6 Korriku, Dita Botërore e Puthjes
VOAL – Sot është World Kiss Day, Dita Botërore e Puthjes, një festë që ka lindur në Britaninë e Madhe dhe ende është pak e njohur ndër ne.
Festa e Ditës Botërore të Puthjes është një festë që do respektuar. Puthja është sa e bukur aq dhe e rëndësishme, na bën të lumtur, na sjell gëzim në jetën e përditshme. Mënyrat e puthjes janë të ndryshme, por e rëndësishme është të puthemi.
PUTHJA SJELL LUMTURI E MIRËQENIE – Gjatë puthjes trupi unë prodhon një sasi të konsiderueshme hormonesh, ndër të cilat adrenalinën, dopaminün dhe serotoninën. Këta neurotransmetues përhapin në trupin tonë ndjesinë e mirëqenies dhe gëzimit. Nëpërmjet puthjes ndodhin edhe shkëmbime bakteriesh. Kjo dukuri çon në prodhimin e antitrupave që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Puthja mundëson të djegim dymbëdhjetë kalori, pra, nëse e bën shumë herë, është një mënyrë për t’u dobësuar.
TË PUTHEMI GJITHMONË, EDHE KUR E NDALOJNË – Puthja kur jemi të ftohur nuk është një mënyrë për të transmetuar virusin, çka ndodh nëpërmjet duarve apo hundëve. Pra, asnjë problem nëse puthemi kur jemi me grip. Në disa vende në SHBA puthja është e ndaluar. Në Wisconsin nuk mund të puthesh në trena, ndërsa në Iowa puthja nuk mund të zgjasë më shumë se pesë minuta. Në Rusia puthja është e ndaluar në publik, ndërsa në Francë, atdheun e puthjes, është mir¨üe të mos e bësh kur je duke marrë metropolitanën, sepse i pengon pasagjerët e tjerë.
ME SY HAPUR APO MBYLLUR – Në Evropë puthen shumë në Spanjë e Francë, ku çiftt shkëmbejnë deri në dhjetë puthje në ditë. Rëndom koka zhvendoset djathtas kur puthet. Meshkujt i mbajnë sytë hapur, ndërsa gratë i mbyllin për t’i shijuar në mënyrë më romantike e pasionante puthjet.
Komentet