Një dashuri që u kurorëzua në Paris në vitin 2011 dhe që u bekua edhe me dy vajza binjake, Maya dhe Toprak, kishte filluar krisjet shumë kohë më parë.
Verën e vitit të kaluar, mediat turke shkruan se Tuba do të shkëputej për një kohë nga projektet e reja dhe do t’u përkushtohej vajzave për një kohë të gjatë jashtë Turqisë. Por vetëm pak kohë më pas, Tuba nisi projektin e ri “Cezur ve Gusel”, me Kivanc Tatlitug, i cili vijon xhirimet dhe transmetimin në ekran.
Siҫ mësohet nga mediat turke, avokati i aktores ka nisur procedurat e divorcit dhe po kështu edhe avokati i bashkëshortit të saj.
Gjatë vitit të fundit, pretendimet për pjesëmarrje në projekte të ndryshme televizive kanë ҫuar në një krizë mes bashkëshortëve. Asnjëherë dy aktorët nuk pranonin të punonin në të njëjtën kohë në projekte të reja, sepse kështu do të linin pas dore vajzat. Debatet e lindura muajt e fundit për kujdesin e vajzave kanë ҫuar në një vendim reciprok nga të dy aktorët.
Edhe pse ata vetë e mohuan fillimisht se kishin një marrëdhënie në krizë, avokatët zbuluan se gjithҫka ishte përfolur ishte e vërtetë.
Komentet