Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 07 shkurt 2017, lexova artikullin e ushtarakut të karrierës, Prof.dr. Sulejman Abazit, me titull:
”Koha kërkon shfuqizimin institucional të “Pakos Ahtisaari”!”.
Me ketë rast. dëshiroj ta përshëndes Profesorin e nderuar dhe të shpreh përkrahjen time të plotë për artikullin e tij të shkurtër, por me përmbajtje mjaft domethënëse.
Në artikullin e vet, Profesor Abazi shtron pyetjen mjaft kuptimplote:
“Edhe sa do të përkulemi dhe do të lëshojmë terren në dëm të pavarësisë vetëm për hatër të karrierës politike të Hashim Thaçit dhe bandës titiste që drejton aktualisht Kosoven?”.
Kjo pyetje, me përmbajtje tronditëse, pasohet nga fjalia e mëposhtme:
“Sot politika në Kosovë ka nevojë për kockë dhe për bosht, për identitet shtetëror dhe kombëtar”.
Banda titiste e Hashim Thaçit, siç shprehet Profesor Abazi, nuk ka as kockë dhe as bosht, as identitet shtetëror dhe as identitet kombëtar. Dhe për sa kohë kjo bandë titiste do të qëndrojë në pushtet, Kosova do të vazhdojë të jetë objekt talljesh dhe poshtërimesh, qoftë nga ana e Beogradit shovinist, qoftë nga ana e Brukselit racist, i cili Serbinë, fill pas përfundimit të luftës, e ka trajtuar dhe vazhdon ta trajtojë si të përkëdhelurën e vet të parapëlqyer, kurse popullin shqiptar të Kosovës vazhdon ta trajtojë si një parcelë eksperimentale.
Prandaj në krye të Kosovës duhet të dalë një tjetër klasë politike, me kockë, me bosht dhe me identitet shtetëror dhe kombëtar, që të mund ta hedhë në koshin e plehrave të historisë Pakon poshtëruese Ahtisaari, që ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbrojtëse e gjithanshme e shovinizmit serbokaragjoz dhe e pakicës kriminale serbe, e cila, gjatë viteve të luftës, ishte mbështetje e fuqishme e krimeve të Millosheviçit në Kosovë. Me mbajtjen ende në fuqi të Pakos Ahtisaari, banda titiste e Hashim Thaçit po e kërcënon Kosovën me krijimin e një mikroshteti serb në Veriun e Mitrovicës dhe të enklavave të pavarura serbe në territorin e Kosovës.
Feniks, Arizona
08 shkurt 2017
Komentet