VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

80 vitet e fundit të Shkodrës në një album fotografik

By | October 31, 2016
blank

Komentet

blank

Sot, poezia dhe muzika shqiptare, do të hapin festivalin më prestigjoz të poezisë në Spanjë

Sot, poezia dhe muzika shqiptare, do të hapin festivalin më prestigjoz të poezisë në Spanjë.

POETAS DI(N)VERSOS , Edición XIII

Luz Campello – Poema

Carlos García Picos – Monodia (për violinë solo)

Arian Leka – Poema

Vasil Tole – “Alla shqiptarçe” (për violinë solo)

Yolanda Castaño – poete dhe organizatore

Florian Vlashi – violinë

Casa de la Cultura “Salvador de Madariaga”

25-10-2021, 20:00h La Coruña

blank
blank
blank

POETI YNË KOMBËTAR AT GJERGJ FISHTA – Nga Agim Xh. Dëshnica

Në Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871, u lind një djalë, i cili, i pagëzuar me emrin Zef, më vonë do të njihej, në botë si Gjergj Fishta, poet kombëtar i shqiptarëve.   Por në atdheun e vet, gjatë diktaturës  disa  nga  profesorët  e letërsisë  e njerëz të letrave, shërbëtorë të regjimit ne fuqi, morën përsipër  të përbaltnin  e të hidhnin poshtë veprën e tij madhore në shërbm të atdheut.  Në librin “Historia e Letërsisë Shqiptare -1983”, me kryeredaktor Dh. Shuteriqin, larg çdo vlerësimi letrar e artistik, u përdor fjalori politik, fyerja, shpifja,  e mohimi, me këtë përcaktim të mefshtë: “Përfaqësuesi kryesor i klerit  françeskan Gjergj Fishta, poet, publicist , pedagog,  politikan, drejtoi për një kohë të gjatë veprimtarinë kulturore e arsimore të këtij urdhëri. Për të interesat e kishës e të fesë qëndronin mbi interesat e atdheut e të popullit, gjë që ai e shpallte dhe e mbronte me tërë demagogjinë, por edhe me cinizëm dhe e kishte vënë në themel të punës si letrar. Vepra e tij kryesore, poema epike “Lahuta e Malësisë”, propagandonte antisllavizmin dhe vinte në plan të dytë luftën kundër sundimit osman. Ajo i ngrinte himnin françeskan patriarkalizmit e bajraktarizmit, obskurantizmit fetar e klerikalizmit, dhe spekullonte me ndjenjat patriotike, kur ishte fjala për të ngritur lart ngjarje dhe figura të historisë kombëtare të periudhës së Rilindjes sonë. Veprat e tjetra, si poema satirike “Gomari i Babatasit”, ku u sulmuan me tërbim laicizmi i shkollës dhe idetë demokratike, ishin karakteristikë e luftës së egër që bëri kleri katolik për të ruajtur e për të rritur ndikimin e tij në jetën mendore të vendit. Këtij arti përpiqej t’i shërbente një formë që i qëndronte pranë folklorit. Atë e shoqëronin shpesh proliksiteti, efektet e kërkuara, retorizmi, brutaliteti i shprehjes e i stilit gjer në banalitet, argumentet e tyre false, që orvateshin të imponoheshin me pahir, si dhe një qëndrim i theksuar konservator në lëmin e gjuhës. Fishta i mbaroi ditët si akademik i Italisë fashiste.”

Nuk do të mjaftonte ky qëndrim i paturpshëm ndaj Fishtës, as ndalimi barbar i librave të tij, por duhej të dëgjohej edhe zëri i një njeriu të huaj ndaj Shqipërisë me emrin Rexhep Qose. Në librin “Panteoni i rralluar” i vitit 1985, tashmë i vlefshëm vetëm për arkivë, ndofta edhe për kosh, ai shkruan pa iu dridhur dora: “Gjergj Fishta përkundër Naim Frashërit, ka shkruar për pjesën katolike të shqiptarëve, ka folur në emër të tyre dhe dy fjalë më të shpeshta të fjalorit të tij ishin feja dhe atdheu: gjithnjë përpara feja, mandej atdheu. Në zemrën e madhe të Naim Frashërit kishte vend për të gjithë shqiptarët dhe, më në fund, për gjithë njerëzit, kurse në zemrën e vogël të patër Gjergjit-për një pjesë të shqiptarëve, prandaj edhe për një pjesë të njerëzve. Veprat e tij sot shijohen më me vështirësi sesa atëherë kur ishin shkruar, qoftë edhe prej gegëve dhe, mund të besojmë, pas ca dekadash do të përkthehen si ato të De Radës….”

Po ashtu gabuan edhe ata, që shkruan se emri  i Gjergj Fishtës pas vitit 1944, u harrua. Përkundrazi, librat e tij mbaheshin si thesar në bibliotekat vetiake, kudo në Shqipëri. Leximi, apo përsëritja përmendësh në rrethe të ngushta, gjallonte më me zell. Edhe në rastet, kur në gazetën „Zëri i Popullit“ botoheshin shkrime zilare e fyese kundër poetit të madh, në shumicën e lexuesve ato zgjonin kundërshtimin e menjëhershëm, ashtu siç nuk miratohej edhe gjykimi qesharak i diktatorit E. Hoxha aty nga viti 1949, kur në një mbledhje të rëndomtë thoshte se “Fishta me satirat e tij nuk pi ujë përpara “Epopesë së Ballit Kombëtar” të Shefqet Musarajt.”(?!)

 

Drita   e së vërtetës  nga autorë vendas e të huaj.  

 

Në një kohë, kur Fan S. Noli nëpër ligjërata shprehej: “Fishta është i madh”, Faik Konica shtonte: “Fishta është jo vetëm poet i madh, por edhe intelektual i dorës së parë! Kot së koti përpiqen grekët e sotëm mbi veprën e Fishtës të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se “Lahuta” e Gjergj Fishtës”. Ndërkohë Lasgush Poradeci, do ta quante Fishtën me nderim: “Poeti ynë kombëtar! Shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar!”  Dijetari i shquar Eqrem Çabej, teksa analizon romantizmin tonë, që lidhej me luftën për liri e pavarësi, ndërmjet Jeronim De Radës e Naimi Frashërit, rendit edhe Gjegj Fishtën për fuqinë e vet epike. Krahas tij, Engjëll Sedaj  theksonte se “krahasimi i poezisë epike të Fishtës me poezinë e Naimit bëhet jo vetëm në punimet e veçanta mbi Fishtën, por edhe në punimet e tjera të E. Çabejt, duke përqëndruar vëmendjen më tepër te këta dy poetë sesa në krahasimin ndërmjet Fishtës dhe poetëve të tjerë shqiptarë. Kështu, bie fjala, në punimin e tij, „Romantizmi“, ndonëse nuk shqyrton në veçanti Fishtën, por kryesisht De Radën dhe Naimin, ai e ka krahasuar Naimin dhe Fishtën, duke thënë se “ky epos (Istoria e Skëndërbeut) nuk u bë dot epos kombëtar, se këtë ua fali më vonë shqiptarëve Gjergj Fishta”. Aurel Plasari shkruante: “Gjysmëshekulli që ka kaluar prej vdekjes fizike të Fishtës, e ka vërtetuar jetëgjatësinë e veprës së tij letrare, me gjithë kushtet specifike të vështira në të cilat i është dashur asaj të gjallojë.”  Albanologu i njohur Fulvio Cordignano shkruante: “Pakkush kujtoj në letërsi të mbarë botës, ia del At Fishtës si poet satirik. Si i tillë, me një furi të çudishme, ai ther e pret aty ku djeg.” Ndërsa poeti italian me famë botërore Gabriele D’Annunzio thoshte:  “Patër Fishta njihet si poeti më popullor i shqiptarëve, si poeti më i përzemërt i këtij populli, si këtë kemi një të  madh tjetër: Rabindranat Tagora.”

Publicistë të ndryshëm  shqiptarë  me shkrimet e tyre kanë berë të ditur lexuesin e gjerë për të vërtetën e jetës e veprës së  Fishtës. Ndër ta janë shquar At Zef Plumi, Salih Kabashi,  Arben Marku, , Fritz Radovani, Pjetër Jaku e shumë të tjerë. Ndërkaq, disa nga profesorët e moshuar, me dijeni të pakta për jetën e veprën e poetit Gjergj Fishta, vijojnë të botojnë e të ribotojnë të ndrequra  studimet e viteve para ’90.  Ndërsa aty – këtu vihet re se disa, të ashtuquajtur prof.dr. botojnë veprat e Fishtës kundër çdo rregulli, duke dëmtuar dhunshëm me ndreqje kundërshkencore ëmbëlsinë e gjuhës dhe ritmin  e vargjeve  të arta të At Gjergj Fishtës, ose dikush tjetër, duke bredhur derë më derë, mbledh letra të mykura ndër vite, pa adresë dhe të përkthyera, pra, të sajuara, i boton me stërhollime për të zbehur dritën e veprës së Fishtës, apo të Nolit të nderuar. Këta tipa keqdashësh me frymëzim tymnaje, notonin  dikur pa shpresë përmes dallgësh në gjurmim të atdhetarëve të mërguar në çaste tragjedish.

Ndaj shkrimeve jashtëletrare, sot hedh dritën e së vërtetës  vetë poeti  me veprat e tij. Fishta ishte ndër të parët, që me vargjet e veta qortoi me vendosmëri veset e shoqërisë, apo, si poet i ndiesive atdhetare, u ngriti lavde mbrojtësve të atdheut.

 

Krijimtaria  e botuar e Fishtës

Poezinë e parë Fishta e botoi më 1900 në revistën “Albania” të Konicës. Gjatë gjithë jetës së vet ai u shfaq si poet epik e lirik dhe prozator. Në krijimtarinë e tij të gjithanëshme, përveç poemës epike, „Lahuta e Malsise“, rreshtohen veprat: „Kangë Popullore“, „Vierrsha t’përshpirtshme“, „Pika voeset, „Anxat e Parnasit“, „Mrizi i Zanave“, „Vallja e Parrizit“,  „Shën Françesku i Asizit“  „Gomari i Babatasit„ ,  „Dredhitë e Patukut dhe i Ligu për mend“, „Shna Ndou i Padues“, „Juda Makabe“, „Vllaznija“, „Odisea Ifigjenija n’Aulli“, „Shqyptari i qytetnuem“,  „Shën Luigji”, “Barijt e Betlemit“, „Mojsi Golemi i Dibrës e Deli Cena“, „Jerina ose mbretëresha e luleve“ e  të tjera. Në vëllimin „Mrizi  i  Zanave“, renditet  “Gonzage„  dhe poezia „Nji Lule Vjeshte“,  nga më të dhimbëshmet e më të bukurat  e letërsisë sonë.

Proza e rrjedhshme e Fishtës u shqua me shkrimet polemike – politike, filozofike, letrare dhe estetike në gazeta e revista, veçanërisht në të përmuajshmen  „Hylli i Dritës.“

Në vitet e diktaturës, kur ai ndalohej të përmendej në vendlindje, emri i tij i kishte kaluar kufijtë. Në enciklopeditë e botës dallohej me përcaktimin: „At Gjergj Fishta – Poet Kombëtar Shqiptar”, etj…

 

Fishta dhe “Lahuta e Malcis”

Gjatë kohës së diktaturës, sado disa guxuan të fyenin poetin e madh dhe dritën e veprës së tij ta mbulonin me mjegullën e shpifjes, rrezatimi i saj çante terrin:

 

“Shkundu pluhnit pra, Shqypni!/ Ngrehe ballin si  mbretneshë!/

Pse me djelm, qi ngrof ti,/ Nuk mund t’quhesh, jo, robneshë!.”

 

Vargje si këta në vetëdijen e rinisë, mbajtën gjallë ndjenjën e kombit dhe të lirisë, shpresën dhe besimin për shpëtim. Veprat e Fishtës në tërësi, janë thesar për gjuhën tonë. Sipas Maximilian Lambertz-it“vepra e Fishtës, është shtylla kurrizore e Kombit Shqiptar. Aq sa mund të kuptohet Greqia pa Homerin, Italia pa Danten, Gjermania pa Eposin e Nibelungëve, Anglia pa Shekspirin, aq mund të kuptohet edhe Shqipëria pa “Lahutën e Malsisë” të At Gj. Fishtës.”

Për At Gjergj Fishtën kanë shkruar Norbert Jokl,  pas tij Gustav Weigand, i cili, përveç punimeve të veçanta, do të përkthente në gjermanisht : “Lahuta e Malcis” von Gjergj Fishta, Balkan Archiv, Leipzig 1925), kurse Lambertz-i po në gjermanisht: “Die Laute des Hochlandes), Verlag R. Oldenbourg, Munchen, 1958. Në italisht, nga Papas Ignazio Parrino: “Il Liuto Della Montagna, Palermo 1968, 1970). Pas shembjes së diktaturës “Lahuta  e Malsisë”, u njoh  në anglisht e përkthyer nga Robert Elsie dhe Janice Mathie-Heck: “The Highland Lute”, London, New York, 2005).

 

 

Fillimi e mbarimi i poemës “Lahuta e Malsisë”

 

Fishta poemën e filloi më 1905 me titullin “Lahuta e Malcis”, me këngën  e parë “Cubat” dhe e përfundoi më 1937, me këngën  e tridhjetë “Konferenca e Londonit.”

Në shënimet e veta Fishta, kujton se njëherë gjatë kohës  së pushimeve verore ishte dërguar në katundin Rrapsh të Hotit për të zëvendësuar famullitarin Leonard Gojanin. Në atë vend të qetë u miqësua me një burrë të thyer në moshë, Marash Ucin nga Hoti. Mbrëmjet i kalonin  bashkë. Nga Marashi Fishta dëgjoi  rrëfime nga më të ndryshmet për luftimet e herëshme të malësorëve shqiptarë dhe malazesë, edhe për betejën e rreptë në Urën e Rrzhanicës, ku pati marrë pjesë Marashi vetë.  Fishta vijoi  ta botonte  e ribotonte poemën të zgjeruar më 1912, 1923, 1931 dhe 1933.  Përgatitësi i këtij studimi ruan qysh nga viti  1950,, një libër të vogël  i ribotuar në vitin 1923, me titullin  “Lahuta e Malcis”, vetëm me pesë këngët e para.  Në krye të librit lexohet shkurt, ky shënim nga botuesi:  “Me ket botim shuhen ato të përparshmet, edhe ndalohen të gjitha të drejtat e rishbotimit e të përkthimit.”

Lahuta e Malsisë me gjuhën  e pasur nga burimet e veriut, e ngritur në art nga Fishta, u paraqit e plotë në Shkodër në kremtimet  e njëzetepesë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Poema në vargje tetërrokësh, sado me ngjyrimet e një rapsodie kreshnikësh legjendarë, është  histori  në vargje e luftës për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë, me heronj të vërtetë, si Ali Pashë Gucia, Dedë Gjo Luli, Oso  Kuka, Marash Uci etj. Befas, në çaste frymëzimi, poeti me sokëllima  kreshnikësh, i drejtohet Zanës së mirë, apo i shqetësuar – Orës së Malit.  Rimat, herë janë të puthura, herë të kryqëzuara. Këngët e krijuara në rini janë më të hovëshme, ndërsa në vijim, afër mbarimit, mendimtare, me shqetësime për fatin e atdheut në prag të lirisë, pas Luftës së Parë e konferencave ndërkombëtare.

 

 

Pjesë  nga  këngët e Lahutës

 

Gjatë analizës së krijimtarisë së autorëve të ndryshëm në letërsinë soc-realiste, zakonisht jepeshin citate apo shkurt vetëm disa pjesë. Meqë më lart u përmendën trajtime te zgjatura  armiqësore,  del  e nevojshme që prej kësaj kryevepre epike, me tridhjetë këngë, të zgjidhen të paktën pesë këngë qoftë edhe jo të plota. Atëherë lexuesi i mësuar ndryshe, do të befasohej e mahnitej me gjuhën e pastër shqip  të poetit atdhetar At Gjerg Fishta.  Shembuj shkrimesh në libra të tillë janë të shumtë, një prej tyre,  “Shkrimtarët shqiptarë”- 1942,  në dy vëllime duke filluar  nga Buzuku, ku shkrimtari  i njohur Karl Gurakuqi  paraqet  me imtësi  jetën e  Fishtës vargje  të shumta e të gjata, nga  poema “Lahuta e Malsisë”, nga  poezia lirike, dramat e nga proza.

 

“LAHUTA E MALCIS”

Këngë të zgjedhura.

C u b a t

Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk’rën ket’ Shqipni
Turku e mbate në robnì,
krejt tu’ e là t’mjerën në gjak,

frymën tue ia xanun njak,
e as tu’ e lanë, jo, dritë me pà:
kurr’ të keqen pa ia dà:
rrihe e mos e lèn me kjà:
me iu dhimbtë, po, minit n’ murë,

me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!
Veç si ‘i dèm, vu n’lavër s’pari,
qi, ka’ e vret zgjedha e kulari
kah nuk bàn m’e thekë strumb’llari,
s’ndigjon me tërhjekun m’pluer:

e tue dhanë kryq e tërthuer,
tu’ i dhanë bulkut shum’ mërzì,
me u vu s’ ryset për hullì
e as me shoq ai pendë me shkue:
kështu Shqiptarët, të cilt’ mësue

s’din’ me ndejë rob nën zgjedhë t’huej,
pagë e t’dheta me i là kujë,
por të lirë me shkue ata motin,
veç mbi vedi tue njohtë Zotin,

………………

Vranina

 

Vojti fjala te Çetina:

-Vallë! ç’po ban mi ShkjaVranina!

Vallë! ç‘po ban  Vranina m’Shkje?

rob tue xanë  e gjind tue pre,

tue pre gjind, tue xanë kajduka

qysh se duel njaj Oso Kuka!

Oso Kuka, ’i  burrë shkodran,

shoq në Shkodër, thonë, s‘ka lanë

për kah besa e kah trimënia,

qi zanatë i ka Shqipnia.

Kaleshan e sy-përgjakun,

mje m’sylah mustakun:

ushton mali, thonë, kur t’flasë,

dridhet  fusha kah t’vikasë,

e kah t’dredhë të rrebtë taga’n

thue se rr’feja shkrep për anë

kaq vringllim ai shkon  tu’ i dhanë!

……………………

 

Marash Uci

 

Te nji mriz, te nji lejthí
kishin ndodhun tre barí
dy me dhen e nji me dhí,
njani plak e dy të rí:
Marash Uci e t’ bijtë e Calit:
dy djelm t’ lehtë si shpezt e malit.
Marash Uci i Uc Mehmetit,
anë e m’ anë i kisht’ rá detit
kishte pá pronët e Mbretit
çak prej Hotit tue xanë filli
dér ku piqet buka m’ dielli;
pse, sa kje Marashi i rí,
i pat dalë Mbretit n’ ushtrí
me armë n’ dorë, me zjarrm në gjí,
si qi doke asht n’Shqipní.
Burrë i fortë e trim si Zana,
armët i kjenë atij baba e nana:
babë tagani e nanë breshana,
vëllá e motër dý pistolet
dý gjarpnusha prej Stambollet.
Ky kje lypun edhè gjetun,
pat kenë thirrun edhè pëvetun
e n’ kushtrim e n’ gjýq t’ bajrakut,
e ndër pré marrë Karadakut;
e kudo qi i doli prîja
atý i dajti edhè trimnija.
Por, si kripit i rá bora,
e la kamba, e la dora,
edhè i shkrefi armët besnike:
njato armë qi n’kohë jetike
pa’n kenë ndera e Arbënísë kreshnike;
e na doli barí malit,
i shmrijak me t’ bijtë e Calit
prore Mashi djelmëve t’ Hotit
u kallxonte punët e motit,
punët e motit, punë trimënie:
si Shqiptari mbas lirie
e mbas besës e s’ bardhës Fé
bate dekën si me lé;
……………….

 

 

Te kisha e Shinjonit

 

Prendoi dielli, n’qiellë duel hana,
n’ Veleçik po pingron Zana:
Ehu! ju malet e Shqipnísë,
n’ t’ cilat strukë shqipja e lirísë
n’ t’ bardhat kohë qi kanë prendue
s’ lete anmik, jo, me iu afrue!
E din shpat e di’ edhe përrue,
e din landë e di’ edhe gúrë,
Shqiptarísë kryq e tërthuer,
se sa gjak atëbotë i anmikut
vojti rrëkajë prej t’ bardhë çelikut,
qi flakote n’ dorë t’ Shqiptarit
Porsi rrëfeja majes s’ Sharit.
A kish mujtë kurr n’ atë kohë t’ lume,
(Me lot gjakut sot t’ lotueme!)
veç nji troe t’ tokës Shqiptare
m’e rëmue dora grabitçare?
Sot m’e dá duen copa – copa,
e përse? Pse don Europa[
………………………

 

Te ura e Rzhanicës

 

Riza Pasha del n’ kalá,
I Madhi Zot, se shka me pá!
Fort ndjegull paska rá
N’ at Rrzhanicë, nën Podgoricë.
S’ ká me ngiatë e do t’ bjerë shí:
Hazna e madhe për bulqí!
T’u ngjatët jeta! – i thotë Myftija
S’ ká rá ndjeglla kah Malcija,
Kah Rrzhanica e Podgorica;
Por âsht çue tymi i barotit,
Djelmt e Grudës e Lekët e Hotit
Kah luftojnë me Mal të Zí.

……………………………

 

 Dhunimi  i veprës së Fishtës.

 

Pas Luftës së Dytë, “Lahuta e Malcís”  dhe  krijimet e tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan dhunshëm nga pushteti i ashtquajtur popullor, por ndërkohë u ribotuan në Romë më 1958, në Lubjanë, më 1990 dhe sërish në Romë më 1991.

Pas përmbysjes së diktaurës, veprat e Fishtës dhe shkrimet përkujtimore botohen vazhdimisht. me titullin “Lahuta e Malsisë”. Studimet për Gjergj Fishtën, tashmë janë më të thella, shkencë e mirëfilltë, sepse lidhen  me vlerësimin  e vazhdueshëm e kujtimin e poetit tonë kombëtar. Studiuesit e brezit të ri, si Arben Marku, tashmë kanë shkuar më tej, duke caktuar vendin më të lartë, bie fjala, për poemën epike “Lahuta Malsisë” përballë  poemës “Kunora e Malsisë” të poetit malazes  Negoshi. Me “Lahutën e Malsisë”, poeti ynë tregon historinë e shqiptarëve, zgjon e jep kushtrimin për bashkimin e kombit pa dallim feje në luftën kundër pushtuesve të atdheut me ndihmën e Europës, ndërsa Negoshi kërkonte bashkimin e malazesve në një fe,  në  luftë kundër pueshtuesve turq me përkrahjen e Rusisë. Me krijimin e rrallë tridhjetëvjeçar “Lahuta e Malsisë”, Fishta i dha kombit shqiptar një histori të artë, ndërsa Europës, një mësim të qartë për çështjet e pazgjidhura kombëtare, si rrjedhojë e padrejtësive të kohëve. Ndaj ai meritoi titullin Poet Kombëtar”. Në veçanti Lahuta e Malsisë, i ngjan një simfonie klasike, ku në rrjedhën e ngjarjeve vargjet, rimat e ritmi, janë notat e saj. Herë të zymta, herë shprehje dhimbjeje, herë si mallkim dhe në çastet e ngadhnjimit, piskamë hareje e luftëtarëve. Mandej dëgjohen zëri i natyrës së bukur shqiptare dhe i zanave, jehona e bjeshkëve, gurgullimat e krojeve dhe e përrenjve, teksa rrëzohen tatëpjetë. Në brendi të kësaj poeme epike, gjejmë edhe vargje të rralla lirike për nga bukuria e kuptimi, kushtuar vajzës shqiptare, si këto:

 

“Varza ka e varza s’ka,

porsi asht nji varz’ n’Janinë

kurrkund shoqen s’ia ke pa,

kah bje‘ diell e serotinë;

synin diell, ballin si hana,

ardhun shtatit si selvija

Efruazin e  quejti nana,

augur t’mir me e pas Shqipnia.”

 

 

 

 

 

 Fishta për Atdheun

Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Fishta e priti me gëzim, por edhe me brengë, për shkak të Luftës Ballkanike e vendimeve të padrejta të Konferencës së  Londrës -1913. Një gjendje e tillë shpirtërore shprehet në poemën „Lahuta e Malsisë“ dhe në artikujt e botuar në revistën „Hylli i Dritës“, të themeluar prej tij në Shkodër më 1913.  Në  shkrimin  me  titull: “A jan t’zot shqiptarët me u mbajt shtet m’vedi?“, Fishta kritikon ashpër, nga një anë veprimet grabitqare të fqinjëve e nga ana tjetër qëndrimin e shteteve europiane kundër tërësisë tokësore, sidomos të Rusisë.  Ndërkohë ai argumenton  me fakte historike aftësinë e shqiptarëve për krijimin e drejtimin e shtetit të pavarur brenda kufijve etnikë.

Një ngjarje e paharruar do të mbetet në histori dita 23 tetor 1913, kur Fishta ngriti Flamurin Kombëtar në Kishën e Gjuadollit dhe e lidhi me drita me Xhaminë e Fushës së Çelës. Ishte ky një veprim i guximshëm për bashkimin  e shqiptarëve me disa besime  fetare. Në vitet 1916-1917, nën pushtimin austriak, ai boton gazetën “Posta e Shqypnisë.“ Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, nga prilli i vitit 1919 dhe gjatë vitit 1920, Gjergj Fishta është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë. Në një nga ligjëratat e vitit 1919,  ai tha: „Pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë asht vendi ynë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitet e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rranjëve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundërshtueshëm i tokave të tij. Po qe se pernjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe për përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografik. Por çka, se simbas teorisë Vilsoniane për me mund nji popull me u sundue në vetëvete, përpos kombësisë duhet të mirret parasysh edhe ndërgjergjja e tij kombëtare. Tashti për në qoftëse si ndërgjegje kombëtare duhet të kuptohet ndjesija për liri, si edhe ai dëshir që mund të ketë nji popull për t’u zhvillue, gjithnji përbrenda qarkut të forcave të veta, unë them se edhe në këtë pikëpamje Konferenca duhet t’ia njohë Shqipnisë pamvarsinë si edhe sovranitetin e saj. E po thomëni, cili populll  në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet sesa populli shqiptar?  Në rast se ata nuk na duan në nji shtet të vetëm, pasi thonë se shqiptarët qenkan Musliman, atëherë na Kristianët, do t’i shkrijmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishekë, me mbrojtë vllaznit tanë muslimanë shqiptarë”, Eshtë kjo një shprehje  e dalë nga shpirti i At Gjergj Fishtës, e cila tregon shumë për harmoninë fetare ndërmjet  shqiptarëve. Gjithashtu dëshmon, se përjetësisht ndërmjet krerëve të besimeve fetare në Shqipëri gjithnjë ka ekzistuar një harmoni e mrekullueshme fetare. Në vitin 1922 Fishta pritet në Uashington si personalitet i njohur i kulturës. Takohet e bisedon me sukses me senatorë republikanë për çështjen e kufijve  të Shqipërisë.

I ftuar, më 1930, në  Nju  Jork, pranohet anëtar në Bashkimin Ndërkombëtar të  poetëve nga 60 vendet e botës. Fishta përfaqësoi Shqipërinë edhe në mbledhjet ndërkombëtare, më 1930 në Athinë, më 1932 në Stamboll e  Bukuresht.

Me prozën e tij të shkëlqyer përshkroi udhëtimin për në Turqi, ndërsa lundrimin përmes dallgëve të oqeanit të trazuar  do ta rrëfente me një prozë plot humor,sipas ndryshimit të motit e gjendjes shpirtërore, duke iu lutur,  edhe shenjtorëve.

Nga leximi  me vëmendje i prozës së  Fishtës, vihet re se ajo rrjedh  po ashtu si poezia e tij. Poezia,  ashtu edhe proza e Fishtës, janë burime frymëzimi  për  poetët e shkrimtarët, madje për gjithë ata që duan  të flasin  bukur shqip.

 

    Veprimtaria e Fishtës në vitet 20 – 30

 

Në vitet 20, Fishta merr pjesë edhe në veprimtari politike. Në dhjetor të atij viti zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar, zgjidhet nënkryetar. Po atë vit themelon Gjimnazin Françeskan në Shkodër. Në ngjarjet e Qershorit 1924, mban krahun e demokratëve. Mandej largohet nga atdheu dhe vendoset në Itali.  Atje, në vitet 1925 e 1926, krijon, boton e riboton pareshtur. Të atyre viteve janë  pjesa më e madhe e dramave, tragjedive, etj. I kthyer në atdhe, siç u tha më lart, përfundon më 1937 poemën epike „Lahuta e Malsisë“.

Më 1939, Fishta është kandidat i çmimit Nobel, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Italiane, ndërmjet poetëve, shkrimtarëve, kompozitorëve dhe shkencëtarëve me famë botërore. Aty nga fundi i jetës, më 1940, pa pritur Fishta do të deklaronte: “qysh nga kohët romake përgjatë rrjedhës së shekujve, pushtues të ndryshëm kaluen nëpër Shqipni, por asnjeni prej tyne nuk e nënshtroi dhe nuk e pushtoi dot shpirtin e shqiptarit.” Ky zë jehon fuqishëm edhe për profesorët, që rropaten e rrëmojnë më kot nëpër skutat e errëta të arkivave, të gjejnë ndonjë krisje në përmendoren e shenjtë të etërve atdhetarë katolikë me Fishtën në krye.  Tashmë letrat e sajuara nga këta profesore, askush nuk i beson.

 

Po dokumentet ç’thonë për jetën e veprimtarinë e Fishtës?

At Gjergj  Fishta për fat të mirë mësimet e para i mori nga  mësuesi e poeti Leonardo de Martini.  Shkollën e mesme  e kreu në Troshan të Shkodrës, kurse studimet e larta për teologji, filozofi e gjuhët e huaja, në institutet e seminaret françeskane në Sutjekë, Livno e Kreshevo të Bosnjës. Pas mbarimit të studimeve më 1894, u shugurua meshtar dhe u pranua në Urdhërin Françeskan. Në vitin 1899 së bashku me Abatin e Mirditës Preng Doçin, me romancierin e parë shqiptar Dom Ndoc Nikajn, At Pashko Babin etj., themelon në Shkodër shoqërinë letrare “Bashkimi.” Në vitin 1902, sapo qe caktuar drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, vendosi shqipen në programin mësimor. Në vitin 1908 përfaqëson shoqërinë “Bashkimi” në Kongresin e Manastirit dhe drejton Komisionin e Alfabetit. Në mbarim  të Kongresit, Fishta  kreu një veprim fisnik, kur fjalën për njoftimin e vendimit ia dha Mit’hat Frashërit, aso kohe në moshë të re.

Dëshira e përkrahja e gjuhës shqipe nxiti drejtuesin e arsimit në Shkodër, Luigj Gurakuqin të themelonte më 3 gusht 1916 Komsinë letrare nën mbrojtjen e komandës ushtarake të kryesuar nga gjeneral Trollman, i ndikuar dhe nga Dr.R. Nahtigal, studiues i gjuhës sonë, më në zë në Europë si dhe nga Dr. Gjergj Pekmezi. Në Komsinë Letrare morën pjesë me punimet  e tyre,  përherë të vlefshme, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjedja, Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci e shumë të tjerë nga Veriu e Jugu.

Si rrjedhojë e shtrembërimeve dashakeqe ndaj jetës e veprës së At Gjergj Fishtës ishin të paktë lexuesit e letërsisë, që kaluan çaste hutimi. Kritika shkencore e mirëfilltë e të gjitha kohëve bashkohet në një mendim se vepra e tij është kulm i ndritur, që u ngrit madhërisht për rreth dyzet vjet mbi hapësirën e letërsisë shqiptare në  shërbim të atdheut.

    Nderimet nga vendi e bota

 

At Gjergj Fishta në historinë e Shqipërisë zë një vend me rëndësi si vazhduesi i Rilindjes sonë Kombëtare e shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në gjysmën e parë të shekullit njëzetë. Krejt ndryshe  nga shkrimi në librin “Historia e Letërsisë Shqiptare” – 1983, Fishta njihej kudo, si poet, shkrimtar, dramaturg, kritik letrar, satirist, eseist, gjuhëtar, edukator, piktor, arkitekt, drejtues i lartë i fesë françeskane, publicist, politikan demokrat, etj. Më 1941 shkrimtari i shquar Karl Gurakuqi shkruante: “Fishta i la  nder gjithkund  emnit shqiptar. Jo vetëm bota shqiptare e naltoi edhe për së gjalli tue i dhanë titullin ”Poeti Kombëtar”, por edhe bota e jashtme, mbasi shijoi e çmoi frytin e pendës së tij, ia njofti vleftën dhe e nderoi me lëvdata, dekorata e tituj. Klubi “Gjuha Shqype” i dhuroi në vitin 1911 dy basoreljeve symbolike të punuem mjeshtërisht dhe nji kunorë argjendi; më 1917 qyteti i Beratit i dërgoi nji pendë ari, për kujtim të veprimit të tij letrar e politik. Perandoria Otomane i dha dekoratën Mearif kl.II (1912); Mbreti i Austro-Hungarisë e dekoroi me Ritterkreuz (1912); Papa Piu XI e nderoi me Medaljen e Meritimit (1925); Paria e përgjithëshme e Urdhnit françeskan me titullin “Lector Jubilatus”(1929): Greqia me dekoratën.“ Phenix” (1931), etj.„ Për Gjergj Fishtën kanë shkruar edhe në botën gjermane.

Pas vitit 1990, At Gjergj Fishta u dekorua me Urdhërin Nderi i Kombit.

Përkujtimi i tij me rastin e 100 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,  ishte  një nga vlerësimet  më të larta, që  mund t‘i bëhej një Poeti Kombëtar si At Gjergj Fishta.

Po ç’thotë Fishta me poezitë e veta?

Ashtu siç u tha për poemën „Lahuta  e Malsisë“, gjithashtu duhet t’u jepen lexuesve të rinj edhe disa nga poezitë apo tingëllimet e zgjedhura me ndjenja të përflakura atdhetarie.

 

NGA “MRIZI I ZANAVE”

 

Gjuha shqipe

Porsi kanga e zogut t’verës,
Qi vallzon n’blerim të prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Qi lmon gjinjt e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû â gjuha e jonë shqiptare.

Ah, po, â  e  ambël fjala e saj,
Porsi gjumi m’nji kerthí,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pamashtrí;
Edhè ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka’ i bjen qiellvet tue fluturue
N’ t’ zjartat valle t’amëshimit.
Prá, mallkue njaj bir shqiptari,
Qi ketë gjuhë të Perëndísë,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ia lên ai fmís;
Edhe atij iu thaftë, po, goja,
Qi e përbuzë kët’ gjuhë hyjnore;
Qi n’gjuhë t’ huej, kúr s’âsht nevoja,
Flet e t’ veten lên mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
Shì prej djepit na kanë thânun,
Se âsht nji Zot, qi do ta dona:
Njatë, qi jetën na ka dhânun;
Edhe shqip na thanë se Zoti
Për shqiptarë Shqipnínë e fali,
se sá t’ enden stina e moti,
Do ta gzojnë kta djalë mbas djali.

Nëpër gjuhë shqipe bota mbarë
Ka me u njohtë se ç’fis ju kini,
Ka me u njohtë jú për shqiptarë:
Trima n’zà sikurse jini.

Prandej, prá, n’e doni fisin,
Mali, bregu edhè Malësija
Prej njaj goje sot t’ brohorisin:
Me gjuhë t’ vetën: “Rrnoftë Shqipnia!”

Shqipnia

Edhè hâna do ta dije,
Edhè dielli do t’ ket’ pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqipnia ‘i vend nuk ká !
Fusha t’ gjâna e kodra t’ blera,
Zijes s’ mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t’ vet ktû i veshë Prendvera,
Si t’ Parrizit t’ larmet shtroja.

 

Nën nji qiellë perherë t’ kullueme,
N’ rreze e n’ dritë pershkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n’ ajrí.

Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t’ kjarta e t’ cemta gurra,
Tue rrëmbye n’për mriza hale,
Gurgullojn’ n’për rrâjë e curra.

Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjnë mandej ata djelm si Zâna,
Armët e t’ cilvet, p’rherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t’ tana.

Atje léjnë, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n’ flakë t’ nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojnë tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.

Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N’ turr t’ shqiptarit pît ka rá.

Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka’ i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Liria.

Lume e shé para atij ngelin,
Ia lshojnë udhën dete e male;
Mbretnitë fjalën s’ mund t’ ia shkelin,
Turrin ferri s’ mund t’ ia ndale.

Shkundu pluhnit, prá, Shqipní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n’ gjí,
Nuk mund t’ quhesh, jo, robneshë.

Po, edhè hâna do ta dije,
Edhè dielli do t’ két’ pá,
Se për qark ksaj rrokullie,
Si Shqipnia ‘i vend nuk ká!
Rrnosh e kjosh, prá, moj Shqipní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí.

 

I  dbuemi

 

Lamtumir’, vendet e mija,

Qe, po zhduken dal’ngadalë;

Gjimon deti, ushton duhija,

Lkundet barka  val’ mbi valë;

Kah njaj diell, qi a tue flakue

Andej fill un’ tash do t’vete…

Lamtumir’, o dhe i bekue!

Lamtumir’ përsa t’jet jeta!

 

Nesër nadje kur mbi ne

Rrezja e diellit ka me ra,

Kush e din sa ujë e dhé

Mue prej tejet kan me m’da?!

E por n’pyetsha retë mizore,

E por n’pyetsha zogjtë e detit

Se për ty, moj tokë arbnore,

 

S’ka me m’fol’ kush mue t’shkretit

Tjera fushë e tjera zalle

Kam me pa, e tjera dete:

Kam me ndie, po, tjera valle,

Tjera gjuh’ n’tjerë qytete;

Vendin t’em, por, s’kam me e pa

Ku kam le e jam burrnue;

Syt e mij edhe kan me kja,

Pa u gjet’ kush, qi me i ngushllue.

 

Pa kënd t’emin, po e’ nji Zotit,

Tue shtegtue për dhe të huej,

Kan’ me m’shkue mue ditt e motit

Sha e përbuzun prej gjithkuej.

Kam me pas’ shkretin’ për votër,

E për shtroj’ të ndeztën ranë.

Kam me pasë ulkojën motër,

Kam me pasë , ehu, tigrën nanë.

 

Nana e mbetne për s’të gjallit

Ka me m’kja, kushdi, ndo’ i ditë,

Der sa motra dekun mallit,

Kot ndo’ i her’ mue ka me m’pritë.

Ka me i njeh’, po, krushqit, e mjera,

Me i pru nanës n’shpi nji re:

Por i vllai, kushdi m’ at-hera

Ka me u kalbun për nën dhé!

 

E, njaj dhé-ehu! Kob prej qiellet!-

S’ka me ken’, jo, dheu i t’ Parëvet,

Ku ma bukur qielli kthjellet,

Ku ma ambël n’gjuh’ t’shqiptarvet

Para Hyut naltohet luta,

E ku besa asht e shejtnueshme,

E ku zemrat, s’dijn’ shka a tuta,

E ku bjeshk’t jan’ të madhnueshme.

 

Oh, ju bjeshk’t e Shqiptaris’,

Ku ma mir’ shndrit’ dielli e hana,

E ku logu a i bujaris’

E ku rriten djelm si zana!

Un’ ju kurr s’kam me u harrue,

Kahdo t’m’jet gjykue me u endë:

Der’ sa t’muj me ligjrue,

Ju gjithmon’ kam me u përmendë!

 

E ato halë e qipariza

Kam me i pas’ ndër mend gjithmonë,

E ato stane e njato mriza,

E ato berre e ato kumbonë…

Por, oh, vaj! Malet e mija,

Qe, po zhduken dal’ngadalë;

Gjimon deti, ushton duhija,

Lkundet barka val’ mbi valë.

 

Lamtumir’, pra, bjeshkë e male!

E ju krepa edhe ju curra;

E ju breshta e ju gjeth hale;

E ju prroje edhe ju gurra!

Lamtumir’ ju mrrize e stana!

Lamtumir’ kumbona e  berre!

Lamtumir’, ju fusha t’gjana,

Ju livadhe, ende ju djerre!

 

Lamtumir’ ti, shpija e t’Parëvet,

Ku ma s’parit m’agoi drita

E ku strehë u dhaç’ shtegtarëve

Miqt e babës’ edhe ku i prita

Lamtumir’, carani m’votër,

Lamtumir’, ju arm’t e shkreta;

Lamtumir’ ti, nanë e motër,

Lamtumir’ për sa t’jet’ jeta!…

 

Surgite mortui!

(Çohuni të vdekun!)

 

Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Europa,

Qi shi njatyne urë t’u rrijn per dhé,

Të cillët Kishat rrënue ua kanë me topa

E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré:

Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni

E rrugash bamë i kanë me dekun ûni.

 

E mbas sotit Shqyptarët n’ gjuhë t’ huej do t’ flasin;

E  gjaksvet t’ vet do t’ bajn kta t’u ngjatët jeta?

Hajnat lapera zotëni do t’ thrrasin,

E t’pa rodit do t’ i apin pagë e t’ dheta;

Me armë shqyptare, n’ za gjithmonë e n’ namë,

Sogje Shqyptari shkjaut do t’ rrijë sod  m’ kamë

.

Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ ketë jetë?

A ka si i bahet kuj ma teper dhún?…

Ehu! Shka do t’ bajn, thue, tash Shqyptarët e shkretë:

Ata, qi m’ vedi pasë e kanë kanun:

Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skanderbeut:

Qi sheklli mbajtë i ka per burra t’ dheut?

Shka bajn Shqyptarët?… Hán’ fiq e kastraveca:

E pijn mastikë, e qesin petlla n’ ujë;

E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;

E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej

Palè a kanë ksulen qyp a se kapelë,

A e ka uficiali kalin at’ a pélë.

 

E armët e t’ Parvet shkojn kta tue kerkue,

Ndo ‘i karajfile t’ gjatë, a ndo ‘i tagan: –

Por, jo, – mos drueni! – jo per me luftue

Me malazez të shkyem a me serbjan:

Por per me mujtë me xjerrun kund ndo ‘i grosh

Tue rrêjtë me to ndonji hingliz balosh.

 

Jo, po; Shqyptarët kanë sot të madh kujdes…

Njata, po thom, qi ndo‘i mirás e presin,

E druen se êmta a gjyshi vrik s’ u des:

Pse per Shqypni, qi krajlat po ua shesin,

S’ çajn kryet aspak, me sa çaj kryet un sot

Per shkarpa t’ vjetra, qi kam shkye kahmot.

 

Ahi! Turp e marre! Burra, lé e rritun

Me armë mizore n’ dorë, e qi fatosa

T’ Parët i kanë pasë, me ndejë kshtu sod t’ topitun

Si t’ dekunt n’ vorre, sod qi i mbrrika sosa

Së mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet,

E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t’ Parvet!

 

Ktu, ktu Shqyptarë!… A ndiet?… Ku u kam…Ku jéni?…

Mo’ lêni, burra!… M’ armë!… Mbaroi Kosova!…

Janina humbi!…e ndoshta, Tepeleni…

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova!…

Vendet ma t’ mirat né na i mori shkjau,

E, shk’ asht ma zi, né vlla me vlla na dau!

 

Ah! M’ kambë, brè burra! Shka jini mshehun

Nder furka t’ gravet, si do rrole t’ kqija?…

Sod armët duen rrokë; taganat sod duen prehun;

Asht turp, per Zotin! Shurdhë me hupë Shqypnija.

Mo’ lêni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!

A gjallë me ndérë, a dekun grue e trim!

 

Ku jé, Bibdoda, ti nji rrfé prej qielle?…

Jé derës bujare, e trim i drejtë ti jé!

Flamurin e Shqypnis, sod n’ ajr ti shtielle;

E grishi malet me qindrue p’r Atdhé.

Ku themra e jote per Atdhé të shklase,

Atje kryet t’onë, po, per Atdhé t’ humbase!

 

Mo’lé’Toptan, qi me shpatë t’ande binde

Nji shekull mbarë m ’at maje Taraboshi!

Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind’e,

– Ndejun n’voter s’ prarohet jo kondoshi…

Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari

Qindro, s ‘i herë qindrove me trimni.

 

M’ kambë Dedë Gjo’ Luli! Thonë se ‘i  t’ biri t’ shkinës

Lekët e Malcis sod t’ dhetat do t’ ia lajn

Se edhe do t’ vêjn kapicen e Cetinës:

A i mend, thue, ti, kaq marre do t’ a bâjn;

Ata sokolat t’u Lekët e Malcis,

Qi aq gjak kanë derdhun per Liri t’ Shqypnis?

 

Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deçiq ti xiri

Shka asht i Lekë, e thueju, se Shqypnija,

Aty kufin e ka, per ball me Viri,

E ké me pá ti atëherë, se rrokullija

Me u çue m’ e zhgulë andej, nuk mund t’ a hjekun;

Pse per Shqypni Malcorët janë msue me dekun.

 

Ah! M’ kambë, Shqyptarë! E mos t’ u lshojë, jo, zemra,

Po Perendija s’ ka me u lanë me u thye.

T’ u bijë nder mend, se fort ma e randë asht themra

E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’ krye.

Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka lé,

N’ mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’ hijë n’ dhé!

 

E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,

Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,

Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli

Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore. –

Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë

E nami i sajë per jetë u trashigoftë!

 

Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri

E porsi krandja e that n’nji flakadâ,

U shoftë me arë, me farë me mal me vrri

Kushdo Shqyptar, qi s’brohoritë me zâ,

Kushdo Shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë

Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Saj!

 

 

Nga poezitë Gjuha Shqipe. Shqipnia, i Dëbuemi,  çdo shqiptar ndien në thellësi të zemrës embëlsinë e shqipes posi fllad pranvere, ndien  krenarinë e përmallimin për vendin  e të parëve. Papritur Fishta na shfaqet krejt  ndryshe,  tek Surgite mortui!  Bëhet fjalë për fatin e atdheut  të rrezikuar  nga copëtimi,. Zëmërimi i poetit s’ka kufi. Sokëllin me sharrje therëse e mallkime kundër vendimeve të padrejta të diplomacisë Europiane nga një anë dhe shqiptarëve me ndjenja të mpita atdhetare nga ana tjetër. Poezia dridhëruese,  ngjan me një ngrehinë klasike teksa tronditet në çaste tërmeti. Mandej shpërthen kushtrimi e thirrja e luftës  për  kapedanët  e gjallë  apo  të vdekur,   për burrat e djemtë e rinj.  Vargjet e hovëshme  mbyllen me besim e brohori  për Shqipërinë e flamurin e  saj.

 

  Porositë e fundit të Fishtës .  

Sipas disa publicistëve shqiptarë dihet se shkrimtarët e njohur në botën e letrave, para largimit nga jeta kanë shprehur fjalët e fundit prekëse, testamente, këshilla, porosi… Pak para se të shuhej  në spitalin e Shkodrës, i ftohur  rëndë në thëllim  e borë, la këshilla e porosi për fretërit e rinj françeskanë. Në testamentin e tij  lexohen  këto fjalë: “Po vdes i kënaqun, sepse kam punue  për atdhe e fe.” Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit  Gjergj Fishta, kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcis” dhe përsëriti  fjalën: “ i kryqëzuemi” në latinisht. Pastaj kërkoi t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi i fundit”. Ndërsa, një mik i poetit, përmend fjalët e fundit të Fishtës: “Jo për tjetër, por sepse po lë anmikun mbi trollin shqiptar, mue më vjen keq se kam me vdekë.”

Sipas kujtimeve të At Zef Pllumit, kur Fishtës iu kërkua që të refuzonte titullin e Akademikut nga sivëllezërit,  Fishta sipas një rregulli të caktuar duhej të mbante një varg konferencash nëpër institucione të ndryshme kulturore, ai u përgjigj se: “Un ndër konferencat do t’u përsëris italianëve pa ja dà se me të vërtetë Roma dikur e ka pasë namin e madh, por legjionet ilire dhe perandorët e mëdhaj ilirjanë ishin ata që kishin në dorë fatet e Romës. U bâj edhe nji premtim tjetër se përnji  ato konferenca do t’i kryej për gjashtë muaj, siç e don rregullorja, un menjiherë do të kërkoj me ardhë në Shqipnì.”

Poeti At Gjergj Fishta ndërroi jetë në mbarrim të vitit 1940. Nderimet  fundit u  kryhen në Kishën Françeskane të Gjuhadolit.  Morën pjesë  mijëra vetë nga  Shkodra. Erdhën edhe shumë telegrame, nga Prof. Eqrem Çabej, Zenel Prodani, Spiro Vinjau, Muharrem Bajraktari, Rexhep Mitrovica, Bahri Omari, Karl Gurakuqi, Frano Alkaj, Mihal Bellkameni, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Hafiz Murati etj.

Duke lexuar shkrimin e prof. N.Jorgaqit. kundër Fishtës e françeskanëve, na del para sysh jeta e vepra për atdhe e krijuesit të “Lahutës së Malsisë”  me të cilën iu drejtua tërë kombit shqiptar për bashkim  kundër pushtimit të huaj. Nga vepra e ndritur e Fishtës plot larmi tingujsh, dëgjohet gjuha shqipe “ porsi kanga e zogut t’verës.”

 

blank

Poetët e shkrimtarë e viteve 30-40

 

 

– fund –

blank

BASHKËBISEDIM ME KADRI TARELLIN – Nga Avdyl Buçpapaj

Shumë prej nesh kanë lexuar ose dëgjuar për personalitete të fushave të ndryshme dhe do të gëzoheshin po të kuvendonin me ta, t’i njihnin nga afër bashkë me mendimet që kanë për gjithçka që na rrethon.

                                                                                      Chilton R. Bush

 

Koleg mësues e drejtues, gazetar, shkrimtar, poet dhe studiues.

 

  1. Kam vene re, se edhe pas kaq vjetësh, vazhdon të kesh lidhje me revistën “Dituria”, që botohet nga mërgimtarët shqiptar, në Boras të Suedisë. A je i kënaqur nga botimet e saj?

– Më vjen mirë që e fillojmë këtë bashkëbisedim, me revistën me emër të ndritur “Dituria”. Është e vërtetë. Kam botuar që në fillimet e kësaj reviste artistike, arsimore dhe letrare, me fryme atdhetarie. Me pëlqente t’i bashkohem zërave te mërgimtarëve tanë që jetonin dhe punonin në Suedi. Më ngazëllente dëshira dhe guximi tyre, që krahas vështirësive për mbijetesë, përpiqeshin ta mbronin kulturën tonë, si pasaportë identiteti dhe krenarie, për t’i thënë botës, se jemi edhe ne pinjollë të një kombi të lashtë e me vlera. Unë jam i kënaqur që sado pak kam përcjellë shumë shkrime, mes tyre edhe që i përkasin vizitave të ndërsjellta të shqiptarëve dhe suedezëve, shpesh grupe të përbashkëta, që i kam pritur në të gjitha takimet në shkollën “Demokracia”, ku ju ishit drejtor, por edhe në shkolla e institucione të ndryshme në Durrës dhe Tiranë.

  1. Ç’ raporte ke me drejtuesit e revistës dhe të shoqatave atdhetare në Suedi?

– Vazhdimi i shkrimeve dhe botimeve flet vetë. Takimet dhe sidomos jehona e shkrimeve më ka miqësuar jo vetëm me atdhetarin dhe veprimtarin e njohur Sokol Demaku, si drejtues i revistës, dhe shoqatës atdhetare “Migjeni”, por edhe me disa personalitete të letrave shqipe, si Sadulla Zendeli-Daja, leksikograf, hartues i fjalorit shqip-suedisht, Hamit Gurguri shkrimtar i njohur, Hysen Ibarhimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistike “Papa Klementi XI. Albani” në Suedi, Fetah Bahtiri studiues, Idriz Gashi shkrimtar e poet, Bajram Muharremi poet e studiues, Emine S. Hoti “Marigoja shqiptare në Norvegji”, stiliste dhe poete, etj.

E gjitha kjo është po aq e vërtetë sa unë tashmë jam anëtar nderi i “Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistike “Papa Klementi XI. Albani”, në Suedi, madje emri dhe veprimtaria ime është përfshirë edhe në librin “Biografi e anëtarëve”, botuar së fundmi nga Fetah Bahtiri.

Me që e prekëm këtë temë letrare dhe historike, dua të shtoj se kam qenë i pranishëm edhe në paraqitjen e librit “Thesari kombëtar”, 1-2-7-8-9, në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe në Bajram Curri të Tropojës. Më tej edhe në një vizitë e pa harruar, në Mitrovicën Dardane, ku secili nga miqtë tanë, Viron Kona, Nuri Dragoi e Zyhdi Dervishi, dhamë edhe intervistë në TV. Mitrovica.

  1. Si është raporti i botimeve tuaja, me shtypin që publikohet në Shqipëri dhe në botën shqiptare?

– Kam gati 30 vjet që shkruaj dhe publikoj shkrime të natyrave të ndryshëm. Si fillim në gazetat që botoheshin dhe botohen në Tiranë dhe Durrës, si, “Mësuesi”, “Republika”, “Gazeta 55”, “Muzgu”, “Durrësi Bulevard”, “Telegraf”, “Nacional”, “Mapo”, “Veterani”, “Dita”, “Fjala”, etj. Më pas me shtrirjen e Internetit, publikoj në disa gazeta e portale elektronike, si te “Dielli” dhe “Illyria” në SHBA, “Fjala e Lire” në Londër, “Dituria” në Suedi, “Bota sot” në Kosovë, “VOAL” (zëri shqiptarëve) dhe “Zemra shqiptare”, në Zvicër dhe, dikur edhe te “Tribuna shqiptare”, etj. Unë nuk i ndaj dot, të gjitha janë me frymë shqiptarie. E rëndësishme është që shkrimet e mia publikohen dhe shkojnë te këndonjësi i çdo moshe. Besoj se pëlqehen e vlerësohen. Këtë e vë re nga komentet që bëjnë lexuesit anembanë botës shqiptare.

  1. Cila është tematika më e pëlqyeshme? Sepse siç jam në dijeni, ke publikuar rreth 500 shkrime, shumë prej tyre të përmbledhura në katër librat e tu.

– Si fillim e kam nisur me temat që i përkasin arsimit. Ishte sektori që me dhembte e më shqetësonte më shumë. Kohë më pas u përfshiva edhe në artikuj e reportazhe me karakter veprimtarish artistike, letrare, më pas studime historike dhe monografi. Si thonë fjalës “Oreksi vjen duke ngrënë”, u përfshiva në analiza e kritikë letrare, duke krijuar edhe tregime dhe poezi, shumë prej tyre të publikuara në shtyp.

Mbaj mend se shkrimtari e studiuesi durrsak, Shpendi Topollaj, me tha: – Ke poezi të bukura, pse nuk i mbledh në një libër. Si fillim ngurova, duke arsyetuar se janë pak, kur në fakt ishin rreth 50 copë. Kështu shtova edhe disa të tjera dhe u bë një libër i këndshëm. Po shoh se janë bërë mjaft sa për një libër tjetër. Besoj se është bukur të jesh i pranishëm mes njerëzve dhe krijuesve.

  1. Ç’të shtyu që u lidhe kaq fort me gazetarinë dhe të shkruarit, pasi gjithë jetën e kalove në arsim, si mësues dhe drejtues shkolle?

– Është një pyetje që më pëlqen ta dëgjoj dhe t’i përgjigjem, pavarësisht se është disi e njohur për “Punëtorët e letrave”, siç dua t’i quaj të gjithë krijuesit, gazetarë, historianë, shkrimtarë, poetë, dramaturgë etj. Shkrimi është diçka e brendshme, që lind vetvetiu nga dëshira për të shprehur atë që mendon, pavarësisht formës që zgjedh. Nuk e di sa jam i saktë, kur bëj krahasime të tilla: A mund t’i thuhet këngëtarit pse merresh me këngën, apo pse këndon? Njësoj si t’i thuash humoristit: – “Na shkrive gazit. Mjaft më, tani na bëj një muhabet serioz!”. As njëri as tjetri nuk bëjnë kthesë. Nuk e di pse, veç secili vazhdon në udhën e tij, duke gjetur suksesin sipas aftësive vetjake.

Kultura e të shkruarit, them se nuk më mungonte, pasi që herët jam marrë me studime historike në interes të shkollave ku kam punuar, më tej edhe të fshatrave dhe komunave. Natyrisht ishin punë ku mund ta tregoja veten se ç’ mund të bëj, si të thuash ishte një investim vetjak dhe i padukshëm. Të them të drejtën s’di pse më pëlqente të bëja diçka më shumë se puna normale e një mësuesi, i ngujuar në klasë me nxënësit e tij. Nuk them se kisha ambicie, sepse edhe dëshira për punë, në vetvete nuk është ambicie, aq më tepër kur unë e kuptoja që kjo formë nuk më siguronte karrierë dhe ofiqe. Thjesht “ushqeja” veten se po bëj diçka të mirë dhe të dobishme.

Tani pas kaq vjetësh, them me bindje se paskam bërë mirë, sepse më mban të përfshirë në shoqëri dhe veprimtari të shumta e të larmishme. Mendoj se kjo është një dëshirë e brendshme për t’u shprehur, forma nuk ka rëndësi. Sot pas kaq vitesh, ato punime i quaj “të vogla”, por që në fillimet e mia, unë i vlerësoja dhe i kushtoja vëmendje të madhe, sepse nuk dëshiroja të humbisja besimin ndaj vetes. Ishte një lloj pune për t’i bërë vetes vend në shoqëri. Kurdoherë dhe kudo nderohet puna. Populli e shpreh me dy fjalë: “Shiko punën, jo gunën”. Isha i bindur se dikush në kolektiv dhe më gjerë, do t’i lexonte, do t’i dëgjonte e diskutonte dhe vetvetiu do të jepte një farë vlerësimi, qoftë me lavdërim dhe duartrokitje, mbase edhe me heshtje, apo rrudhje buzësh.

Në vazhdim, po i përgjigjem pyetjes: pse u lidha fort me gazetarinë? Nuk them se kisha kulturë gazetarie, as interes material, aq më tepër që gazeta nuk ishte profesioni im. E ndjeja se shkrimet e mia të fillimit, ngrinin probleme të shkollës, mësuesve, nxënësve, apo të arsimit në tërësi. Kështu që udha më e shkurtër ishte gazeta dhe gazetaria, për t’i bërë të njohura shqetësimet dhe dukuritë me të cilat ndesheshim çdo ditë. Ishte një dëshirë që të rrëfeja qëndrimin apo opinionin tim, si rrahje mendimesh mes kolegësh, mësuesish dhe drejtuesish. Si të thuash, një zë që kërkon përgjigje.

Tani them me bindje, se gazetaria është një shkollë e madhe, që nuk bëhet me urdhër, por që mësohet duke punuar pak nga pak. Ajo që vlerësoj së tepërmi tani, është se gazetaria më njohu me shumë shokë e krijues, jo vetëm mësues dhe drejtues shkollash, sepse si pa dashje u futa në udhën e studimit dhe krijimtarisë letrare, poetike, artistike dhe historike.

  1. Kam parë disa shkrime nëpër gazeta, ku tregohet se je pjesëmarrës në konkurse poezie. Je i kënaqur me vlerësimet?

– Po është e vërtetë. Kam marrë pjesë në disa konkurse, apo festivale poezie dhe proze, si në Durrës, Tiranë, Istog, Gjakovë, Pejë, Prizren, “Bajram Curri”- Tropojë, Përmet, Boras në Suedi, etj. Të gjitha krijimet janë futur në antologji, të botuara mbas çdo veprimtarie. Jam vlerësuar me çmime, por unë jam i mendimit se çmimi më i mirë është vetë pjesëmarrja dhe vlerësimi i lexuesit. Nuk lakmoj të dallohem apo të shquhem e të krahasohem me krijuesit e tjerë. Të gjithë së bashku i shtojmë vlerë kulturës dhe letërsisë shqiptare. Po përmend vetëm dy vargje: “Koha është gjykatës, ajo mpreh hanxharë,/kë le të dytë dhe kë e tërheq zvarrë”. K. Tarelli. “Koha në Vargje”. Poezia. “Dritero dhe Kadare”   

  1. A ke pasur ftesa për të vizituar Suedinë?

– Po, kam pasur ftesë para disa kohësh, por nuk është realizuar. Jo gjithmonë përputhen dëshirat me kushtet që krijohen. Kam udhëtuar në disa vende të botës, Suedia mbeti një ëndërr e pa plotësuar. Do të kisha mundësi të takoja miqtë e mi, shqiptarë që banojnë prej kohësh në atë vend, dhe do të grumbulloja material për të bërë disa shkrime.

  1. Bashkë kemi pritur dhe përcjellë të gjithë grupet me suedezë dhe shqiptarë, të cilët kanë vizituar Durrësin, disa institucione e shkolla të qytetit tonë. Me ç’ përshtypje je ndarë?

Po është e vërtetë, u bë shumë vite që nga viti 2007, që kam qenë dhe jam i pranishëm në pritje dhe përcjellje të vizitorët që vinin dhe vazhdojnë të vinë nga Suedia, ku përfshiheshin drejtues arsimi, drejtor shkolle, mësues shqiptarë e suedezë, kryetar komune, shkrimtarë, gazetarë, prindër dhe grupe nxënësish, etj, etj. Mund t’i përmend me emra, pasi nderojmë veten, njëkohësisht nderojmë edhe miqtë: Peter Loberg (n/kryetar komune), Gylsen Ozdekan (Drejtoresha e arsimit për rajonin Boras), Per Kettissen, drejtor i shkollës “Fjardingskolar”, Znj. Tuulla Elfstrom, drejtore e shkollës “Sandaredskolan” dhe dy mësueset Annet Ekelund e Sonja Person. Kohë më pas një takim i rrallë, me dy shkrimtare suedeze, Anna Mattsson, dhe Britta Stenberg.

Po vazhdoj të përmend edhe personalitete të tjerë, si, i palodhuri Sokol Demaku, veprimtar, shkrimtar, anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Suedisë, poet, drejtues i revistës “Dituria”, i radios dhe TV. në gjuhën shqipe në Boras, Sadulla Zendeli-Daja, leksikograf dhe hartues fjalorësh dy gjuhësh Shqip-suedisht, Hysen Ibrahimi, kryetar i shoqatës letrare, artistike “Papa Klementi XI. Albani”, në Suedi, Bajram Muharremi, poet dhe n/kryetar i kësaj shoqate, Hamit Gurguri, anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Suedisë, Kadrije Meniqi, drejtore e shkollës Vushtri, Kosovë, Emine R. Hoti. “Marigoja shqiptare” në Norvegji, etj, etj. Për disa prej këtyre miqve kam bërë shkrime që janë publikuar në shtyp. Tani së fundmi kam bërë një shkrim të gjatë për ish drejtorin Per Ketisen, si mik i mirë i shqiptareve, tashmë në pension. K. Tarelli. “Suedezi Per Ketisen, i dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët”. Publikuar. Gusht 2021, tek Gazeta “Bota sot”, Gazeta “Dielli”, “Zemra shqiptare”, “VOAL. Zëri shqiptarëve”, “Fjala e lirë”. Revista “Dituria”.

Nuk po shtoj asgjë të re, pasi bashkë i kemi shoqëruar të gjitha takimet nëpër institucione dhe shkolla, në Durrës, si: “Demokracia”, “14 Nëntori”, “Neim Babameto” Spitallë, shkolla jopublike “Kasa” në Plazh, Kolegji “Turgut Ozal”, shkolla jo publike “Iliria” Plazh, QKF (Qendra Kulturore e Fëmijëve), “PLM (Shkolla e fëmijëve me probleme mendore), përfshi edhe takimet në Bibliotekën Publike të qytetit, shtojmë këtu: DAR (Drejtoria Arsimore Rajonale), dhe në Bashkinë e Durrësit. Po së bashku kemi ndjekur koncerte fëmijësh në sheshin e qytetit dhe disa takime në Tiranë, me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj, dhe z. Viron Kona, punonjës i asaj ministrie, më parë redaktor i gazetës “Mësuesi”.

Ajo që më ka bërë përshtypje dhe dua ta theksoj, si një mesazh urtësie për ne, ishte disiplina në punë. Ata kishin ardhur për punë dhe ishin fanatik në zbatimin me përpikëri të programit, me të gjitha hollësitë dhe kohën e duhur, që fillonte ora 08.00 e mëngjesit dhe përfundonte ora 15.00 mbas dite. Herë-herë edhe më vonë, sipas ciklit të shkollës. Ishin të përkushtuar, ndaj nuk kishin nevojë t’i kontrollonte dikush, apo t’u thoshte: – Ngrehu se kemi këtë veprimtari mësimore apo edukative. Pas pune mbeteshin veprimtaritë e tjera, si kafe, drekë apo edhe shëtitje në qytet dhe buzë detit. Besoj se ishte përvojë e bukur dhe e dobishme. Ju ishit dhe jeni vete drejtor, ndaj i dini më mirë përfitimet reciproke.

  1. Nuk çuditem, por më bën përshtypje se në librat e tu, ke shumë shkrime që i kushtohen Dardanisë dhe dardanëve.

– E prisja këtë pyetje dhe më vjen mirë, pasi edhe miq e lexues të tjerë e kanë vënë në dukje. Po është e vërtetë që një pjesë të mirë të librave të mi, ka tema nga Kosova, ose siç më pëlqen mua, emri i lashtë “Dardania”. Aq e vërtetë është kjo, sa Bajram Halil Gashi, koleg, ish mësues e drejtues shkolle në ShënVlash të Durrësit, këto dit publikoi një shkrim: “Kosova në penën e shkrimtarit Kadri Tarelli”, që u publikua në gazetën “Bota sot” në Kosovë dhe në portalin “Zemra shqiptare”. Gjej rastin ta falënderoj, pasi po më nxit t’i mbledh të gjithë shkrimet dhe t’i botoj në një libër. Besoj se e vlen. Është një përvojë e gjatë jete dhe pune, e hedhur nëpër shkrime të ndryshme, por të shpërndara si kokrrat e grurit që nuk janë futur në hambar.

Unë nuk jam besimtar i mirë, por nuk bëhet shaka me të papriturat e jetës. Çuditërisht ka një vazhdimësi të asaj që e quajmë rastësi, sepse unë që në moshë fare të re, porsa mbarova Gjimnazin në Durrës, më 1961, më dërgojnë mësues në fshatin Qerret të Kavajës, ku kishte një komunitet mjaft të madh kosovarësh, të vendosur aty rreth viteve 1923-24. Pas pak vitesh, si mbarova edhe studimet e larta për Histori-gjeografi, në Universitetin e Tiranës, emërohem mësues në Qerret dhe Katund të Ri, në rrethin e Durrësit, ku ndeshem përsëri me një komunitet të madh kosovarësh, të vendosur aty rreth viteve 1930…. e në vazhdim. Këtu unë punova rreth njëzet vjet, pjesën më të madhe, mësues në shkollën e mesme të Katundit të Ri. Me pak fjalë, u rrita në mjedisin kosovar, ku më lidhte jo vetëm nxënësi, por edhe me të rriturit, pasi ma detyronte puna studimore për historinë e arsimit dhe më tej, historiku i komunës dhe fshatrave për-rreth.

E kam thënë edhe diku tjetër, se nuk mjafton vetëm koha e punës që unë të dashurohem, apo të trishtohem, me historinë e lavdishme dhe tragjike të Dardanisë shqiptare, që padrejtësisht historia e preu, duke e lënë jashtë kufijve tanë. Jam rritur në mjedis atdhetarie, ku flitej me mall dhe dhimbje për Kosovën dhe Çamërinë.

Rrethanat e viteve 1996-1998-1999, pavarësisht se unë isha drejtor i shkollës 8-vjeçare “Bajram Curri”, në Plazh të Durrësit, më shtynë të bëhem pjesë e asaj lufte të lavdishme, duke u përfshirë tërësisht në ato ngjarje të paharruara ankthi, guximi, dhimbje e trishtimi e në fund ngadhënjimi, kur Dardania u çlirua. I kujtoj me krenari ato vite, duke u marrë me nxënësit dhe fëmijët e ardhur nga lufta, njëkohësisht me organizimin e mitingjeve “Një komb një qëndrim”, në sheshin qendror të Durrësit. Kam shkruar për ato ngjarje madhore, por edhe për dëshmorët e luftëtarët, që nuk kursyen jetën në emër të lirisë.

Ngjarjet që erdhën më pas, më dhanë mundësi të shkoj në Dardani, ta prek atë tokë të shenjtë e të adhuruar. U lumturova, pasi që njoha edhe njerëzit e asaj treve, që me aq trimëri, guxim e durim, i mbyllën plagët e luftës, pavarësisht dhimbjeve të shpirtit. S’besoj se është çudi, por pas vitit 2007 e në vazhdim, dy apo tre herë në vit, do të jem në Kosovë, shumicën e herëve i ftuar nëpër veprimtari të ndryshme, konkurse letrare, përurim librash, veprimtari historike dhe shkencore, madje edhe turistike. Për këtë të fundit, më duhet të përmend vizitën tre ditore në Pejë, Istog, Vrellë, Kamenicë, Qysk, Burimi i Drinit të Bardhë, Gryka e Rugovës, Prizren, Rrahovec, ku unë dhe ju, ishim bashkë me disa drejtorë nga Durrësi. Ishte dhe mbetet një kujtim i paharruar.

Nuk është e tepërt ta them, se në vitin 2014, shoqërova vëllain tim Hytbi Tarelli, piktor dhe skulptor, i cili erdhi nga Toronto në Kanada, duke sjellë në Prekaz, shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari. Dhuratë që u vendos në muzeun e familjes Jashari. Këto ngjarje i pasqyrova në shkrime të publikuara në shtyp, të cilat i kam përmbledhur në librin “Hytbi Tarelli. Mjeshtër i peneli dhe daltës”. (Monografi). Të them të drejtën, është një temë që nuk tretet lehte, aq sa do të duhen net dimri për t’i rrëfyer.

I nderuar Kadri, koleg, ish mësues dhe drejtues shkollash! Ju uroj jetë dhe shëndet të mirë! Vullneti, dëshira dhe energjia nuk ju mungon për të vazhduar shkrimet dhe botimet tuaja. Kështu na nderoni ne “Misionarët e dijes’, njëkohësisht edhe krijuesit durrsak, si anëtar i klubit të shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit.

Faleminderit dhe mirënjohje për intervistën dhe urimet që do më shoqërojnë për një kohë të gjatë!

Faleminderit që pranuat ftesën!

 

Avdyl Buçpapaj

Drejtor i shkollës Jopublike “Planetary”. Durrës.

Vjeshta e parë. 2021.

blank

Përkujtohet viti jubile i 150-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, ambasadori i OSBE: Nuk është një kalimtar në kohë

Në Kuvendin Françeskan në Shkodër është përkujtuar viti jubile i 150 vjetorit të lindjes të At Gjergj Fishtës, klerikut shqiptar i cili është themeluesi i letërsisë dhe publicistikës shqipe. Në këtë aktivitet mes shumë personalitetesh mori pjesë edhe ambasadori i OSBE në Shqipëri Vincenzo Del Monaco, i cili tha se Fishta nuk është një kalimtar në kohë.

“Fishta nuk është një kalimtar në kohë, duke huazuar titullin e një libri interesant nga Maurizio Serra dhe Francois Fejto. Fishta është eksponenti i spikatur brenda një periudhë të trazuar të historisë shqiptare dhe gjithë historisë europiane. Fishta prodhon dhe konsumon kulturë. Importon në Shqipëri parime, rryma mendimi zakone që i ka përthithur gjatë qëndrimeve të tij të gjatë përtej Adriatikut. Është vlera e jashtëzakonshme e përkthimeve në shqip të veprave të huaja moderne, të shtypshkronjave të hapura në Shqipëri. Fishta mbetet shenjë dhe instrument i kohës në kohë. Është në të tashmen e së shkuarës që është kujtesa, në të tashmen e të tashmes që është vizioni dhe në të tashmen e të ardhmes, e cila gjithmonë për Shën Augustinin qëndronte tek pritja”, tha ambasador i OSBE në Sshqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi dhe arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra vlerësuan figurën e një kolosi si Atë Gjergj Fishta në 150 vjetorin e tij të lindjes. Profesori Mark Marku i cili dha kontributin e tij në daljen e botimit të veprës së plotë të At Fishtës u shpreh se në tekstet shkollore Fishta është shumë pak prezent dhe se në këto 30 vite ka patur një tendencë për të lënë në hije vepra e tij.

Profesori i letërsisë në universitetin e Shkodrës Vincenc Marku gjatë publikimit të dorëshkrimeve origjinale të Fishtës në bibliotekën franceskane në Shkodër tha se është një vlerë e rëndësishme e kulturës shqiptare që kanë arritur të ruhen deri në ditët e sotme.

At Gjergj Fishta lindi në vitin 1871dhe u nda nga jeta në vitin 1940 në moshën 69 vjeçare. Është një prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë e kulturës kombëtare duke lënë pas vepra me shumë vlerë dhe që janë pjesë e identitetit kombëtar. Për herë të parë Kuvendi Françeskan në Shkodër në 150 vjetorin e Atë Fishtës botoi të plotë veprën e tij, kolosit të letrave shqipe. gsh

blank

Select reviews of Mother Teresa: The Saint and Her Nation

Përzgjedhje shkrimesh për librin e Dr. Gëzim Alpion “Mother Teresa: The Saint and Her Nation” (Nënë Tereza: Shenjtorja dhe kombi i saj)

New Delhi & London: Bloomsbury 2020: https://www.bloomsbury.com/uk/mother-teresa-9789389165067/

 

 

  1. Bernice Martin, ‘Bernice Martin ponders a puzzling aspect of Mother Teresa’s life’ Church Times, London, 15 October 2021: https://www.churchtimes.co.uk/articles/2021/15-october/books-arts/book-reviews/mother-teresa-the-saint-and-her-nation-by-g%C3%ABzim-alpion

 

  1. Natalie Watson, Review, The Pastoral Review, London, Vol. 17, No. 2, April-May 2021, pp.74-75: https://www.thepastoralreview.org/book-reviews/current-book-review/1907-mother-teresa-the-saint-and-her-nation

 

  1. Stuart Derbyshire, ‘Mother Teresa: from saint to sinner and back again’, Spiked, London, 16 August 2021: https://www.spiked-online.com/2021/08/16/mother-teresa-from-saint-to-sinner-and-back-again/

 

 

  1. Ridvan Peshkopia, Review, Southeast European and Black Sea Studies,  27 July 2021: https://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/14683857.2021.1959161

 

  1. C. M. Paul, Review, Matters India, New Delhi, 5 April 2021 https://mattersindia.com/2021/04/mother-teresa-the-saint-and-her-nation/

 

  1. Michael Ireland, Review, Assist News Service, California, 16 June 2021: https://www.assistnews.net/mother-teresa-the-saint-and-her-nation-2/

 

  1. Ridvan Peshkopi, Review, Kosovo.2.0 Magazine, 12 August 2020: https://kosovotwopointzero.com/en/reviewing-mother-teresa-the-saint-and-her-nation/

 

  • The magazine published the review simultaneously also in:

 

 

 

  1. Aqeefa Asif, Review, The Daily Patriot, Islamabad, Pakistan, 21 May 2021: https://dailythepatriot.com/

 

  1. Arben Çokaj, Review, Illyria Newspaper, New York City: 17, August 2021: http://www.illyria.com/liber-me-vlere-te-madhe-sidomos-per-shqiptaret/

 

blank

Faik Konica: Unë ua rrëfej Greqinë

Fragment nga libri i Atdhe Gecit, “Çamëria, kthim në histori – mision”

blank

Botuar në gazetën, “New York Times”, më 1940

Prej disa kohësh, për Shqipërinë, ndërmjet Italisë e Greqisë po zhvillohet një përleshje paraprake me fjalë, gjë që mund të jetë pragu i një konflikti të armatosur. Italia ngre çështjen se

Më 20 Tetor 1827, në jug të Gadishullit Dorik (sot, Peleponezi), ndodhi beteja detare në gjiun e qytetit Navarino (Pyllas, ndërsa sot, Pylos). Në atë betejë, flotat e bashkuara britanike, ruse dhe franceze shkatërruan flotat e bashkuara egjyptiane (në fakt, arvanite muslimane të Ibrahim Pashës, djalit të Mehmet Aliut) dhe osmane. Në Gusht 1828, ushtria franceze zbarkoi në jug të Gadishullit Dorik e hyri në luftime kundër forcave të Ibrahim Pashës. Në periudhën Prill 1928 – Shtator 1829, ndodhi Lufta Ruse-Turke e cila u mbyll me shumë humbje për perandorinë osmane. Për shembull, ajo pranoi autonominë e principatës fetare të quajtur “Servia”.

Të treja ato ngjarje ushtarake e detyruan perandorinë osmane të pranonte Protokollin e Londrës të datës 22 Mars 1828 me të cilin perandoritë e Britanisë, Rusisë e Francës patën vendosur të krijohej principata fetare autonome me emrin “Greqi” brenda perandorisë osmane. Emri “Greqi” rridhte prej gjuhës Shqipe dhe sipërfaqja e shtetit të sapo firmosur qe afërsisht sa 1/6 e Greqisë së sotme. Ishte hera e parë në histori që krijohej një shtet me emrin “Greqi”. Kuvendi III Popullor në 4 Maj 1827 vendosi që kryeqendër të ishte qyteza Nafplion në jug të Gadishullit të Moresë.

Pas pushtimit të Qytetit të Konstandinit prej osmanëve-arabëve në vitin 1453, Patriarkana e atyshme u bë Komiteti Qendror i komisarëve kishtarë lindorë në shërbim të Sulltanit osman. Bashkë me komisarët hoxhallarë ata i shërbyen perandorisë aziatike për të përparuar drejt perëndimit dhe rrënuar Europën. Në shekullin XVIII, komisarët kishtarë lindorë rrëshqitën në lugun e perandorisë kishtare ruse. Popullatat arbërore të jugut të Gadishullit Ilirik dhe priftët e tyre të kishës lindore që nuk pranuan gjendjen e re dhe nuk i bënin ballë dallgëve aziatike-osmane-arabe-mongole u zhvendosën në jugun e Italisë dhe Siçili. Dhe janë aty edhe sot pas 500 vjetësh si një dëshmi e pandërprerë dhe e gjallë me gjuhën, trashëgiminë, kulturën, veshjen dhe artin Shqip bashkë me priftët e tyre që vazhdojnë të kryejnë shërbesat në Shqip dhe të ruajnë gjuhën Shqipe.

Në Kuvendin IV Popullor që u mbajt në datat 11 Korrik – 6 Gusht 1829 në qytezën Argos, pranë Nafplionit, u shtrua pyetja se cila do ishte gjuha zyrtare e shtetit Greqi. Do zgjidhej Shqipja e arbërve-arvanitas apo

gjuha Katharevousa e kishës dhe e organizatës së fshehtë fetare Filiki Eteria të Rusisë? Kisha lindore dhe pas vitit 1814 organizata Filiki Eteria kishin punuar që urrejtja fetare kundër muslimanëve të trondiste vetëdijen kombtare arbërore të arvanitasve të krishterë. Arbanitët ishin vetëm luftëtarë të pashkollë që si komisarë kishin priftët e kishës lindore. Ndërkohë, gjuha Shqipe e shkrojtur nuk qarkullonte as në Europë.

Veç kishës, politikën e brendshme dhe të jashtme e bënin agjentët e Rusisë, Britanisë dhe Francës. Edhe në ato Kuvende Popullore grupimet politike ishin haptas nën emrat Partia Ruse, Partia Franceze e Partia Britanike. Prandaj, ndonëse përfaqësuesit arvanitas të krishterë që flisnin hapur Shqip përbënin dukshëm mbi 80% të Kuvendit IV Popullor, ata nuk qenë regjisorët e teatrit të atij Kuvendi. Si rrjedhim, arbanitët e krishterë të mashtruar dhe pa kuptuar se çfar shkruhej duartrokitën shfaqjen e vënë në atë skenë.

Ai Kuvend vendosi që si gjuhë zyrtare për shtetin me emrin “Greqi” të ishte gjuha Katharevousa e kishës lindore, e përshtatur. Prandaj atë e quajtën gjuha popullore (Dhimotiki), e cila sot është gjuha zyrtare e shtetit Greqi. Ai vendim qe i nevojshëm për komisarët kishtarë lindorë dhe agjentët perandorakë, veçanërisht të Rusisë si bie fjala arvanitasi Jani Kapodistria (Gjon Gjika). Sepse, iu plotësohej gatimi i vetëdijes “kombtare greke” të cilës i nevojitej të ishe i krishterë lindor edhe në emër, të mësoje “greqishten” Dhimotiki dhe të urreje muslimanët, osmanët, turqit, dhe arvanitasit muslimanë. Perandoritë e Britanisë, Rusisë e Francës firmosën Protokollin tjetër të Londrës më 3 Shkurt 1830 që kthente Greqinë si shtet të pavarur dhe me Konferencën e Londrës në Maj 1832 e përkufizuan atë si mbretëri. Princi bavarez 17 vjeçari Otto Friedrich Ludwig u caktua të ishte Mbreti i Greqisë. Britania dhe Banka Rothschild preu paranë dhe ia dha në formë huaje shtetit të ri “Greqi”. Arbërit vazhduan ta flisnin e përdornin Shqip siç patën bërë për 2000 vjet nën perandoritë romake latine dhe lindore ndërkohë që si qytetarë quheshin romakë-romanë-romaioi-romioi. Vendimi për gjuhën që doli prej Kuvendit të vitit 1829 hapi portat e ujit të një propagande që pat filluar të grumbullohej nga mesi i shekullit XVIII në Europën qendrore e perëndimore. Ujë i shumtë pat qenë nisur të mblidhej prej historianit gjerman të artit dhe arkeologjisë Johann Joachim Winckelmann (1717-1768). Ngjyrës së ujit ai i dha emrin “Helenizëm”, pa e kuptuar se fjala që kishte përdorur ELINA-S ishte e gjuhës Shqipe. Edhe pse atë fjalë ia këshilloi me mirësi mbledhësi i famshëm i sendeve të lashta kardinali Alessandro Albani. Edhe pa e menduar se një komb nuk mund të dallohet në terrin e 3000 vjetëve më parë me anë të emrit të një gruaje tek një përrallë Homerike, qoftë e lashtë.

Si narcis, homoerotik e pedofil që ishte, ai krijonte me ëndërrimet e tij, të cilat i botonte, një “Greqi” të lashtë me njerëz të bukur, të gjatë, leshverdhë, sy bojë qielli, të urtë, që përfaqësonin përsosmërinë. Botimet e tij patën ndikim të thellë mbi mendjet krijuese europiane të shekullit XVIII e në vijim, si për shembull, G. E. LessingJ. W. von GoetheF. V. E. DelacroixV. M. HugoF. W. Nietzsche, etj. Për pasojë, krijimtaria historike në ëndërrimet e sinqerta rrodhi vaj nëpër piktura dhe ngeci si zbulime nëpër libra. Është e vërtetë se librat e paktë për lashtësinë u shkruajtën e rishkojtën në harmoni me muzikën e re. Për shembull, u ëndërrua një persian i shekullit V p.e.s. të cilin e quajtën “grek” mbas 1000 e 2000 vjetësh me emrin Herodot-us sipas Latinishtes perëndimore dhe Herodot-os sipas Katharevusës lindore. Biles, atë e emëruan edhe “baba të historisë”; për të qeshur, jo shaka.

Gjithë udhëtarët e zyrtarët që shkonin në ata shekuj e vite në ato anë shkruanin në letrat e tyre vetëm për popullatë arbërore-shqiptare. Kur zbriti për herë të parë në Nafplion më 30 Janar 1833, mbreti i caktuar Otto Friedrich Ludwig përpiqej të kthehej në ëndrrat e tija “helene” sepse përqark tij kishte vetëm arbërorë-arvanitas dhe flitej vetëm Shqip. Prandaj politikanët e perandorive Britani-Rusi-Francë duke përdorur edhe piktorët dhe shkrimtarët europianë nxituan të krijonin lumin e propagandës për brenda dhe për jashtë “Greqisë”. Mito-logjisë (Shkencës së Përrallës, e përkthyer) të krijuar nga duar kishtare fillimisht në shekullin V e.s. iu hapën tërë fletët e librit. Megjithatë, një qytetar “grek” nuk mund të jetë njëkohësisht edhe i krishterë ortodoks edhe i lidhur me lashtësinë arbërore të Athinës, e qyteteve të tjera të Gadishullit Ilirik, Detit Egje e Mesdhe. Sepse lashtësia arbërore dhe krishterimi ortodoks janë edhe të paktën 1500 vjet të zhvendosur në kohë edhe dy qytetërime e mendime të kundërt që përjashtojnë njëra-tjetrin. Para vitit 1830 nuk ka patur grekë.

Formimi i shtetit të quajtur “Greqi” pati në rrënjë ribërjen e Perandorisë Bizantine të Krishterë Lindore dhe prandaj si gjuhë shtetërore u caktua Katharevousa e përshtatur (Dhimotiki). Vetvetiu “Greqia” do ishte një zgjatim i Rusisë së Madhe e krishterë ortodokse dhe që do përpiqej të përthithte sa më shumë troje me të krishterë ortodoksë. Agjentët e Rusisë bënë të mundur që në Luftën e Krimesë të viteve 1853-1856 ushtria greke të luftonte përkrah ushtrisë ruse kundër ushtrive britanike, franceze e turke. Edhe sot grekët ortodoksë e njësojnë veten me sllavët rusë ortodoksë dhe të ardhmen e ëndërrojnë bashkë me ta.

Si në Perandorinë e Krishterë Lindore dhe atë Osmane, edhe në “Greqi” popullatat u vështruan nga ana fetare. “Grek” ishte kushdo që kishte pranuar besimin dhe emrin e krishterë ortodoks, kuptonte Dhimotiki dhe urrente turqit, muslimanët, përfshirë edhe arvanitasit muslimanë. Ndërsa emrave të njerëzve, vendeve e fjalëve iu shtuan prapashtesat bizantine -OS dhe -IS. Në atë lloj are, fara e mbjellë nxorri gjethe në vitin 1844 kur kryeministri Jani Koleti parashtroi Idenë e Madhe (Megali Idea). Që atëherë Ideja e Madhe ka qenë qëllimi i shtetit “Greqi” për të përthithur me dhe pa luftë sa më shumë toka e popullata që 1001 vjet më parë patën qenë në vathët e komisarëve kishtarë të perandorisë bizantine. Për 100 vjet, Ideja e Madhe “greke” e ujitur nga Britania-Rusia-Franca e rriti Greqinë gjashtë herë në Greqi të Madhe, siç është sot.

Perandoritë britanike dhe franceze tradhtuan Europën dhe Perëndimin kur në shekullin XIX edhe u bashkuan me Rusinë sllave edhe krijuan një shëmbëlltyrë të perandorisë kishtare lindore të quajtur “Greqi”. Mëkati do shtohej në shekullin XX kur Lidhja Entente Britani-Rusi-Francë do krijonte tre herë në mesin e Europës një shëmbëlltyrë sllave-barbare bizantine të quajtur “Jugosllavi”, domethënë Serbi të Madhe. Edhe ideja për këtë e quajtur “Naçertanije” (Rradhitja e Veprimeve) u shfaq pikërisht në vitin 1844 me autor Ilija Garashaninin dhe u pasurua prej të birit Milutin Garashaninit më 1886. Për 150 vjet, edhe Rradhitja e Veprimeve serbe e ujitur nga Britania-Rusia-Franca e rriti Serbinë deri në gjashtë herë, derisa i filloi thërrmimi në fundshekullin XX.

Paramendoni, si do shkruhej, edhe tani, për lashtësinë nëse në Kuvendin IV Popullor të vitit 1829 të ishte caktuar gjuha natyrore Shqipe e arvanitasve të krishterë? A do të kishte katedra nëpër universitetet perëndimore që do zbulonin “Greqinë e lashtë”? A do kishte doktorata famëmëdha në fushën e Mito-logjisë greke, domethënë në Shkencën e Përrallës greke? Arbanitët-Arvanitas janë shumicë në Greqi. Ata janë, veç qyteteve, edhe në të paktën 900 fshatrat e Greqisë ku flitet hapur Shqip. Ata janë popullatë shtet-themeluese, shtet-formuese, shtet-udhëheqëse. Domethënë se gjuha Shqipe akoma mungon të jetë gjuhë zyrtare në Greqi.

Greqia mbanë një pjesë të madhe territori që i përket Shqipërisë, ndërsa Greqia e mohon me zë të lartë këtë pretendim. Shumë amerikanëve u është dukur e çuditshme që, ndërsa zëri i italianëve dhe grekëve dëgjohej, ndërsa zëri i pavarur i Shqipërisë nuk ndihet.

Përse, a nuk ka thënë, njëherë, një autor anglez se një nga karakteristikat e shqiptarëve është se ata janë të “paartikuluar”? Kërkesave të përsëritura unë u jam përgjigjur se nuk kisha gjë për të thënë, ndërsa atyre miqve amerikanë, të cilëve ndjenjat e tyre dashamirëse u japin të drejtën të më pyesin përse ashtu, u jam përgjigjur se më kishte ardhur gjithçka në majë të hundës dhe se kisha vendosur që këtej e tutje të mbetesha një spektator i thjeshtë i tragjedive dhe i farsave të botës.

Por tani është një grup atdhetarësh shqiptarë që më kërkon të bëj një deklaratë. Këta miq shqiptarë dinë për mua disa gjëra që miqtë e mi amerikanë nuk i dinë. Ata e dinë që unë kam lindur në zonën kufitare shqiptaro-greke, që bën pjesë në krahinën e vënë në diskutim; kështu që trojet ku unë kam luajtur si fëmijë janë fushat e betejave të ardhshme.

Ata mendojnë se askush tjetër, më mirë se unë, nuk e njeh historinë e kësaj krahine dhe ata më përmendin vazhdimisht se, si drejtues i rinisë, unë njëherë e një kohë kam qenë mbrojtës i palodhur i tërësisë tokësore të Shqipërisë. Prandaj, ndonëse me lëkundje, vendosa ta thyej heshtjen dhe t’i paraqes popullit amerikan disa fakte të kontrollueshme rreth sfondit historik të konfliktit që po vjen rrotull.

Siç dihet nga të gjithë, në periudhën e lashtë shqiptarët quheshin ilirë. Rajoni i diskutueshëm në lashtësi njihej si Iliria e Jugut dhe më vonë është quajtur Shqipëria e Jugut, ndërsa grekët kanë vendosur ta quajnë Epir, një emër që do të thotë “kontinent”; në zanafillë përdorej për këtë rajon nga banorët e ishujve të vegjël, përtej bregut të Shqipërisë, po ashtu si peshkatarët e ishujve Bahamas do ta quanin Floridën “kontinenti”, me një emër që nuk ka asnjë lidhje me kombësinë e popujve që banojnë në kontinentin në fjalë.

Ky rajon, gjatë afër pesë shekujve të sundimit turk, përbënte vilajetin ose provincën e Janinës, me qytetin e Janinës si kryeqendër. Jo vetëm që ky rajon ka qenë gjithmonë shqiptar nga gjuha dhe kombësia, por kufijtë e fiseve ilire shkonin shumë larg përtej. Madje, edhe ishujt Jonianë kanë qenë kryesisht ilire.

Në një libër të famshëm, që e njohin mirë studiuesit, “Fjalori i antikiteteve klasike” të Lybkerit, tek artikulli për Kërkyrën (Korfuzin) vihet në dukje se ai ishull “në zanafillë banohej nga ilirët”. Kurse ata, që do të marrin mundimin të lexojnë veprën e studiuesit të njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar në Lund më 1909 me titullin “Studime mbi historinë e Epirit të Lashtë”, do të shërohen nga prirje për të menduar se Epiri ka qenë ndonjëherë grek.

Ky rajon e ka ruajtur natyrën e vet ilire të pandryshuar; deri edhe kaq vonë sa i bie në shekullin e dhjetë të erës sonë, perandori i Bizantit, Leoni i Mençur, në një nga librat e tij përmend faktin që “banorët e Epirit janë shqiptarë”. Pak nga pak, depërtimet greke nisën të ndiheshin në disa pjesë të këtij rajoni. Se si u bënë të mundshme këto depërtime, ne e dimë nga disa autoritete të dorës së parë. Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e krimit për të vrarë gjithë shqiptarët. Ju mund të dyshoni se mos këto ngjarje janë nxjerrë nga ndonjë legjendë shqiptare e shtrembëruar ose nga ndonjë fletushkë propagandistike italiane. Aspak! Autoriteti që na e njofton këtë mizori është një grek besimtar dhe i ndershëm, Mihail Dukas, pjesëtar i Shtëpisë Perandorake Bizantine, me po atë emër, kronika e të cilit përfshihet në koleksionin e madh të historianëve bizantinë që ndodhet në Bon dhe mund ta studiojë çdo studiues.

Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton të gjitha egërsitë dhe vrasjet që ka bërë Thanasi kundër popullsisë shqiptare të Janinës. Siç thotë Dukasi, një nga lojërat e tyre të parapëlqyera ishte t’u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t’i linte të vdisnin në agoni.

Disa krerë feudalë shqiptarë e kërcënuan Thanasin me një ekspeditë ndëshkimore, nëse ai nuk do t’i ndërpriste krimet kundër shqiptarëve. Thanasi u përmbajt një farë kohe dhe e martoi vajzën e vet me princin më të fuqishëm të asaj kohe, me Gjin Shpatën. Pas njëfarë periudhe, Thanasi i nisi përsëri përndjekjet, madje edhe më të egra se më parë.

Siç shkruan Mihail Dukasi, ndërsa Gjin Shpata mblodhi një ushtri dhe e rrethoi Janinën, kryeqytetin e vjehrrit të vet, Thanasi çdo ditë, nën flamurin e armëpushimit, i dërgonte Shpatës një shportë me sy të nxjerra nga kokat e shqiptarëve fatkeqë dhe kjo dhuratë e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

Siç e thotë historiani, ambicia e Thanasit ishte të fitonte nofkën e Albanoktonos që do të thotë Shqiptarovrasës. Dukasi shton se despotit i pëlqenin shumë të huajt dhe të jashtmit, prandaj pati sjellë shumë prej tyre në qytet. Së fundi, thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbanë “të zbrazte” Janinën nga banorët e rrënjës.

Natyrisht, zor se mund të shpikte një metodë më të efektshme për të ndryshuar përbërjen etnike të një vendi, porse “të drejta” të krijuara në këtë mënyrë, ta themi në formën më të butë, janë të një cilësie të dyshimtë. Krimet e përshkruara nga Mihail Dukasi kanë ndodhur më 1380, dhe në pak vite më parë.

Pas pesëdhjetë vjetësh, më saktë më 1431, një ushtri e fortë osmane erdhi me gjëmime te portat e Janinës, e cila, ndërkaq, ishte ripopulluar me të ardhur, dhe me një sulm qyteti u pushtua. Është për t’u shënuar fakti se, pasi i bënë një mbikëqyrje krahinës, turqit e klasifikuan atë si pjesë të Shqipërisë.Por ka edhe diçka më domethënëse dhe krejt të pakundërshtueshme.

Turqit bënë një regjistrim të kujdesshëm të qyteteve e të fshatrave dhe emrat e këtyre vendeve kanë dalë më pas në botimet zyrtare në trajtat e tyre shqip e jo greqisht. Për shembull, le të marrim rastësisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena.

Ato janë regjistruar përkatësisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershëm kanë qenë të përpiktë, me hollësi të madhe për shënimin e emrave të vendeve, duke parapëlqyer gjithmonë trajtat e mirëfillta popullore.

Për shembull, pas rrethimit të parë të Vjenës, turqit nisën ta shkruanin Ëian me një A të gjatë, që është trajta e vërtetë popullore dhe, sa kohë zgjati Perandoria Osmane, ata iu përmbajtën kësaj trajte, duke flakur trajtën artificiale Ëien.

Në traktatin e Ajzenburgut, të nënshkruar më 1664 ndërmjet Turqisë dhe Perandorisë Romake të Shenjtë e të hartuar turqisht e latinisht, kur numërohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan atë mbret të Bohemisë, porse në tekstin turqisht turqit kanë ngulur këmbë për ta thënë mbreti i çekëve.

Pushtimi turk solli një ndryshim të rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Për arsye që janë tepër të gjata për t’i shtjelluar këtu, shumë shqiptarë e lanë krishtërimin dhe u bënë myslimanë, e kjo lëvizje vijoi për dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsisë u bë myslimane; pjesa tjetër mbeti e krishterë. Në Veri, si besimtarë të kishës Perëndimore e në Jug të asaj Lindore, që shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqë në kishën e dytë shërbesat bëhen greqisht dhe kleri është në pjesën më të madhe grek, u krijua mundësia për grekët që të shkombëtarizonin shqiptarët, duke e përsosur kishën si mjet të propagandës.

Një faktor tjetër ka qenë ardhja tinzare e banorëve që flisnin greqisht, shpesh të favorizuar me budallallëk nga pronarët shqiptarë, të cilët kishin nevojë për bujqër, për të zëvendësuar shqiptarët që iknin në luftërat e pafund të Perandorisë Osmane.

Ngritja e Greqisë si shtet i pavarur i dha një shtysë të fuqishme propagandës greke. Tashmë grekët nisën haptas të shpallnin se çdo besimtar i kishës Lindore, pavarësisht nga gjuha dhe kombësia, ishte grek.

Një nga marifetet më të padëgjuara të grekëve ka qenë dhënia e rryshfeteve zyrtarëve të lartë në Stamboll për të nxjerrë një ferman që të ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt një veprim i dënueshëm, madje, edhe po të mbaje libra kaq të padëmshëm si gramatika ose aritmetika, po të ishin shkruar shqip.

Grekët ranë, madje, edhe më poshtë: nuk e kishin për gjë të kallëzonin atdhetarët shqiptarë të ndershëm si rebelë dhe bënin që ata t’i degdisnin në burgje të largëta.

Pas luftërave ballkanike Turqia Evropiane u copëtua dhe Fuqitë e Mëdha nuk mund ta injoronin ekzistencën e kombësisë më të lashtë të gadishullit. Shqipëria u bë shtet, por u rrëgjua në një të katërtën e madhësisë së vet natyrore.

Dikush mund ta mendonte se pas kësaj do të ishin të kënaqur dhe do të rrinin urtë, se do të përpiqeshin, po të ishte e mundur, të zhvillonin marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me pjesën që mbetej të Shqipërisë. Mirëpo ndodhi e kundërta.

Duke përfituar nga fakti që Turqia, një vit më parë i kishte çarmatosur plotësisht shqiptarët, një ushtri me grekë, e organizuar dhe e maskuar si njerëz civilë, vërshoi mbi gjithë Shqipërinë dhe nisi të djegë e të vrasë gjithçka i dilte përpara.

Në Shqipëri, në atë kohë kanë qenë në qendër të këtyre krimeve të organizuara dy dëshmitarë të huaj: autorja e njohur angleze, Meri Edit Durham, dhe një korrespondent gjerman. Të dy ata u tmerruan dhe u morën vesh që t’ia bënin të njohur të gjithë botës çdo gjë që këta e quanin si një nga krimet më të mëdha të organizuara në të gjitha kohërat.

Për fat të keq, plasi Lufta Botërore dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Por më 1920, me titullin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”, Miss Durham botoi një libër, ku një kapitull i plotë i kushtohet njoftimeve për këto masakra. Kushdo që dëshiron ta kuptojë konfliktin e sotëm nuk mund të bëjë pa e parë këtë libër.

Pas Luftës Botërore, Greqia ua ndaloi shqiptarëve të kishin shkollat e tyre në Greqi dhe vijoi punën e saj për të eliminuar elementin shqiptar me çfarëdo mjeti.

Një rast i rrallë iu paraqit grekëve nga Traktati i Lozanës, i cili nxiti shkëmbimin e familjeve turke me ato greke. Siç e kam thënë më sipër, një shumicë shqiptarësh, disa shekuj më parë, e lanë krishtërimin dhe u bënë myslimanë, por ata i ruajtën gjuhën dhe traditat kombëtare dhe kurrë nuk e kanë mësuar turqishten.

Mashtrimi i grekëve kishte për qëllim që t’i paraqiste si turq shumë myslimanë shqiptarë dhe t’i dërgonte me anije në thellësinë e Azisë së Vogël, duke i bërë objekt shkëmbimi.

Kjo është njësoj sikur të syrgjynosësh irlandezët në Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezët, edhe polakët, janë katolikë edhe prandaj qenkan të një kombësie.

Komisioni Ndërkombëtar për Shkëmbimin e Popullsisë e zbuloi mashtrimin, në pak raste, dhe e ndaloi, por shumë herë të tjera atij ia hodhën me mjeshtëri.

Po të shqyrtohen dëshmitë e vjetra për gjendjen e kombësisë në viset e ndryshme të rajonit të diskutuar, habitesh me ndryshimet që janë bërë nëpërmjet dredhive dhe mashtrimeve të organizuara. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, një anëtar i kishës së Anglisë me emrin Stjuart Hjuz, ka bërë një udhëtim nëpër Shqipëri dhe ka lënë shënime për vëzhgimet e veta.

Ka vizituar dhe qytetin tim të lindjes, Konicën, një vend i lashtë i cili mendohet nga disa studiues si Pukevili, se ka qenë në mesjetën e hershme kryeqyteti i Ilirisë Jugore. (Emri i vendit tingëllon në mënyrë të çuditshme si prusian, por kjo vjen ngaqë po ai ndikim sllav mbi toponiminë, ka vepruar në Prusi, ashtu edhe në Shqipëri).

Hjuzi ka shënuar se Konica kishte 800 shtëpi, nga të cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku janë këta 75 % shqiptarë sot?

Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e patrembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara të vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve.

Kjo është Çamëria, të cilën grekët e shtrembërojnë në Camuria. (Nuk u vë faj grekëve, për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje).

I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamërisë tani vonë, më 1913, ka qenë 96 % shqiptare. Ky përpjesëtim tani është ulur me akte dhune dhe unë mund të sjell si shembull shumë punëtorë që derdhin djersën në fabrikat e Amerikës, të cilët i kanë pasur prindërit pronarë të lulëzuar në Çamëri, më pak se një vit më parë. E megjithatë, në kundërshtim me gjithë këtë përndjekje, ende shqiptarët përbëjnë 80 % të popullsisë së Çamërisë.

Ndërsa tani Italia është gati të ndërhyjë, duke na shpallur si qëllim se kërkon të vërë në vend dëmet që i janë shkaktuar kombit shqiptar dhe të rivendosë kufijtë natyrorë e historikë të Shqipërisë.

Është e arsyeshme të presësh nga çdo shqiptar i vërtetë se do të jetë i pakënaqur nga ky veprim. Por ndonjë mund të kundërshtojë se, megjithë metodat e dënueshme të përdorura nga grekët, ata kanë arritur që ta përmbysin gjendjen e kombësive në shumë vise të rajonit të diskutuar; kështu që të ndreqet një padrejtësi e vjetër me një padrejtësi të re, nuk tingëllon aq mirë.

Për këtë unë do të përgjigjesha se nuk mund të ketë një akt ligjor që të përligjë krimet e organizuara e të vazhdueshme. Por, ka dhe më. Shumë larg nga Shqipëria historike, në Greqinë e brendshme ka pothuaj një milion shqiptarë, gati gjysma e të cilëve ende e flet gjuhën e vet të lashtë.

Këta njerëz kanë një mall ideal për Shqipërinë dhe në të kaluarën kanë nxjerrë dëshmorë të çështjes shqiptare. Ata mund të shkëmbeheshin me grekët e rajonit të diskutuar dhe, më së fundi, të gjithë do të ishin të kënaqur.

Porse, siç pohojnë grekët, Italia kërkon të arrijë qëllimet e veta duke zgjeruar kufijtë e Shqipërisë. Unë pajtohem me këtë plotësisht, por më duhet të shtoj se ky pohim nuk ka peshë dhe është thjesht një përpjekje për t’i bërë bisht çështjes.

Çështja është a ka qenë gjithmonë pjesë përbërëse e Shqipërisë ish-krahina turke e Janinës? Në qoftë se kjo është e vërtetë, a mund të bjerë poshtë, automatikisht, kjo e vërtetë vetëm e vetëm sepse e thonë edhe italianët?

Fakti është i qartë: Italia ka këtu një përgjigje të mirë e të fortë, sepse rastis që kërkesat e saj përputhen me një akt të vonuar drejtësie kundër Shqipërisë. Po ndodh që një herë perënditë hakmarrëse janë në anën e legjioneve të Cezarit.

Fragment nga libri i Atdhe Gecit,  “Çamëria, Kthim në histori – mision”

blank

HEDONIZMI, STOICIZMI DHE AGNOSTICIZMI NË “RUBAIRAT” E OMAR KHAJAMIT – Nga ENVER ZHINIPOTOKU

 

1.HYRJE

Shumë nga kryeveprat e letërsisë botërore do t’i kishim të botuara shumë më vonë, ose nuk do t’i kishim në nivelin që i kemi, po të mos ishin shqipërimet brilante të Theofan Stylian Nolit. Njëra prej këtyre përkthimeve të Rushit Bilbil Gramshit (pseudonim i Nolit për këtë botim), me të cilin në vitin 1926 e shqipëroi veprën në vargje “Rubairat” të Omar Khajamit . Sipas “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” I-II, fjala “rubairat” ka kuptimin e strofës me katër vargje të poezisë lirike të popujve të Lindjes, ku vargu i parë, i dytë dhe  katërt  rimojnë në mes veti, ndërsa i treti është i lirë. Kjo gjë mund të vërehet në 331 strofat katër rrokëshe të rubairave khajamiane. Madje, nëse nuk kënaqemi me këtë shpjegim, mund të shtojmë se te Rubairat e Khajamit, secili varg ka kuptim më vete.

Ky krijim në vargje, që na është ruajtur nga mesjeta e hershme e Lindjes, që për nga kryeidetë që shtjellon, mund të quhet “hymn ditirambik hedonist”, u kushtohet dy poetëve persianë të asaj kohe Nizami Arusi dhe Hafiz Shirazi, që i shpëtuan “Rubairat” nga humbja, që t’i kemi ne sot.

“Rubairat”, siç thotë Nolin në parathënien e tyre, “janë ndër veprat poetike më të bukura të botës. Janë po aq të kjarta, sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjës të zakontë, aq të thella për nga kuptimi, sa një rubai vlenë disa togje vëllimesh, aq modern nga mejtimet dhe ndjenjat, sa na duket që auktori i tyre ka rrojtur në kohërat tona dhe në zemër të Evropës”.

Që nga shekujt IX-XVI të epokës sonë, Persia ka pasur një Rilindje kulturore, filozofike e letrare me emra të mëdhenj: Firdusi, Avicena (Ibn Sina), Omar Khajami, Attari, Nizami Arusi, Saadiu, Xhelaludin Rumii, Hafiz Shirazi, etj. Në këtë periudhë të Perlindjes Persiane, ka pasur një luftë, midis lirisë së mendimit dhe dogmatizmit fanatik fetar. Në shekujt para lindjes së Khajamit VIII-X, Persia ishte bërë arenë e konflikteve midis feve të ndryshme si: paganizmit greko-romak, zarathtrustizmit e mithraizmit persian, brahmanizmit dhe budizmit hindu dhe judaizmit, krishtërimit e islamizmit. Këto konfrontime fetare te Khajami janë reflektuar thellë dhe vërehen qartë gjatë gjithë veprës së tij të famshme, në të cilën dy ide themelore dominojnë kryekreje, ide që i ndalon islamizmi: dashurinë ndaj gruas dhe pasionin ndaj verës. Në introduktin (parathënien) e Nolit, si njohës i shkëlqyer i kësaj kulture dhe i këtyre mospajtimeve fetare, përmend tri shkolla që ndikuan më vonë në gjithë kulturën botërore:

1.grupin e intrasigjentëve (në krye me Khajamin), që luftojnë kundër dogmës fetare islamike, që ndalon lirinë e të menduarit, dashurinë ndaj gruas dhe pasionin ndaj verës;

  1. Mistikët dhe neoplatonistët sufinj, të cilët pranojnë islamizmin sa për sy e faqe, por janë kundër lirisë së mendimit;

3.Grupi i racionalistëve sunit, të cilët kërkojnë pajtim të islamizmit si religjion me filozofinë dhe shkencat. Grupi i parë identifikohet me Khajamin, i dyti përfaqësohet nga mjeku Avicena (Ibn Sina) si shiizëm dhe bektashizëm, dhe, së treti, me Avereosin (Ibn Rushdi), si transmision i kulturës së Lindjes me atë greko-romake në kulturën evropiane.

  1.                     JETA DHE VEPRIMTARIA E OMAR KHAJAMIT

Mbi  jetën e Khajamit dihet pak dhe atë në formë legjende.Lindi në gjysmën e parë të shekullit XI midis viteve 1025-50 dhe vdiq më 1123, pas Krishtit në Nishapur të Khorasanit. Studjoi në shumë fusha të asaj kohe: teologjinë, filozofinë, historinë, letërsinë, mjekësinë, fizikën, astronominë dhe matematikën. Në astronomi ishte më i madhi deri në shekullin e XV, deri tek Koperniku e Kepleri. Kalendari i Khajamit, i vitit 1074, është më i saktë se ai gregorian i vitit 1582, që përdoret edhe sot. Ishte luftëtar i madh i lirisë së mendimit, që ishte ndër liritë kryesore të njeriut, që e kishin anticipuar  më heret shumë shkolla filozofike greke. Duke luftuar dogmatizmin e synitëve, misticizmin e sufinjëve dhe absolutizmin politik persian, u bë armik i të gjithëve dhe për t’i zbutur kundërshtarët fanatikë, u detyrua të shkojë në pleqërinë e thellë haxhi në Qabe, që e egërsoi edhe më shumë poetin kundër fesë dhe e zhgënjeu edhe më shumë se që ishte. I përndjekur prej qarqeve fanatike, u kthye i lodhur nga pleqëria në Nishapur, ku vdes në vitin 1123.

Khajami ishte martir i lirisë së mendimit. Ai, njësoj sikur Sokrati, që u dënua me kupën e helmit për të mbrojtur të vërtetën, duke bërë kështu një vdekje pedagogjike përmes mesazhit të tij, kurse Khajami, megjithëse kundërshtar me të gjitha grupet fetare fanatike dhe regjimin e kohës, as nuk u vra, as vetëvra, por vdiq i lodhur dhe larg miqëve, i vetmuar, që tregon për frymën e tolerancës që mbretëronte në Persinë e shek.XII. Varri i tij, i rrethuar me trëndafilë e hardhi rrushi, siç e kishte kërkuar Khajami në plotë vargje të Rubairave të tij, në një teqe në Nishapur, i vizituar prej sufinjëve, edhepse Khajami i kishte luftuar sa ishte gjallë.

Khajami si dijetar ndër më të mëdhenjt  e kohës së tij, shkeli me kompetencë në shumë fusha të dijes, duke lënë gjurmë të thella, shkroi shumë vepra, por veprat e tij janë humbur e nuk dihen. Është ruajtur një traktat për gjeometrinë e Euklidit; një algjebër e botuar frengjisht; një traktat metafizike, poashtu frengjisht, i botuar më 1906.

Meqë vazhdimisht ishte në luftë me qarqet fanatike fetare, Khajami asnjëherë nuk qe popullor në Persi. Ai prore u trajtua si “dinsëz”, përqeshës i fesë, antifetar, antidogmatik, kryeluftëtar i mendimit të lirë, në mesin e një populli, që ishte mësuar të dëgjojë përralla të gjata e poezi të koklavitura. Megjithatë, intelektualët sufinj edhepse ishte në luftë edhe me ta, e respektuan dhe dy prej tyre, Nizami Arusi dhe Hafiz Shirazi, ishin ata që i ruajtën “Rubairat” dhe shpëtuan nga asgjësimi, për të arritur deri tek na.

3.HEDONIZMI DHE LUFTA KUNDËR ASKETIZMIT NË RUBAIRAT E KHAJAMIT

 

“Natën kur flinja, më tha shpirti pi,

Në gjumë dhe në varr, s’ka lumturi:

Ngrehu sa rron, zbraz Kupa e puth Çupa

Ke shekuj të flesh në qetësi!”

Janë vargjet me të cilat fillojnë Rubairat e Khajamit, si një ndër mrekullitë e vargënimit dhe njëra ndër veprat poetike më të bukura në botë, për të përfunduar me strofën 331, në të cilën shprehet ky mesazh i poetit Persian:

“Dhe kur të shuhem nën Dhe të zi’

Dhe kur të bëhem prap Balt’ e Hi;

Mbrumëni Poçe, sillmëni Dolli-

Dhe shihni po s’u ngjalla përsëri!”

Është një parabolë e shkëlqyeshme hedoniste, që shpreh qartë kritikën ndaj fanatizmit fetar, që ndalonte dashurinë ndaj gruas dhe verës, kërkesës fundamentale të filozofisë epikureane që ta shfrytëzojmë jetën për kënaqësi të kësaj bote, sepse vie vdekja e na gjenë dhe kemi kohë të flemë në qetësi. Sikur fillimi, sikur fundi i kësaj poeme lirike janë një optimizëm i pafund kënaqësish njerëzore, kundër fanatizmit dhe asketizmit fetar, të cilët predikojnë se kjo botë është e rrejshme, është hiç dhe çfarëdo që bëjmë në këtë botë, është përgatitje për botën tjetër!

Në të dy strofat e përmendura ka një ironi kundër asaj që mëson feja për jetën, Në të dy këto rubai, Khajami na del hedonist, vazhdues i denj i shkollës optimiste për jetën, themelues i së cilës ishte filozofi grek Epikuri, shekulli III p.e.re. E mira e kësaj bote, mëson kjo shkollë është kënaqësia, kurse porosia fundamentale e saj është: “Jeto dhe kënaqu sa më shumë!” Shkalla më e lartë e kënaqësisë është lumturia, e cila arrihet kur sigurohet ai nivel kënaqësie, të cilën Epikuri e quante “ataraksia” (paturbullueshmëri shpirtërore). Meqë jeta është e shkurtër, e vdekja vjen e na gjenë, atëherë kënaqësia dhe qëllimi i jetës në këtë botë është të kënaqemi sa më shumë, përkundër asketizmit, i cili na mëson të mos kënaqemi, të heqim dorë prej kënaqësive sensual dhe të vuajmë.

Khajami në shumicën e rubairave të tij na del optimist në jetë, sepse madhështia e jetës, konfirmon në plotë raste, është kënaqësia, e asesi vuajtja. Zoti, që është qenie e gjithëfuqishme natyrore, nuk na ka krijuar që të vuajmë, por që të kënaqemi dhe ta shfrytëzojmë jetën me kënaqësitë e saj.

“Një Ëngjëll më tërhiqte në Xhami,

Një Djall po më zvarriste në Dolli,

Po Ver’ e kuqe e fitoi Davanë;

Gërshet këtej- edhe andej Hardhi!”

Edhepse Ëngjëlli e thërret në xhami, poeti i rebeluar pranon ftesën e djallit në dolli si hedonist epikurean që ishte, që të kënaqet në mes të gërshetit të vajzës dhe dollisë së verës. Sepse:

“Pse s’pi më pak?”- më thonë njerëzia,

“Për ç’arësye s’ka kufi Dollia?”

Një: Faqe e vajzës; Dy Rubin i Verës,

Ja shkaqet si Kristal nga qartësia!”

Duke qenë hedonist ekstrem, Khajami porositë:

“Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbej-e

Dhe adhuro-e si Alltar prej Feje,

Njëqind Qabe s’vlejnë sa një Zemër;

Zemër kërko Haxhi, jo gur Qabeje!

 

Se mjer’ ai që Dashuri s’ka ndjerë,

Dhe Zemra s’i ka ndritur në Pranverë:

Pa Verë e dashuri, çdo ditë e shkuar;

Prej meje s’numërohet asnjëherë!”

Dhe,  në delirium, nga kënaqësitë e kësaj bote, Khajami klithë:

“Ah, mbushni Kupat! Zemra na thërret,

Se koha nëpër këmbë na shket;

E djeshmja vdiq, e nesërmja nuk na gjen;

Ç’mërziti, kur e sotmja ka lezet?”

Si etuziast për jetën që ishte, poeti sugjeron opinionin që për të kaluarën nuk duhet mërzitur, e ardhmja ende nuk dihet çfarë do të jetë, na mbetet ta shfrytëzojmë të tashmën, atë që e kemi përpara ta kullosim:

“Të shkuarat mos i kujto me lot,

Dhe për të pritmet (të ardhmën) mos u lodh më kot;

Sa kohë në livadh je, kullot;

Nga drapër i vdekjes nuk shpëton dot!”

Sipas Khajamit dashuria ndaj dy gjërave, që i ndalon feja, janë të domosdoshme për njeriun dhe mbi to i vendos Rubairat e tij: Dashurinë ndaj femrës, nga e cila dashuri, lind dhe ekziston bota, si dhe nga pirja e verës jo deri në tepri sa ta humbim vetëdijen, por deri në atë masë sa të disponohet shpirti njerëzor, prandaj porosit poeti:

“Pi, pi, sa kohë ligjëron bilbili,

Puth, puth, sa është i qelur trëndafili!”

Dilemën: nëse vera është haram të pihet, apo jo deri në masën sa njeriu di për vetvetën, Khajami si poet dhe njohës i shkëlqyeshëm i mësimeve fetare e ka zgjidhur përmes pyetjes që i bënë Profetit Muhammed a.s. dhe përgjegjes që i kthen ai në strofat 211 e 212:

“Të Madhit Muhammed i çon selam,

Dhe e pyet, Imami Omar Khajam:

“O Pejgamber, më thuaj, mor aman,

Pse Dhallën bën hallall, Verën haram?”

 

Përgjigjet Muhammedi me selam:

“S’më more vesh, Imam Omar Khajam!

Dhalla hallall për lolot, mor aman,

Verën për t’Urtët, nuk e bëjë haram!”

Dashurinë dhe pasionin ndaj këtyre gjërave, që poeti i ngriti në piedestalin e veprës së tij, duhet të jenë të përhershme, andaj porositë pa ngurrim:

“Ku të gjesh Verë, pije pa mejtuar,

Ku të gjesh Vajzë, puthe pa pushuar;

Se as për mjekrën time as tëndën,

S’kujdeset Zot i Madh i lavdëruar!”

Duke i ngritur deri në hipostazim, dashurinë për femrën dhe pasionin për Verën e kuqe, poeti duke i folur vetës, u flet lexuesve të tij dhe gjithë njerëzimit:

“Lëviz Khajam, se Kup e Vdekjes vjen,

Se Fati nën Rrotë të mbërthen:

Pi Lëng, puth Lule! Lartë në Qiell s’i gjen!

Se Feja me Parajsën  të gënjen!”

 

  1. STOICIZMI SI FILOZOFI NË RUBAIRAT E KHAJAMIT

Përveç hedonizmit epikurian, që si fill i kuq fund e krye  përshkon Rubairat, në këto vargje mahnitëse, gjejmë edhe kryemendimin e filozofisë stoike: njeriu duhet të përballojë me guxim e devotshmëri çdo situatë që i sjell jeta dhe durueshëm ta kapëcejë çdo sfidë. Meqë Zoti, si qenie e plotëfuqishme ka vënë rend botëror të pranuar për të gjitha qeniet, dhe këtë rregull nuk mund ta ndryshojmë, sepse nuk është në fuqinë tonë, e mira e së mirës është të pajtohemi  pa hezitim me ato që sjell jeta. Prandaj, sipas Khajamit, ndaj vrazhdësive të jetës duhet të jemi stoik dhe të përkorë. Fati i njeriut, sipas stoicizmit është i predestinuar (i paracaktuar), ndaj të cilit duhet të nënshtrohemi pa hezitim e përtesë, sepse:

“Ç’kërkon të gjesh nga rrodhi Bota?

Gëzo të sotmën, ler belat’ e kotta:

Ç’më qahesh?Zaret s’mund t’i  luash,

Veç se ashtu si t’i  ka hedhur Rrota.

 

Kur vete mirë, lavdi pastë Zoti!

Kur vete keq, më kot po derdhet loti:

S’pyetesh, as për gas, as për vajtim;

Durim!- Kështu i Urti tha që moti!”

Khajami ironizon se Zoti nuk duhet të dënojë njeriun për asnjë mëkat, sepse si të tillë, si qenie mëkatare dhe të kufizuar e krijoi vet:

“Me fyt e zemër- o Zot, kur më krijove,

Dhe Ver’ e Vajza përballë më shtrove,

E dinje pa dyshim që do tu sulem:

S’kam faj! Kam bërë ashtu si e caktove!

Njeriu nuk ka asnjë faj, siç del në konkludimet e Khajamit në këto vargje, sepse njeriun Zoti e ka krijuar si qenie instiktive, lakmiçare, që në çdo situatë e manifeston vetën dhe sjelljet e tij si inkarnim i Qenies së Zotit:

“Me baltë më gatove: Ç’faj të kam?

Me lesh e li m’arnove: Ç’faj të kam?

Mbi ballë dhe të Mirën e të Ligën:

Me urtësi m’i shkrove: Ç’faj të kam?

 

Me Llomë e Pluhur, kur na kreve,

Të Mirën dhe të Ligën na përzjeve:

S’bëjmë gjë pa dijen tënde e lejen;

Qysh nesër pra na djeg në Ferr të Feve?”

Pra, këtu Khajami nxjerr një inkonsekuencë të fesë, që nuk e pranojnë asesi dogmatët dhe fanatikët fetarë.Nëse njeriu, asgjë nuk mund të bëjë pa urdhërin e Zotit, atëherë përse Zoti nuk i kontrollon dhe ndalon veprimet e këqija dhe që nuk i do, por na dënon për to?! Nëse është i Gjithëfuqishëm Zoti, gjë që e pranon çdo fe, atëherë, pse na lë të gabojmë Zoti, vetëm që të na ndëshkoj, apo…?

Në dialogun me Zotin, i cili është i Gjithëfuqishëm, sipas asaj që shpreh në Rubairat e tij, na del se Khajami kërkon përgjigje racionale nga Krijuesi për shumë gjëra, që e presin njeriun si ndëshkim për mëkatet që bën: ferri, mëkati, zjarri:

“Kush rroj m’i Tok’ e s’mëkatoj? Më thuaj!

Ai që s’mëkatoj a rroj? Më thuaj!

O Zot, kur keq për keq ma kthen njëlloj,

Mos qenkemi të dy njësoj? Më thuaj!”

Meqë njeriu është qenia e vetme racionale, që nuk lind me dëshirën e tij dhe çdo ditë si qenie e gjallë lakmon e mëkaton, Khajami në Rubain 263 konstaton dhe pastaj pyet:

“Më linde sipas dëshirës tënde fuqiplote,

Më le të mbytem nëpër llomë e lote;

Tani tregom, ç’është më e fortë:

Mëkati im, apo Mëshira jote?!”

duke paralelizuar dhe matur mëkatin njerëzor dhe Mëshirën Hyjnore, të cilën çdo fe e predikon se kjo e fundit është më e fuqishme se çfarëdo mëkati njerëzor, meqë Zoti është Gjithëfalës dhe Mëshirëplotë.

Sipas Khajamit, ashtu siç del nga Rubairat e tij, frika nga Ferri, ku Zoti mund t’i dënoj njerëzit, është trillim i klerikëve, sepse nëse Zoti është i Gjithëmëshirshëm, ai nuk ka nevojë t’i dënojë njerëzit, sepse fati njerëzor sipas filozofisë stoike, që e gjejmë me bollëk në shumë strofa të Rubairave, është i paracaktuar dhe atë nuk mund ta ndryshojmë. Nëse Zoti na krijon kur të lindim pa mëkate, çfarë logjike ka që ai, ose ne vet të futemi në grackat e mëkatit për tu dënuar?! Prandaj Ferrin e kanë krijuar fanatikët e fesë, për t’i frikësuar njerëzit.

Khajami në Rubairat e tij kërkon që njeriu të jetë zot i vetvetes, jo i të tjerëve, jo i feve, por i vetes:

“Lus Verën, jam pianik: Po, ashtu jam!

Pagan e Heretik: Po, ashtu jam!

Të sajin, më kujton çdo fe: Jo, s’jam!

I Vetes  jam besnik: Po,  ashtu jam!”

Duke i qortuar klerikët si shpjegues të fesë, në rubain 293, Khajami shkruan:

“Mor Hoxh’ i egër, ma mbaro qortimin,

Mos m’ulëri në dasëm dhe dëfrimin:

Kap me tespihe Qiellin dhe bekimin

Lermë me Hyrinë, Poçen dhe mallkimin!”

Në ujdi me mësimin mbi stoicizmin dhe fatin e paracaktuar, Khajami na del në Rubairat e tij edhe armik i tiranisë dhe i shtypjes, që e ngritë këtë autor në nivelin e luftëtarëve për të drejtat njerëzore dhe kundër tiranisë:

“Më mirë bukë that’ e rrobeshqyer,

Me ujë rro, i lirë, poçe thyer;

Se sa tiran prej skllavësh gjakpërlyer,

A skllav në zgjedh shtypëse mbërthyer.

 

Mos përdor për shtypje zgjuarësinë,

Mbaj vetën, zotëro me fre mërinë:

Në daç të shkosh në Paqën e pafundme,

Goditje prit, po mos godit njerinë!”

  1. DUHET, APO JO TË FRIKËSOHEMI NGA VDEKJA ?!

Sipas Khajamit, pasi ta kemi jetuar jetën pa brenga, duke “pirë e puthur”, vjen vdekja, të cilën duhet pritur qetë e durueshëm. Vet poeti e thotë se nga vdekja nuk frikësohet  dot, por nga jeta e pajetuar ashtu siç duhet. Kjo është një porosi kuptimplote, për të gjitha kohërat e të gjithë brezat: përse nuk dijmë ta jetojmë jetën që e kemi dhuratë?!

“Për vdekjen s’dridhem, as s’derdh fare lot;

Më e mirë gjë në botë s’gjendet dot:

Trembem nga Jeta që i Madhi Zot

Më kot m’a dha- e unë ia kthej më kot”.

Nëse nuk dijmë ta shfrytëzojmë jetën, Vdekja na rrëmben pa e shfrytëzuar atë. Dhe, ky është mëkati që bëjmë ndaj jetës së dhuruar dhe ndaj vetes.Filozofi gjerman, Friedrich Nietzsche (Niçe) thoshte:”Jetën duhet shfrytëzuar deri në maximum, që kur të arrijë vdekja e pamëshirshme, të mos na mbetet merak se nuk e kemi shfrytëzuar atë!”

Kënaqësinë e jetës, paturbullueshmërinë e shpirtit, që Epikuri e kishte quajtur “ataraksia”, sipas etikës së tij na çliron prej çdo frike dhe ankthi të vdekjes, sadoqë vdekja dhe bota tjetër i takojnë sferës transcendentale, për të cilat kurrë nuk do të dijmë çfarë janë (nëse ekzistojnë), sepse ato janë jashtë përvojës njerëzore, ekzistencën e të cilave nuk mund ta provojmë.

Në përputhje me etikën e tij stoike dhe pajtimin e mosfrikën nga vdekja, Khajami porositë në rubain 327:

“Me verë kur të jap shpirt, kongomëni,

Ma verë lamëni, bekomëni,

Me fletë pjergulle (hardhie) pështillmëni,

Në kopsht me këng’ e rrush mbulomëni.

 

Me pemë, trëndafij e me hardhi,

Varrin stolismani, qëndismani,

Rreth meje buzëqeshur, shtrihuni,

Spërkatmëni me Ver’ – e pihuni”.

 

 

 

  1. AGNOSTICIZMI  NË  RUBAIRAT  E  KHAJAMIT

 

Në 331 Rubairat e ruajtura të Omar Khajamit, përveç hedonizmit, stoicizmit, panteizmit, herezisë, mosfrikës nga vdekja dhe ndëshkimi, qet krye edhe agnosticizmi, që për shumëçka në botë që hasim, njeriu nuk ka fuqi mendore t’i kuptojë dhe bota sërish mbetet për të një “terra incognita” (tokë, terren i panjohur).

Duket se “Sendet në vete” (Ding an Sich), siç janë: Zoti, Bota tjetër, Parajsa, Ferri, Shpirti, etj., të cilat i përmend në filozofinë e tij filozofi gjerman Imanuel Kanti, shtatë shekuj më vonë dhe “Sendet për Ne” (Ding fur Sich), të cilat mund t’i njohim, i kishte anticipuar që në shekullin XI, Omar Khajami.

Duke luftuar injorancën dhe fanatizmin fetar si të tillë, që e largojnë njeriun prej njohjes, është vështirë, mbase e pamundur, të gjesh një teolog diku në botë, që ta luftojë kaq pamëshirshëm obskurantizmin fetar, sikundër që bën Khajami:

“Xhami e Kish e Tempull: Robëri!

Këmbanë e Minare: Një batërdi!

Dervish e Prift e Hoxh’ e Kryq e Hënë:

Pengime, që të gjitha për  Liri.

 

Allahu është i madh, çirren, këlthasin,

Nga gjëmë e tyre, tunden e kërcasin,

Për ditë pesë herë Minaret:

Ai s’dëgjon, Vajtimet kot buçasin”

Sadoqë Khajami ishte ithtar i dijes, të cilën mundohej ta mbëltonte e kultivonte në çdo rast, ai në Rubairat e tij ishte edhe skeptik, se botën nuk mund ta njohim në tërësi, ajo dhe fenomenet natyrore të saj që na shfaqen, sadoqë plakemi duke i studjuar, sërish pas atij studimi dhe përpjekjeje që bëjmë, pajtohemi se “mbesim çirak të ri!”

“Natyra, është dhe mbetet një çudi,

Enigmat nuk ia zgjidh dot njeri:

Askush s’del dot nga çarku i forcës së tij,

Dhe mbetet mjeshtri plak,çirak i ri!”

Në frymën që më vonë në shekullin XX filozofi  anglezo austriak, njëra ndër mendjet më brilante të shekullit kur jetoi, Karl Popperi, në kontekstin e “filozofisë së tij kritike”, e përpunoi si ide dhe praktikë kur diturinë e quan “të kufishme”, ndërkaq “Paditurinë të pakufishme”, Khajami, nëntë shekuj më heret e kishte anticipuar kur do të thotë në Rubairat e tij:

“Qarkove tërë Tokën? S’është hiç!

Gërmove tërë Botën? S’është hiç!

Thellove dokërra Feje, kokërra Shkence,

Ia çmove Fatin Rrotës? S’është hiç!

Dhe pas një jete të mundimshme, plotë vuajtje e sfida, në luftë për dije e shkencë me të gjitha manifestimet fanatike të kohës, pa pasur asnjëherë as qasje, as mirëkuptim, vie zhgënjimi i poetit:

“Në hapësirë  Dheu:Koqe(kokërr)Kumi (Dheu)!

Dija dhe Shkenca janë: Fjalë lumi!

Njeriu, kafshët,lulet: Fluska brumi!

Jeta dhe lufta jonë: Ëndrra gjumi!

 

“Nga Rrot’ e Fat e Zot’ s’kuptova, hiç!

Dhe veç dyshimeve s’fitova hiç:

Për dijen shtatëdhjetë vjet luftova,

Më kot i humba, nuk zbulova hiç!

 

 

  1. 10. 2021                                                                                  Enver Zhinipotoku, prof.
blank

Kanga XXXI (Ferri) – VETË GJUHA, QË M’KAFSHOJTI PAK MA PARË – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga XXXI

Vete gjuha, qe m’kafshojti pak ma pare

Aq sa nga turpi faqet me qene ndeze,

Ambel me dha ma vone sheruesin bar.

.

Keshtu kam ndi se bante heshta e zeze

E Akilit dhe e te jatit, – t’therte vete

Dhe ishte per sherim e vetmja shprese.

.

Shpinen ia sollem na lugjes se shkrete

Dhe bregun, qe e qarkon ane e per ane

Tue e pershkue, mbylle goja na kish mbete.

.

S’ishte as dite as nate atje, me thane,

Syni prandej dallonte veç sa grima;

Kur, ja, nje brini ia degjova zane,

.

Shuhej perpara tij dhe bumbullima;

Drejt meje ai za flutroi mes erresise

E une veshtroja andej nga duel ushtima.

.

Kur Karli i Madh te shenjtat radhe t’ushtrise

Humbi n’terheqje dheun me gjak tue la,

S’i ra Orlandi aq tmeresisht burise.

.

Kryet kishe sjelle paksa n’ate ane me pa, –

Do kulla te medha pashe tue vegue,

Dhe pyeta: <<O mesues, ne ç’toke kam ra?>>

.

E ai m’u gjegj: <<Kah don larg me shikue

Ti permes territ qe na ka mberthye,

Te ndodh qe s’mundesh sendet me i dallue.

.

Do e shohesh kur t’afrohesh vete me sy

Se shqiset na genjejne ne largesi,

Pra te shpejtosh paksa asht mire per ty.>>

.

Doren tue ma shterngue gjithe dashuni,

<<para se t’shkojme ma tutje, – tha pastaj,

– qe te mos duken gjana per cudi

.

ta tham se nuk jane kulla, por vigaj;

do i vresh rreth ketij pusi si kane dale

prej belit e perpjete ata lutraj.>>

.

Si kur mjergulla zhduket dalngadale

E syni yne nga pak nis te dalloje

Çka avujt ma perpara paten ndale,

.

Keshtu, tue ca ate ajr te nxime si boje

E bregut na tue iu afrue perore,

Zhdukej lajthitja, m’hynte ma shum droje;

.

Sikur mbi ledhe, qe gjithkund kunore

I rrine Monteregjionit, varg i ke

Pyrgjet, ashtu rreth pusit, madheshtore,

.

Porsi kala pergjyse dale permbi dhe,

Ngrihen vigajt te tmershem per natyre,

Jovi ende i kercnon kur gjuen rrufe.

.

Une njanit tash ia shqueja ate fytyre,

E gjoks e bark e shpatllat viganore,

Ngjeshe trupit – krahet, t’kobeshmet gjymtyre.

.

Natyra, sigurisht, kur la mbas dore

E s’prodhoi ma kso kafshesh, mire punoi,

Se ia hoq Martit armet ma mizore;

.

N’qe se balena e fila prap vazhdoi

Te qese, kush vijen ndjek te arsyetimit

Do ta pranoje se ma urtisht veproi;

.

Sepse, kur thellesija e mendimit

Puqet me force brutale e ligesi,

Asnje shpetim s’i mbetet njerezimit.

.

Ftyren te gjate e kish, me trashesi

Te boces se Shen Pjetrit n’Rome t’amshueme,

N’ate perpjestim ishte dhe trupi unji;

.

Si nje perparce ai breg ia mbante t’mblueme

Gjysmen e trupit, gjysma jashte i rrite,

Per t’i arrite ne percen e ngatrrueme

.

Trefish ma i madh frizoni duhej t’vite;

Nja tridhjet pllambe te thuesh m’u duk i gjate

Nga poshte ne fyt, ku ne mantel kopsite.

 

<<Rafel may Amek, – zu me hukate,

– izabi almi>> – e idhta egersine;

prej saj s’mund t’presesh ta ambla urate!

.

<<O shpirt i marre, – prisi e sulmoi te zine,

– fryju bulshijsh e kapu mbas burije

kur t’ndez inati o ndo’j pasion te grin!

.

Te fyti e gjen pa fare veshtiresije,

Lidhe me lekure, o shpirt i mjergulluem;

Kraheqafe rrypi fort te paska hije!>>

.

E mue: <<Vehten padit me ate te hungruem;

Nembroti asht, qe, zi te mos mendote,

Njerzit nje gjuhe do kishin perdoruem.

.

Por lene aty, mos t’merrmi me pune kote;

Sikur s’kupton gjuhe tjeter ky vigan,

As gjuh’n e tij s’e di kush e kesaj bote.”

.

Filluem me ece buze pusit zi katran

Nga e mjata; tej, sa hidhet nje shigjete,

Gjetem nje ma mizor e ma azgan.

.

Ç’mjeshter keshtu e kishte lidhun, vete

S’e dij, por krah’n e majte mberthye e kishte

Perpara dhe te djathtin pas zatete

.

Nga nje zinxhir, qe, kape per fyt, iu ngjishte

Trupit teposhte, e trupit ai vargue

Ne pjesen krejt zbulue pese here iu vishte.

.

<<Ky kryekecyem desh forcen me sprovue

kunder te lartit Jov te gjithesise,

– tha prisi, – dhe tash mire ia kane punue!

.

Fialti asht, qe luftes ia pat nise

Me tjere vigaj, hyjnite tue ba me drashte,

Tash krahet, qe i çoi lart, m’a s’i leviz.>>

.

E une atij: <<Mesues, kisha me dashte

Viganin e pamatun, Briarene,

Ta shoh ndokund me sy n’kete toke te vrashte.>>

.

E ai m’u gjegj: <<Do shohesh ti Antene,

Qe flet me goje e i lire siellet perqark,

Na zbret ai ku gjithe kobet kane folene.

.

Por ai, qe don me pa, asht pak ma lark,

Si ky e kane ba, dhe ate keshtu e kane lidhe,

Vec asht ma i eger se keta n’kete qark.>>

.

Kurr ndonje pyrg i larte, jo, nuk asht dridhe

Nga nje termet hatashem kesisoj,

Si u trand n’ate ças Fialti, n’short me u zgjidhe.

.

M’u duk atbote se fare po mbaroj,

Ne vend une do te vdisja nga ai tmer,

Sikur mos t’i shikoja ata vargoj.

.

U shtyme edhe ma tutje na at’here

E arritem te Anteu; pese pash i larte,

Vec kokes, kishte dale permbi humnere.

.

<<O ti qe, n’ate lugine lavdije t’arte,

ku duel kreshnik Shipioni fitimtar

ushtrite e Hanibalit tue i çarte,

.

ke vra, ke pre luanet e pafare,

e qe, po t’mirrje pjese n’ate lufte krenare

krah vllezenve, mendohet si ma pare

.

se pjella e Dheut do dilte ngadhnjimtare,

– na zbrit ti poshte, e mos te vije ty ndot,

ku ngrica e kthen Kocitin n’akull fare!

.

Ticit e Tifit mos t’i sillmi kot;

Ky do te jape çka t’gjithe deshroni, nam,

Krrusu, prandej, tureckat s’ke pse i lot!

.

Ne bote mund te te sjelle te madhe fame;

I gjalle asht ky, do rroje per vit e vit,

Hyu n’mos ia prufte ma shpejt castin e mbrame.>>

.

Keshtu i tha; e ai ma nuk u prit,

Dueret i shtriu e prisit tim ia ngjiti,

Dueret qe tranden Herkulin petrit.

.

Si u kap prej tij, Virgjili me therriti:

<<Afrou te marr dhe ty!>>, e mbas pak kohet

te dy, si t’ishim nje, prej dheut na ngriti.

.

Si duket Garizenda, po t’shikohet

Nga poshte, kur siper saj kalon nje re,

N’drejtim te kundert pyrgu thue hepohet,

.

Ashtu m’u duk Anteu, kur vuna re

Si po anohej, e n’ate ças i shkreti

Do kishja dashe me u gjete ne tjeter dhe.

.

Der n’fund te pusit lehte na coi me veti,

Ku Luciferri e Juda jane perpi,

Atje na la, dhe shum perkule nuk mbeti,

.

Po u ngrit porsi dyreku mbi ani.

blank

Migjeni dhe estetika e asnjanësisë – Nga Behar Gjoka*

Krijimtaria letrare e Migjenit, shkrimtarit që hodhi themelet e lavrimit modern të letrares, pamëdyshje poezia dhe proza e lëvruar prej tij, ndonëse po i afrohet një shekulli pranie mjaft aktive dhe ndikuese në letrat shqipe, sërish e sërish, megjithatë rreth specifikave dhe natyrës së saj, po vijon që të mbetet i hapur debati se cilës estetikë i përkon më së shumti ajo, si frymë dhe teknikë shkrimi, si shenjë dhe shqiptim letrar, si një materie e përveçme artistike. Dhe, në fakt nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me krijimtarinë letrare të tij, sepse vepra artistike migjeniane duke bartur kështu, njëherësh një karakter të hapur dhe tejet të ndërlikuar, që lidhet veçmas të tjerash me aspektet e kulturimit dhe të parapëlqimit të poetikave dhe estetikave të ndryshme dhe përplot larmi artistike, lindore dhe perëndimore, pra natyrisht pa përjashtuar asnjërën prej tyre, bart dhe shpalon gjasat e një larmie poetikash shkrimore, tejet të ngjeshura në hapësirat e teksteve, në poezi dhe prozë, madje në format më të larmishme, i pranisë tipologjike estetike, pra kryesisht i asaj mënyre që mbizotëron mbi të tjerat, madje duke mos shmangur asgjë nga ky realitet letrar, i mëvetësishëm dhe i vetvetishëm, edhe sot e gjithë ditën është më tepër një çështje krejt e hapur, që me uljengritjet e veta, pohimet dhe kundërpohimet, shqyrtimin dhe patetizmin, si dhe me dritëhijet e verifikimit dhe të trajtimit të saj, ka qenë krejt e pranishme, madje pa ndërprerje në debatin e njerëzve të letrave, shumë më tepër të studimeve letrare, zyrtare dhe jo të tilla, si dhe në një masë të konsiderueshme po ashtu edhe të opinionit të gjerë publik, që në fakt ka parë në mënyrë të pashkëputshme, kinse në të gjitha kohërat tek Migjeni dhe vepra letrare e tij, tek poezia dhe proza, një nga poetët dhe shkrimtarët më të vyer të letrave shqipe, gjithkohore dhe gjithhapësinore, e mbase një poet që përgjithësisht i ka thyerë korrnizat e përcaktimit të tipologjisë së shkrimit letrar, pra duke qenë njëherit, modern dhe klasik, sidomos në kohën e interpretimit të teksteve dhe të formësimit letrar. Modern, madje si një prijës i kahjeve të këtilla, në kuptimin e përmbysjeve të mëdha dhe të thella, që solli në letrat shqipe, veçmas në shkrimin e poezisë, por njëherit edhe me tipare shkrimi, tashmë mirëfilli klasike me ndikimin e vetë të thellë dhe të pazakontë në gjithë këtë periudhë të shkrimit letrar në gjuhën shqipe, si dhe duke mbetur gjithashtu në shumicën e tipareve të poetikës së shkrimit, ende i patejkaluar, veçanërisht në lavrimin e poezisë së natyrës moderne, në vargëzimin e lirë, dhe padiskutimisht në të gjithë aspektet e sendërtimit të materies poetike, tashmë dhe vetëm me teksturë moderne.
Estetika e brendisë
Kurba e debatit, përmbi estetikën mbizotëruese të pranishme në letërsinë apo ka gjasa të letrares, që sendërtoi shkrimtari, pra njëherit në shkrimin poetik dhe në prozë, po aq të larmishëm dhe vetjak, si mendësi dhe teksturë e plotë shkrimore, përgjithësisht në përcaktimet e bëra deri më tani në studimet letrare, lëviz në një situatë të trefishtë:
A – Se vepra letrare e Migjenit, në optikën zyrtare të përpara viteve ’90, qoftë në poezi, e po kaq edhe në prozë i përket vetëmse modelit të letërsisë së re, si me thënë që lidhet qartësisht me mesianizmin komunist, një formulim ky i R. Qoses, pra si një krijimtari artistike me shenja të zbatimit të metodës së realizmit socialist, i cili lidhet pazgjidhshmërisht po kaq edhe me vetë sistemin socialist, që ishte vendosur, pothujase në gjysmën e botës deri para pak kohësh, por që në Shqipëri mbërriti në nivele të frikshme sundimi. Kjo hipotezë, ndonëse është parashtruar dhe shtjelluara gjerë e gjatë, për shumë kohë dhe në të gjitha hapësirat e lëvrimit të letërsisë shqipe, në pikëpamje teorike dhe praktike, në brendi dhe formë, në analizë dhe në shqyrtimet tekstologjike, nga studiuesë dhe shkrimtarë, poetë dhe shkruesë të ndryshëm, madje edhe e rrahur në caqet e një gjysëm shekulli, përsëri ka mbetur, përgjithësisht dhe veçmas, më tepër në kufijt e një argumentimi formal dhe të rrafsheve sipërfaqësore, kryesisht duke u nisur vetëm nga nivelet e tematikës dhe të problematikës së trajtuar nga shkrimtari, apo të anësimit të prekshëm social dhe ideologjik, si dhe të disa thirrjeve që vijnë më shumë nga pozicioni i kundërshtarit të regjimit të kohës shkrimore, por edhe të pushtetit të çdo kohe, se sa si një shenjëzim letrar i mirëfilltë. Tezat dhe hipotezat e shtjelluara deri më tani, pikërisht në këtë linjë të shkrimit letrar, pavarësisht kohës dhe hapësirës, modelimeve të ndryshme teorike, letrare dhe jashtëletrare, veçmas sa i përkon faktit se krijimtaria letrare e autorit, është pjesë e estetikës së socrealizmit, madje si e nënkuptuar si vetëm e këtij tipari, së paku si parashtresa të pranishme në studimet e deritanishme, madje edhe të shpallura si kulmi i verifikimit të shenjave letrare, nga më të njohurat, janë:
– Fakti që ka lëvruar kaq gjerësisht dhe shpesh morinë e çështjeve që lidhen me varfërinë, ku të duket sikur ka rrëmuar gjer në rrënjë në problematikën sociale, madje deri në thelbin e vetë si pamje dhe tablo e mjerimit, kinse për t’iu kundërvënë kohës dhe sistemit të kohës shkrimore, pandarazi me të po ashtu të çdo sistemi, që dhunon dhe përdhunon qenien njerëzore, çka në fakt si ngjyresë tekstesh, përgjithësisht e tejkalon kohën shkrimore, si frymë dhe dëshmi, si ankth dhe shqetësim tërësor, madje në të gjitha përmasat e veta, një prani mjaft e dukshme në poezi dhe prozë, ka gjasa të përfaqësojë një tipar që në shumicën e vetë i ka dhënë shkrimtarit, dukshëm edhe atribute të përveçme shkrimore, si autor i mjerimit dhe i të varfërve, si poet i angazhuar përtej çdo idoelogjie, dhe më në fund si një shkrimtar që urren dhe shkallmon mjerimin si askush tjetër në letrat shqipe, porse edhe duke e sendërgjuar realitetin letrar si një ferr i ndritshëm.
– Shkrimtari që nuk njohu tabu (pra tema të ndaluara, sepse deri tek Migjeni në letërsinë shqipe ka patur edhe tema që nuk trajtoheshin ose që kundroheshin krejt shtrembër) dhe që nuk njohu asnjë pengesë në pasqyrimin (në fakt duhet thënë në sendërtimin e realitetit letrar), pamëdyshje e realitetit konkret, social dhe individual, madje pa asnjë kufi, ndalues dhe paragjykues, të botës së çuditshme që na rrethon, e ku vështrimi i tij, si njeri dhe krijues, pra si poet dhe prozator, po ashtu edhe si një publicist mendjendritur, padyshim dhe pa droje është hedhur mbi jetën e fshatit dhe qytetit, sidomos në Shkodër dhe në rrethinat e vendlindjes, si dhe që përfshin në të një gamë problematikash, që kanë të bëjnë gati fare hapur me mjerimin, pasojat dhe shëmtimin, zvetënim dhe shkatërrimin e qenies, që ka zatet jetën e shqiptarëve në atë kohë, por që megjithatë e zgjaton hijen e vetë të hidhur edhe në këndejkohën e sistemit të lirive të plota, por që realisht me sa duket, duhet ende edhe shumë përpjekje dhe kërkim i pandërprerë që të përmbushen.
– Modeli i realizmit si mënyrë dhe metodikë pasqyruese, i përveçëm dhe unik, vetjak dhe që depërton deri në thellësi të realitetit të qenies, si mjet dhe fokusim pasqyrues, pra si kritikë dhe protestë e hapur, mallkim dhe kundërvënie nga më të ashprat, ndaj gjithçkaje të kohës dhe matankohës së tij, madje në shumicën e vetë edhe i revoltës kundër gjithë botës së hidhur, pabarazisë dhe mjerimit të skajshëm, që në fakt i përçon veprës letrare të tij edhe një shenjë të dukshme gjithkohore dhe universale, pra që zakonisht i shpërfill dhe tejkalon sinoret përndarëse kohore dhe hapësinore, të shkrimit letrar. Zvetënimi i jetës, madje në shumicën e vetë gjer në rrezbitje të plotë dhe shkatërrimtare, po kaq edhe i vetë fatit të shqiptarëve, më tepër se sa një prirje e spikatur e shkrimtarit, pra për të qëmtuar rrafshe të këtillë, në fakt ka të bëjë shumë më tepër me një realitet tjetër, unik dhe të përhershëm, ku shqiptari dhe çod banor tjetër i rruzullit, mundet të shtypet dhe shfrytëzohet edhe nga pikëpamja sociale, pra edhe nga qeverisjet e brendshme, çka i duket e pamundshme dhe rreket më kotë të çlirohet prej makthit, kryekëput duke ecur nëpër rruginat e iluzionit, që në fakt nuk shpëtojnë askënd, ndonëse duket që paku, të mbajnë me gajret për jo pak kohë.
Estetika e Niçes
Pra, tashmë duket qartë se vepra letrare dhe formati shkrimor i Migjenit, në poezi dhe prozë, padyshim edhe në shkrimin pubcilistik, është kërkuar dhe shenjuar si i tillë, pra kryesisht si një materie e botës së re, duke u nisur kryesisht dhe vetëm nga leximi ideor dhe sociologjik, kryekëput dhe vetëm duke u bazuar kështu në shqyrtimet e brendisë së veprës, si dhe nga prania e ideve kundërshtuese dhe kundërvënëse, kinse me kohën shkrimore dhe më gjerë se sa kaq. Megjithatë, për ta parë vetëmse si të tillë, nuk kanë munguar edhe trajtimet e natyrës letrare, siç është prania e lëvrimit të një poezie tjetër dhe të ndryshme nga leëtrsia e hershme, pra të sendërtimit të poezisë së vargjeve të lira dhe të thyera, si dhe të një figurshmërie më të hapur dhe të drejtëpërdrejtë, duke shenjuar kështu edhe një cak të mbylljes së ligjërimit të poezisë tradicionale, të hershme dhe të kohës së tij. Idhtarët e leximit të letrares së Migjenit, të poezisë dhe prozës së tij, si me një anësim të dukshëm nga letërsia e re, padyshim e modelimit të realizmit socialist, si dhe e projektuar si në mbështetje të sistemit monist, gjithashtu me po atë forcë, paragjykuese dhe jo verifikuese, ka bërë çfarë kishte në dorë për të shmangur çdo trajtim tjetër, pra jashtë binarëve të modelit zyrtar të realizmit socialist. Pra, leximi ideologjik dhe sociologjik, biografik dhe ideor, përpos se e rreshtoi gabimisht shkrimtarin për një kohë të gjatë, vetëmse në letërsinë e botës së re, patjetër dhe kuptohet tashmë, së paku në distancë kohore, me anë të shkopit magjik të ideologjisë dhe të studimeve të shërbesës letrare, të parullëzimit të letrares, njëherit ai ka realizuar gjer më tash edhe mbylljen e të gjithë shenjave të tjera interpretuese të materies letrare të shkrimtarit.
B – Se krijimtaria e tij letrare, ndonëse e përmbledhur vetëmse në një vëllim me poezi dhe po ashtu edhe në një të këtillë në prozë, ka lidhje të dukshme dhe të padukshme, thelbësore dhe formale, edhe me filozofinë dhe estetikën e Niçes, më së shumti nga shenjëzimet e tjera të pranishme, porse po kaq edhe me shenja të tjera të lidhjeve, esenciale apo rastësore, më shkrimin letrar bashkëkohor. Në këtë optikë të pranisë së këtyre tipareve, madje qysh në fillesat e leximit dhe interpretimit të natyrës së krijimtarisë letrare të autorit, e veçmas të poezisë së tij, e sheh dhe e argumenton si tipar, madje qysh në krye të herës Arshi Pipa, personaliteti që hodhi themelet e kritikës dhe të studimeve letrare në gjuhën shqipe, si dhe një nga figurat e shquara të kulturës dhe të letrave shqipe të shekullit të kaluar. Shqyrtimi i këtyre shenjave dhe dëshmive të këtilla letrare, si frymë dhe prani letrare, nuk ka më shanse, që të mbetet vetëm në caqet ndalimit të evidentimit të pranisë së tyre në hapësirat e teksteve, siç e sugjeroi dhe ndaloi, madje dhe në mënyrë krejt absurde estetika e brendisë, pra estetika e leximit ideologjik dhe sociologjik të letrares, posaçërisht të poezisë dhe prozës së Migjenit. Prekja e tyre, tashmë për të evidentuar dhe zbërthyer këto tipare, ka gjasa që në fakt vetëm sa do të ndikonte edhe ca më fuqishëm në zbulimin e përmasave të plota të shkrimtarit, si art dhe estetikë e formës, si gjurmë dhe dëshmi e vlerave artistike, si tekst dhe nëntekst shkrimor, që po udhëton nëpër dy shekuj ekzistence dhe ndikimi të fuqishëm. Megjithatë, sipërmarrja për të kundruar dhe interpretuar këto prani, tashmë më tepër se sa për autorin, kanë rëndësi për shenjat letrare të letërsisë shqipe, veçmas sqarimi i tipareve të këtyre ngjyresave:
– Ku në fakt, më shumë se gjithçka tjetër, në veprën letrare të Migjenit, prekim më tepër një shtrim të zgjeruar dhe duke hyrë në thellësinë e problemeve ekzistenciale të jetës së njeriut, si individ dhe komunitet, si ide dhe idealitet, si angazhim dhe sipërmarrje, madje duke parë dhe kundruar gjerësisht, njëherit të gjitha mungimet e veta, si mjerimi dhe skamja, zvetënimi dhe shkatërrimi shpirtëror, padrejtësitë dhe pabarazia, që në të gjithë tekstet e shkrimtarit të krijohet, përgjithësisht dhe veçmas, një ndjesi ankthi dhe tmerri, po kaq edhe një sens i dukshëm i kundërshtisë dhe kundërvënies ndaj kohës dhe sistemit politik dhe social, madje edhe më përtej ngjyresave të kohës shkrimore, si një aparat administrativ dhe burokratik që vetëmse e shkatërron qenien shqiptare, kur e ka për detyrë që ta lehtësojë në udhëtimin ekzistencial të vetin.
– Po kaq në jo pak prej teksteve letrare të autorit, pamëdyshje në poezi dhe prozë, artistikisht dhe realisht, kemi të shtjelluar gjerë e gjatë edhe filozofinë e mbinjeriut, pra e një aspekti ndikues në jetën e njeriut në pjesën e parë të shekullit të njëzet, e cila në fakt nuk ka gjasa që të pikëtakohet me ideologjinë e komunizmit, një figurim etik dhe estetik, filozofik dhe jetësor, i cili e shpështjelloi jo pak planetin tonë, që nisur nga materia e teksteve, në asnjë kriter dhe modelim nuk ka të bëjë me etikën dhe filozofinë e komunizmit, madje në shpërfaqjen e vetë tipi i mbinjeriut, është nga ato raste të një kundërvënie të thekur dhe të përveçme ndaj tij, madje të derdhur edhe në një formë të jashtëzakonshme në disa prej teksteve poetikë dhe në prozë të shkrimtarit.
– Prania e një angazhimi të veçantë dhe më tepër autorial, po ashtu të ndritshëm dhe rrezëllitës, që buron kryesisht nga një përjetim i thekur dhe i dalluar, shpirtëror dhe kreativ, që ka të bëjë mbase me kërkimin e të drejtës së jetës dhe të shumë të drejtave njerëzore, më shumë larg ideve dhe ideologjisë së kohës, por edhe me një anësim të prekshëm të shkrimtarit, sidomos kah ideologjia e mbinjeriut, që pothuajse është e angazhuar kundër gjithçkaje, pra kundër gjithë botës, çka menjëherë të shpie tek filozofia dhe estetika e Niçes, themeluesit dhe babait të saj. Madje, ky lloj angazhimi, i dukshëm dhe specifik, ka gjasa që të lidhet edhe me masën dhe përjetimin maksimalist të poetit që ka po ashtu një ndjeshmëri specifike ndaj së keqes dhe padrejtësive në jetën shoqërore të kohës. Migjeni është i angazhuar në nivel mjaft të ngritur në çdo tekst, pra në poezi dhe prozë, po ashtu edhe në tekstet publicistike, ku duken dhe preken të gjitha plagët e kohës, e natyrisht me mbizotërim të plagëve shoqërore, që në fakt e bëjnë autorin dhe krijimtarinë e tij, të pranishëm për çdo kohë dhe universalitet të qenies.
– Fryma dhe atmosfera e një pesimizmi tërësor dhe tronditës, shpesh edhe me ca shkëndijime të frikshme, madje edhe të shpallura qartësisht në poezi dhe prozë, që realisht dhe artistikisht ka ndërfutur në tekstologjinë e tij edhe një ngjyresë të një pesimizmi të zi, në thellësinë e skajshme të kësaj ngjyre, në ndjenja dhe mendime, në imazhe dhe fanitjet e plota, pra që në tipologjinë e vetë shkrimore, dukshëm nuk ka të bëjë asgjëkundi me optimizmin rozë (të idealeve utopike të barazisë së komunizmit), që në fakt përçonte letërsia e re, e modelit letrar të realizmit socialist. Mbizotërimi i tyre, madje deri në një situatë të thurjes së një ferri mbitokësor, padyshim edhe njëherit të një ferri të ndritshëm si shenja dhe poetikë letrare, jep dorë qartësisht për ta larguar krijimtarinë e tij letrare, ka gjasa përfundimisht dhe me të drejtë nga poetika e realizmit socialist, që e shpërndërroi artin e fjalës në një shërbestare të ideologjisë së kohës dhe të vetë sistemit.
Pamundësia e asnjanësisë estetike
Prania e kësaj estetike dhe filozofie, pra të shenjave të mirëfillta të mbinjeriut, ka raste që vjen si e dëshmuar edhe fare hapur, siç edhe ngjet së paku në rastin e poezisë Trajtat e mbinjeriut, ku prekim dhe rrokim madje gati të gjithë universin e filozofisë dhe estetikës së Niçes, porse ngjyresa të tjera, të dukshme gjithsesi, si prani dhe tekst, frymë dhe shpalim i tillë, kapen edhe në poezi dhe proza të tjera të autorit. Mosmarrja seriozisht dhe me qëllim të përcaktuar, të prekjes dhe zbulimit të vlerave letrare, në shqyrtim të kësaj hipoteze të bazuar në disa tekste në poezi, por që për studiues të nivelit të Arshi Pipës, tashmë është shpërndërruar në një tezë të faktuar dhe argumentuar, edhe për këto rrethana të hapësirave të tjera të shprehësisë letrare, i ka të gjitha gjasat që tashmë dhe më në fund të shpërndërrohet dhe shqyrtohet si një tezë fondamentale e përfaqësimit të shenjave letrare të Migjenit, në një pjesë të konsiderueshme të teksteve letrare.
C – Se krijimtaria e autorit, poezia dhe proza e tij, në një mënyrë edhe më të habitshme, nuk i përket asnjërës estetikë, as socrealizmit e as niçeanizmit, si dhe asnjërës metodë shkrimi, pra duke sugjeruar kështu fare hapur edhe tipologjinë e një estetike të asnjanësisë, çka në fakt e vështirëson edhe ca më tepër ligjëratën dhe debatin, përmbi natyrën e pranisë estetike të autorit, sepse përfundimisht dhe në një qasje kaq shumë absurde dhe pa asnjë bazament logjik, e vë në zgrip vetë ekzistencën dhe funksionimin e materies letrare të shkrimtarit, në substancën artistike, poezi dhe prozë. Të rrekesh që të krijosh një situatë të këtillë fiktive, si teori dhe praktikë shkrimi, si konceptim dhe strukturim, pra të mungesës së plotë të estetikave të pranishme në shekullin e kaluar, madje që edhe i hasim si substanca shkrimi në tekstet e Migjenit, është një futje e pavëmendshme, e shtjellimit dhe shqyrtimit të teksteve letrare, nëpër shtigjet pa krye, madje ka më tepër gjasa se kemi të bëjmë me një rrëshqitje në theqafje të habitshme dhe të sigurta, një term ky i poezisë së autorit, të shqyrtimit të letrares së shkrimtarit modern, në mendim dhe konceptim, në një formësim dhe shprehësi letrare, madje edhe si një variant i shpallur i mos leximit dhe mos shqyrtimit, real dhe tekstologjik të letrares së endur prej tij në të dyja përmbledhjet, poezi dhe prozë. Më në fund, tashmë kuptohet qartësisht se përpjekjet e idhëtarëve të asnjanësisë, si me thënë të asaj estetikës së asnjanësisë së shkretimit letrar, që mbase lidhet ngushtësisht, me një qëndrim të dyzuar dhe krejt të habitshëm:
– Se në veprën e plotë letrare të Migjenit, në poezi dhe prozë, por edhe në pjesën publicistike, tashmë e pohuar edhe publikisht, nuk hasim pothuajse asnjë shenjë të realizmit socialist, pra të letërsisë së botës se re, që kishte si parësore programin ideologjik të diktaturës, natyrisht të sistemit që e lamë pas, e vënë në gojën e po atyre studiuesve dhe shqyrtuesve të krijimtarisë letrare të shkrimtarit, që përpara viteve ’90, po ata dhe me kaq shumë zhurmë dhe fanfara të papame, e fusnin shkrimtarin me forcë dhe krenari vetëm se në radhët e këtij modeli, të tejkaluar shumë kohë më parë, në hapësirat e tjera.
– Se krijimtaria e tij letrare, poezia dhe proza, nuk ka të bëjë, madje në asnjë tregues të vetin, të brendisë dhe të mjeteve shprehëse, sidomos me filozofinë dhe estetikën e Niçes, çka na duket më tepër edhe si një zgjatim qëllimore i pohimeve të dikurshme, të thëna e stërthëna nga ana e studimeve zyrtare, që e shikonin më së shumti filozofin e madh gjerman, që pavarësisht faktit se nuk pati asnjë titull akademik, mendimet e thella të tij, vijojnë të jenë të parapëlqyera edhe sot, e gjithçka që vinte prej perëndimit, e kundruar vetëm si pjesë e dekadentizmit dhe shmëtimit kapitalist, si dhe një frymë e shëmtuar dhe reaksionare, gjithnjë simbas optikës së shqyrtimeve të kohës.
– Se duke e përfshirë, autorin dhe veprën e tij letrare, tashmë edhe në filozofinë e asnjanësisë, një utopi e pagjasshme për të mbetur në këmbë për aq shumë kohë, pra kryesisht dhe vetëm në situatën e përjashtimeve absurde dhe pa asnjë bazë ekzistenciale, pavarësisht se kush e thotë këtë pohim, të pambrojtshëm teorikisht dhe praktikisht, kemi të shpaluar një lartsynim për ta futur në heshtje dhe harrim, artin e tij. Këtu, pra në rrethanat emërtuese dhe anashkaluese, si përfaqësues i estetikës së asnjanësisë, ka më tepër gjasa që të vijohet më lehtë me linjat e përdorimit dhe shpërdorimit të krijimtarisë letrare të tij, madje të larmisë së shkrimit të letërsisë, gjë që ndodhi hapur dhe zyrtarisht në shumicën e moteve të shekullit të kaluar, që e mbajti letërsinë shqipe të lidhur fort vetëm pas qerres së shërbesës letrare, e sidomos të ideologjisë së monizmit.
Prania e të tre linjave, sado kundërshtuese dhe kundërvënëse, pohuese dhe mohuese, tekembramja edhe njëherë tjetër, na konfirmojnë idenë se Migjeni nuk është një shkrimtar i zakonshëm, si dhe krijimtaria e tij letrare, në fakt bart një tharm të ndërlikuar, që mund të trajtohet dhe shqyrtohet me mjete dhe teori të tejkaluara tashmë, pra të vështrimit dhe verifikimit klasik, në kuptimin e përdorimit të kësaj fjale në studimet e munguara si analizë teksti dhe formësim letrar, sepse në shumicën e herëve më tepër është renduar mbas jetëshkrimit dhe shenjimeve të përmbajtjes së krijimtarisë së tij, dhe për më tepër është lënë jashtë vëmendjes forma dhe stili i shkrimtarit. Pra, tashmë dhe më në fund jemi të bindur, se tek krijimtaria e autorit, në poezi dhe prozë, si dhe në shkrimin e prozës publicistike, ndeshim më tepër nëpër gjurmë të socialitetit të skajshëm, po kaq edhe në një protestë dhe revoltë gati–gati të paimagjinueshme, si frymë dhe shpalim, si dhe në një pasqyrim kritik të realitetit, porse këto tipare, të shtjelluara gjerë e gjatë në shqyrtimet zyrtare, megjithatë nuk mjaftojnë kurrësesi për ta rreshtuar vetëmse në modelin e socrealizmit, që më tepër u kthye në një institucion të mirëfilltë propagande dhe tekstet letrare, më tepër në shërbesë ndaj sistemit. Përngjitur me këto tipare dhe prani shkrimore, ndeshim po ashtu, ndonëse si të ndëfutur, në tekstet e tij letrare, edhe filozofinë dhe estetikën e Niçes, si frymë dhe mentalitet, si gjurmë dhe kërkim, madje në disa raste poeti bën thirrje fare hapur për t’u mbështetur edhe tek Mbinjeriu, pamëdyshje figura simbolike e filozofit të madh të shekullit të njëzet. Praninë e tij, por edhe disa ngjyresa të tjera shkrimore, në tekstet e shkrimtarit, e paraqet kështu A. Pipa, ndërsa thekson: Si pat thanë Nietzsche-s. Njeriu ( o Mbinjeriu) i rigeneruem, nuk duhet të ketë dyshime, iluzjone. Duhet të jetë nji sfinks: pa ndjenja; vetëm logjik e violent. Influenca e Nierzsche-s puqet me ate të Dostojevski-t, (Raskolnikov, Stavrogin, Kirilov), kur shqyrton vargje të poezisë Pesha e fatit. Frymën e filozofisë së Niçes e hasim edhe si një ndikim i tërthortë, pra nisur edhe nga prania e poetikës së Dostojevskit, shkrimtarit të dëshpërimit dhe tmerrit të papamë, të vetmisë dhe makthit, mjeshtrit të shkrimit të prozës së gjatë, të romaneve që kanë bërë epokë. E në të gjitha rrethanat, nisur vetëmse nga tekstet e autorit, në poezi dhe prozë, veçmas të tjerash, nuk të jep dorë për ta lënë përjetësisht në udhëkryqin e asnjanësisë, sepse tekstet siç dëshmojnë angazhimin e thekur, po kaq bartin edhe mungesën e angazhimit të bazuar në idealet e botës së re, pra të ideologjisë së sistemit monist, siç duan përgjithësisht që ta ruajnë studimet letrare zyrtare, edhe gjatë kësaj ndërkohje, më tepër të shqyrtimit anësor, se sa duke u marrë dhe duke depërtuar në hapësirat tekstologjike, në poezinë dhe prozën e larmishme.
*Shënim- shkëputur nga libri i autorit MIGJENI NË PAKOHËSI.
blank

Premio Festival Napoli Cultural Classic 2021 – Premiato anche il grande giornalista albanese Skënder Buçpapaj

Grande magia alla chiusura della ventesima edizione +1 del Premio Festival Napoli Cultural Classic 2021

Tra i premiati anche tre Albanesi

Gianluca di Pietro

Grande magia alla chiusura della ventesima edizione +1 del premio festival Napoli Cultural Classic 2021 ottobre 10, 2021 \\

Il talentuoso attore Valerio Lombardi, accompagnato dalla bravissima e bellissima Emanuela Tittocchia, apre la serata conclusiva della ventesima edizione +1 del Premio Festival Napoli Cultural Classic, tenutasi nella bellissima Chiesa di Santa Maria delle Grazie in Marigliano, con le parole di James Joyce:“Cercare adagio, umilmente, costantemente di esprimere, di tornare a spremere dalla terra bruta o da ciò ch’essa genera, dai suoni, dalle forme e dai colori, che sono le porte della prigione della nostra anima, un’immagine di quella bellezza che siamo giunti a comprendere: questo è l’arte. Un vero omaggio alla festa dell’arte che la Napoli Cultural Classic celebra da vent’anni.

 

blank

 

L’Assossociazione Napoli Cultural Classic  conferisce un riconoscimento ogni anno all’operato di professionisti che svolgono la loro attività in maniera distinta ed eccellente in particolari settori che  rappresentano le 5 sezioni del  premio, così  suddivise:

 

blank

Premio NCC per la  Sezione Scientifica, Sezione Ambiente e Territorio, Sezione Cultura, Sezione Arti  Visive e la  Sezione Spettacolo.

Nel corso degli anni,  sono stati premiati  personaggi di fama internazionale, solo  per  citarne alcuni, gli artisti  Sebastian, Alfred Milot, Vittorio Sgarbi, Helidon Xhixha, Pan Lu Sheng, Liu Rouwang,  Zenh Yi, Melsi Labi, Michele Stanzione, Nacy Motta,   il pianista Giovanni Allevi, le giornaliste Mariluisa Busi e Tiziana Ferrario, i danzatori Sabrina Brazzo, Giuseppe Picone, Alessandro Staiano, Annamaria Prina, Timofei Andrijashenko, Corona Paone, gli attori Massimo Andrei, Donatella Finocchiao, Gea Martire, Riccardo Reim, Pino Micol, Mimmo Calopresti, Enzo Moscato, Manuele Morgese, Anna Mazzamauro, Isa Daniele, Srah Maestri, Lando Buzzanca, Imma Villa, Peppino Mazzotta,  gli scrittori Maurizio Di Giovanni, Claudio Volpe e molti altri.

blank

I volontari della cultura della Napoli Cultural Classic che 21 anni fa hanno dato vita a questo straordinario appuntamento culturale che ha viaggiato fra luoghi incantevoli del territorio campano dall’Anfiteatro Romano di Nola alla Villa Augustea di Somma Vesuviana, dal Palazzo Aragonese di Palma Campania alle Basiliche paleocristiane di Cimitile, dal palazzo Ducale di Avella al Palazzo ducale di Somma Vesuviana, dal Seminario Vanvitelliano al Palazzo Vescovile di Nola, dal Museo Santa Sofia di Benevento a Napoli Sotteranea, dalle meravigliose Chiese di Palma Campania, per finire con il  meraviglioso  Palazzo ducale di Marigliano per concludere l’ultima serata ha scelto come location la bellissima Chiesa Santa Maria delle Grazie. L’Associazione Napoli Cultural Classic ha creato collaborazioni importani con paesi esteri fra cui USA, Messico, Francia, Russia, Libano, Spagna, Cina, Bielorussia, Albania, Germania e quest’anno ha aggiunto un nuovo tassello con la partecipazione di grandi artisti Ucraini.

blank

Emanuela Tittocchia conValeri Lombardi sono stati una coppia in piena sintonia con la partecipazione del valletto Gennaro Cassino.  Per la  sezione ricerca è stata premiata la professoressa albanese Najada HAMZA di arti figurative presso l’Accademia di Belle Arti di Tirana, responsabile del dipartimento di Arti Visive presso l’Accademia belle arti di Tirana , vicepresidente del senato accademico, una donna che rappresenta con passione la cultura albanese nel mondo.

blank

Il premio per la  sezione scrittura è stato assegnato dal giovane scrittore Davide Vigore per la capacità di utilizzare la scrittura, trasportando il lettore nel mondo delle proprie fantasie e malinconie, attraverso riflessioni fuori dagli schemi e cariche di un’irresistibile umanità per il romanzo opera prima “FUORIGIOCO”.

blank

Per  la SEZIONE MUSICA Internazionale è stata premiata la musicista ucraina EKA che con la sua musica porta in giro per il mondo  le canzoni tradizionali dell’Ucraina che parlano dell’amore per il proprio Paese e della speranza in un futuro migliore

blank

Per la sezione  SPETTACOLO TV il premio  è stato assegnato all’attrice  AGNESE LORENZINI protagonista di Un Posto Al Sole, in quanto ha saputo dare vita ad un personaggio rimasto  impresso nella mente del pubblico per la capacità di immergersi in un ruolo che offre all’obiettivo la possibilità di registrare il reale.

Per la sezione  Editoria il premio è stato assegnato VOLODYMYR  Petrashyk , non presente alla serata per impegni sopravvenuti,  editore impegnato nel campo dell’arte e della sua promozione, in grado di parlare attraverso la sua rivista ad un pubblico attento e profondo conoscitore del mondo artistico.

blank

Per la sezione SCULTURA INTERNAZIONALE è stato premiato OLEG PINCHUK sulla destra, autore di moltissime installazioni artistiche in tutto il mondo.

blank

Per la sezione AMBIENTE E TERRITORIO è stato premiato il professore Gennaro CARILLO,  professore ordinario di Storia del pensiero politico nel Dipartimento di Studî umanistici dell’Università Suor Orsola Benincasa di Napoli

blank

Per la sezione musica  il produttore musicale Lorenzo Maffia nonché regista della serata ha presentato  l’esibizione del musicista Giovanni Block, premiato per la  sezione musica d’autore, con  le sue canzoni, interpretate magistralmente esprime il vero cuore di Napoli, travolgendo l’ascoltatore in un magico ritmo coinvolgente.

blank

Per la sezione GIURIDICA, il premio viene assegnato al professore Umbero Gargiulo per la sua costante ricerca in campo giuridico e per i suoi importanti studi,  come quelli sulla tutela della professionalità dei lavoratori.

blank

L’attore, autore e regista MASSIMO ANDREI  ha presentato la Sezione Teatro  premiando

blank

Adriano Falivene, attore teatrale di grande spessore, che ha regalato al pubblico sempre emozioni intense attraverso i suoi personaggi.

blank

blank

Per la sezione ricerca artistica riceve il premio  Il Professore CLAUDIO ROCCA, direttore dell’ACCADEMIA DELLE BELLE ARTI DI FIRENZE e per il suo impegno verso i giovani.

blank

Per la sezione cinema Indipendente viene premiato l’attore e regista Fabio Massa per il film MAI PER SEMPRE.

blank

Il cardiologo e scrittore Salvatore D’Ascia autori del  romanzo Supersonico (Rai Eri, 2014) e il saggio esoterico Magia e Massoneria (Edizioni Mediterranee, 2019.

blank

Per la sezione cinema d’autore riceve il premio il film la SANTA PICCOLA con Sophia Guastaferro, l’attore Vincenzo Antonucci, Francesco Pellegrino e Pina Di Gennaro.

blank

Lo scultore Alfred Milot in veste di premiatore per la sezione cultura e arte internazionale.

blank

Per la sezione cultura e arte internazionale è stata premiata  VALERIA LESHCHEVA,  curatrice di mostre di maggiore rilievo nel panorama culturale internazionale, fra cui la mostra MUSIC ON CANVAS del famoso maestro IVAN MARCHUK, il cui nome è stato incluso nell’elenco dei 100 eccezionali geni del nostro tempo.

blank

L’onorevole Francesco Urraro ex presidente del Consiglio dell’ordine degli avvocati di Nola in veste di premiatore per la sezione pittura.

blank

Per la sezione pittura riceve il premio Nello Petrucci per la promozione dell’arte di strada che deve sempre trovare accoglienza sul territorio attraverso l’opera di esperti che con intuito e capacità di mediazione aiutino le persone a avvicinarsi all’estetica in luoghi ormai abbandonati.

blank

La giornalista Gabriella Bellini ha premiato per la sezione musica e cinema il musicista Flavio Cuccurullo

blank

La poestessa Assunta Spedicato ha premiato   la sezione radio consegnando la fatina alata a    RADIOPUNTO ZERO rappresentata dalla speaker radiofonico Stefania Gambardella.

blank

Premiato anche il grande giornalista albanese Skender Bucpapaj che per motivi di lavoro non è stato presente alla cerimonia di consegna.

blank

Per la sezione short teatro lo stilista calabrese Claudio Greco ha premiato la regista e autrice   MILENA PUGLIESI.

blank

l’attore Valerio Lombardi, il dottore Ardolino Presidente del NCC e la conduttrice Valeria Tittocchia.

blank

(Video) Gjergj Leka: Homazh për Kujtim Aliaj dhe Sherif Mejdanin – Edicioni II – Festa e Këngës Shqiptare – Nata e parë

U shfaq nata e pare e festivalit “Festa e kenges shqiptare”.

Këtë vit Edicioni i dytë.

Kantautori i njohur Gjergj Leka që është edhe ideator i programit e hapi e natën e parë në homazh të Artistëve Kujtim Aliaj e Sherif Merdani që posa janë ndarë nga jeta.

“Festa e Këngës Shqiptare”, tha Gjergj Leka në hapjen e mbrëmjes, “promovon zërat e rinj, talentet e reja me muzikën më të mirë shqiptare,

ndërkohë pjesë e kësaj feste janë edhe këngëtarët e afirmuar të cilët vijnë me krijime të reja.”


blank

UDHËTIM NË PYJET E KËNGËVE ÇAME – Esé nga AGIM MATO

Gjatë gjithë ekzistencës populli ka ngritur malet e pasurive të veta shpirtërore. Këngët janë si katet e pyjeve që i veshin këto male. Secili kat ka dëndësinë e tij të këngëve. Shikoni majën çame të rrahur nga erërat e mëdha të kohrave. (Shqipëria është e mbushur me maja të tilla). Atje ka drurë që u kanë rezistuar shakullimave, këngët e moçme për bëmat e Pirros dhe Skënderbeut , legjendat dhe baladat e fuqishme që zenë vend nderi në fondin e artë të poezisë sonë popullore. Dëndësia në këtë lartësi nuk është e madhe sepse përjetësia kërkon hapsirë. Pyjet e dendura fillojnë poshtë majës. Ahishtat, pishnajat përzihen me mjegullat. Këto nuk janë mjegulla po tymi i luftrave epike dhe historike. Në këto pyje baresin heronjtë kombëtarë dhe krahinorë. Pastaj vijnë pyjet e dëndura të mbushura me firarët e maleve, me pyjet e brengave dhe të nizamëve. Një tis i hollë i argjentë i mbulon këngët e dashurisë dhe të dasmave. Ato janë në një pllajë tërë diell ku ka kroje dhe lëndina. Po ndodh që edhe lulet e këtyre lëndinave t’i spërkatë gjaku. Më poshtë, në ultësirat e ditëve tona kanë mbirë këngët e një malli të çuditshëm për varret e të parëve, për shtëpitë gërmadha, të shoqëruara të gjitha me ofshama që drithërojnë atmosferën e sa e sa festivaleve. Një pyllnajë që rritet përditë. Pyjet dhe këngët kanë jetën e vet. Siç ka drurë qindravjeçarë ka edhe këngë qindravjeçare. Siç ka pyje që degradohen dhe në vend të tyre mbijnë të rinj, ka edhe këngë që vdesin dhe vendin e tyre e zënë të ra. Eqerem Çabej thotë: “Poezia popullore është një organizëm i gjallë … Ajo bën jetën e saj organike, shkon pas frymës së kohës dhe ndërron bashkë me të. “Më poshtë: ” Këngë të moçme zhduken, të vjetra krijohen, shpesh herë këto përzihen dhe shkrihen me njera tjetrën “. ( E.Çabej “Për gjenezën e literaturës shqipe”)
Kushdo që dëshiron të udhëtojë nëpër hapësirat e pamata të folklorit të Çamërisë, duhet të marrë për udhërrëfyes Fatos Mero Rrapajn dhe duhet të ketë me vete biblën e tij voluminoze: “Këngë popullore nga Çamëria” Garant për këtë bëhet Ismail Kadare, që e ka shoqëruar këtë bibël me një përcjellje, ku e quan: “Një enciklopedi poetike, të plotë e të gjerë”.
Interesimi i menjëhershëm që ngjalli në opinion dhe hutimi i Institutit të Folklorit, i kushtohet si lëndës së re, gati të panjohur, ashtu dhe vlerave të mëdha artistike që mbart kjo trashëgimi e paçmuar popullore. Mendja të shkon menjëherë tek “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos, babait të folkloristikës sonë, që gjeti tek Fatosi një nga pasuesit më të zellshëm të këtyre dekadave të fundit. Do të duhej shumë vend për të folur për peripecitë mbi 40 vjeçare të këtij mbledhësi të apasionuar, për endjet plot durim, vullnet e këmbëngulje në të gjitha trevat ku janë shpërndarë sot mbartësit çamë të shpërngulur nga dherat e tyre. Kjo e bën edhe më domethënëse misionin e tij të madh për të shpëtuar këto vlera nga rreziku i humbjes shkallë shkallë në kushtet e një shpërndarjeje të tillë heterogjene. Gjithashtu, gjithshka që jeton e konservuar në kujtesën e të moshuarve bën një firasje të pallogaritshme gjatë kalimit në brezin tjetër. Momenti që gjeti folkloristi ynë i zellshëm për këtë qe vendimtar.
Përmbledhja, është vetëm një pjesë e arkivit të hartuesit të saj. Hojet e këtij arkivi janë të mbushura me qindra mijëra vargje, faqe proze e materiale gjuhësore, historike e etnografike, të qëmtuar me kujdesin prej shkencëtari në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga pasuria autentike, nga larmia e shumëanshme tematike e gjinore, libri në fjalë është deri më sot thesari më i plotë i artit oral çam.Të mos harrojmë se edhe Mitkoja, edhe Spiro Dineja, me ndërgjegje ose pa ndërgjegje kanë futur në materialet e mbledhura prej tyre këngë popullore çame. Edhe ato nuk janë pak, po me dhjetra.
Si hyri kënga çame në “Bletën shqiptare” dhe në “Valët e detit“? Shumë thjeshtë. Në parathënien e librit të tij Spiro Dineja thotë: “ … atë kohë, ndodheshin edhe shumë shqipëtarë në Egjypt, ngado të shkoje do të piqje shqipëtarë. Karakollët e Kajros qenë plotë gegë e toskë. Këngët e vallet nuk reshtnin … prandaj gjeta kohë të mbledh nga të dy anët (dialektet)”. Çamët nuk mungonin kursesi këtu, qoftë si nizamë, qoftë si kurtbellinj. Ky fenomen në folkloristikën tonë mendojmë se ka një rëndësi të posaçme studimore për motërzimet ndërkrahinore. Mbartësit e këtyre krahinave jetonin vite të tëra sëbashku në shërbimin ushtarak osman. Shpirti shqiptar, muza shqiptare, aty, në vetminë e shkretëtirave, duket se vinte në provë përjetësinë dhe madhështinë e vet. Këngët e krahinave të ndryshme ushqenin njera tjetrën, merrnin dhe jepnin. E kundërta ndodhte me këngët e reja që krijoheshin aty, ato të brengave, të nizamllëkut, kurbetit, etj. Me kthimin në atdhe ato fillonin një jetë të veçuar krahinore, gjersa shndërroheshin në motërzime të motiveve bazë. Këto motërzime janë si barometra që matin presionet e lëvizjeve të gjera shoqërore, halleve dhe brengave që përfshinin krahina të tëra. Në rastin konkret motërzimet çame, flasin për atë se sa të lidhura kanë qenë këto treva me fatet e kombit në të gjitha etapat e historisë sonë.
Tani le të hipim përsëri në majën e këtij mali imagjinar të populluar me pyjet e këngëve çame, tek këngët dhe legjendat për Pirron dhe Skënderbeun. Sa të vjetra janë? Vargjet e bardha dhjetërrokëshe të hedhin larg dhe kjo të ngazëllen. Mendo se këto janë ngritur mbi trungjet e lashta, kur kjo metrikë praktikohej në eposet. Elementët bizantinë janë të dukshme. Po ashtu edhe ato zakonore vendase që mbijetojnë edhe sot. Fjala e vjetër “ipè” për shiponjë haset dëndur tek këto këngë. Epirin (nga epeiros- gr.vjetër) çamët e quajnë tek këto këngë Iperi dhe veten iperotë.( Vetëm më vonë fillon të vihet në përdorim fjala çamërjot). Ç’lidhje mund të ketë për këngëtarin e dikurshëm rrënja “ipè” (shqipe) me Iperì (Shqipëri)? Të jetë vetëm rastësi apo një kalk analog i periudhave kur nis formimi i kombit, duke i ndërruar kuptimin termit antik të imponuar nga jashtë? Epiteti ”Burri” që i bashkëngjitet emrit të Pirros, sipas dëshmive, dikur zëvendësonte në Çamëri e gjetkë vet emrin e tij. Thuhej Burri dhe nënkuptohej Pirroja. A nuk është një fakt ky se kujtimi i tij ka mbijetuar në kujtesën e popullit? Po kujtesa më e mirë është kënga dhe legjenda. Sigurisht, kur ndodh që figura e tij merr ngjyrim të theksuar historik, kënga ka huajtur nga historiografia. Kjo është në dëm të vjetërsisë sepse është një shtresëzim i mëvonshëm. Gjithashtu edhe gjuha është e mbartësve të mëvonshëm të saj, një fatkeqësi kjo e kushtëzuar nga koha kur janë mbledhur. Një gjë është e sigurt, që këto legjenda nuk janë më pak të vjetra se ato të Urës së Nartës dhe të Dhoqinës, me të cilat kanë ngjashmëri stilistikore apo metrike. Tek kënga “Krujë trime n’atë vetull mali” flitet edhe për jehonën e fitoreve të Skënderbeut në Iperì:
Iperiotët valle kanë hjedhur
dhe çdo natë zjarre kanë dhezur
Tek Barleti do të gjesh të përshkruar gëzimin popullor pas fitoreve, që shndërrohej në një festë të vërtetë. Ai merret shpesh me këtë fakt në veprën e tij të njohur për Skënderbeun. Kënga në fjalë dëshmon vërtetësinë e Barletit dhe, për analogji, hershmërinë e vet.
Mbi tërë hapsirën e motiveve të këtij libri ngrihen lart dy ndjenja dhe veti sublime të shqiptarit: atdhedashuria dhe shpirti liridashës. Shpesh të dyja këto ndjenja nënkutojnë njera tjetrën dhe shndërrohen në një lejmotiv:
U shkrinë për liri,
për flamurin kuq e zi
Pasqyrimi në këngë i luftrave dhe i luftëtarëve të panumërt të kësaj treve është bërë në kompleksitet me kontraditat, planet, diplomacinë dinake dhe intrigat e diplomacive, pa lënë mënjanë as qëllimet dhe pikësynimet e hapura apo të fshehta politike dhe ekonomike të tyre.
Që në Prevez’ e Janinë,
shqiptarët luftë po bijnë,
Kordha jonë vringëllet,
me të dia anët pret,
s’pjesim krale e sulltanë,
se kemi hall për vatanë,
edhe pa buk’do të rrojmë,
me të shtatë do lëftojmë,
vendin tonë s’e lëshojmë.
Tema për mbrojtjen e trojeve nga intervencioni i huaj është shumë e përhapur në këngën çame. Më 1807 trupa të Napoleon Bonapartit pushtojnë Prevezën. Kapedani Hasan Çapari me pesëqind vullnetarë u sul për çlirimin e qytetit:
Napolonit s’ju përule,
galëtë(francezët) të gjallë i zure.
Një shekull më vonë, më 1911, po në bregdetin çam, përpiqet të zbarkojë edhe Entelia (Italia), po çamët, edhe pse pa “topa e xhepane“ qëndrojnë si trima dhe s’lejojnë kënd t’i bëjë “Urë” dhe “raje”. Duke thënë “Urë” këngëtari popullor kishte parasysh rëndësinë e pozitës së trojeve të veta për brendësinë e gadishullit ballkanik. Shqiptari gjithmonë mbrojtjen e tij e ka vënë edhe në funksion të mbrojtjes së popujve fqinj. Tek kënga në fjalë, rapsodi, duke parë pamundësinë për të ndjekur armikun në det, i drejtohet me sfidën e tij:
Del steresë moj dhe ti,
ta shohç shqipon si për si
Në shumë këngë bëhet fjalë për mbrojtjen nga luftëtarët çamë të Volës, Petrovicës, Njihuarit, Filipjadhës, përleshjen trup me trup në Gribovë, për qëndresën heroike shqiptare në Bezhan të Janinës, Mali i Bezhanit indetifikohet me vet mbrojtësit:
O Bezhan, i zi Bezhan,
gjashtë muaj n’istikam,
i pakart i pa duhan,
buk’ edhe fai s’të dhanë,
po lufton në këmbë e mban.
Një mal që për muaj me radhë nuk ka kartë për të dredhur një cigare!
Dhe fakti që s’ka duhan duket më i rëndë se fakti që nuk ka bukë, (zë vendin e dytë në radhitje ) sepse dhimbja shpirtërore për fatin e atdheut e kapërxen çdo dhimbje tjetër. Mali këmbëngul të rrezistojë ashtu siç rrezistojnë malet. Një epos i vërtetë qëndrese ky!
Vargu i heronjëve popullorë është i gjatë. Marko Boçari, Ali Farmaqi, Bubulina, Zejnel Hasa, Maksut Veliu, Tahir Meta, Sabri Preveza, Spiro Çakëlla, Alush Taka, Muharrem Rushiti, të ndjekur këta nga firarët e maleve apo kaçakët si Lul Manka, Met Shoti, Zeqo Kipa, Mehmet Hyseni, Lul Çapari, pa përmendur bilbilenjtë labë apo Shemo Gjirokastritin për të cilët muza çame s’u kursye edhe për faktin se trualli i saj ishte shpesh teatri i veprimeve të tyre. E marrë në rendin kronologjik, kënga çame derdh një galeri të tërë personazhes që nga Ali Pashë Tepelena e këtej. Vet Aliu portretizohet edhe me ngjyrimin legjendar edhe historik, pa fshehur të vërtetën mbi figurën komplekse të tij. Tek “Hanko kur bëre Alinë” ngjyrimi është legjendar:
Vallë ti, moj, i dhe sisë,
që të dolli yll me dritë?
Apo mos ta kanë rritë
tij ato zërat e malit
edhe ujët e spitharit?
Në këngën tjetër “Medet për Vezir Alinë” sundon qortimi i hidhur i vënë në gojën e Marko Boçarit:
Medet për Vezir Alinë
që s’dëgjoi Boçarinë
të mblidhej me Bushatllinë
për të bërë Shqipërinë.
Marko Boçari i tha:
-Dëgjomë, Ali pasha,
po s’u bëmë me ata,
Shqipëri për ne nuk ka,
do grihemi lakëra ,
do këndojë quqeja”.
Ky është ndoshta një nga motivet më të hershëm, që bën fjalë për domosdoshmërinë e uniteit kombëtar, për të cilën s’mund ta ndërmernin vezirët dhe baballarët po puna e madhe e rilindësve tanë. Ky unitet shtrohet me forcë sidomos në këngët e periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, periudhë në të cilën Çamëria njohu shumë veprimtarë. Ata e zgjidhën drejt çështjen e bashkimit të kombit dhe njësisë së territoreve që viheshin në rrezik. Në dobi të këtij bashkimi ose më mirë nën presionin direkt të këtij ideali ishte lufta për prishjen e hasmërive dhe pajtimin e gjaqeve që ndërmerrnin atdhetarë si Ibrahim Parga, nën parrullën “Çdo hasm ta bëjmë vëlla”, apo Lul Repani që ka parasysh ndarjet fetare “S’e vret vëllai vëllanë,/ gjithë jemi shqiptarë”.
Në këngët që i bëjnë jehonë luftës së përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve kundër të njëjtit armik ndjehet respekti i veçantë për popullin fqi. Vet Marko Boçari, i brumosur si luftëtar pranë Aliut u bë një nga heronjtë më legjendarë të revolucionit grek, një nga internacionalistët më të mëdhenj që e konsideronte luftën e popullit fqi si luftën e popullit të vet:
Ngreu, o Marko trimëria,
të dërgon kartë Greqia
– Eja, o Marko Shqipëria,
se na zu frymën Turqia.
Katër vargje sa për një monument. Historia shkroi faqe të lavdishme për këtë “Çamërjot”, figura e tij frymëzoi shumë shkrimtarë e piktorë gjenialë të shekullit të kaluar në Europë. Tufa e këngëve çame për të janë lulet e vendlindjes së tij, të identitetit të tij, ato që s’vyshken kurrë në panteonin e popujve. Dhe Markoja nuk është i vetëm, por njëri nga ajo plejadë heronjsh si Xhavella, Bubulina, etj. Një nga shembujt më domethënës të një qëndrimi të gjerë dhe gati deri në një konceptim ideal të fqinjësisë është kënga “Ballkize, moj kapedane”. Ballkizja dhe motra tjetër Gjulia janë bija të patriotit Musa Demi. Të dyja partizane. Ballkizja në repartet e Elasit grek dhe Gjylja në një nga brigadat tona partizane. Dy motra në dy ushtri kundër të njëjtit armik. Lidhjen e Ballkizes me partizanët grekë rapsodi e ngre si një vëllazërim popujsh:
Bashkë me fqinjët tanë,
lidhur si vëllau me vllanë,
grekër dhe shqiptarë,
për të lëftuar dushmanë.
Rapsodi është i ndërgjegjshëm dhe i zhveshur nga çdo paragjykim kur bën konkluzionin e aktit të saj:
E dhe jetën për lirinë,
për miqësinë me fqinjë,
zbukurove historinë.
Në këngët për shpërnguljen me forcë të çamërve nga trojet e tyre në asnjë rast nuk ngatërrohet populli grek me masakrat e gjeneralit fashist Napoleon Zerva. Do thënë që ky është kapitulli më i dhimbshëm në poemën popullore çame. Ai zë fill më herët, qëkurse bëheshin përpjekje dhe shpërnguleshin për në Turqi po me forcë masa të tëra nën pretekstin se ishin turq. Ngatërrimi i fesë me kombin në kurriz të fatit të popullit tonë është i njohur. Në një këngë thuhet:
Çish të ikim nga shtëpia?
Çish t’i lëm gjushrit në varre,
me kurmet pa tretur fare?
Çdo koment do ta varfëronte efektin tronditës të këtyre vargjeve. Tani mendoni një anije të mbushur me familje çame që lundron përmes Egjeut drejt Turqisë së panjohur, e largët për ta. Sipër tyre fluturojnë zogj, që kënga mund t’i pyesë sipas traditës për atdheun që ngeli pas. Mirëpo kraharori i zogjve është tepër i brishtë për të mbajtur peshën e madhe të dhimbjes dhe mallit të tyre. Anieja e zgjat distancën nga atdheu, kur ja, zënë e duken avionët në qiell. Këta po, vendos t’i pyesë muza e plagosur:
Uluni, o ju ballona
t’u pjesë për shtëpitë tona
dhe përgjigja :
Na habere nuku kemi,
se ka ato vende s’jemi
Shpresë e kotë. Asnjë nuk i qëllonte të ulej në atdheun e tyre të mjeruar. Ja një motërzim tjetër:
Shkon ballona në heva,
pijet motra për vëlla.
-Ne kah ato vende s’jemi,
ka vëllai yt habere s’kemi.
Zdrigju ti ballon mbërdhe,
– Do zdrigjem në Pllatare,
të pi një filxhan kahave.
Tabloja tjetër, po aq e dhimbshme, e ndjekjes drejt kufirit shtetëror shqiptar me djepet në krahë dhe me tymin e ullinjve të tyre të djegur në mushkri, është regjistruar me të gjitha pejzat e muzës popullore:
Çamët duke ikur
e duke luftuar
ngarkuar me plaçka
dhe foshnjat në duar,
hedhin sitë prapa:
shtëpitë përvëluar,
ka gjulet e topit
ullinjtë të copëtuar.
Çamëri e shkretë
shumë u përvëlove
çdo pëllëmbë tokë,
me gjak e mbëlove.
Në shumë këngë, rapsodi çam, si të ishte ndonjë studiues sociolog, burimin e fatkeqësisë e gjen tek fashizmi, që është stimuluesi më i egër i nacionalizmit:
Si kulshedrat në Greqi
u vendos fashizmi i zi.
Këto kulçedra ju sulën në radhë të parë Çamërisë, popullsisë së saj fatkeqe:
E pa dinjaja me si,
ç’bë Zerva në Çamëri.
mbilli njerzit në shtëpi,
i therri si bagëti.
Dhe grave që ishin me barrë,
me thikë në bark u ranë,
ua nxorrën jenët gjallë,
dhe ata me thikë i vranë
Mirëpo poetin popullor nuk e lë të qetë ndërgjegja për gjithshka ndodhi në të kaluarën. Ai bën bilancin e historisë së tij dhe për këtë do të jetë sa më objektiv, të jetë “shahist” tek e vërteta. Ai e nis gjykimin ng argumenti i kundërt:
Çamëri, o zëmëra ime,
…a mos vall pate gabime?
Përgjigja vjen menjëherë, pa pikë hezitimi:
-As gabime, as të metë,
dëshmon historia vet.
Duke bërë një eskursion në pyjet e këngëve popullore çame të mbushen mushkritë me ozonin e tyre të pastër dhe aromën e veçantë. Hapësira ndjesore e tyre është e pakufishme, e përmasave universale. Ky libër, që mbushet me rrëkera gati të padukshme ritualesh, lodra fëmijësh, nina nana, këngë argëtimi e dashurie, rite e valle dasmash, vaje, këngë humoristike e satirike, për të kaluar pastaj tek legjendat e baladat, tek këngët për ngjarje të njohura e të panjohura historike, për heronj të mëdhenj kombëtarë, për luftëtarë e martirë, tërë kjo plotëri tematike e gjinore, shpalos vizionin e gjerë të Çamërisë në të gjithë ekzistencën mijravjeçare të saj. Në këto këngë janë regjistruar si në një sizmiograf të ndjeshëm që nga tërmetet e mëdha, siç janë vithisjet e perandorive, e gjer tek dridhjet e jelekëve të vajzave të shkaktuara nga vështrimet e djemve. Duke ndjerë në to temperamentin dhe konstitucionin shpirtëror të popullsisë çame, pozitën nevralgjike dhe hobetë e kohërave që u vërvitën parreshtur mbi fatin e saj, nuk do të duket aspak i habitshëm gjithë ky vitalitet dhe kjo begati poetike. Në thelb, tërë struktura e poezisë çame është e pandashme me poezinë popullore në përgjithësi, kurse në vaçanti ajo ka marrëdhënie e pleksje me këngën labe. Plasticitetit të prerë e të fuqishëm lab, që edhe kënga çame e ka në thelb, ajo i jep fytyrën e vet e tone më të buta e më lirike, siç është vet realiteti i Çamërisë. Afërsia gjeografike, dendësia e komunikimit në të kaluarën e kanë kushtëzuar këtë ngjashmëri. rapsodi lab dhe ai çam, kur kanë kënduar për të njëjtët heronj dhe për të njëjtat ngjarje, duket sikur planin botëkuptimor janë marrë vesh me njeri tjetrin për qëndrimet dhe vlerësimet që kanë bërë. Kjo flet për atë ndjeshmëri të lartë dhe kthjelltësi para çdo situate, sado e ngatërruar qoftë.
Kënga çame duket se e nxjerr tërë dufin që ka njeriu brenda. Ajo nuk mban rezerva për hir të ndonjë etikete apo kanuni të vjershërimit. I vetmi kanun për të është që të mos i ndahet të vërtetës. Ajo shënon vetëm ato hollësi që i duhen përjetësisë. Sensi i kursimit në vargje nuk e cënon tërësinë e ngjarjes dhe të fenomenit që ka marrë përsipër të na rrëfejë. Dhe rrëfimi është sa i shtruar aq dhe energjik, sa i besueshëm, aq dhe realist. Kalimi nga elementet realiste në ato legjendare bëhet me një lehtësi të çuditshme. Lul Çapari është person historik, që ka jetuar, por njëkohësisht ai mbështillet shpesh me një mjegull legjendarizmi. Kjo nuk ia humb vërtetësinë figurës por plazmon në të gjithë përfytyrimin që ka populli për jetën e kaçakëve të mbushur me të papritura:
Lul Agai ja hipi atit,
çajti malet e Morfatit,
Lul Agai ja hipi divit,
çajti malet e Marglliçit.
ose:
Lul Agai hipën shkallatë,
xhelati trohis pallatë.
Në këto këngë rrëfimi poetik kalon pa u ndjerë nga tonet epike në ato lirike dhe anasjelltas:
Foli një zë kaha malit.
Të ikij Lul Çapari,
Luli mori një të rëpjetë,
ju mbush sharkëza me vesë.
Aftësia për të hedhur tablo përgjithësuese nuk i ka munguar kurrë folklorit. Kënga çame, duke anuar nga një sens më lirik, i ka më për zemër këto tablo të mbushura me elemente të natyrës dhe të jetës fshatarake. Natyra mendojmë se ka gjetur vend në këngët çame dhe ajo ka shtuar sensibilitetin dhe e ka bërë më të afërt. Ajo është një sfond që paralajmëron, është atmosferë, si tek vargjet e mëposhtme:
Ne ulliri në sohor,
frin një erë e bin një borë,
shkon një trim vetullahollë,
me martinizën në dorë
Kjo dhe shumë të tjera të kujtojnë këngët popullore arbëreshe dhe është e kuptueshme se, nga brigjet çame, kanë ikur masa të tëra arbëreshësh për në Itali. Forca përgjithësuese e tablosë nuk mbështetet në elemente të mëdha në vetvete, përkundrazi, detajet më të zakonshme, nëpërmjet një shkallëzimi poetik, arrjnë të japin në më pak se dhjetë vargje atë që do të duheshin faqe të tëra. Ja një shembull:
Kur dola në Mal të Zi,
klaj, moj, klaj për Çamëri,
pashë gratë nën ulli,
pashë nuset pa stoli,
burrat shkuan eksori ( internim) .
Kafshët mbenë pa bari,
lehte qëni në shtëpi,
bukë nuk i hidh njeri.
E thënë me një frymë, e vizatuar me një përpikmëri të habitshme, ajo ka brenda edhe shkretimin, edhe gjëmën, edhe dhimbjen gjer në një lloj shurdhimi të jetës. Por pas gjithë këtyre vjnë dy vargje:
gratë me dhën e me dhi,
gratë venë në mulli”.
Pra, nuk ka marrë fund çdo gjë, jeta vazhdon në sajë të stoicizmit të gruas.
Lirika çame është e ndezur, me një imagjinatë dhe forcë abstraguese të madhe, që të krijon gjendje emocionale dhe situata shpirtërore të vërteta. Vajza për rapsodin e kësaj treve është “Nerënxë”, “ Thëllënxë”, është “ Thellukë (lundër) e bukurisë”, “Trëndafil në bokërrimë”. Ajo nuk ta bën të lehtë fitoren që do të arrish, ajo është “ xhinde”, është
Ngjala që llomis në det,
ta zësh me dorë të shket
Le pastaj po t’i vardiset ndonjë i moshuar, si do ta qesëndisë:
more plaku faqezi,
mor të zëntë gjarpëri,
u s’kam mbeturë për ti,
se jam vajzë farfuri.
Kur bie vet brënda ndjenjës së bukur të dashurisë, asaj i “digjet jeleku” nga “ zjarret e gjirit”. Ajo është besnike, tërë finesë, ajo duket sikur ta fshinë shtëpinë me një dorë trëndelinë”, kaq bukur është të jetosh me të. Djali vizatohet me temperament, i gatshëm të bëjë çdo sakrificë për të vluarën e tij. Ai i dorëzohet tërësisht ndjenjës. Kaq e fortë është kjo sa që në ndonjë këngë duket sikur sundon përçatja e tij, alogjizmi po në të vërtetë është ndjenja e fuqishme që depërton në shtresa të tilla të fantazisë, që e afron atë me ëndrrën:
Këndova sa u ça shkëmbi,
ndjeu e bukura e u drodh vendi.
Ndjeu e bukura përbrenda,
hapi penxheret e ergjënda.
Fluturova e hira brënda.
më vu bukë e djathë e hëngra.
Më shtroi stromën, rashë e fjeta,
kur u ngreç ati s’e gjeta.
Dhe më poshtë:
Zura udhën e stratoit,
poqa Lejmonin në udhë,
– O lejmon, a i zi lejmon,
mo më pe të bukurën?
Këtu drejt më shkoi prëmë,
ku ta dija ta kesh zënë.
Kollauz t’u kesh bënë,
në dorë ta kesh dhënë.
Vizioni poetik është i befasishëm të shumë krijime. Kënga “Abedin Madanë e vranë” nis me një uverturë:
Gjem’i zi e kali i bardhë,
hingëllit nëpër pazarë,
kërkon Abedin Madanë
Kjo tablo, me ankthin e rrufeshëm që të përpin, nuk të shqitet nga kujtesa, ashtu si skenat shekspiriane. Intuita gjeniale e popullit i ka brenda vetes tërë ligjësitë e artit për të na dhënë pasazhe të tilla të papërsëritshme. Ja dy vargje energjike që paralajmërojnë dramë, me të cilat fillon një këngë tjetër :
Ditën që zuri bora,
mora shallin edhe dolla.
Aftësia e popullit për ta koncentruar esencën e motivit në dy a tre vargje, bën që ato grumbullojnë në vetvete energji të mëdha poetike ashtu si bërthama e një atomi. Një motre i vrasin të vëllanë për hiçgjë dhe ajo ngjesh armët, merr hakun dhe i drejtohet të vdekurit:
…po të bij shok me vëllanë,
tok ta pini duhanë!
Energjia këtu gjeneron nëpërmjet nëntekstit si një reaksion zinxhir. Ja dhe dy vargje të tjera:
Na dhanë rrobat e ngushta,
jemi djem na zë angusa.
Këtu nuk është vetëm shqetësimi për rrobat e ngushta të nizamëve por për njëmijë halle që burojnë prej kësaj, për personalitetin dhe lirinë e humbur, për rregullat e rënda të jetës ushtarake osmane. Kjo angusë, kjo zënie fryme është pastaj për tërë atdheun, djemtë e të cilit i çonin “ Në Jemen si qetë”.
Në asnjë këngë nuk mund të gjesh qoftë edhe një mjet poetik që të vihet si stoli apo qëllim më vete. Vjershëtori anonim nuk kërkon t’i imponohet kujt. Tek kjo përmbledhje nuk gjen as formulimet e standartizuara të bukurisë në femrën në përgjithësi që gjetkë e has. Kur thotë për vajzën se është vetullnakatosur, këngëtari vizaton më shumë gjendjen e saj të trazuar. Epitetet buzëlule, ballëdiell, ballësulote, armëpishë, e shumë të tjera, para se të shprehin kategorinë e së bukurës, shprehin një veti, një anë të karakterit. Pasuria e leksikut çam me fjalët e rralla e plot tingëllim ndihet në të gjitha këngët. Le të shënojmë këtu disa fjalëformime me ngjyrim poetik si leshbozhure, dhëmbëqelqe, lumare, vajrëkimë, dhënëbukëpakëza (njerka), dhënëbukëshumëza (nëna), parahënë, rrungalë, mespurtekergjenda, bythpuloshi (gishti i vogël, thikënëngunëza (e pabesa) etj. Apo nuanca kuptimore si buka e lumit, që nënkupton grykëderdhjen me llum të tij. Ndoshta më shumë se për çdo fushë tjetër populli e ka ngritur furrën e fjalëve të reja për të ushqyer poezinë e tij.
Nuk mund të mos përmend këtu disa thërmia të papërsëritëshme të këtij folklori, për të dhënë sadopak diçka nga madhështia e tij:
Ç’u mplaksh e këmba më mbet,
djalërinë kush ma jep?
Ta blej një milë e dyzetë,
dhe vetëm për një sebep,
për Mirushen që s’më flet
po shkon si pampor në det.
***
Këta ujt’e rrëzave
si misht e thëllëzave,
këta ujt’e maleve,
si djathët e staneve,
gjumë i ëmbël i Pargës,
portokallja e Nartës.
***
U dolla, dielli leu,
dolli nepërka nga dheu.
Besëqenia më gënjeu.
Gënje moj qëne, gënje,
në të zënça me hile
në vathë të bletëve…
***
shkon furtuna ndënë koshtë,
me qelq farfuri në dorë
e potis vasilikonë.
Shkon furtuna dikue klarë,
çish kërkon? Kërkon beharë,
kërkon prill, e kërkon majë
djalënë për veten e saj.
***
Kur të bën pruf-pruf fustani,
si në det kur shkon tufani;
kur të bën pruf-pruf shamia,
si në det kur shkon gjemia.
***
Sulltani hordhitë i pruri,
digju ti, Janinë nuri!
***
Këto kusuret tona,
s’kanë të sosur akoma,
lëshojnë gjethe të njoma.
Shkoni, moj të liga, shkoni,
shkoni mbi mua, kaptoni,
se jam i mësuar, i gjori.
***
Ne ulliri në sohor,
frin një erë e bin një borë,
shkon një trim vetullahollë
me martinëzën në dorë.
***
Fati im i gremisur,
vallë ç’ditë është nisur.
A mos e ka zënë gjumi,
apo e ka marrë lumi;
a mos e ka zënë ledhi,
a vallë mos i dhëmb mezi.
…Qysh i vogël kam bredhur në lëndinat e këngëve çame. Mblidhja farat e fjalëve të rralla, toponimet, vargjet brilante që i ruaja si petalet e luleve, dengje lirikash të shkurtëra me të cilat mbushja blloqet, fjalët e urta. Këto ishin arkivi im i parë sëbashku më këngët popullore arbëreshe që i ktheja me durim në shqipen e sotme dhe habitesha se sa ngjanin me ato të krahinës sime. Pastaj u fut brënda meje De Rada dhe Mitrush Kuteli. me hambarin e pashoq të leksikut të tij, me të cilin krijoja fjalorin tim. Dhe çuditërisht, gjithmonë, kënga popullore çame, ajo arbëreshe, poezia e De Radës dhe shqipja e përkryer e Kutelit, përziheshin për të mbrujtur kulaçin e vërtetë të poetikës që ëndërroja të kisha.
Shkruar 1986. Hyn në shtyp në revistën “Nëntori” dhe hiqet nga shtypi me porosi të KQ të PPSH.

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend