Pushuesit e dëshpëruar të zënë në “grackë” brenda në një hotel italian nga një ortek i madh dëbore i kanë dërguar mesazhe të afërmëve të tyre duke i bërë thirrje për ndihmë në një incident ku 30 vetë humbën jetën.
Një mesazh që erdhi nga një prej personave që gjendeshin brenda hotelit me 4 yje Rigopiano shkruante “Ndihmë, ndihmë , po vdesim nga të ftohtët.
Të tjerë pushues besohet t’i kenë dërguar mesazhe menjëherë shërbimeve emergjente pasi linjat telefonike nëpër dhoma ishin të këputura nga orteku.
Forcat e emergjencës kanë thënë se goditja ka qënë aq e fuqishme sa e ka zhvendosur të gjithë hotelin nga vendi, duke e shembur të gjithin.
Një mik i njërit prej personave që dyshohet se ka mbetur brenda hotelit, thotë se të gjithë pushuesit ishin bërë gati të iknin për shkak të tërmeteve dhe borës që nuk pushonte.
“Të gjithë të tjerët kishin bërë pagesën dhe ndodheshin në hollin e hotelit gati për tu nisur. Prisnin vetëm borëpastruesen që të hapte rrugën”,- tregon një i mbijetuar.





Komentet