Për disa shekuj me radhë, në kujtim të “shën Antonit” me anë të kuajve kalohet përmes një zjarri të madh duke shkaktuar kështu reagimin e ashpër të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve
SAN BARTOLOME DE PINARES – Në kuadër të festivalit “Las Luminarias”, në San Bartolome de Pinares të Spanjës, kalorësit bashkë me kuajt e tyre kalojnë përmes zjarrit të madh, për ashtu siç besohet, të pastrojnë veten nga mëkatet dhe e keqja në përgjithësi.
Për disa shekuj me radhë, në kujtim të “shën Antonit” me anë të kuajve kalohet përmes një zjarri të madh duke shkaktuar kështu reagimin e ashpër të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve. Megjithatë, festivali tërheq një numër të madh vizitorësh.
Manifestimi i sivjetmë filloi mbrëmë me rënien e kambanës së kishës, ndërsa pas ritualit fetar kuajt bashkë me pronarët e tyre kaluan nëpër qytet.
Flakët ishin ndezur në dy rrugët kryesore të qytetit, ndërsa vizitorët me një vëmendje të veçantë ndiqnin secilën lëvizje të tyre.
I tërë eventi i mbrëmshëm zgjati për rreth dy orë, gjatë të cilit kuajt kalonin përmes zjarrit dhe tymit i cili sipas besimit, do të duhet ti pastrojë dhe mbrojë.
Herman Martin Navas (56) ka marrë pjesë në festivalin Las Luminariasu që nga mosha më e re e tij, ndërkohë që për AA tha se eventin e presin me padurim gjatë vitit.
“Me bujqit e tjerë të cilët vijnë nga fshatrat përreth organizojmë ceremoninë fetare në mënyrë që kuajt tanë të jenë të mbrojtur gjatë tërë vitit. Ne jemi besimtarë dhe besojmë se “shën Antoni” mbron kafshët tona”, tha Navas. Ai thotë se nuk dihet data e saktë e fillimit të këtij festivali, por supozohet se daton nga shekulli i 18-të.
Navas tha më tej se rituali i tyre has në kritika të ashpra të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve të cilat kërkojnë heqjen e festivalit, megjithatë thotë ai, fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur ndonjë fatkeqësi.
“Nuk u shkaktojmë dëm kafshëve. Pas festivalit lirisht mund të kontrollohen kafshët, por tek ato nuk mund të gjeni as një plagë të vetme”, tha Navas.
Komentet