VOAL – LONDËR – Policia spanjolle konfirmoi sot se një shtetase e Britanisë së Madhe ka humbur jetën pas kërcimit të njohur bungee në Granadë.
Sipas policisë, 23-vjeçarja Klyo De Abreu humbi jetën kur të martën pasdite kërceu nga ura e lidhur me litar. Kishte shkuar të vizitonte tezen e saj në Granatë dhe kur humbi jetën e pranishme ishte edhe tezja e sajKy hobi ekstrem është tejet i famshëm në gjithë botën, ndërsa përfshin kërcimet nga ndërtesa të larta dhe urat. Pas kërcimit të lirë personi ndalet në pikën më të ulët, mbi sipërfaqen e tokës apo ujit.
Hetimi në lidhje me aksidentin është në vijim, ndërsa policia beson se vajza humbi jetën si pasojë e litarëve jo të shtrënguar mirë.
De Abreu kishte lindur në Londër, por pas ndarjes të prindërve e jëna e kishte marrë me vete në vendin prej nga vinte, Afrikën e Jugut. Vajza ishte rritur në Cape Town dhe pasi kishte përfunduar studimet në Universitetin në Cape – Peninsula University of Technology – kishte vendosur që të riktheje në Britaninë e Madhe për të mësuar më tepër rreth prejardhjes të saj dhe ishte vendosur në Brixton, në jug të Lindrës në marsin e këtij viti.
Ajo tash së funsi ishte bashkuar me të jatin anglez, të cilin nuk e kishte parë orej 23 vitesh që kur ishte lindur.
Një i afërm i saj tha për Daily Telegraph se ajo ishte në një udhëtim nëpër Europë, së bashku me të dashurin e saj. Ata kihsin daluar në Spanjë tek tezja e vajzës kur ndodhi tragjedia. kërcimi tragjik ishte i syti i asaj dite. Kërcimi i parë kishte kaluar me sukses.




Komentet