S. Guraziu – Ars Poetica,
Pothuaj të gjithë e dinë se shpallja e Pavarësisë së SHBA-ve ishte më 4 Korrik 1776.
Mirëpo, ndoshta jo të gjithë e dinë se fjalimi i Presidentit John F. Kennedy në vitin 1961, lidhur me “Shoqëritë Sekrete”, ishte fjalim që ndoshta atij i kushtoi jetën…
Athua vallë për çfarë “Shoqëri Sekrete” e kishte fjalën Presidenti? Apo në fakt, ai ishte fare i qartë. Ai u likuidua dy vite më vonë (tek ashtu, nga një “organizatë” misterioze), më 1963.
Akti i tij, fjalimi i tij është pikërisht diç që zakonisht heronjtë e bëjnë. Janë heronjtë ata që guxojnë të flasin, për të zbuluar të vërtetën (sidomos nëse të jesh President i 50 shteteve së bashku… President i SHBA-ve).
Natyrisht, unë s’jam Kennedy, s’kërkohet nga unë të “flas”, por ka kaq shumë “shenja” të cilat sikur na flasin për faktin se ai u vra dikur sepse (mos vallë) pati folur për një lloj të “vërtete” reale! Kam frike, inçizimi si dokument na e thotë se ai pati folur për ndonjë të vërtetë (shih lidhjen për videon)…
Paralelisht, në një grafikë të vetme i bëra së bashku disa “fakte të rastësishme” të “teorive konspirative”, të cilat flasin për lidhjen mes “Shoqërive Sekrete”, Novus Ordo Seclorum dhe “Internetit”.
– Sipas “teoristëve konspirativë” viti i Pavarësisë, 1776 në numrat romak (MDCCLXXVI – shih fundin e piramidës në banknotën) është një sekuencë që mblidhet si “666”.
– Numri “666” përfaqësohet në alfabetin aktual të hebraishtes (e cila gjuhë është aramaishtja e dikurshme babilonase), me “vav” ose “waw”.
– Ndërsa “vav” ose “waw” është e përfaqësuar nga një shenjë që duket si “7” (germë mediale, vav).
– “www”, për “World Wide Web”, që përdoret në fillim të çdo adrese internetike (në mes të http:// dhe lokacionit virtual), do përkthehej si “666”.
– Për fjalën “aramaike” (pa marrë parasysh nëse babilonase apo jo) që sot përdoret si hebraishte, disa njerëz thonë nëse vihet në një tjetër “anagram” na del si “Amarica”.
Pra, Amerika do t’thotë një lloj Babilonie e Re… apo çfarë !? Unë vetë, natyrisht, s’e kam idenë : )
(shtojcë, përplotësim – sguraziu, janar 2022)
Të gjitha rreth “koinçidencave konspirative” (siç i shohim në grafikën ngjitur, lidhur me tekstin më lart) do ishin në rregull, sikur fraza “Novus Ordo Seclorum” nga konspirativistët t’mos ishte përkthyer GABIM. Edhe pse mjaft bukur i kanë ujdisur koinçidencat, megjithatë kot, nuk iu shitet : )
Përkthimi “Rend i Ri Botëror” është i pasaktë, thonë shkollarët. Rend i Ri Botëror do ishte “Novus Ordo Mundi” në latinisht.
Nga ana tjetër, fjalimi i Presidentit Kennedy është audio-dokument historik, është dokumentar (ruhet në muzeumin e tij, dedikuar atij), është fakt i “prekshëm” dhe asgjë s’i lëkund gjërat që ai i pati thënë.
Dihet se fraza “Rendi i Ri Botëror” përdoret nga teoricienët e konspiracionit për t’përcaktuar diç si “qeveri totalitare botërore” që po krijohet nga grupe sekrete, dhe të cilat grupe qëndrojnë prapa qeverive të shteteve dhe të organizatave të ndryshme (psh. OKB – Org. e Kombeve të Bashkuara, FMN – Fondi Monetar Ndërkombëtar etj).
Është e saktë që kjo frazë (Novus Ordo Seclorum) ndodhet në anën e pasme të Vulës së Madhe të ShBA, e po ashtu dhe në kartëmonedhën 1-dollarëshe. Qe përdorur për herë të parë në v.1782. Atëherë, në fill të vetë fillimit (4-5 vite pas shpalljes së Pavarësisë) trupi qeverisës i ShBA, nga v. 1781 deri 1789 ishte i ashtuquajturi “Kongresi i Konfederatës”. Atëbotë Sekretar i “Kongresit Konfederal” ishte Charles Thomson. Ishte pikërisht ai, Sekretari Thomson, që i pati shtuar 2 motot latinisht, e para “Annuit Coeptis” dhe e dyta “Novus Ordo Seclorum”.
Përndryshe frazën “Novus Ordo Seclorum” e pati huazuar nga Virgjili, vjen nga “eklogu i 4-t” i Virgjilit: Magnus ab integro saeclorum nascitur ordo (Rendi i madh i epokave rilindet). Eklogat virgjiliane (quajtur ndryshe dhe “bukolikët”) është vepër, thuhet se është e para nga 3 veprat kryesore të poetit latin, Virgjilit. Pakëz më gjerësisht, vargjet e Virgjilit i përshtata në shqip pakashumë si vijon:
(Tani erdhi epoka finale e këngës së Sibilës; / Rendi i madh i epokave rilindet. / tani dhe Virgjëresha kthehet (drejtësia, rregullat e nderit kthehen, ose), mbretërimi i Saturnit rikthehet); / tani një linjë e re pasardhëse (gjeneratë e re) dërgohet nga qielli lart.)
Ultima Cumaei venit iam carminis aetas; / Magnus ab integro saeclorum nascitur ordo. / iam redit et Virgo, redeunt Saturnia regna, / iam nova progenies caelo demittitur alto.
Ndërsa “Annuit Coeptis” ka t’bëjë me hyjnoren, me providencën, me “favorizimin e providencës”, me favorizimin hyjnor të ndërmarrjes (dmth. favorizimin e shtetformimit amerikan, të pavarësimit dhe krijimit të një diçkaje me themel të re, e të avancuar), ka t’bëjë me “syrin e providencës”, me syrin e Zotit që sheh gjithçka, pakashumë si antropomorfizëm, si metaforë antropomorfike, grafikisht si simbol i një syri, shpesh brenda një trekëndëshi dhe i rrethuar nga rrezet e dritës ose të lavdisë hyjnore, e që dmth. synon të përfaqësojë providencën hyjnore – syri i Zotit vëzhgon “nga maja piramidale e ekzistencës sonë”, ai e ka krijuar universin, botën dhe gjithçka, andaj dhe kujdeset për njerëzimin, me fjalë të tjera “providenca” nënkupton përkujdesjen, ose kujdesin mbrojtës të njerëzimit nga Zoti në formën e ‘fuqisë shpirtërore, spirituale’.
***
Fjalimi i JF Kennedy rreth “Shoqërive Sekrete” (audio versioni i plotë)
[ video derivative në youtube, publikuar: 24 Tetor 2012 ]
https://youtu.be/zdMbmdFOvTs?t=582
A ishte komenti i Kennedy për “shoqëritë sekrete” një deklaratë kundër “Rendit të Ri Botëror”? JFK në fakt po fliste për ngjarjet aktuale të Luftës së Ftohtë dhe se armiqtë jotradicionalë po merrnin informacione rreth mënyrës se si SHBA e bënte këtë luftë. Në këtë fjalim Kennedy në fakt thekson “nevojen për një sekret shumë më të madh zyrtar”… si dhe njëkohësisht “nevojën për një informacion shumë më të plotë për publikun” (se si do arrihej kjo, meqë pothuaj tingëllon ‘kontradiktore’, as ai vetë s’e kishte idenë… por ai ishte i brengosur se infot e ndjeshme zyrtare janë duke “rrjedhur, dhe sikur janë duke u konrolluar nga një “shoqëri fantomike… a fantazmagorike” – shën. imi, sguraziu)
Adresa origjinale e audio-burimit:
Biblioteka dhe Muzeu Presidencial John F. Kennedy
“Presidenti dhe shtypi,” drejtuar “The American Newspaper Publishers Association”, 27 Prill 1961
Përshkrim:
Audio-regjistrim i fjalimit të Presidentit John F. Kennedy drejtuar “The American Newspaper Publishers Association” në një darkë të Byrosë së Reklamimit të mbajtur në hotelin Waldorf-Astoria në qytetin e Nju Jorkut. Në fjalimin e tij, Presidenti Kenedi adreson pakënaqësinë e tij me mbulimin e lajmeve të shtypit për incidentin e “Gjirit të Derrave” (incidentit kubanez), duke sugjeruar se ekziston nevoja për “informacion shumë më të madh publik” e njëkohësisht disi dhe “fshehtësi shumë më e madhe zyrtare” (se si do arrihej kjo, meqë pothuaj tingëllon ‘kontradiktore’, as ai vetë s’e kishte idenë… por ai ishte i brengosur se infot e ndjeshme zyrtare janë duke “rrjedhur, dhe sikur janë duke u konrolluar nga një “shoqëri fantomike… a fantazmagorike” – shën. imi, sguraziu)
https://www.jfklibrary.org/asset-viewer/archives/JFKWHA/1961/JFKWHA-025-001/JFKWHA-025-001
Janar 2017
Komentet