Sipas nje gjeopolitikani amerikan, Edward Luttwak, greket do t’i pergjigjen “po” referendumit te sotem, ngaqe jane dembele…! Sepse nese do pergjigjen me “jo”, duhej te shpervjelnin menget per te punuar!!!
***
Sipas nje greku me emrin Varufakis, aktualisht Minister i Financave Greke, ata qe ju japin grekeve para per buken e gojes jane “terroriste”!!! Hajde mendje hajde!!! Po sikur mos t’iu japin para cfare mund te quhen europianet? Kriminele???!!!
***
Mikpritja shqiptare?! Tashme i perket shekujve! Bij legjendash dje e vrases miqsh sot!
***
Cipras beson se po i jep “leksione” demokracie Europes! Megallomani tipike ballkanase!!! Nderkohe xhepat e shtetit i ka bosh…! Dhe xhepat bosh jane leksion e shkuar leksionit…!
***
Duhet t’u jemi mirenjohes atyre qe hyne ne ambasadat e huaja me 2 korrik 1990! Se pari, sepse mposhten friken dhe sfiduan diktaturen dhe, se dyti, sepse pa ata dhe mijra te tjere qe i ndoqen me pas ne Perendim, ky vend do jetonte akoma me tallonat e diktatures!
***
Kjo foto e pensionisteve greke sot ne radhe per te terhequr parate, me kujtoi vertete kohen e Enverit, kur “edhe bar hajme e parimet nuk i shkelim”!
***
Kur ne 1996 Bashkine e Shkodres e fitoi “E djathta e Bashkuar” kundrejt PD-se, (ne ate kohe PD fitonte edhe ne Skrapar), shume njerez, analiste, militante, por , edhe njerez te thjeshte, pohonin se “Shkodra te jep leksione demokracie dhe intelekti!” Tani qe ne kete qytet fiton Voltana Ademi, nje pinjolle e nje familjeje pioniere te kapitalizmit shqiptar, “opinionistet”, vecanarisht ato militante dhe partiake, pohojne pa iu dridhur zeri se “Shkodra mbeti peng i regresit”! Jo zoterinj, Shkodra i jep leksione demokracie kujtdo, sic i dha PD-se dje apo PS-se sot! Shkodres leksionet ia kane dhene me kohe shekujt…!
***
Nuk ka ndonje veshtiresi te madhe te gjykosh tjetrin qe lufton ne ring dhe ti ben sehir! Komentatoret e boksit nuk kane zbritur kurre ne ring…!
***
Qesh me disa njerez qe duan t’i japin leksione demokracie dhe inteligjence shkodraneve…
! Ne fakt duhet qare me guximin e tyre te marre…!
***
Perballe armeve nukleare nuk bejne fajde shigjetat dhe bunkeret, sado qe e drejta mund te jete me ty!
***
Jam vertete i shokuar nga mosreagimi (te pakten publik) i administratoreve shqiptare te financave per krizen greke dhe pasojat e saj ne vendin tone! Ne Serbi, Maqedoni dhe Rumani tashme qeverite e tyre kane lajmeruar masa ekstreme per te ruajtur stabilitetin financiar te vendeve te tyre! Vetem financieret tane heshtin! Uroj te mos jene vone si gjithnje…!
***
Nje orkester qofte e perbere edhe nga talente te shquara, nese nuk ka nje dirigjent, nuk ka shans te shkelqeje! Nga ana tjeter, cdo dirigjent nuk duhet te leje te stonoje asnje instrumentist, qe orkestra te tingelloje e plote dhe harmonioze! (Nuk behet fjale nese instrumentistet duan te sabotojne dirigjentin apo dirigjenti instrumentistet)! Ne politike besoj se eshte saktesisht e njejta gje!
***
Dinakeria dhe zgjuarsia greke antike eshte kthyer sot ne megallomani dhe varferi ! Europa dhe qyteterimi i sotem i kane “borxh” grekeve te antikitetit, jo aventuriereve te sotem!
***
Pasi u morri votat grekeve me premtime marramendese, aventurieri Cipras ia le sovranit qe e zgjodhi, pergjegjesine e vendimarrjes ne emer te “dinjitetit”…! Jo vetem mungese e plote pergjegjesie, por edhe mungese totale dinjiteti per qeverine e tij te papergjegjeshme! Por me vjen keq jo vetem per greket, (ne fund te fundit komshi i kemi, ne te mire e ne te keqe), por edhe per shqiptaret qe jetojne e punojne atje, qe humbin gjithcka nga kjo krize!
***
Sipas nje studimi, 50% e femrave franceze nuk shkojne kurre ne parukeri, 27% vetem nje here ne vit, 15% me shume se dy here ne vit dhe vetem 5% e tyre shkojne rregullisht aty! Nuk e di nese eshte bere ndonje studim i tille ne nahijen tone, por besoj 95% e femrave shqiptare e “takojne” rregullisht parukieren e tyre…
Ndaj shqiptaret jane me femra se francezet…
!!!!
***
Sorrat mund te bejne cdo mrekulli, por puplat e zeza nuk i bejne dot te bardha! Megjithse po te ishte ndonje premtim elektoral shume njerez te nahijes tone do ta besonin…!
***
Shkaktaret e humbjes se qershorit 2013 nuk kane moral politik te anatemojne shkaktaret e humbjes se qershorit 2015! Se sipas meje, humbja e fundit ka shkak humbjen pararendese!
***
Pashe deputete te Kosoves qe festonin per mosaprovimin prej tyre te Gjykates Speciale! Po degjoj sot kercenimet e atyre qe i dhane pavaresine Kosoves! Nuk di kujt t’i gezohem : deputeteve te Kosoves, qe sot ose do ishin maleve ose nen dhe nga serbet apo nderkombetareve te zhgenjyer, qe u dhane mundesine te ishin deputete te nje shteti te pavarur?!
***
Ketu e gjashte muaj me pare pata paralajmeruar shqiptaret te hiqnin parate nga Bankat Greke, jo per hir te nacionalizmit, por per te shpetuar kursimet e tyre nga falimentimi! Nuk jam profet, por nga lajmet e agjencive te ndryshme ekonomike ky konkluzion dilte i qarte! Tani falimentimi i tyre eshte ceshtje ditesh…! Fatkeqesisht per greket, por edhe per shqiptaret qe kane aty kursimet e jetes se tyre!
Komentet