos dhe deklaroi se do të shkojë vetë në SPAK për të dërguar të gjitha dokumentet që nevojite.
Por mashtrimi i kryebashkiakut nuk ka zgjatur shumë, gazetarja Klodiana Lala ka pohuar se Veliajt i ka shkuar fletë-thirrje nga SPAK dhe nuk ka shkuar vetë me dëshirë siç përpiqet ta shesë publikisht.
“Veliaj po pyetet për aferën e inceneratorëve. Ai priti për 45 minuta, derisa u thirr nga prokurorët. Veliaj është pyetur për rolin e tij. Erion Veliaj ka dhënë shpjegimë për inceneratorin. Deri tani për inceneratorin e Tiranës janë lëshuar 15 urdhër-arreste.
Veliaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën. Prokurorët i kishin paraqitur fletë thirrje Veliajt që të paraqitet në SPAK. Çdokush që thirret në SPAK paraqitet nervoz, kur vjen në Strukturën e Posaçme. Veliaj përflitet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, por ai nuk është së paku deri tani nën hetim.”,- është shprehur Lala.sn
Teksa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK, ka pasur përplasje me qytetarë dhe përfaqësues të PD-së.
Mes qytetarëve thuhet se ka qenë i pranishëm në oborrin e Prokurorisë së Posaçme dhe Klevis Balliu. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Në hyrje zoti Veliaj ‘u përplas’ me deputetët e PD së Rithemelimit që ndodhen jashtë godinës së SPAK të cilët ndodhen aty pasi do të vendoset masa e sigurisë për disa protestues.
Klevis Balliu dhe të pranishëm të tjerë i drejtohen; ‘Hajdut, hajdut!’, ndërsa Veliaj i përgjigjet “Kërkoja Fariut. Thuaja Fariut, me 100 mijë euro makinë”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ende nuk dihet arsyeja se pse Veliaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK, por mendohet se është për dosjen ‘’5D’’.
Disa drejtorë dhe zyrtarë të lartë të Bashkisë Tiranë, u arrestuan pak kohë më parë për dosjen ‘’5D’’, ku akuzohen se i kanë dhënë kompanisë së tyre tendera nga bashkia e Tiranës. sn
Erion Veliaj paraqitet nesër në SPAK, pasi dy herë më parë refuzoi dy fletëthirrjet, njëherë duke u shtruar në spital dhe njëherë tjetër pasi shpiku një vizitë pune jashtë vendit.
Së fundmi, Veliaj do të kalojë derën e SPAK, edhe pse është munduar të paraqitet si një personazh që nuk e kanë thirrur, por po paraqitet vullnetarisht.
Dhe si për ti dhënë kurajo vetes dhe stafit që ka në Bashki, Veliaj po mundohet të shfrytëzojë çdo ceremoni për të bërë propagandë, për të dhënë mesazhe se gjithçka që thuhet për të është lajm i rremë, ndërsa veten e krahason me një pemë me kokrra.
“Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov. Megjithatë, shpresoj të mos dekurajoheni sepse nuk është ‘çmendur’ vetëm Ballkani, por e gjithë bota jeton me debatet e populizmit, me debatet e lajmit të rremë dhe sulmit të atij që do t’i çojë gjërat përpara. Ne shqiptarët kur bëhemi bashkë, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi”, shprehet Veliaj.
Në fakt Veliaj e ka krijuar një histori të jashtëzakonshme suksesi, veçanërisht me ‘5D’ ku drejtoro-shtabistët politikë të Erjonit të Bashkisë, vodhën 100% të taksave të qytetarëve, përmes një skeme të përmbysur mafioze. Ishin drejtorët e Veliajt që i jepnin vetes tendera, pra miliona euro, që më pas i investonin në pallate e hotele, madje duke fituar edhe statusin e investitorit strategjik, që të shmangeshin në këtë mënyrë taksat që duhet të paguanin për bizneset private që kishin.
Ndoshta kjo është arsyeja që Veliaj e krahason veten me ‘pemën me kokrra’, ku ato kokrrat i kishte për vete dhe drejtorët, dhe qytetarëve u ka lënë gjethet… sn
Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, por pak i njohur nga turistët vendas dhe të huaj. Qyteti që dikur ishte qendra e Ilirisë jugore ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve në Ballkan, të cilët këtë vit kanë nisur të zbulohen për vizitorët. Ndërtimi i një rruge të re pritet ta kthejë këtë qendër arkeologjike në një itinerar të rëndësishëm turistik.
Mbi një kodër të butë mbi rrjedhën e Vjosës, në zemër të Mallakastrës, nga ku shihet që nga Adriatiku deri në kufijtë shtetëroe të Shqipërisë me Greqinë, shtrihen rrënojat e qytetit antik të Bylisit.
Qyteti që jetoi gati dhjetë shekuj ka një harmoni të periudhave të ndryshme historike që nisin nga mesi i shekullit të IV para Krishti, kur mendohet se u themelua, duke shërbyer si endra e Ilirisë jugore dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit.
Mure madhështorë rrethues në një sipërfaqe mbi 2 km dhe kulla mbrojtëse që flasin për mjeshtër të paarrirë të gurit, rrënojat e një teatri me rreth 7500 vende, një shëtitore gati 4 hektarë dhe stadium, por edhe tempuj dhe godina banimi dëshmojnë për një periudhë te hershme kur Bylysi ishte kryevendi i këtij rajoni, pasi kontrollonte udhëkalimet e kohës në luginën e Vjosës.
Ardit Shehu, përgjëgjës i këtij parku thotë për Zërin e Amerikës se “sipërfaqjae Parkut arkeologjik të Bylysit është 32 hektarë. Bylisi përfaqëson një numër të madh monumentesh që janë nga shekulli i katërt para Krishtit. Monumentet e para të qytetit lidhen me teatrin, gjimanzin, stadiumin, shëtitoren dhe monumente të tjera që janë ngritur më vonë”.
Këtë vit Parkui i Bylisit lidhet me rrugën kombëtare Levan -Tepelenë me një segment të ri gati 7 kilometër që ka nisur të rrisë vizitueshmërinë e këtij thesari arkeologjik të Shqipërisë gati të pashfaqur më parë si për turistët vendas edhe të huaj.
“Këtë vit ka patur edhe një rritje të numrit të vizitorëve, krahasur me vitin e kalur ne kemi dyfishin e të ardhurave. Jemi të kënaqur me infrastrukturën rrugore që na e bën tani të lehtë komunikimin në park. Kemi këtë vit edhe një rritje të numrit të guidave” , thotë përgjegjësi i Parkut Bylis Ardit Shehu .
Sipas studiuesve ndërtimi i kishave në shekullin e V pas Krishtit shënon një pikë kulmore për Bylysin.
Katedralja është nga më të mëdhatë në gjithë rajonin dhe është bazilika më e madhe paleokristiane e Shqipërisë.
“Bylysi, thotë Ardit Shehu , ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve rreth një mijë metër katrorë të cilët kanë nisur të zbulohen për vizitorët”.
“Në Bylys janë rreth një mijë metër katrorë mozaikë dhe këtë e bëjnë një qytet antik të veçantë në Shqipëri dhe më gjerë. Ne kemi menduar që duke filluar nga muaji prill ti hapim gradualisht mozaikët që të jenë të vizituesëhm si për turistët e huaj edhe ata vendas. Mozaikët janë në gjendje shumë të mirë dhe motivet e tyre janë tejet të larmishme”.
Mozaikët paraqesin kryesisht figura shpendësh dhe motive biblike që nga bariu i mirë që kujdesej për ligjet apo një skenë peshkimi.
Ndërsa vizitorë të pakët përshkojnë rrënojat e pesë kishave Albana Shala që jeton në Hollandë thotë se pëlqen të vijë në këtë park të jashtëzakonshëm.
“Unë tani jetoj në Hollandë. Sa herë vij në Shqipëri vij në Bylis me miq të ndryshëm jo vetëm nga Hollanda. Është nga parqet arkeologjike më të ruajtura mirë dhe më i pazbuluari deri tani”, thotë ajo.
Gërmimet arkeologjike në Qytetin antiktë Bylisit kanë zbuluar disa nga monumentet më të rëndësishme të tij, por studiuesit flasin se rreth 10% e qytetit është zbuluar deri tani.
Bylisi ka shumë për të ofruar dhe ende shumë për të zbuluar dhe siç thihet në një nga mbishkrimet e gjetura antike “O i huaj, mos e shmang vështrimin nga bukuria e Bylisit.”
Banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj në qytetin e Shkodrës u trondit në orët e para të së dielës nga shpërthimi i një sasie tritoli. Sipas policisë vendore, ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 13 minuta, në portën e banesës se gjyqtarit, në lagjen “Tom Kola” të qytetit, në kohën kur ai ndodhej në banesë së bashku me familjen.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të pakta materiale. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person duke vendosur lëndën shpërthuese, por pa arritur ta identifikojnë. Policia vijon kontrollet në zonë, ndërsa një grup hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Magjistrati Tonin Sterkaj është gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Zëri i Amerikës kontaktoj me gjyqtarin Tonin Sterkaj, i cili pohoj se ngjarja dyshohet se ka lidhje me ushtrimin e detyrës së tij si gjyqtar. Gjyqtari Sterkaj tha se, gjatë 30 viteve të karierës së tij si gjyqtar, nuk ka pasur ndonjë konflikt me persona të tjerë.
Në lidhje me gjarjen reagoi sot edhe Keshilli i Lartë i Gjyqësor, i cili, përmes një dekarate, përcjell shqetësimin për këto akte që cënojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.
Këshilli i Lartë Gjyqësor e cilësoi ngjarjen si një akt kriminal dhe i kërkoi organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.
Në deklaratën e publikuar pak orë pas ngjarjes Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcëni magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër meve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.
Komentet