VOAL – LONDËR, 5 KORRIK – Sot, në një ceremoni private, pagëzohet princesha Charlotte, fëmija i dytë i princit William e i dukeshës së Kembrixhit Kate.
Ceremonia do të mbahet në St. Mary Magdalene Church në fermën në Sandringham të Mbretëreshës Elisabetta II në Norfolk. Lajmin e ka dhënë Kensington Palace duke shtuar se ceremonia do të kryhet nga Justin Welby, arqipeshkv i Kantërberit, kisha kryesore angleze. Charlotte, e lindur më 2 maj, është e katërta në linjën e vazhdimësisë të fronit britanik. ansa
Komentet