-Diskutimi i metodave:
Po bëhen 9 vjet qëkur deputetët e Kuvendit (Parlamentit) të Republikës së Kosovës atëbotë, me 17 Shkurt të vitit 2008 e shpallën dhe miratuan Deklaratën e njohur kushtetuese dhe juridike mbi Republikën e Kosovës-shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Që nga ajo ditë dhe gjer me sot- Republikën e Kosovës e kanë njohur dhe pranuar vendët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit.Ndonëse, me premtime ,zhvillime dhe tendenca të vazhdueshme ose sistematike për njohje të metutjeshme të vendit ose shtetit tonë edhe nga pjesa tjetër (e mbetur) e popujve dhe vendëve të ndryshme anëkënd rruzullit tokësorë.
Se këndejmi, modeli i rregullimit të përgjithshëm kushtetues dhe juridik i Republikës së Kosovës, asokohe dukej se për shumëçka i ngjasonte modelit të njohur amerikan .Respektivisht, Konventës dhe Deklaratës (Kushtetutës) së njohur Amerikane “Checks and Balances”(Ligjet ose Rregullat dhe kontrolli) të firmosur në vitin e largët 1784 në Philadelphia (Filadelfia) të SHBA-së.
Shtetët e Bashkuara kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mikja ose aleatja jonë me e madhe ose kryesore në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të çlirimit dhe pavarësisë së R. Kosovës. Sigurisht.
.Ndërkohë që Kushtetuta(Konventa) e lartëpërmendur Amerikane paraqet si të thuash “Biblen” ose “Abetaren” e gjithëmbarshme dhe substanciale të rendëve dhe rregullimëve të ndryshme kushtetuese dhe juridike tek shumica e vendëve dhe popujve të ndryshëm në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të botës.
Ndonëse, populli(kombi) i madh amerikan, pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike e fituan në luftë kunder anglezëve, francezëve dhe të tjerëve që janë të njohur për nga traditat e shquara kulturore dhe demokratike në të gjithë botën. Përderisa shqiptarët e Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore dhe nacionale e fituan me luftë, viktima dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale nga një pushtues i egër dhe tepër primitivë çfarë ishte(është) Serbia.Apo…?!
Ndaj, mu për këtë edhe rruga e përgjithshme e lirisë (çlirimit), pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të gjithëmbarshëm shtetëror, nacional dhe politik të Republikës së Kosovës ka njohur dhe vazhdon të njeh sfida dhe udhëkryqe të ndryshme politike, diplomatike,institucionale, konstitucionale, ekonomike, ushtarake, administrative, juridike etj. Qofshin ato në planin e brëndshëm apo në atë të jashtëm që është relativisht normale për një shtet ose për një shoqëri në konsolidim e sipër dhe në tranzicion.
Kjo duke filluar që nga ndarjet ose “divorcët” e njohura kohabitative ose dihotomike të kompetencave ose ingerencave të ndryshme kushtetuese dhe juridike në mes tre organëve ose institucionëve qëndrore të shtetit dhe shoqërisë siq janë gjyqësori, legjislativi dhe ekzekutivi dhe deri tek çështjet dhe aspektët tjera kruciale dhe jetike që i duhen ose i nevojiten me urgjencë shtetit dhe shoqërisë .
Sidoqoftë, në demokracinë e konsoliduara të përendimit (ku zatën pretëndojnë dhe e kanë vendin shqiptarët dhe Kosova)- në krye të herës janë të garantuara dhe të rregulluara me ligj ingerencat dhe kompetencat e ndara në mes gjyqësorit, legjislativit dhe ekzekutivit.
Se këndejmi, gjithenjë sipas Deklaratës së sipëpërmendur kushtetuese dhe juridike të Parlamentit të Republikës së Kosovës: Në radhë të parë duhet nënkuptuar shtetin (vendin) e pavarur, sovran, integral dhe demokratikë të Republikës së Kosovës në të gjitha sferat dhe segmentët e mundshme. Respektivisht, me të gjitha preferencat, ingerencat dhe kompetencat e brëndshme dhe ato të jashtme. Duke filluar që nga liria, pluralizmi dhe demokracia e mirëfillët ose substanciale e shtypit, opinionëve, fjalës dhe mendimit të lirë publik dhe demokratik dhe deri tek ligjet ,transparenca dhe liria, por ,edhe përgjithësia e garantuar kushtetuese dhe juridike për të gjithë pa dallim.Për të vazhduar mëpastaj me lirinë, pavarësinë, sovranitetin, integritetin dhe demokracinë e gjithëmbarshme (fundamentale ose substanciale) të njerëzve ose qytetarëve të rendomtë dhe deri tek liria, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror, nacional dhe politik i Republikës së Kosovës në të gjitha sferat dhe drejtimet e mundshme politike, diplomatike, ushtarake, policore, ekonomike, monetare, ,administrative, juridike etjera që i nevojiten një shteti për të qenë i pavarur, sovran, integral dhe demokratik.
Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe Referendumin apo Vullnetin e përgjithshëm- gjeneral të sovranit ose populli (volonte generelle)-përballë vullnetit ose verdiktit të shumicës (volonte de tous) parlamentare ose politike në qeveri ose në parlament për çështje dhe aspekte të ndryshme kruciale dhe fundamentale që kanë të bëjnë me fatët dhe ardhmërinë e përgjithshme të kombit dhe atdheut tonë.
Kjo gjithnjë duke iu referuar Konventës(Deklaratës) së lartëpërmendur kushtetuese dhe juridike të Parlamentit të Republikës së Kosovës me 17 .O2.2OO8, e cila dorën në zemër duhet të jetë obligative dhe funksionale ose valide për të gjithë pa dallim. Duke filluar që nga kryetari(presidenti) i vendit, për të vazhduar tek nivelët e ndryshme lokale ose rajonale dhe deri tek qytetari i rendomtë.
Gjithashtu është i njohur fakti sipas të të cilit industria dhe ekonomia e përgjithshme e Kosovës ( të shkatërruara dhe plaçkitura nga Serbia dhe lufta e fundit në Kosovë) ndodhën si të thuash përballë “infraktit” ose një kolapsi total.Ku nevojitën ndihmat dhe “infuzionët” e ndryshme të ekonomive me të fuqishme botërore ose ndërkombëtare për ringjalljen ose rimëkëmbjen e përgjithshme industriale dhe ekonomike të Kosovës.
Aty janë edhe problemët e shumëta sociale dhe ekzistenciale të afro 7O % të popullsisë së përgjithshme në Kosovën e pasluftës.
Në këtë kuader nuk është mirë që presidenti ose kryeministri i Kosovës të kenë pagën me të lartë në rajon në njerin ndër vendët me të varfura dhe me të pazhvilluara të Evropës dhe me largë.
Një shteti për të qenë i fortë dhe stabil në domenin e përgjithshëm funksional dhe politik, në radhë të parë i duhet potenciali (kapaciteti ) i fuqishëm monetar ose finansiar si dhe një infrastrukturë e stabilizuar (për të mos thënë këtu e fuqishme) industriale dhe ekonomike ku jnjerëzit dhe qytetaret e tij i gëzojnë mirëqenjen jetësore dhe vlerat tjera sociale dhe ekonomike-në të gjitha drejtimet.
E dyta: Me rastin e Deklaratës së mësipërme kushtetuese dhe juridike të parlamentit të Republikës së Kosovës (“urbi et orbi”-sipas “planit të famshëm” të Mahti Ahtisarit etj.)-përballë vullnetit ose verdiktit të shumicës parlamentare dhe politike (volonte de tous) të Republikës së Kosovës, megjithatë, është dashur sëpakut të pyetët ose të testohet një trohë edhe vullneti i përgjithshëm ose gjeneral(volonte generale) i popullit lidhur me formën dhe modalitetët e ndryshme kushtetuese dhe juridike të Republikës së Kosovës dhe ardhmerisë së saj.
Me Referendum ose në forma tjera parlamentare dhe demokratike, populli shqiptarë në Kosovë, ndofta do mund të ishte përcaktuar për rregullime të tjera kushtetuese dhe juridike? Apo,mbase edhe për bashkim kombëtar dhe krijimin e Shqipërisë Natyralew dhe Etnike. Kush e di!?
Statusi dhe pozita e përgjithshme e vëllezërve dhe motrave tone shqiptare në në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc), Kosovën Jugore (N´Iliridë ose në Maqedoni), Mal të Zi etj., sikur e bëjnë imediate dhe aditive platformën, vizionin dhe përcaktimin e kahmotshëm të popullit dhe kombit tonë mbi krijimin e shumëpritur të një shteti të përbashkët të shqiptarëve në gadishullin e njohur Ilirik(Ballkanik) në atë menyrë që shqiptarët njëherë e përgjithmonë të jetojnë të bashkuar dhe kompakt në trojet e veta etnike dhe historike.
Se këndejmi, edhe pjesa dërmuese e qytetëve dhe teritorëve të sotme të Maqedonisë, duke filluar që nga Vargmalët e njohura të Skardit ose Sharrit, për të vazhduar me rrjedhat e njohura të lumit Driloni ose Drini , gjegjësisht ato të lumit Aksi ose Vardari i sotëm e kështu me radhë, u takojnë qytetërimit dhe vendbanimëve të njohura dardano-iliro-shqiptare të Dardanisë Antike.
Pa i harruar trevat tjera dardano-iliro-shqiptare në Kosovën Lindore së bashku me Nishin dhe Sanxhakun etj.)dhe ato në Mal të Zi etj.
Shih për këtë, Volteri në stilin dhe manirin e njohur të arkitetktit ose themeluesit kryesorë të mendimit të ri shkencorë dhe humanist mbi historinë e përgjithshme nacionale dhe gjenetike të sëcilit popull (komb) ose secilit vend veç e veç: Atëbotë përveç tjerash do i prefereonte edhe metodat ose disiplinat e njohura shkencore dhe historiografike si Kronologjia ( Disiplina e njohur historiografike mbi hulumtimin dhe analizat e domosdoshme të rregullimëve dhe kalendarëve të ndryshëm historik dhe politik), Paleografia( Mësimët dhe analizat e shkrimëve dhe dokumentacionëve të ndryshme nacionale dhe historike), Diploamtika (Mësimi dhe analizat e ndryshme mbi plaftormat, kartat dhe rregullimet e njohura shtetërore dhe politike), Epigrafika ose Epigrafia (Studimi dhe analiza e mbishkrimëve dhe epitafëve të ndryshme historike ose historiografike etj.), Arkeologjia (Studimi dhe analiza e objektëve dhe antikuitetëve të ndryshme muzeale, historike dhe arkitektonike), Heraldika (Studimi dhe analiza e stemave, simboleve dhe flamujve të mndryshëm shtetëror dhe nacional), Sfragistika (Studimi dhe analiza e vulave dhe protokolove të ndryshme), Numizmatika (Studimi dhe analiza e valutave ose kartmonedhave të ndryshme), Gjenealogjia (Studimi dhe analiza e trungut familjar si dhe e “pemëve” të ndryshme kombëtare, familjare dhe gjenealogjiko-gjenetike të popujve dhe kulturave të ndryshme) etj.
Kjo mu për faktin se ligjet ose parimet e njohura shoqërore ose sociopolitke, prasegjithash janë ligje singulare, interferente, ekspikative dhe udhërrefyese në kontesktin e pergjithshëm kohorë dhe hapësirorë që i parashohin dhe prognostifikojnë ngjarjet dhe zhvillimët e ndryshme në kohë dhe hapësirë. Por, nuk kanë influencë ose ndikimë masive në to. Për dallim nga ligjet e njohura historike ose historiografike që janë ligje të kahëve, drejtimëve ose tendencave të përgjithshme (masive)) dhe që kanë ndikime të fuqishme dhe të shumëfishta në ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në kohë dhe hapësirë. Duke i nënkuptuar këtu trendët dhe tendencat e njohura dominante dhe ekskluziviste të çdo shekulli dhe epoke.
Shih për këtë, për mendimin e Theodor Schiederit, të shprehur në kuader të veprës së tij të njohur me titull “Kodeksi i Historisë Nacionale”: Historia nacionale e një populli ose e një kombi, vazhdimisht sikur e humb peshën dhe shkëlqimin e saj si “parullë luftarake” kundër historisë politike dhe asaj ushtarake.”
Ndërkaq, Mark Blochu në “Apologjinë historike” konstaton se ” e tërë ajo që ka ndodhur para Revolucionit të Madh në Francë e këtej, nuk i takon më sferës historike ,por asaj politike dhe ushtarake.”
Ndryshe nga kjo;, si dukët shqiptarët e Kosovës që në total e përbëjnë shumicen apsolute-mbi 9O % të popullsisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës, në emër të “shtetit” dhe “pavarësisë ahtisariane”, si të thuash i braktisen ose i mohuan tërësisht ose hëpërhë flamurin kombëtar, vetëvetën, të kaluarën e tyre nacionale dhe historike, etnosin dhe trungun e tyre familjar dhe gjenetik, individualitetin dhe ekskluzivitetin e tyre nacional, gjeografinë e tyre etnike dhe historike dhe kështu me radhë!? Thënë troqë, ata nga shqiptarë ata u bën “kosovar”!
Artur Gobinoja duke i studiuar dhe analizuar në hollësi “Ligjet e Hamurabit” në Babiloninë Antike, “Pandectën” dhe “Corpus Iuris Civilis-in” e Justinianit në kohën e Bizantit, “Civitas Dei-n” e “Republikës së Romës” në Antikë, ” apo, “Carte Constitutionell-in”, “Code Civil-in” ose “Sinq Codes-in” e Napoleon Bonapartës etj., ” Sheriatin” , “Mizhlicin” ose ligjet e tjera të “Miletit” , “Ylemasë” ose “Hyrijetit” në kohën e Perandorisë së njohur Turko-Otomane e kështu me radhë: I prognostifikon dhe prejudikon shprbërjen ose shkatërrimin e pashmangshmëm të krijesave ose ngrehinave të ndryshme multinacionale ose multietnike mu për shkak të strukturës dhe karakterit të tyre fraxhil, heterogjen dhe inkompaktibili.Gjegjsisht, dislokacionin dhe dekompozicionët e tyre mu për shkak të strukturës së tyre multinacionale dhe kosmopolitike. Mbase, bankrotin dhe kolapsin total të shtetëve ose shoqërive të ndryshme multikulturore ose multietnike në çdo kohë dhe hapësirë. Shëmbulli i luftës së fundit në Bosnje Hercegovinë ( ku luftuan të gjithë kundër të gjithëve!) është ilustrimi me i mirë në këtë kontekst.
E treta: Edhe përkunder faktit tashmë të njohur të sipas të të cilit Republika e Kosovës i ka mbushur si të thuash afro 18 vite liri dhe me tepër se 8 vite vit shtet dhe pavarësi, në shtetin dhe “republikën e pavarur” atje vazhdojnë të mungojnë mekanizmat dhe institucionet vitale dhe fundamentale që e bëjnë një shtet të pavarur, të garantuar dhe sovran. Cilat janë ato? Për të mos i cekurat të tjerat, kësaj radhe do të ndalemi tek institucionet e njohura vitale ose substanciale që vazhdojnë t´i mungojnë shtetit dhe shoqërisë kosovare. Ushtria dhe Banka Nacionale e Republikës së Kosovës si për shëmbull. Ku janë apo ku ndodhën dhe kur do funksionojnë ato në kuptimin e plotë të fjalës?
Dikush do të thotë se në vend të Një Ushtrie (Armate) të mirëfillët dhe funksionale në Republikën e Kosovës, sot e kemi FSK-së, gjegjësisht, TMK-së së deridjeshme.Çfarë nuk është ashtu. Përse kjo? Sepse, një ushtrie të mirëfillët-profesionale dhe funksionale në radhë të parë i nevojiten rekrutët ose ushtarët e rregullt ose profesionist së bashku me Aklademinë e atjeshme ushtarake si dhe të repartet ose gjinitë e ndryshme luftarake ose ushtarake në sfond.
Disa thonë se aty janë forcat ushtarake të Natos(KFOR-it) për çdo eventualitet.”Gruaja, shteti dhe shtëpia nuk mbahen me dorëzan, ose me nuna dhe kumbarë”, thotë populli ynë. Nato nuk mund të qëndroj përgjithmonë në Kosovë për t´i mbrojtur shqiptarët nga Serbia etj. Jo.Kosova me në fund duhet t´i ketë kuadrot e larta si dhe rekrutët ose ushtarët e vet të armatosur dhe profesionist. Duhet të kryehen shërbime të rregullta ushtarake në tërë teritorin e Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër ndërkaq, me sa mund të shihet prej së largut, edhe Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) ndodhët dikund në mes mundësive dhe dëshirave ose iluzionëve. Dikund në standin e parë të konsolidimit dhe profesionalizimit.
Po ekonomia dhe finansat e Republikës së Kosovës?! Çfarë ekonomie politike dhe çfarë politike ekonomike vazhdon të aplikohet dhe zbatohët në Kosovë? Me çfarë kamatash dhe me të cilat kushte po investojnë kreditorët ose investitoret e huaj në vendin tonë në një kohë kur ende vazhdojnë të veprojnë (funksionojnë) si”një” dhe të binjakëzur edhe ekzekutivi, edhe legjislative, edhe gjyqësori ose juridikativi, edhe presidenca, edhe, edhe….?!
Në çdo shet dhe pushtet (qeveri) të Perëndimit, për shkak të akcesëve, interferimeve dhe komplikimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në sfera të caktuara monetare, finansiare, sociale, ekonomike dhe të tjera, ndodhën të ndara dhe rregulluara me ligjë resoret, ingerencat dhe kompetencat e organëve ose institucionëve të lartëpërmendura shtetërore, qeveritare, parlamentare dhe juridike.
Kosovës madje i duhet edhe Bursa (Berza) e saj së bashku me mekanizmat ose institucionet tjera përkatëse ose respektive që do i përcillnin dhe analizonin letrat me vlerë (akcizat ose kambialet etj.) si dhe trendët e ndryshme konjukturale dhe manufakturale të tregut botërorë dhe kapitalit
Një shëmbull tjetër në vazhdim: Në Gjermani ose dikund tjetër, nëse sot e merni një kredi prej 5OOO.OOO eurosh, brënda pesë vitëve bankës kredidhënëse, përveç shumës së mësipërme në fjalë, do ia paguani dyfishin e 5OOO.OOO eurove të marura (huazuar) si kredi.Grekët etj., edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të paguajnë tatime dhe kamata të larta ndaj kreditorëve ose huadhënësve të ndryshëm ndërkombtarë.
Ndëdrkohë që nuk dihet me saktësi se cilat janë rezervat e arit nepër trezoret e Bankave të Republikës së Kosovës si garantuesit me të sigurtë të investimëve të përgjithshme në Kosovën e pasluftës….?!
E katërta: U mor vesh se populli (kombi) dhe shteti së bashku me politikën e lartë ose diplomacinë ngritën dhe sëndërtohen mbi mësimet, urtësine, diturinë dhe përvojen e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të njerëzve të ditur, intelektual dhe profesionistë, mbi guximin, heroizmin dhe sakrificen e trimave dhe heronjëve të njohur shtetëror ose nacional, mbi humanizmin dhe karitativitetin e njerëzve të pasur ose kapitalistë, mbi krihet ose shpatullat e njohura të klasës punëtore, mbi drejtësinë, barazinë, paqën e njohur sociale dhe politike si dhe mbi harmoninë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Duke menduar këtu në të kaluarën ose traditat e shquara intelektuale, profesionale, liridashëse dhe patriotike të Gjakovës Martire dhe Heroike si dhe në tendencat ose insinuatat e ndryshme iracionale, infantile, tribale, lokale, provincialiste, pseudoshtetërore, antinacionale, subkoshiente, kontrainstitucionale, hakmarrëse ose revanshiste të analfabetëve ose gjysëmanalfabetëve të ndryshëm institucional dhe funksional ndaj Komunës së Gjakovës si dhe ndaj kuadrove ose qytetarëve të saj përgjithësisht! Ndonëse, asnjë qytet tjetër në Kosovë nuk ka dhënë me shumë heroj ose dëshmorë të kombit, se sa Gjakova gjatë luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë. Ndërkohë që Gjakova ka qenë qyteti me i djegur dhe shkatërruar nga llahtari i plojës dhe masakrave të atij vargu të zgjatur shovenësh, animalësh dhe piromanësh të egër serbo-çetnikë!
….!
Thonë se njëra prej “lirive me të mëdha” është edhe ajo kur kanë liri të flasin dhe të shkruajnë mbi çështjet ose aspektët e larta shkencore, intelektuale, profesionale, politike, ushtarake (luftarake), diplomatike dhe të tjera edhe të marrët, të paditurit, mediokritët, horat ose maskarënjët e ndryshëm stupid, nebulozë ose ubskurantivistë.
E pesta: Politika, shteti dhe diplomacia nuk janë gjithmonë monome. Apo, ekuacione me një të panjohur. Jo. Por, nganjëherë ato mund të jenë madje edhe ekouacione me dy, tre dhe më më shumë të panjohura. Mund të jenë pra edhe binome, trenome dhe kështu me radhë. Në politikë dhe në diplomacinuk vlejnë gjithmonë rregullat ose ligjet e njohura(strikte) aritmetike ose gjeometrike. Por edhe rregullat e asaj “lojës” së njohur në mes parimëve dhe principeve të ndryshme që jo rrallë i imponojnë dhe i diktojnë ndarjet ose klasifikimet e domosdoshme në mes kualitetit dhe kuantitetit. Kuptohet, në këtë kuader duke i ruajtur dhe kultivuar vazhdimisht vlerat dhe parimet e njohura etike dhe metaestetike.
Komentet