Deri ne moshen nente vjecare nuk kisha degjuar asnje fjale per Zotin. Kjo nuk ishte per fajin tim. Ate vit qe mbarova klasen e trete shkova me pushime te gjata, pra tre muaj te mira, ne fshatin e gjysherve te mi, ne Borsh.
Vajtja e pare kishte ndodhur kur isha gjashte vjece. Po ne rremujen e atyre diteve te shoqeruara me bredhje neper kopshtet, me rendje neper shtigjet e mbushura me gure e gjembace e me netet, qe thyheshin pak nga drita e pergjumur e kandileve… me mbeten pak kujtime. Por ne zemren time te vogel mbiu ai mall i dliret i asaj jete idilike, e cila vazhdon te regetije edhe sot.
Shtepia e xhaxhait tim kishte mbetur ne fshatin e vjeter te Borshit se bashku me kater familje te tjera, ndersa te tjeret kishin zbritur e kishin ndertuar shtepi te reja sa me afer detit.Shtepite qe kishin lene ne fshatin e vjeter vazhdonin te dukeshin te forta e te gjalla, duke tundur kanatat e drunjta, kur era zbriste me suferine. Po une e dija qe brenda tyre nuk kishte njeri dhe sergjenet e eneve, apo dollapet e mureve me dru te skalitur ishin bosh.
Borshiotet kishin zbritur ne Ixuar, ne Shkalle,ne Vonja,ne Hori e ne Kala dhe kishin lene pas Kopshtin e Edenit, ku uji i bollshem derdhej nate e dite, duke krijuar here perrenj te akullt e here ca ujvara te kristalta, qe gjallonin e ushqenin tere ato peme,tere ato barera e lule, qe kurre nuk i kam pare ne ndonje vend tjeter. Fruta te harlisura te rrethonin ngado qe hidhje hapin, fiq, arra, ftonj, dardha, kajsi e molle …dhe ca shtigje te mbuluara me pjergulla te braktisura, qe sikur kishin marre persiper te mbushnin ate boshllek, te cilen e kishte lene ikja e njerezve.
Darkave… pas bredhjeve te percellimta, uleshim ne verande, merrnim nga nje gjilpere e nxirrnim pa asnje klithme gjembacet e verdhe nga shputat e kembeve, duke i numuruar si trofe lufte.
Ishte nje kohe me te vertete e arte. Ishte koha, kur shpirti fillon e zgjohet … dhe, ne se ne kete celje ke rreth e rreth nje vend te tille, mbushur me yje, qe pikelojne drejt e nga qielli, apo me driten e forte te diellit, pa dyshim qe shpirti yt do te marre ate hov te bekuar, do te marr ate impuls magjik,i cili do ta shoqeroje per tere jeten.
Dhe une kete e pata. Fale atyre muajve te veres qe kaloja atje u lidha me Borshin, u bera pjese e tij dhe ndihesha sikur te gjitha jetet e mia atje i kisha brumosur.Ndonjehere shakatoj me njerezit e mi te afert apo me shoqet dhe u them se…sikur te mos ishte Borshi, sikur te mos ishte ajo natyre aq afer kufijve te parajses, sikur te mos ishin ato netet e veres, sikur te mos ishte ajo kaltersi marramendese e detit… sikur te mos ishte ai tog kalamajsh, te gjithe te nje gjaku, ardhur nga qytete te ndryshme (per verim), dhe sikur te mos ishte ai zinxhiri i pambarimte i perrallave qe tregonim…(bej be se Sheherezadja ulej me ne, atje ne ato netet tona), une kurre nuk do te isha bere e zonja te merrja penen e te shkruaja nje fjale.
– Peco e ke rradhen ti per te treguar nje perralle,- me kerkonin ata ne kor…dhe une filloja e tregoja… fantazia ime merrte hua magjine e nates e une nuk arrija te zbrisja nga krahet e saj.
-Eejjj,- bertiste ndonje nga ata,-po ti preme na i tregove ndrishe,nuk fluturonte me makine, nga doli kjo makina fluturuese ketu?
Une u kerkoja atyre ne se u pelqente perralla apo jo…dhe ata dorezoheshin e fillonin e degjonin me vemendje, duke zgjuar imagjinaten e tyre…packa se u duhej te pranonin risite e fantazise sime.
Dhe them se ai togu i larmishem i perrallave treguar ne ato nete, ajo paqe e atyre neteve magjike, ajo dliresi jete ne nje cep te paster te kopshtit biblik, me bente te afert me qiellin, me yjet, me Gjithesine, me Zotin.
Shtepia e gurte ishte e madhe dhe e forte si nje fortese. Kishte dhoma te medha, me dritare te shumta nga pergjohej era e larget e detit, kishte buhari te madhe(dhome gatimi), te nxire nga tymrat e gatimit, pa kishte edhe nje furre, ku piqeshin lakroret dhe mua me perfytyrohej furra e perralles, ku shtriga kerkonte te piqte Ninin dhe Ritushken…kishte nje katoq te madh, pothuaj te nendheshem, qe mbante tere zahirete, si nje lloj frigoriferi i stermadh, kishte hoje mjalti brenda ne ca tava te medha, ullinj ,vaj ulliri e talera djathi… gjalp, rrush te thate, arra te verdha, vergje me fiq e bukefiqe te embla…kishte e c’nuk kishte ne ate hambar magjik, dhe celsat e ndryshkur-(hapesit i quante MemeZonja) qendronin ne terkuzen e lidhur pas belit te holle. Dhe sa here qe terhiqte zvarre ato kembe te lodhura ne kapnim muziken e mahnitshme, qe shperndante togu i celsave.
Cdo dite pasi milej qumeshti ne mengjes heret, Dajke Merjua i binte dybekur te drunjte, pa cka se ishte vetem nje pellembe me e gjate si dybeku. Topthat e gjalpit shpejt fillonin e rriteshin si me magji pas cdo ritmi melodioz, qe krijohej nga e tundura, e tava mbushej me gjyle gjalpi, qe une i rrotulloja neper grushtet e mi, per t’u dhene forme…e shpesh, kur dajke Merjua shikonte andej -ketej kollofisja si e babezitur nje topth…dhe gryka me kenaqej.
Une e merrja shpesh dybekun( jo vetem per kenaqesine e gjalpit) me pelqente te beja lekundjen e forte harmonike te tundesit dhe mahnitesha nga ai bulerim bolleku. Dhe fap me vinin ne mend ato vrapimet e mia te shpejta ne mengjes, (para se te venim ne shkolle,)per tek dyqani i lagjes… per te blere 17 leke gjalpe, qe te merrje njeqind grame gjalp, sa per te vajosur lehte feten e bukes…se ishim dhe kater femije.
Ne ate shtepi te madhe jetonin shume njerez, pervec nesh qe vinim ne cdo vere. Po me e embla, me e vecanta, me qiellorja ishte MemeZonja, gjyshja e neve te gjitheve. E perhimte, e thare, mbuluar me fustanin e zi e te zberdhulur, ajo mbante nje perparese te madhe te vjeter e te rende dhe ne mes i kalonte nje rrip i cuditshem per ditet e sotme…bere prej leshi, nje brez trengjyreshe qe i mbante te shtrenguar ate bel te thare, po mbi te gjitha i mbante togun e celesave. Ajo ishte veqilja-ekonomatja- kryeguzhinierja-shefja e cdo gjeje, qe kishte te bente me katoqin apo dollapet e skalitur te mureve, ku mbaheshin ato pak karamele apo biskota per…musafiret. Apo edhe per shtruarjen e velenxave, qilimeve apo mbulesave te kanapeve, qe perdoreshin, kur tek ne vinte ndonje dergate e rendesishme.
Aaaa.a.a… kur vinte dergata, pra njerez te fisit qe kishin braktisur kete oaz e ishin strungulisur ne ndonje apartament mikroskopik ne Tirane, Durres, Shkoder, Gjirokaster apo Vlore, kur vinin keta te lodhur e te malluar, dakjo Qamili therte ndonje kec apo qengj e zorret qe i lanin aty afer ne nje krua te fuqishem beheshin kukurece, ndersa Drita e Bukuroshja kusherirat e mia te medha hollonin e benin nje yshmer qe kurre nuk e kam shijuar e nuk e kam gjetur …gjekunde.
Dhe ne shtroheshim ne sofren e madhe si ne koherat kur shkruajti Homeri.
Pra e lashe tek MemeZonja. Nuk e di as sot se pse i therrisnin keshtu, po ky bashkim arkaik shprehte respekt e dashuri te pamate. Dhe une e ndiej edhe sot ate kumbimin e atij emri e me sillet para syve miresia e saj qiellore.
Gruaja tjeter e asaj shtepie ishte dajke Merjua., nje grua e paket, e pafjale, me nje lloj heshtje qe e ndihmonte te harronte lodhjen e asaj tallavitjeje te perditshme. Shpesh e shihje te ngrinte shamine qe rreshqiste e linte te derdheshin dy gersheta te kuqerremta, ndersa fytyra i mbulohej nga prenkat e kokrrat e djerses. Asaj i binte barra e gatimit dhe e puneve te tjera po aq te renda, qe nga vatha, mjelja e dybeku e deri tek larja e rrobave, qe behej nje here ne jave ne perroin e madh, pak me poshte shtepise.
E treta grua e madhe dhe e dukshme ne ate kala ishte xhaxhesha ime Sado Cikja, e Hadere.Ishte nje grua kaba, qe kur ecte dukej sikur shkeputej nje shgabe e madhe e merrte hov per fluturim.Xhaxhai im kishte kohe qe e kishte lene te ve ,e me tre femije, prandaj edhe ajo kishte marre ate hije te rende. Ishte e ashper dhe, kur nuk i pelqente dicka i mblidhte buzet e trasha me nje ane dhe te hidhte nje veshtrim si thike.
– Eja me mua se do vemi te ndezin kandilen ne mekam- me tha ajo nje pasdite te ngrohte gushti dhe une e ndoqa pas.
Per nje cope here ecem neper rrepirat e malit e pastaj u futem ne nje pyll te mbytur nga lisa e dushqe te larte e me bar e lule te harlisura e me burime uji, qe rridhnin ashtu …perjetesisht ne heshtje.
Ne qetesine e atij pylli dukej sikur Bota pertej, nuk egzistonte.
Ec e ec …si ne perralle…dhe ja ku u shfaq nje shkemb i madh mbeshtetur ne kembet e malit e midis gjethnajes shquajta nje shtepize te vogel me nje dritare sa nje pellembe e me nje dere prej dru lisi jo me e larte se nje meter.
-E kujt eshte kjo shtepi magjike?-pyeta me peshperime.
Xhaxhesha me hodhi ate veshtrimin si thike e zhveshur… rrotulloi syte si per te me thene “mos fol moj marruke” dhe me zor perkuli ate trup kaba e beri pothuajse zvarre perpara, per te hapur deren e per te hyre brenda. Ashtu zvarre edhe une pas saj u futa ne ate dhome -shtepi tre me tre… e pashe ca postiqe deleje, qe mbulonin dyshemene e shtruar me gur te bardhe e te lemuar. Ne mes ngrihej nje si lloj arkivoli edhe ky mbuluar me nje rrobe te zberdhulet ne ngjyre jeshile. Dukej..ishte nje arkivol i madh. Kjo me rrengjethi. Nje frike e panjohur me kapulloi zemren e vogel dhe u perpoqa te kap doret e ashper te xhaxhases. Po ajo me shtyu me ashpersi dhe pa folur me shigjetoi me te njejtin veshtrim prej thike…dhe une heshta. Nxorri nje shkrepse dhe ndezi dy kandile e drita e beri me te qarte pamjen, pastaj pa thene asnje fjale pastroi pluhurat e asaj rrobe arkivoli, rregulloi nja dy a tri shishe vaji, qe vizitoret e mekamit i kishin lene tek dera e mekamit dhe ashtu praptazi e megjunjazi filloi te terhiqej per te dale jashte. Une nuk durova me, po u ngrita vrik e koka me arrit ne tavanin e ulet ne forme kubeje. Bera te ktheja kurrizin e te dilja , te vrapoja jashte qe te mbushesha me fryme… kur ndiej nje dore te forte qe me ktheu e me gjunjezoi.
-Mos ia kthe kurrizin te shenjtit, ec si une.
Ashtu bera.
Ishte perulja e pare, lutja e pare dhe frika e pare qe perjetova ne emer te Zotit.
Me mundoi per nje kohe te gjate ajo ndjenje frike, me endej neper korridoret e shpirtit dhe i jam kthyer atij takimi te pare me perfaqesuesin e Zotit shume here. Dhe cdo here dicka ndryshonte tek une.
********
Pastaj vitet e shkolles nuk me lane pothuajse asnje dritare, nga ku mund te frynte era e besimit fetar…
Vone kur ju hyra me shpirt librave dhe neper faqet e tyre endesha neper kishat e Frances, Rusise apo Anglise …sikur u bera me e kerkueshme per gjurmet e Zotit. Dhe me thene te drejten, ja nga qe ushqeja nje lloj lodhjeje per ritualet arkaike te muslimanizmit, ja nga qe kisha nje lloj kundershtie nga pushtimi raskapites peseqindvjecar i perandorise otomane, nuk e pranova ate kurre…megjithese i perkisja ardhjes se vonuar te bektashijve. Ashtu si shume fshatra te tjere Borshi deri ne shek e XVII ende kishte 70% te familjeje me fe krishtere. Por zgjedhja qe ata kane bere, per te perqafuar rrymen me te paqarte te mbire nga feja muslimane, me tregon se borshiotet e fterriotet kurre nuk e kane marre seriozisht konceptin e fese.
****Shpesh kam menduar se fete jane si patericat qe jane shpikur per te te ndihmuar t’i afrohesh sadopak shtegut per tek Zoti. Po kjo besoj ndodh kur nuk ke kembe, se kur i ke ato te bekuara, nuk ja ndien fare nevojen fese…”patericave”.
****Ne shtepine tone te vogel nuk kemi thene asnjehere lutje ne tavoline, apo te benim ndonje ritual per dite te vecanta. Kur ja kerkoja ndonjehere mamase time te me jepte sqarime apo i kerkoja te shkonim ne kishe apo xhami… ajo me pergjigjej se…Zoti nuk eshte atje…Zoti eshte gjithandej. Dhe une nuk arrija ta kapja kete shtrirje te Tij, kur kisha filluar te frekuentoja kishen italiane, e cila ishte ngjitur me shkollen dhe kisha filluar te mesohesha me Jezusin e gjakosur, gozhduar ne kryq.
Kisha filluar te ndieja realisht dhimbjen e gozhdeve te tij, kisha filluar te shihja ne fytyren e tij te holle ate dhimbjen e madhe, qe ai ndiente per Ne. Po nje gje nuk me qartesohej. Ne paditurine time fetare, per mungese besimi, po mbi te gjitha per mungese informacioni, une nuk arrija te vija shenje e barazimit midis fjales Jezusit qe ishte Zoti dhe pafuqise se tij per te shpetuar vetveten dhe ne.
Njeriu i pare dhe me i rendesishem per te gjitha pyetjet qe me gelonin ne zemer ishte mamaja ime me pese klase shkolle dhe me nje vit kurs per infermiere. Kur ajo me jepte ca sqarime drastike qe me shungullonin zemren, une tronditesha. Si p.sh.
” Kishat dhe xhamijat i kane ndertuar njerezit, edhe rregullat dhe menyrat e faljes ata i kane bere, shumica e prifterinjve dhe hoxhallareve jane genjeshtare e injorante. Zoti eshte, po ne shumicen e rasteve nuk ka te beje me ta.”
Eh sa te ashpra me dukeshin keto fjale! Une doja dicka te bute, te bukur dhe te stisur tere miresi e kujdes si ato tablote, te cilat i shihja neper filmat e huaj apo lexoja neper libra artistike. Keto fjale te thena nga goja e saj i kam kujtuar vite me vone, kur fillova te shfletoj seriozisht literature fetare. Ku shpesh gjeja mjegull e paqartesi qe me bente te humbisja fillin… e jo me shtegun qe nuk mund ta gjeje asfare.
****Ne kohen e rinise u mora me edukimin tim, gjimnazi, universiteti, pastaj hapat e para ne njohjen e jetes…nuk kisha asnje minute kohe te ktheja syte nga Zoti. Kishat e xhamiat u shkaterruan dhe asnje fije libri fetar nuk mund te gjeje ne siperfaqen e Shqiperise socialiste. Edhe kisha italiane ne lagjen Vrenez u mbyll dhe se, ku u zhduken edhe dy suorat e zbehta dhe prifti.
Kembana u shkul dhe tingulli i saj humbi ne vite.
****Me ka mahnitur tingellimi i qarte si nje sinjal pafundesie i kembanes se kishave. Edhe ketu ku jetoj ne USA, kur me ze veshi tingullin e saj, ndalem dhe e hap zemren, qe te le kete kumbim kristalor te me depertoje e te me pastroje zemren.
Edhe kur degjoj kenget korale gregoriane drejtuar Zotit me kap nje ndjenje qetesie, qe me tret edhe kokrizen me te imet te stresit apo te shqetesimit.
Edhe kur degjoj zerin engjellor qe kendon surete e Kuranit,{pavaresisht se nuk kuptoj asnje fjale}, se bashku me gjakun me derdhet neper damare nje ndjenje paqeje dhe miresie e me perloten syte …dhe i falenderoj njerezit qe kane gjetur kete menyre komunikimi te perbashket, qe jane sintonizuar ne te njejten shkalle, ne te njejten ndjenje, ne te njejtin nivel, ate te dashurise ndaj Zotit.
Dhe kete e shprehin me kengen, zerin e vertete shpirteror.
Vazhdojne te grinden e pergjaken edhe sot ne shek e XXI per teorite e teksteve fetare, vazhdojne te humbasin ne vorbullen e urrejtjeve per menyren e ritualeve, vazhdojne te ndajne kufijte e vegjel te pushteteve, por se fundi te gjithe kane gjetur menyren me te sakte per te shprehur dashurine e falenderimin.
Kendojne kengen.
Dhe nuk ka asfare rendesi se ne c’gjuhe e kendojne. Te gjithe ne duhet te bashkohemi ne nje kor gjigand. T’i kendojme Gjithesise, t’i kendojme Zotin ne nje gjuhe te perbashket, ne gjuhen e dashurise.
***
**** Pyetja qe me ka shqetesuar gjithmone ka qene:”Kush jam…nga vij dhe… ku do te shkoj, kur vdekja te me vije?
Nen trysnine e ketij shqetesimi kam kerkuar te takoj Zotin nepermjet literaturave te ndryshme, qofshin ato libra fetare, apo letersi e mirefillte, apo libra qe ne menyre te guximshme kane marre persiper te ngrene sado pak siparin e rende te se Pertejmes.
Nuk kam perbuzur asnje liber, broshure apo sekt qe e kam ndeshur ne ecjen time. Edhe kur Miranda, nje kusherira ime me mbinte para syve neper rruge, kur une vija a shkoja ne pune, a psonisja, edhe kur ajo me nje ose dy “besimtare” te devotshem me zgjaste broshuren e Jehovajve dhe lodhej e ngjirej, duke kerkuar te me shpetonte…edhe kur shume nga ne e quanin” e marrosura”, une e degjoja me vemendje, pavaresisht se nuk me mbushte. Por ja merrja librin dhe e lexoja me nje perkushtim, qe te mund te shihja pertej atyre germave te shtypura. Po keshtu kam bere edhe me cdo liber tjeter..
Seriozisht jam munduar me forcen e trurit, qe me ka rene ne pjese, te depertoj e te arrij te kap sado pak nje thermije te se Vertetes. Kete pune kembengulese e kam nisur ashtu, instiktivisht, pa e ditur… qekur kam kerkuar te ngulis perrallen e pare. Sepse ne fantazine e perrallave, nen ate hark halucinant e shumengjyresh, eshte bere perpjekje per te kapur e arritur ate qe na ka shpetuar nga duart. Ne perralla ne kapercejme cdo lloj pengese, zbresim e ngjitemi ne Qiejt sa here te duam, krijojme me anen e forces se imagjinates cdo gje ashtu si Gjithesia qe arrin te krijoje cdo gje…madje arrijme edhe te shohim e portretizojme Zotin.
***Nje nga tiparet me te qenesishme ne qenien tone eshte mosbesimi. E drejta per te vene perballe drites se arsyes ate qe ndodh, thuhet apo praktikohet. Te dyshosh per ato gjera, qe deri tek ti kane ardhur te turbullta e te rrenuara, eshte nje hap dinjitoz qe ka te drejte ta beje gjithkush nga ne…sepse pas ketij mosbesimi, pas kesaj pikpyetjeje lind mendimi, merr hov shpirti e ti hyn ne vorbullen e madhe te Mendimit duke dhene denjesisht kontributin tend.Nuk e kam pranuar asnjehere postulatin e ashper, te cdo lloj feje qofte se… besimtari nuk duhet te pyese, nuk duhet te kete dyshime per fene apo procedurat e fese se tij, se drejta e tij eshte te bindet dhe asnjehere te pyes, se me kete ai e zemeron Zotin dhe se…Zoti do te hakmerret. Zoti behet i pameshirshem, kur ti nuk pranon te mbetesh i verber, kur ti pretendon te hapesh sadopak syrin, per te pare ate qe ke te drejte ta shohesh.
Kur me ra ne dore teoria e Emanuel Swedenborgut, arrita te kthjellohem edhe me teper, arrita t’i lejoje vetes te drejten dhe detyren qe kemi gjithesecili…te mos lodhemi kurre duke mesuar.Ai thote se nje “i shenjte” injororant nuk ka per te shkuar kurre ne Parajse, sepse atje nuk ka c’u duhet ky lloj shenjti,sepse atje arrin te ngrihesh vetem me ane te zhvillimit mendor e shpirteror, sepse atje shpirti ka pune per te bere, ka detyra per te plotesuar e ka shkalle per te ngjitur.
Jezusi u eshte drejtuar dishepujve te tij me fjalet:-Ata qe kerkojne, le te kerkojne derisa te gjejne, kur te gjejne do te turbullohen, kur perbrenda te ndihen te turbulluar, atehere do te mahniten dhe do te mbreterojne mbi gjithcka.Dhe pasi te kene mbreteruar, ata do te prehen. Mbreteria eshte brenda jush, po aq sa eshte jashte jush.
Dhe ne Kuran ne fillim te cdo citimi eshte vendosur fjala”Lexo!” e thene kjo ne menyren urdherore.
Ne librin’Kybalioni” nje studim i filozofise hermetike te Egjiptit te lashte thuhet; ”Buzet e Urtesise jane te kycura, pervecse per veshet e Arsyes. Dhe se vetem me dituri ti mund te zoterosh celsin e te arrish tek e Verteta.”
*** Elementet qe perbejne trupin tone jane te njejtat me ato qe perbejne Gjithesine.Pra ne jemi bijte e Yjeve dhe pjese harmonike e Gjithesise. Dhe si te tille jemi… kemi te drejten e trashegimise te kerkojme qiejt e perjetesine.
“Toka eshte djepi yne, po njeriu nuk qendron perjetesisht ne djep.” eshte shprehur Kostandin Cajkovski. Pra le te rritemi e te kapim qiejte e bruzet.
Se fundi dua t’ju shpreh mendimin se gjithsecili nga ne e ka kete aftesi dhe kete te drejte. Sa here qe hedhim nje hap, aq here i afrohemi perjetesise derisa te arrijme te bashkohemi me Zotin.
Shpresa Vrana
Boston.me 1/6/2013.
Komentet