Nisma për një reformë të re territoriale nga qeveria shihet nga ekspertët si një mundësi për të rikthyer qeverisjen me tre ose dy rajone të mëdha Veri-Jug, në vend të 12 qarqeve që ekzistojnë vetëm në letër, pa kompetenca dhe me kosto të larta administrative. Rajonet e Veriut, të Qendrës dhe të Jugut, që tani shërbejnë vetëm për qëllime statistikore, po të kthehen në njësi qeverisje apo agjenci zhvillimi, do ta afrojnë Shqipërinë me standardet e qeverisjes rajonale të Bashkimit Europian dhe do të ndihmojnë në thithjen e fondeve të kohezionit nga BE. Si mund të bëhen funksionale rajonet. Modeli slloven, më i përshtatshëm
Shërbimet vendore ndaj qytetarëve janë përkeqësuar me ndarjen e re territoriale të vitit 2015, ndaj qeveria ka njoftuar planin e saj për ndryshime të reja që synojnë rikategorizimin e bashkive dhe mënyra të reja administrimi për disa funksione. Teksa debati për ndryshimet ka nisur, ekspertët mendojnë se në kuadër të integrimit të vendit në BE qeveria duhet të kthejë rajonet Veri, Qendër dhe Jug (NUTS 2) në njësi të mirëfillta administrative. Aktualisht, Shqipëria është e ndarë në tre rajone, Veriu (Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës), Qendra (Elbasan dhe Tiranë), Jugu (Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë), të cilat shërbejnë vetëm për harmonizimin e të dhënave me Eurostat dhe për matjen e zhvillimit ekonomik, por nuk kanë as kompetenca administrative, as buxhete të pavarura.
Krijimi i agjencive të zhvillimit për secilin nga rajonet, Veri, Qendër dhe Jug do të zbuste diferencat ekonomike dhe do të ndihmonte për një përthithje më të mirë të fondeve të kohezionit, tha eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa. Në vitin 2014, kur nisi zbatimi i reformës së re territoriale, rajoni i Veriut kontribuoi me 23.6% të PBB-së së vendit, ndërsa në 2021, kur datojnë të dhënat e fundit, ishte 22,3%. Rajoni i qendrës me vetëm dy qarqe, Tiranën dhe Elbasanin, kontribuoi me 47% të PBB në vitin 2015, teksa 10 vite më pas, pesha e tyre në ekonominë e vendit u zgjerua më tej duke arritur në 50% të totalit.
Pesha e Rajonit të Jugut në PBB-në e vendit ishte 29.4% në vitin 2024, ndërsa në vitin 2021 ishte 27.1%. Rënia e fortë e kontributit në ekonomin e Jugut -2.2 pikë % gjatë 6 viteve lidhet me uljen e kontributit të Qarkut të Fierit. Mbyllja e ARMO-s, ndërmarrjes shtetërore të përpunimit të naftës dhe falimenti i shërbimeve të lidhura me të, ndikoi negativisht të gjithë ekonominë e Rajonit të Jugut.
Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike gjatë këtyre viteve nuk është ndarë në mënyrë të barabartë mes rajoneve. Tendenca është në linjë me zhvendosjen e popullsisë dhe investimeve drejt kryeqytetit dhe zonave përreth duke lënë në hije zhvillimin e qëndrueshëm të Veriut dhe Jugut. Për ilustrim, Qarku i Kukësit, më i varfri në vend për konsumin për frymë të popullatës dhe përqindjen më të lartë të personave në varfëri ekstreme, është më i pasuri me burime natyrore, prodhim energjie dhe minerale. Agjencitë rajonale mund të zhvillojnë më shumë kapacitete për të menaxhuar projekte të mëdha që ndryshojnë infrastrukturën në krahasim me bashkitë e sotme, thotë z. Xhepa.
Ekspertët sugjerojnë se modeli i Sllovenisë duket i përshtatshëm për ne, pasi është një vend me popullsi të vogël dhe funksionon me qeverisje vendore të bazuar në dy rajone të mëdha dhe me mbi 200 njësi më të vogla vendore që ofrojnë shërbime shumë afër komuniteteve.
“Reforma e vitit 2014 e vendosi Shqipërinë në të njëjtën linjë me vendet që kanë ndjekur një qasje të centralizuar të konsolidimit territorial. Rezultatet pozitive – si rritja e të ardhurave, shtrirja e shërbimeve dhe menaxhimi më racional i burimeve – janë të dukshme. Por ndikimet në fusha të tjera, si cilësia e shërbimeve, pjesëmarrja qytetare apo zhvillimi ekonomik lokal, mbeten ende të paqarta. Për të përgatitur fazën e dytë të reformës territoriale është thelbësore që vendimmarrja të bazohet në evidencë dhe matje reale të performancës, si dhe në përfshirjen e komuniteteve vendore në proces”, tha Dr. Valbona Karakaçi, këshilltare strategjike e projektit “Bashki të Forta”.
Si ka ndryshuar ekonomia e qarqeve pas 2014
Gjatë tri dekadave të fundit, ekonomia e kryeqytetit është zhvilluar në “kurriz” të qyteteve të tjera, për shkak të zhvendosjes drejt saj të talenteve, krahut të punës dhe për rrjedhojë, edhe ambientit më të favorshëm për biznes.
Pas reformës territoriale të vitit 2014, Tirana ka përforcuar më tej rolin si qendra kryesore ekonomike e vendit, duke kaluar nga 38% e PBB-së së vendit në vitin 2014 në mbi 43% në vitin 2021, një rritje me mbi 5 pikë përqindje, ndërsa Durrësi ka ruajtur ritmin pozitiv, duke kaluar nga 9.2% në 10%.
Të gjitha qarqet e tjera kanë shënuar rënie të kontributit ekonomik duke përfshirë edhe Elbasanin nga 7.4% në 2014 në 6.7% në 2021.
Në krahun tjetër, rënie të dukshme kanë pësuar disa qarqe tradicionale industriale dhe bujqësore. Fieri kryeson me humbje mbi 2.5 pikë përqindje, duke zbritur nga 13.5% në vitin 2014 në vetëm 10.8% në vitin 2024.
Reduktim kanë pësuar gjithashtu Dibra, Lezha dhe Shkodra, të cilat kanë humbur një pjesë të kontributit të tyre në ekonomi. Edhe Korça, e njohur për traditën bujqësore dhe agropërpunuese dhe turizmin, ka rënë lehtë nga 5.75% në 5.22% ndërmjet 2014 – 2021.
Ndërkohë, qarqe si Kukësi, Gjirokastra dhe Vlora kanë mbetur me peshë të kufizuar në strukturën kombëtare, duke shfaqur një tendencë stanjacioni ose tkurrjeje të lehtë.
Struktura e PBB-së sipas qarqeve reflekton lëvizjet demografike që kanë ndodhur në vend gjatë dhjetë viteve të fundit. Rritja e ndjeshme e Tiranës dhe Durrësit lidhet drejtpërdrejt me përqendrimin e popullsisë në këto zona.
Ky fluks ka shtuar konsumin, investimet private dhe zhvillim të ndërtimit duke rritur automatikisht edhe peshën e këtyre dy qarqeve në ekonominë kombëtare.
Në të kundërt, qarqe si Fieri, Dibra, Lezha, Shkodra apo Korça kanë përjetuar emigracion të lartë dhe zbrazje të popullsisë, sidomos të të rinjve. Humbja e fuqisë punëtore dhe plakja e popullsisë kanë dobësuar aftësinë prodhuese dhe kanë ulur kërkesën e brendshme, duke sjellë rënie të peshës së tyre në PBB.
Në zona si Gjirokastra apo Kukësi, ky efekt është edhe më i dukshëm, pasi ekonomitë lokale mbështeten kryesisht në bujqësi ose remitanca, pa arritur të krijojnë motorë të qëndrueshëm zhvillimi.
Zhvillimet ekonomike në vend kanë thelluar pabarazitë rajonale me premisa që ky trend të thellohet më tej në vitet në vijim. Por anëtarësimi në BE i kushton shumë rëndësi kohezionit social dhe rajonal, duke u fokusuar te politika që synojnë zhvillimin e njëtrajtshëm të Rajoneve.
Qeverisja me Rajone, një zgjidhje për Shqipërinë
Modeli më i përshtatshëm i nivelit të dytë të qeverisjes do të ishte një model rajonal i thjeshtë, i bazuar te vlerat tradicionale – thotë Agron Haxhimali, ekspert për çështjet vendore. Sipas tij, thelbi nuk është te numri i rajoneve, por te mënyra se si ato do të zgjidhen dhe çfarë kompetencash do të ushtrojnë.
Rajonet duhet të kenë këshilla të zgjedhur dhe përgjegjësi të qarta në zhvillimin ekonomik, planifikimin territorial, transportin, shëndetësinë rajonale dhe sidomos në menaxhimin e fondeve të BE-së, tha z. Haxhimali. Ky nivel qeverisjeje do të shmangte burokracinë e panevojshme, por do të sillte kapacitete të reja që sot bashkitë nuk i përballojnë dot vetëm, si p.sh. ndërtimi i infrastrukturës ndërbashkiake, menaxhimi i mbetjeve, zhvillimi i turizmit rajonal apo arsimi profesional, tha ai.
Duke vënë në funksion qeverisjen rajonale (NUT- 2) Shqipëria do të fitonte një qeverisje më pranë qytetarëve, më efikase për tërheqjen e fondeve, më të balancuar në zhvillim dhe një hap konkret drejt përmbushjes së kapitullit 22 të negociatave me BE-në.
Në Bashkimin Europian, ky nivel i ndarjes me rajone (NUTS 2) zakonisht përputhet me njësi administrative të mirëfillta që menaxhojnë fonde të mëdha zhvillimi dhe politika sektoriale. Italia, për shembull, ka rajonet e saj me autonomi të gjerë si Lombardia apo Lazio, të cilat zotërojnë institucione të zgjedhura dhe kryejnë funksione. Polonia ka 16 rajone të cilat i ka bërë përgjegjëse për administrimin e fondeve strukturore, ndërsa Rumania i ka organizuar tetë rajone ( NUTS 2) si njësi ndërmjetëse për menaxhimin e zhvillimit, pa u dhënë megjithatë pushtet politik të plotë.
Në këtë këndvështrim, Shqipëria ndodhet përpara një zgjedhjeje strategjike. Me një popullsi që sipas INSTAT në vitin 2025 ka rënë në rreth 2.37 milionë banorë, ndarja aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe duket e mbingarkuar dhe e fragmentuar.
Krijimi i rajoneve administrative në përputhje me NUTS 2 me dy ose tre rajone do të thjeshtonte hartën e qeverisjes vendore dhe do t’i jepte vendit një nivel të mesëm organizimi më funksional, tha Selami Xhepa.
Këto rajone mund të marrin kompetenca në menaxhimin e fondeve të BE-së, në hartimin e planeve të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, në koordinimin e politikave të arsimit dhe shëndetësisë duke i afruar standardet e qeverisjes me praktikat europiane.
Një hap i tillë do të kërkonte reformë kushtetuese dhe rishikim të financave publike. Do të duhej të përcaktohej qartë se cilat burime fiskale kalojnë në nivelin rajonal dhe si do të ndahet pushteti mes qeverisë qendrore, rajoneve dhe bashkive.
Sfida politike nuk është e vogël, sepse krijimi i rajoneve administrative mund të shihet edhe si transferim pushteti nga qendra te njësi më të mëdha territoriale që mund të ushtrojnë peshë politike të ndjeshme.
Rajonet administrative do të mund të thithnin më shumë fonde të BE-së, do të hartonin politika të diferencuara sipas nevojave specifike të Veriut, Qendrës dhe Jugut dhe do të garantonin përfaqësim më të drejtpërdrejtë në strukturat e BE-së, përfshirë Komitetin e Rajoneve.
Nëse kjo reformë realizohet me kujdes, Shqipëria do të kishte një sistem qeverisjeje më të thjeshtë, më funksional dhe më të përafërt me standardet e unionit./Monitor
Edhe kete gabim po qe e ben shqiperija dorezohuni si nje shtet i cili ka prijes te menqur, ket potez e din shum se kush po jav pregadit shqiperise se pari njerzit me pagese qe moti i trajnuan , mandej shtetet per rreth , qe ta bejne shqiperine te mos zhvillohet ekonomikishte dhe politikisht dhe te behen trazira etj. Majko eshte politikan shum i menqur dhe se besoj qe edhe te tjeret do ta pranojne ket inicijative antishqipetare sepse nji shtet si shqiperija ti marrin 600.000 refugjate eshte apsurde, ne 3000.000 banore gjysma refugjate kjo eshte e pa tolerushme.
po cfare presim ne nga edvin qelbesira ky qen bir qeni shkateroi familjen e vet e jo me shqiperine po ne shqipetaret e meritojme kete menxyre se e kemi votuar kaq e here kete qen ne e meritojme se na eshte bere truri tepegere ne e meritojme ev qe ata do vine do vine mbase jo gjashte qindmije po pak me pak po ne i kemi nja tremije iraniane edvin qeni eshte kukull e janullatosit i cili e realizoi marjen e jugut shqipetar me ardhjen e sirianeve do ikin shqipetaret qe kane ngelur dhe sirianet do mbajne veriun jugun e mer greku e me mire nen grehun se nen sirianet keshtu e beri edhe krimineli e vegla e grekeve ali pasha i nxori uje te zi shqipetareve me ndihmen edhe te kishes greke e shqipetaret u bene me ustain e ali qenit e njejta situate shqipataret per te shpetuar nga sirianet do te behen me ustain e edvin qenit grekun pra ne e meritojme edhe ky qen qe na tregon pralla eshte vegel e grekut
O majka,lere karrigen e fol te sheshi.edhe ti I ardhur je por jo nga jevgjitistani.shqiperia ka mjaft jevgjit e pakica pa vellezerit e Edi erdoganit.rrofte shqiperia pa jevgjit e tradhetar. Shqiptaret emigruan se na bene te varfer laverat e marksizmit dhe pederat e Europe’s se nuk ikem as per te pushtuar teritore as per te perhapur islamin.