🇦🇱 Shqipëria në Malta Open 2026! 🇲🇹
Nga 10–14 Shtator, ekipi i Olimpikut Special Shqiptar ishte në Maltë për Europianin e Notit Malta Open 2026, eventin e përvitshëm ndërkombëtar, ku këtë vit Shqipëria morri pjesë për herë të parë, me 4 sportistë.
🏊 Gersi Troka
🥈 50 m stil delfin – vendi i 2-të
7️⃣ 100 m stil i lirë – vendi i 7-të
🏊♀️ Iris Hoxha
🥇 100 m stil i lirë – vendi i 1-rë
7️⃣ 50 m stil i lirë – vendi i 7-të
🏊 Joel Gërmënji
🥈 50 m stil i lirë – vendi i 2-të
4️⃣ 25 m stil i lirë – vendi i 4-t
🏊♀️ Alisa Boçi
Për arsye shëndetësore, Alisa nuk mundi të marrë pjesë në gara këtë herë. E rëndësishmja është që ajo ishte pjesë e ekipit dhe e këtij rrugëtimi të veçantë në Maltë.
Për Irisin dhe Joelin, kjo ishte edhe gara e parë ndërkombëtare e notit – dhe të dy e nisën këtë eksperiencë me rezultate të shkëlqyera!
Duhet të theksojmë këtu se Iris Hoxha, është atletja e artë e parë vajzë e Special Olympics Albania, në disiplinën e notit.
Joel Gërmënji, ka qënë pjesëmarrës me Special Olympics Albania edhe në të tjera lojra speciale dhe kampionate dimërore, në disiplinën e skive, ku ka fituar medalje argjendi dhe brozi.
Gersi Troka, është e disata herë që merr pjesë në lojra speciale olimpike me Special Olympics Albania, si dhe në kampionate të tjera ndërkombëtare, individualisht me trajnerin e tij Gentian Lama, ku ka fituar disa medalje të vendit të parë, dytë e të tretë, si dhe në Lojrat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023, fitoi medaljen e arit, duke u bërë atleti i parë i artë djalë, i Special Olympics Albania në disiplinën e notit.
Alisa Boçi edhe pse nuk arriti të marrë pjesë në gara, në këtë kampionat për arsye shëndetësore, duhet theksuar se ka qënë pjesëmarrëse në disiplinën e notit, në Lojrat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023.
Në këtë rrugëtim sportistët shoqëroheshin nga trajneri Gentian Lama dhe drejtuesja e Olimpikut Special Shqiptar, Sara Bala Muça.
Mbi të gjitha, kjo pjesëmarrje është një tjetër hap drejt asaj që besojmë çdo ditë: sport për të gjithë.
Pjesëmarrja në këtë event u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nëpërmjet projektit “Programi Kombëtar Sportiv Gjithëpërfshirës”.
🇦🇱 Krenarë për ekipin shqiptar, për përkushtimin, guximin dhe çdo rezultat të arritur!




Mirmbrema quhem Klodjan Xhepa i lindur ne qytetin e Elbasanit me 17/02/1986 kam 4 vjet qe jeton ne France ne Lyon por problemi im esht qe jam pa pashaport dhe oa kart identiteti pasi me kan humbur qe prej 1 viti ju lutem cfar mund te bej a mundet te me ndihmoni me sistemin e ri Shko qe te me biper mundesia te bej pashaporten ju falenderoj per kete mundesi pres pergjigje