(Rama, Koçiu, Ibrahimaj, Yzeiri, Salla, Balla, Gonxhe në reklamat vip)
Prej Korrikut 2026 deri në Shtator 2027 qeveria e Rilindjes Socialiste ka projektuar ngritjen e deri në 125 veprimtarive ‘private’ ku shteti merr përsipër edhe humbjet prej tyre në masën 70 %.
Kush nuk do të ishin ata/ato “sipërmarrës të guximshëm” që nuk do t’i pranonin këto kushte (!).
Por pyetjet që shtrohen janë:
1- mbi ç’territor dhe në cilat objekte fizike pronash këto aktivitete biznesi do të ndërtoheshin dhe do të zhvilloheshin?
2- si vepron konkurrenca në ekonominë dhe tregun e lirë?
3- a merren parasysh risku dhe falimentimi?
4-kush përfiton nga përzgjedhja?
etj… ndërsa më kryesorja është se çfarë duan qeveritarët në këto promovime në një kohë kur digjitalizimi dhe format njohëse si tryezat teknike dhe panairet lëvizëse në çdo qytet do të zbulonin lirshëm interesimin, kontaktin dhe bashkëveprimin e njerëzve dhe bizneseve pa ombrellën e influencës politike.
Për ta argumentuar mund të tregojmë se që nga muaji Prill kur kryeministri Rama e hodhi këtë ide që nisi zyrtarisht më 6 Korrik (kur protesta ishte në Ditën e 37-të), deri në fillim të muajit Gusht janë propaganduar nga ATSH dhe mediat pranë qeverisë rreth 50 lajme/veprimtari. Titulljt “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” janë të njëjtë jo vetëm në çdo faqe interneti të ministrive, por edhe më gjerësisht në media ku mbiemrat që shquhen veç Ramës janë Koçiu, Ibrahimaj, Yzeiri, Salla, Balla, Gonxhe*…
Shkak për ta paraqitur këtë frymë propagande u bë një video e publikuar nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj e cila e promovoi nismën me një subjekt të optikës ku shprehej se do t’ja kalonte fjalën sipërmarrëses e cila nuk tha asgjë veç se pohoi se çfarë Ibrahimaj vazhdonte të tregonte:-“Në biznesin “Europtik”, pata kënaqësinë të bisedoj me Jonidën për rrugëtimin e saj si sipërmarrëse, sfidat që ka kapërcyer ndër vite dhe planet për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit. Nga një dyqan i vogël i hapur në vitin 2012, Europtik është shndërruar në një biznes të konsoliduar që përfaqëson disa nga markat më të njohura ndërkombëtare të syzeve dhe synon të zgjerohet edhe jashtë Tiranës”.
Përfundimin e nxjerr në këtë rast fjala popullore “Shkoi për vetulla dhe nxjerr sytë”.
Çfarë është ky përdorim i njerëzve në këtë mënyrë?!
Arsyeja me sa shohim është prania e elitës së Rilindjes Socialiste me ‘statusin’ e bamirëses dhe kreditorit ekonomik në shkëmbim të votës që lipset në raundet e ardhshme zgjedhore. “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” nënkupton patronazhimin ekonomik për të ndikuar në kapitalin politik monopartiak, tashmë vetëm të një grushti njerëzish në pushtet që kanë në duar buxhetin e taksa paguesve, luajnë skemën dhe thellojnë borxhin.
Një krahasim interesant do të ishte edhe rrafshi i dyshimit apo ai i besueshmërisë në raport me nismat e guximshme që ndërmerr qeverisja.
Pra a kanë të drejtë njerëzit të dyshojnë?
Patjetër!
Rezultatet flasin dhe kanë dhënë me dhjetra raste nga një mandat në tjetrin.
Transparenca mungon.
Korrupsioni është thelluar.
Drejtësia është tejngopur me ndalime dhe pezullime individësh deri në nivelet më të larta të shtetit, por ende mbetet duar lidhur e nuk ‘ndjek paranë’ e kamufluar edhe me të tilla skema si programe politike.
Pra një ekonomi me 14.5 miliardë borxhe dhe me guximin e 70% të mbulimit të dështimit ose rrezikut për falimentim, ka mundësinë që të bëjë fushata promovuese dhe reklamat falas nga vip-at e qeverisë nuk ka se si kjo skemë të mos ngjallë dyshime.
Ku shkojnë paratë?
Kujtoni Diellën, AKSHI-n, Durana-n, Inceneratorët, Sterilizimin, etj. për të kuptuar se si kjo qeverisje e nisur para 5 vitesh me 5 shtylla drejt BE-së 2030, por tani “po mbahet” vetëm me njërën, shtyllën e fundit, atë të korrupsionit (pastrimit të parave dhe narkotrafikut).
E ndërsa Protesta Qytetare për Dorëheqjen e kryeministrit Rama për keqmenaxhim dhe korrupsion, pikërisht me burimet e natyrës, cilësisë së ujit dhe ajrit, mbarështimin e pyjeve, ruajten e gjallesës dhe Zonave të Mbrojtura Mjedisore, vijon me Ditën e 68 kuptohet qartazi se projekte si DTS, PPP, “Paketa e Maleve” e të tjera shpikje të politikave rilindase janë në dobi të pasurimit të elitës, klientelës së tyre dhe korrupsionit për të cilat drejtësia i ka plotësisht gjurmët dhe mjetet për ta ndalur.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD
_______
*DTS-“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”
*Sipas ministrit Gonxhe- Program që nis me paketën e parë prej 250 milionë eurosh dhe mund të mundësojë financime deri në 1 miliard euro.
Parashikon gjithashtu mbështetje për hartimin e biznesplaneve, asistencë teknike nga ekspertë, konsulencë për projektet e investimit dhe orientim gjatë procesit të aplikimit.
6 Gusht, 2026
Marie Lasgush Poradeci
8. oktober 2016 · Tirana
“Ishte qershor i vitit 1982. Babai im, që ishte me motrën në Pogradec, pësoi një ishemi cerebrale shumë të fortë. Atëhere ai ishte 83 vjeç. Unë dhe mamaja ishim në Tiranë. Mamaja kishte mbi 10 vjet që vuante nga një artrit i fortë deformant dhe lëvizte me shumë vështirësi. Motra e shkretë midis lotëve na lajmëroi, duke na e bërë gjendjen e tij shumë serioze. Mes njëmijë vështirësive vendosëm të shkonim në Pogradec. Duhej të ishim atje sa më shpejt, sepse ndoshta ishte hera e fundit që e shikonim. Me mundim të madh gjetëm një taksi dhe me gjithë gjendjen e rënduar të mamasë u nisëm në orën shtatë të darkës. Gjithë rrugës qanim të dyja në heshtje. Qanim dhe mendonim. Eh sa shumë gjëra! Arritëm në Pogradec rreth mesnatës. Gjendja e babait shumë e rënduar. Shumë pogradecarë të shqetësuar vinin poshtë te dera dhe pyesnin për gjendjen e tij. Në këto ditë, kur im atë luftonte me vdekjen, vjen në Pogradec me makinën e tij, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Dritero Agolli. Sigurisht, shkrimtari komunist, nuk erdhi në shtëpinë tonë, qoftë edhe për të bërë një vizitë kortezie tek i sëmuri, sipas zakonit shqiptar.
Dikush guxoi dhe i tha: nëqoftëse Lasgushi vdes a duhet ta vendosim trupin e tij në Shtëpinë e Kulturës, për t’i bërë homazhe dhe t’i japë lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij, ai u përgjigj prerë:
Jo, jo ai do varroset si njeri i zakonshëm.”
Po e ben edhe ky si Prec Zogaj, qe ne nje interviste me Bled Fevziun tha: Jam i lumtur qe asnje nga ata, qe jane futur ne burg prej meje, nuk eshte pushkatuar.
O goca Driteroit, nuk e detyronte kush baben tend te denonte shkrimtaret e talentuar e te perkrahte nivelet e ulta qe nuk i benin hije.
Ai tani nuk eshte me e nuk duhet diskutuar, por ty nuk te takon te flasesh.
IU goca e Dritter Agollit bani gabim që hapni diskutime kur e dini se Yt At,ka bashkpunim me sigurimin dhe edhe u ka dal dëshmitar njerezve sikurse asht i ndjeri Pjetër Arrbnorit -Ish Kryetari Kuvendit Popullor.Prandaj lere babin tand se nuk ke c’ka krenoheni me te.Ai jo që Ju la Turpin Juve si fëmijë pa mëkate,por Ai e ka turpnue tan Lidhjen e Shkrimtarëve që ka qen nji kohë të gjat në krye të saj?
Mos na hap barkun o goca Driteroit. Po emrat e atyre qe denoi babai yt ne emer te diktatures pse nuk i shenoni? Nuk mbulohet dielli me shoshe. Driteroi sa ishte gjalle duhet te kishte kerkuar falje