VOAL

VOAL

Rama poston foton e ditës, ja çfarë ka përzgjedhur kryeministri

February 18, 2017

Komentet

Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk mund të ndalet, edhe nëse vonohet nga ndonjë kundërshtar i Kosovës apo nga lobimi i Serbisë

VOAL- Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar sot ndaj zhvillimeve në Strasburg, ku Komiteti i Ministrave i KiE nuk e përfshiu në rendin e ditës anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse kishte disa vende që kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.  “Disa vende anëtare zgjodhën t’i dalin në krah padrejtësive dhe t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, nënvizon zonja Gërvalla-Scharz:

Në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, i cili shënoi 75-vjetorin e themelimit të organizatës më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare të cilat kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Megjithëse sot ishte dita kur do të duhej të votohej anëtarësimi ynë në këtë organizatë dhe në këtë formë të dërgohej një mesazh i fuqishëm për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës dhe në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare nuk e futën në agjendën e sotme dhe nuk morën vendim për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonesë të Republikës së Kosovës.
Ky qëndrim është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë. Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letres drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave.
Megjithatë, në vend të Opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe një propozimi të arsyeshëm e serioz nga Qeveria e Kosovës, disa vende anëtare zgjodhën t’i dalin në krah padrejtësive dhe t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, duke privuar kështu qytetarët e Republikës së Kosovës nga të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë mekanizmat e kësaj organizate, veçanërisht për komunitetet e pakicës etnike dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara.
Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE). Nga opinioni i Departamentit Ligjor të Këshillit të Evropës që konfirmon se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësim si shtet evropian, nga votimi i ambasadorëve më 24 prill 2023 me 33 vota për nga 46 sosh, nga raporti pozitiv i tre juristëve eminentë te raporti i raportueses Dora Bakoyannis, nga dy mbledhjet e Këshillit për Çështje Politike e Demokraci (në Paris me 27 mars dhe në Strasbourg më 16 prill 2024) e deri te votimi i Asamblesë Parlamentare më 16 prill 2024 me 131 vota për, kundrejt 29 kundër. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk mund të ndalet, edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë. Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë.
Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovës.

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer reagon me ironi ndaj qeverisë së Gjermanisë, Francës dhe Italisë: Urime, morët duartrokitjet e Grenell

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Richard Grenell, ish-emisarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili lavdëroi qeveritë gjermane, italiane dhe franceze për kushtëzimin e Kosovës në rrugën drejt Këshillit të Evropës.

Në një reagim në platformën X, Bütikofer tha me ironi se qeveria gjermane arriti më në fund t’i marrë duartrokitjet e Grenellit.

“Urime të posaçme qeverisë gjermane! Më në fund arriti t’i marrë duartrokitjet dhe respektin e ulët nga ekstremisti i Trumpit, Richard Grenell, për politikën e saj në Kosovë! Çfarë përparimi!”, tha ai.

 

Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të bëjnë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, në mënyrë që të arrihet mbështetja e shumicës së anëtarëve në Komitetin e Ministrave të KiE-së për pranimin e Kosovës.

Dhe më tutje Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer vazhdon:

“Shikoni, se kujt i pëlqen politika ndaj #Kosovës që po ndjek #Berlini, #Paris dhe #Roma! @RichardGrenell u ofron atyre një pasqyrë; ku të shohin atë, a do ta njohin veten? A do të shohin ata, të paktën, një arsye për të menduar sërish për trajektoren që po ndjekin?

Vjosa Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se në rrugën për anëtarësim në Këshill të Evropës nuk do të cenojnë vlerat që përbëjnë Kosovën.

Ajo u shpreh e bindur se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës “është thjesht çështje kohe”.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, ka shkruar Osmani në “X” të premten.

Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj vendeve që e kanë mbështetur Kosovën deri tani.

“Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”, ka shkruar presidentja.

Më 16 prill, kur Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi pro Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se “jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg” anëtarësimit në organizatën lidere në kontinent për të drejtat e njeriut. Një muaj më vonë, kur Komiteti i Ministrave të KiE-së do të merrte vendimin përfundimtar për Kosovën, ajo nuk u fut fare në rend dite.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, u shpreh se këtë e shkaktoi qëndrimi i disa vendeve që Kosova ta pranojë fillimisht draftstatutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar publikisht një gjë të tillë Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, fillimisht, e refuzoi këtë kusht, por në një përpjekje të minutave të fundit për ta ndryshuar situatën, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u shpreh se ka njoftuar Këshillin e Evropës përmes një letre, se Kosova po e përgatit draft-statutin, për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese deri në fund të majit.

Në reagim pas letrës së Gërvallës, Ambasada gjermane në Prishtinë, duke u thirrur edhe në vendet e tjera të QUINT-it – SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Italinë – ka thënë se kërkesë e tyre ishte dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese përpara takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Të premten më vonë, kryesuesja e deritanshme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE), Dominique Hasler, ka thënë se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.bw

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Hasler, që është ministre e Jashtme e Lihtenshtajnit, shteti i cili ka pasur udhëheqjen e presidencës së KiE-së, tha pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave më 17 maj se Kosova është përmendur në mbledhje nga shtetet anëtare.

“Pranimi i Kosovës u përmend disa herë sot në kuadër të deklaratave kombëtare të ministrave. Ne kemi pranuar letër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me rekomandimin për pranimin e Kosovës dhe ne bëmë gjithçka brenda presidencës sonë për të avancuar procesin, së bashku me shtetet anëtare. Dhe Komiteti i Ministrave veçse ka nisur diskutimet për çështjen dhe aktualisht po shqyrton se si të procedojë”, tha ajo.

Në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, sipas ueb-faqes zyrtare të KiE-së, nuk u përfshi votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Kosova veçse ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Ministrave.

Pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg.

Ndërkaq, kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, tha se kur bëhet fjalë për pranimin e Kosovës, çështja nuk ka të bëjë me atë nëse duhet të pranohet, por kur.

Pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-së, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se anëtarësimi i shtetit në këtë organizatë nuk mund të ndalet “edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë. Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë”.

“Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovën”, tha Gërvalla përmes një postimi në Facebook.

Më 16 maj, përmes një letre dërguar Këshillit të Evropës, Kosova tha se zotohet se do të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit. Me këtë zotim, Kosova tha se përmbushi kushtin e vënë nga disa anëtarë të Këshillit të Evropës dhe Prishtina kërkoi që të bëhet anëtare e kësaj organizate evropiane për të drejtat e njeriut.

Por, Gjermania, një prej shteteve që ka vendosur kushtin për Kosovën në KiE, tha se ajo konsideron si “hap konkret” vetëm kur Kosova të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.
Deri më tani, janë prezantuar disa draft-statute për Asociacionin, përfshirë një nga BE-ja në tetorin e vitit të kaluar.

Por, në letrën dërguar KiE-së, Kosova tha se mëton që të hartojë draftin e saj, duke u frymëzuar nga drafti i prezantuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung.

Në fund të janarit të vitit 2023, FES-i publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Albin Kurti. REL

UGSHPD: RAMA NGA KOTOR-i KTHEN PËRMBYS GEORGE ORWELL  (…”e ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën”)

 

Nga citimi i veprës 1984 * e George Orwell se :”Kush kontrollon të shkuarën kontrollon të ardhmen” (“Who controls the past controls the future”), të kuptuarit e thënies ka nevojë për një mendim kritik dhe për një përkushtim filozofik që i duhen mësuar një debatuesi në Kuvend si dhe për të kuptuar se cilin krah zhvillimi ai/ajo përfaqëson apo sa i/e lirë, i/e nënshtruar, në ç’ aleanca si përfaqësues i popullit ai/ajo është dhe bën pjesë kur tashmë themi se jetojmë në një shoqëri vlerash demokratike mbi 30 vjeçare. A janë këta përfaqësues të zgjedhur prej popullit vigjilentë dhe a punojnë për të mirën e vendit dhe shoqërisë pa u bërë ende pjesëtar i Ferma e Kafshëve * (një tjetër vepër e Orwellit), ku realiteti dhe jeta e përditshme duan rezultatin dhe zgjidhjen e çështjeve më poshtë:

1- a është ndërtuar një botë dhe një shoqëri imagjinare në të cilën njerëzit jetojnë mes vuajtjes dhe frikës? 

2- a ndikohen të gjithë qytetarët  dhe a i mashtron ata një parti e vetme politike? 

3- përse informacioni kontrollohet nga një grup njerëzish?

A i mishëron sot fatkeqësisht këto cilësi të transformimit demokracia shqiptare si pa u ndier prej Rilindjes Socialiste në mbylljen e tre mandateve të saj 2013-2025? 

Por po ja lemë secilën pikë për zgjidhje një nxënësi/je shkolle që do të kishte marrë një rezultat të mirë nga testi i Pisas dhe që mundësisht për shembullin tonë krahasues të rridhte nga një familje me prindër që punojnë pandërprerë ndershmërisht në biznesin e tyre për të siguruar jetesën. Por si  përballohen taksat, papunësia, mungesa e ujit dhe e energjisë, pamundësia e pushimeve verore apo dimërore e një vendi që “pushtohet” nga 10 milion turistë, me të afërm dhe bashkëmoshatarë që kanë shtegtuar nëpër botë duke përgjysmuar dhe mplakur popullsinë e vendit, me një vend ku drejtësia burgos pa prova liderin e opozitës dhe kthehet në armë për të goditur kundërshtarët, në një vend ku fjala e lirë dhe shtypi i lirë dhunohet, dhe me një shtet që jep lajme dhe ushqen me propagandë dhe ka forcën e ngritjes së komisione të posaçme politike për të luftuar “dizinformacionin”. Këto tregues janë të mjaftueshëm për formimin e një të riu dhe të reje shqiptare për të kuptuar se në çfarë realiteti jeton. Atëherë kush do ishte ai/ajo që t’i kishte thënë JO(!) këtij deformimi, këtij konformizmi të një individi që është produkti i tre mandateve të sundimit të elitës së Rilindjes Socialiste. Në qoftë se njerëzit ende nuk arrijnë ta dallojnë këtë mashtrim, këtë sundim dhe grabitje, atëherë nuk është më faji i atyre që “janë zgjedhur” për t’i udhëhequr. Ndërgjegjja qytetare ka përgjegjësitë e veta.

Përse ka rëndësi që shqiptarët dhe diaspora duhet ta kuptojnë qëllimin sot të qeverisjes që po sulet për një valë të re të marrjes së votave dhe për të qëndruar në pushtet? Përse po investohet kaq shumë edhe njëherë pas 11 vitesh dhe përse kjo ka lidhje edhe me takimin e Kotorrit?

Për të kuptuar lajmin në pak fjalë se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si; Mali i Zi (vendi pritës), Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria mblidhen për “Një rajon, vizion i përbashkët” në takimin dyditor të Udhëheqësve Rajonalë të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor bashkë me partnerët e BE-së, komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Euro-Azinë, James O’Brien ku në qendër është angazhimi për integrimin ekonomik rajonal, si dhe ndihma dhe rruga drejt BE-së.

Sikur të mos ishte kjo arsyeja që kryeministri shqiptar në qëndrimet e tij ka konceptet e veta kur kërkon që BE të hapë dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor pa pritur që të zbatohen të gjitha reformat dhe shprehet se: “duhet të jemi pjesë e BE-së përpara se të zbatojmë të gjitha reformat për të parë se si zbatohet në praktikë dhe të përshtatemi më lehtë me tregun që i përkasim”, takimi i Kotorrit i bën të pa rëndësishme mesazhet dhe aty  Rama lehtësisht shtyn propagandën ndërsa Agjencia Telegrafike Shqiptare bën atë që i urdhërohet me një “slide-show”, albumi fotografik i kryeministrit për t’u ndarë në rrjetet sociale. Aty, ai përzgjedh këndin pastrues mes pjesëmarrjes dhe më e rëndësishmja tek kjo është tërheqja e vëmendjes dhe vendosja e UNI-it mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në qoftë se paqja, dialogu dhe bashkëpunimi janë të rëndësishme për rajonin, në dyditorëshin e veprimtarisë dhe një thënie që ATSH-ja veçon nga fotoalbumi i Ramës që del si diçiturë dhe lexohet se:  “për Shqipërinë nuk është e shkuara që duhet të kontrollojë të ardhmen, por e ardhmja duhet ta kontrollojë të shkuarën”.

Në mënyrën më të drejtpërdrejtë kjo përmbysje e origjinalit Orwell-ian “Kush kontrollon të shkuarën kontrollon të ardhmen”, nuk e bën interesant Ramën kur e kthen në të kundërtën. Përkundrazi ai përforcon qëllimin e mjeteve dhe të pushtetit. Me pushtetin dhe mundësisht “fitoren” një partiake, sundimi dhe korrupsioni instalohen si sistem. Por kjo përllogaritje nuk të shpie në BE, në sistemin politik pluralist dhe në formimin e shtetit të së drejtës. Rama ndoshta si autori i Manualeve  të Akademisë Politike Socialiste do të duhet t’i sqarojë gjerë dhe gjatë edhe vijën e prerë që ndan krijimin mediokër dhe plagjiaturën nga prodhimtaria dhe fantazia zhvilluese e ideve për shoqërinë shqiptare. Si mund të kesh guximin dhe të shprehesh: -“…duhet të jemi pjesë e BE-së përpara se të zbatojmë të gjitha reformat…”.

 

Për ta sqaruar këtë justifikim teze dhe deliri se “e ardhmja duhet ta kontrollojë të shkuarën”, Ramës i duhet kujtuar pikërisht  guri i ri kilometrik i pushtetit për 2025 e jo më 2030 që i ka vënë si qëllim vetes, BE-ja, si individ ai është protagonist dhe siç e ka vetë cilësuar  përmbysës mbi 30 vjeçar dhe ka kapur  pushtetin duke instaluar  shkallën më të lartë të korrupsionit dhe përvetësimeve që elita e Rilindjes Socialiste po bën.

33 vite tranzicion kaq i ashpër, janë pikërisht e shkuara, ajo e shkuar nga e cila vështirë të distancohen dhe një e shkuar e çmuar për ta kontrolluar në një dorë të ardhmen.

Pra në 33 vite tranzicion në një kohë kur pjekuria politike shqiptare duhej të kishte krijuar një brez të ri të shëndoshë për t’i marrë në dorë fatet e vendit, në Shqipëri pikërisht etja për pushtet tregon se:- “Kush kontrollon të shkuarën kontrollon të ardhmen”.

 Nuk gjendemi në lojëra fjalësh dhe në kushtet e pamundësisë të të menduarit. Logjika e thjeshtë të tregon se ku mund të rrëshqasë Shqipëria dhe se ku ndodhet sot Rama. Ku ndahet pushteti i tij nga rruga e lirisë duke kuptuar se: “Kush e kontrrollon me dorë të hekurt të tashmen, Ai/Ajo bën çfarë të dojë me të shkuarën dhe të ardhmen e qytetarëve dhe shtetasve që nuk reagojnë”. 

Shqiptarët opozitarë, studentët, të papunët, të pastrehët dhe shoqëria civile po proteston sepse po e jeton varfërimin prej korrupsionit. Përditshmëria e ndërgjegjes qytetare mund të ndeshet dhe ta mundë një regjim të korruptuar dhe shtypës duke i dhënë shembujt mbi këtë rrethim që pushteti ka krijuar: 1- ndërtimin e një bote dhe shoqërie imagjinare në të cilën njerëzit jetojnë mes vuajtjes dhe frikës. 2- ku të gjithë qytetarët i mashtron një parti e vetme politike, dhe ku 3- informacioni kontrollohet nga një grup njerëzish.

_________

* Eric Arthur Blair, i njohur George Orwell (1903 – 1950)  ishte një romancier, poet, eseist, gazetar dhe kritik anglez. 

1984 dhe Ferma e Kafshëve  shkruar fill pas LIIB u referuan gjatë këtij shënimi.

14 Maj, 2024

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

(Intervista – Video) Daniel Serwer: Diplomaci e keqe e SHBA & BE- Kosova i përmbushi kushtet duhet të anëtarësohet në KiE

Daniel Serwer tek A2CNN

Nga Rosalba Bejdo

S’është e drejtë mosfutja e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave të KiE. Vuçiç nuk është vetëm përfaqësues i Putinit në Ballkanin perëndimor, por ka ambiciet e tij në rajon.. bota serbe nuk është gjë tjetër veçse Serbia e madhe në një terminologji të re. Asosacioni pasi Serbia të njohë Kosovën – SHBA të çojnë dronë në Kosovë.

 

Kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Europës me krijimin e asociacionit, Profesori në universitetin amerikan Johns Hopkins dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, e sheh si të padrejtë.

Duke kritikuar atë që e sheh diplomaci të keqe, nga SHBA dhe BE, ai mbështet qëndrimin e Kurtit dhe thotë se asociacioni duhet të krijohet vetëm pasi Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova”, – thotë ai – “duhet të jetë gati për një përshkallëzim të situatës me Serbinë, dhe i bën thirrje SHBA që përveç raketave t’i sigurojë vendit edhe dronë”.

Profesor Serwer, ju falënderoj shumë që na bashkoheni sot, është një nder për ne… Fillimisht dua t’ju pyes për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe pse u tha se Kosova është e kualifikuar për t’iu bashkuar kësaj organizate, tani po vendoset një kusht tjetër, Asociacioni… Franca dhe Gjermania kërkuan që çështja të mos futet në agjenden e Këshillit të ministrave. A mendoni se kjo është e drejtë?

Jo, nuk është e drejtë. Mendoj se asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka për të cilën është rënë dakord në vitin 2013 në këmbim të gjërave që Serbia duhej të bënte, duke përfshirë pjesëmarrjen e plotë të serbëve në institucionet qeverisëse, shtrirja e autoriteti ligjor kushtetues të Prishtinës në veri të Kosovës dhe një sërë gjërash që Serbia nuk i ka bërë. Pra, të kërkohet nga Kosova që të përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së vitit 2013 pa marrë asgjë nga në këmbim të kuid pro quo-së që u ra dakord, është një gabim i rëndë. Është diplomaci e keqe.

Nuk është hera e parë që Kosovës i premtohet diçka për integrimin;  kërkohet plotësimi i kushteve dhe kur Kosova e bën këtë, diçka tjetër vihet në tryezë dhe premtimi nuk mbahet. A e cenon kjo kredibilitetin e bashkësisë ndërkombëtare? Çfarë do të thotë një qëndrim i tillë?

Kjo definitivisht që minon besueshmërinë tek bashkësia ndërkombëtare. Kjo ofendon njerëzit në Kosovë dhe në vende të tjera të cilët po kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare nuk i përbush angazhimet e veta, diçka që kufizon levën e saj të ndikimit. Mendoj se është koha të kuptohet se Këshilli i Evropës është një hap i nevojshëm për Kosovën që do të përmirësonte kushtet për serbët në Kosovë. Prishtina ka bërë gjithçka që i është kërkuar, përfshirë zbatimin e marrëveshjes për pronën e manastirit të Deçanit. Mendoj se kjo ishte një lëvizje shumë e mirë nga ana e Prishtinës.

Kryeministri Albin Kurti nuk pranon krijimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, me argumentin se nuk ka asnjë lidhje mes dy gjërave. A po bën mirë, sepse po bëhet gjithnjë e më e qartë se një qëndrim i tillë mund të bllokojë integrimin?

Shiko, ai ka absolutisht të drejtë se ky nuk është një kusht i duhur për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por unë do të shkoja edhe më tej. Unë do të thosha se asociacioni është diçka që duhet të arrihet vetëm kur Serbia të jetë e përgatitur të njohë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. E dini, evropianët tregojnë për shoqatat e shumta që tashmë ekzistojnë brenda BE-së, të cilat janë të krahasueshme me asociacionin e komunave me shumice serbe. Por të gjitha ato shoqata ekzistojnë në vendet që e njohin njëri-tjetrin. Është shumë e qartë se çfarë po përpiqet të arrijë Beogradi me Asociacionin. Ata e thanë qartë, publikisht, se po përpiqen të mundësojnë një qeverisje të veçantë të popullatës serbe, të paktën në veri. Dhe ky është një objektiv që duhet të refuzohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Kosova flet për një qasje të pabalancuar, ku Prishtina përballet me presion dhe Serbia po tolerohet për shkeljen e marrëveshjes së Ohrit. Serbia po lufton hapur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, akuzon Perëndimin se po sulmon serbët dhe kërkon mbështetjen e Rusisë dhe Kinës. Si duhet t’i lexojmë të gjitha këto?

Duhet ta lexoni pikërisht ashtu siç e lexuat ju. Perëndimi po përpiqet të zbusë Serbinë dhe po përpiqet të vendosë kushte strikte ndaj Kosovës. Kjo për shkak se Serbia ka një politikë të mbrojtjes në çështjet ndërkombëtare ndërmjet lindjes dhe perëndimit, ndërsa Kosova ndjek politikën e ‘Bandwagoning’, pra kur shtetet me të dobëta vendosin se kosto e kundërshtimit të vendeve me të fuqishme I tejkalon përfitimet. Është tërësisht e përkushtuar ndaj perëndimit, NATO-s dhe objektivit të BE-së. Dhe është thjesht një gabim serioz për ne që të mos mbështesim njerëzit që vërtet duan të jenë në perëndim dhe të kënaqim  ata që nuk duan vërtet të jenë në perëndim. Dhe presidenti Vuçiç e ka bërë të qartë këtë. Me marrëveshjet e tij strategjike me Kinën dhe Rusinë…

Beogradi ka zgjedhur një qeveri të re, ku  pjesë e saj janë individë të sanksionuar nga SHBA, por kjo nuk është dënuar sa duhet nga bashkësia ndërkombëtare. Cili është komenti juaj për këtë?

Epo, unë nuk pres që komuniteti ndërkombëtar domosdoshmërisht të dënojë njerëzit sepse ata janë të sanksionuar nga SHBA, por më e pakta që duhet bërë është që SHBA duhet të flasë me zë të lartë dhe qartë dhe nuk e ka bërë këtë. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i sanksionojë këta individë dhe nuk e ka bërë. BE-ja nuk e ka bërë këtë. Kështu që unë e konsideroj të gjithë këtë një tregues domethënës të dështimit të politikës së SHBA-së dhe BE-së në tre-katër vitet e fundit për t’u përballur efektivisht me një Serbi që po kthehet gjithnjë e më shumë drejt lindjes në çështjet ndërkombëtare dhe drejt autokracisë në mënyrën se si qeveris në shtëpi.

Kosova po pretendon se armatimi i Serbisë me armë nga Rusia dhe Irani është kërcënim për sigurinë dhe po paralajmëron sulme të reja si ai në Banjskë. Diçka e tillë përforcohet nga zbulimi i armëve të reja në veri të martën… Mendoni se ka rrezik përshkallëzimi?

Unë definitivisht mendoj se ekziston rreziku i përshkallëzimit dhe mendoj se është e rëndësishme që Kosova të përgatitet për të. Një nga gjërat e mira që kanë bërë amerikanët është autorizimi i shitjes së raketave antitank Javelin në Kosovë. Do të doja të shihja që edhe disa dronë të shkojnë në Kosovë. Unë mendoj se forcat e sigurisë së Kosovës kanë nevojë për pajisjet, trajnimin, organizimin e nevojshëm për të penguar çdo përpjekje të Serbisë për të pushtuar territorin, veçanërisht në veri.

Si e shihni ju rolin e Rusisë, rolin e Putinit për gjithçka po ndodh në Ballkan?

Rusia është një mundësues i destabilitetit në Ballkan,  por nuk mendoj se duhet të gënjejmë veten. Vuçiç nuk është vetëm përfaqësues i Putinit në Ballkanin perëndimor , por ka ambiciet e tij në rajon. Ai i ka bërë të qarta ato. Ka folur për botën serbe dhe bota serbe nuk është gjë tjetër veçse Serbia e madhe në një terminologji të re. Ai do të donte të arrinte këtë fillimisht de facto. Ai ka bërë një rrugë të gjatë për ta bërë këtë në Mal të Zi. Është munduar shumë ta bëjë në Republikën Sërpska, dhe tani do të përpiqet ta bëjë këtë në Kosovë me komunitetin serb atje. Ai ka qenë tejet e qartë lidhur me këtë temë. Pra, po, lidhja me Rusinë e ndihmon, ja mundëson një qëllim të tillë, por ai ka ambiciet e veta, dhe ato ambicie janë shumë të qarta dhe duhet të shuhen.

Osmani s’u konsultua dhe s’e përkrah letrën e Qeverisë dërguar KiE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk u konsultua nga Qeveria e Kosovës për një letër të cilën ajo ia dërgoi Këshillit të Evropës (KiE) të mërkurën, ku e njoftoi për qëllimet e Qeverisë për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tha këshilltari i saj Bekim Kupina.

Kupina tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se presidentja “nuk e përkrah këtë letër”.

“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës… Kjo letër nuk është e tillë”, tha Kupina për REL të enjten.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të enjten në mëngjes se Qeveria ia ka dërguar një letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se Kosova do ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin, dhe se pret nga ai ta pranojë Kosovën si anëtaren më të re këtë javë.

Gërvalla vjen nga partia Guxo, të cilën e kishte udhëhequr Osmani për disa muaj, deri në prill 2021, kur u emërua presidente dhe u largua nga partia, siç kërkon Kushtetuta e vendit.

Kupina theksoi se letra “mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën”.

“Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tre institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tre institucione”, tha ai.

Njoftimi i Gërvallës për zotimin e Kosovës për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një statut për Asociacionin vjen pasi disa vende, si Gjermania dhe Franca, kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Qeveria e Kosovës, fillimisht, e ka refuzuar Asociacionin si kusht.

Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave, i cili mblidhet më 16 dhe 17 maj.

Kosova nuk pritet të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë.

Kupina shtoi se Osmani “gjatë gjithë ditës po vazhdon konsultimet” me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Prandaj edhe po bën përpjekje që shtetet anëtare të binden që sa më parë që të jetë e mundur të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e quajti “mashtrim dhe përpjekje joserioze” nga Kosova njoftimin se ajo synon ta hartojë një draft-statut për themelimin e Asociacionit dhe tha se ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë pa pëlqimin e Serbisë. REL

Ambasador Paolo Foresti: Falenderoj të gjithë ata që e bënë prezantimin shqip të “Tryezat e Ambasadorit” të paharruar për mua!

Diplomati i shquar italian Paolo Foresti që ka shërbyer në Shqipëri si Ambasador i Italisë në Tiranë gjatë periudhës prej 1993-1997 ka dalë me një libër të ri, i titulluar “Tryezat e Ambasadorit”.

Ambasador Foresti ka një lidhje shumë të fortë me Shqipërinë dhe me shqiptarët dhe anasjelltas edhe shqiptarët ndajnë një dashuri, respekt dhe vlerësim për kontributin aq të rëndësishëm të diplomatit të lartë italian.

Libri i përkthyer në shqip posa është promovuar në Tiranë dhe ka dalë nëpër libraritë dhe me këtë rast Ambasadori i Shqiptarëve, Z.Foresti falenderon përmes rrjetit social si më poshtë:

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata të kontribuan që prezantimi i librit tim në versionin shqip TRYEZAT E AMBASADORIT të jetë i paharruar për mua.

Një falenderim i veçantë për Rotary Albania, për televizionet dhe gazetarët që më pritën, për universitetet themele për formimin e lidershipit të ardhshëm të Tokës së Shqiponjave!

Nuk do të përmend emra, por të gjithë janë të regjistruar në zemrën time.

FALEMINDERIT”

 

Samiti i BE-së në Kotor: Kurti i kërkon Vuçiçit dorëzimin e Radoiçiçit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që t’ia dorëzojë autoriteteve të Kosovës terroristin Milan Radoiçiç.

Kurti tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor me njohje reciproke janë të domosdoshme për paqen, sigurinë dhe integrimin.

“Për këtë arsye, kërkoë nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radioçiçin në Kosovë dhe grupin e tij paramilitar që e ka vrarë rreshterin tonë, Afrim Bunjakun më 24 shtator”, tha Kurti.

Më tej, Kurti e porositi BE-në që të kontrollojë progresin demokratik dhe reformat në rajon, e më pas t’i bazojë politikat e saj në ato të dhëna.

“Tani më lejoni të flas për përparimin e bërë me Planin Zhvillimor. Për Kosovën Plani Zhvillimor i BE-së paraqet një mundësi për ta cuar përpara integrimin tonë në tregun unik evropian duke përshpejtuar reformat që kanë të bëjnë me demokratizimin, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”.

“Mirëpresim punën në tregun unik për vitin 2025-28 dhe të miratojmë këtë në Procesin e Berlinit. Ky duhet të jetë një plan ambicioz i cili e integron rajonin tonë dhe e lidh me tregun e brendshëm të BE-së”, tha Kurti. sn

Shpallet platforma ‘Made in Kosova’ – MiK

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës shpalli dy ditë më parë, platformën “Made in Kosova“- (MiK), qëllimi kryesor i së cilës është që t’i mundësojë bizneseve kosovare të zgjerohen në tregje të reja ndërkombëtare dhe gjithashtu të promovojë investime direkte të huaja në Kosovë.

Në ceremoninë kryesore të prezantimit të platformës morë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, znj. Donika Gërvalla, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, Zëvendësministrat e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi dhe z. Kreshnik Ahmeti, përfaqësues të shoqatave nga sektorë të ndryshëm të biznesit si dhe mysafirë të tjerë.

Ministrja Gërvalla në fjalën e saj hyrëse tha se kjo platformë ka për qëllim të promovojë jashtë vendit potencialin e jashtëzakonshëm kulturor, ekonomik, por edhe turistik të Republikës së Kosovës.

MiK-u, tha ministrja Gërvalla do të jetë një dritare virtuale fillimisht nëpër misionet diplomatike të Kosovës, duke paraqitur në skenën ndërkombëtare dhe para gjithë botës prodhimet vendase dhe kulturën e vendit tonë.

Duke folur për platformën, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se MiK përmban informata të detajuara mbi dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me shifra që jo vetëm i shërbejnë investitorëve potencialë, por që tregojnë transparencën me të cilën qeveriset shteti ynë.

“Ajo është dritare digjitale institucionale për shumë miq jashtë vendit, që janë të interesuar të mësojnë më shumë për realitetin e potencialin tonë ekonomik, kulturor e turistik”, u shpreh Kryeministri Kurti.

Përderisa e uroi Kosovën për krijimin e një platformë të tillë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, u shpreh se kjo platformë do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës, duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve kosovare për investitorët dhe blerësit potencial.

Në vazhdim, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, prezantoi konceptin e platformës dhe këndit „Made in Kosova“ dhe i shprehi falënderime të veçanta për bashkëpunimin e të gjithë hisedarëve dhe për kontributin që ata kanë dhënë për realizimin e MiK-ut, duke përfshirë këtu Odat Ekonomike, festivalet dhe OJQ të ndryshme, të cilat edhe e kanë bërë të mundur këtë projekt.

Pas prezantimit zyrtar të kësaj platforme nga z. Leart Zogjani nga Skins Agency, u mbajt edhe paneli i diskutimit i titulluar: „Bashkëpunimi me sektorin privat për promovimin e potencialit ekonomik të Kosovës: Roli i Misioneve Diplomatike dhe Konsullore“ dhe ku morën pjesë Drejtorja Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës/SHPDK, Arjeta Pozhegu, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), z. Hartim Gashi, Drejtoresha Ekzekutive e Kllasterit Prefab Kosova, znj Sytrime Dërvisholli, Menaxheri i Shoqatës së Verëtarëve të Kosovës “ENOLOGJIA”, z. Hamez Rama dhe Shefi i Projektit “USAID Kosovo Compete Activity”, z. Skender Rama.

Në fund të kësaj ngjarje, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj Donika Gërvalla dhe Drejtorja Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës/SHPDK, Arjeta Pozhegu, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për krijimin e këndit të veçantë brenda Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës.

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se përmes një letre ka njoftuar Këshillin e Evropës, se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin “një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Ky draft, do të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

Qeveria ka pranuar më herët se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vendosur si kusht për pranimin e shtetit në organizatën e Këshillit të Evropës.

Sipas Gërvallës, ky draft-statut, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb dhe njëkohësisht respekton Kushtetutën e Kosovës dhe parimet e Këshillit të Evropës.

“Drafti siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njejtën kohë pamundësimon ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin”, shkroi ajo në Facebook.

Ministrja Gërvalla tha se me konkretizimin e zotimit për themelimin e Asociaiconit, Kosova pret që Këshilli i Evropës të përmbushë pjesën e vet ” të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte”.

Më 16-17 maj, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës takohet në Strasburg Ky organ jep fjalën për pranimin e një shteti apo jo. Më 14 maj, zëvendësministri për Punë të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, tha se çështja e pranimit të Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut, nuk është përfshirë në agjendë.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka publikuar në X, që më herët njihej si Twitter, letrën e plotë që Gërvalla i ka dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ligjvënësit grek Theodoros Rousopoulos.

Në letër, autenticitetin e të cilit, Qeveria e Kosovës e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, thuhet se draft-statuti që po përgatit Kosova do t’i dërgohet për intepretim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës deri në fund të majit.

“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës po përgatit draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe [në kuadër të obligimeve të neneve 7 dhe 10] të frymëzuar nga organizata Friedrich Ebert, do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit të vitit 2024″, thuhet në letër.

Breakthrough 🇽🇰🇪🇺“In this regard, the Government of Kosova is preparing a draft Statute on the Association of Serb Majority Municipalities (in the context of obligations envisaged in articles 7 and 10), inspired by the Friedrich Ebert Foundation, which will be submitted to the… pic.twitter.com/EOROLUsDSa

— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 16, 2024

Nenet, që janë referuar në këtë letër, kanë të bëjnë me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin për zbatimin e marrëveshjes, që Kosova dhe Serbia arritën vitin e kaluar në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Neni 7 i kësaj marrëveshjeje, parasheh sigurimin e një niveli “të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”. Aty po ashtu përfshihet edhe zyrtarizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

Ndërkaq, neni 10, thotë se Kosova dhe Serbia konfirmojnë detyrimet e tyre që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.

Nga Qeveria e Kosovës thanë se është në dorën e bashkësisë ndërkombëtare që të pranojë “ofertën” për themelimin e Asociacionit, duke u zotuar se janë të gatshëm të zbatojnë këtë, në kuadër të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimin e raporteve.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare e pranon tash, një vit pas, një oferte të tillë ne jemi të gatshëm ta zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe në kontekst të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Por kjo varet nga bashkësia ndërkombëtare, jo nga Qeveria jonë”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Deri më tani, për themelimin e Asociacionit janë prezantuar disa draft-statute, përfshirë një të Bashkimit Evropian fundvitin e kaluar, por edhe nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Çfarë parasheh draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga FES?

Në fund të janarit të vitit 2023, FES publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

I përbërë nga shtatë kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut i hartuar nga FES, parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të Asociacionit, përfshirë simbolet.

Sipas FES-it, Asociacioni mund të ushtrojë edhe kompetenca shtesë, të cilat mund të delegohen nga autoritetet qendrore të Kosovës.

Sa i përket strukturës, ky draft-statut ka paraparë që Asociacioni të ketë: Kuvendin, kryetarin, nënkryetarin, Këshillin dhe Bordin e Asociacionit.

FES-i ka paraparë disa objektiva të këtij organi, sikurse forcimi i demokracisë lokale, duke lehtësuar, financuar ose promovuar aktivitete që avancojnë pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe përfaqësimin e interesave të rëndësishme për demokracinë lokale.

Dokumenti i FES-it parasheh që Asociacioni të ketë statusin e subjektit juridik, të cilin thuhet se duhet t’ia japë Qeveria e Kosovës përmes një akti juridik.

Sipas dokumentit në organizatës gjermane, Asociacioni do të financohet nga kontributet e anëtarëve të tij, të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni, pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe nga mbështetja financiare e shoqatave dhe organizatave të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë.

Ndërkaq, sa i përket buxhetit, në këtë draft-statut është paraparë që Asociacioni të financohet nga kontributet e komunave pjesëmarrëse, nga të ardhurat e shërbimeve që ofron ky organ, pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe nga mbështetja financiare e organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Serbinë.

Gjatë rishikimit të buxhetit, sipas dokumentit, Qeveria e Kosovës dhe Auditori i Përgjithshëm mund të kenë qasje. Auditori po ashtu është paraparë të bëjë kontrollet për shpenzimet e këtij organi.

Sipas draft-statutit të FES-it, Asociacioni do të përjashtohet nga detyrimet dhe taksat në arritjen e objektivave të tij, në të njëjtën mënyrë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Megjithatë, Kosova deri më tani nuk kishte ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij.

Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik. REL

‘Nuk durohet më o njerëz, duhet të veprojmë!’- Aktori: Të mbushim xhepat me gurë…Rroftë guri

Aktori i mirënjohur Mehdi Malka i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm që në protestat e radhës duhet të mbushin xhepat me gurë dhe të veprojnë, pasi nuk durohet më.

‘Secili sipas mënyrës së tij, por duhet të veprojmë! Por që të mbushim xhepat me gurë o njerëz duhet ti mbushim xhepat me gurë’, u shpreh aktori në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’ në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha.

Malka: Nuk durohet më o njerëz. Këta grabis çdo gjë dhe të gjitha të ligat i kanë demokratët, po përse i kanë demokratët?Jo më fjalë njerëz, duhet të veprojmë. Secili sipas mënyrës së tij, por duhet të veprojmë. Mua po më dhatë një molotov në dorë vras veten sepse nuk e hedh dot. Por që të mbushim xhepat me gurë o njerëz duhet ti mbushim xhepat me gurë. Nuk kushton asnjëgjë dhe nuk të akuzojnë për prishje të bulevardit se i thua i mora te ana e lumit. Duhen gurë, do vemi me gurë? Ok! Rroftë guri.


Send this to a friend