VOAL – SAN FRANCISKO – Një luan mali është vënë re në disa raste të ndryshme rrotull San Franciskos ditët e fundit, çka është hera e parë që ndodh një gjë e tij në këtë qytet prej shumë vitesh, thanë zyrtarët.
Tre dëshmitarë njoftuan se besohet që është një luan mashkull vetmitar që ulërin rrotull qytetit që prej 30 qershorit. Mendohet se luani i llojit puma, i cili është kapur edhe nga kamerat e rrethinave të qytetit, të ketë marrë drejtimin për në jug.
Agjencitë e shërbimeve të parqeve, të kontrollit dhe kujdesit për kafshët e tjerë, janë duke e vëzhguar situatën për të informuar popullsinë. Luanët e maleve janë “mosbesues natyralë” të njerëzve. reuters
Komentet