Ja dhe Festivali 64 i kenges mbaroi. Le te them dhe une dy fjale per eventin e fundit te kenges sa eshte akoma “i ngrohte” dhe ndodhet brenda “trediteshit” qe thone se edhe “çudia me e madhe harrohet”!
Jo pa mund e durim kam ndjekur te 64- tertin Festival te kenges ne RTSH nga ku ne 34 prej tyre kam qene edhe pjesmarres po dhe kontribues ne organizimin e tyre.
Jam ne nje etape moshe qe s’mundet te mos them ca fjale per ca gjera qe i di mire.
Tek ky i fundit Festival kishte kenge qe s’mund tu them “te bukura” por qe sidoqofte ngjallnin sadopak interes.
Ne pergjithesi preokupimi dhe impenjimi i i pjesemarresve ishte mjaft i larte, gje qe binte lehte ne sy ndersa, prurja e lendes se pare muzikore linte per te deshiruar.
Me ra ne sy nje “prurje e tejlire” e asaj qe duhet ti mbese aktivitetit per nje kohe te gjate sic eshte kenga. Dikush mund te thoshte se “Ishin mbledhur tere kercujt qe solli lumi”!
S’besoj nese ndokujt qe ka dale nga salla ti kete mbetur ne vesh ndonje motiv, apo varg te mencur teksti. Fatkeqesisht ketij kryeeventi te kenges shqiptare ka kohe qe eshte shndruar ne “koncerte argetuese” se sa per te sjelle vlera kontributi kulturor te qendrueshem per tu quajtur me termin e bukur “klasike”.
Ca grupe krejt te shkeputur si ne “stadium tifozerie” me pllakate ne duar , qe, mesiguri ishine “nen regjizure” benin spektakel po aq sa ato ne skene.
Me duket mekat i madh qe ajo tradite, trashegimije (legacy) qe ky aktivitet e arriti me shume mund , profesionalizem, seriozitet dhe idealizem per vite e vite me rradhe qe ne origjinen e saj me kengen simbolike “Femija i pare” e festivalit te pare ne fillim viteve 60, te shndrohet ne nje “rè” te lehte tymi qe shperndahet e zhduket shpejt pa lene kurfare gjurme.
Balerine pa hesap qe te mirnin mendjen, koreografi mikse qe ku ste shpinte, sa ne Azi e sa ne Afrike. Kostumografia ishte tej mase e egzagjeruar . Ne shume prej tyre te krijonte idene se ishin te “halloweenit” e pak diteve me pare perfshire dhe ate te kenges fituese qe te linte pershtypjen e “Zoro-s” me pelerinen e zeze. Pa folur pastaj per nje skenografi allasoje te ngarkuar plot drita maramendese si vetrina supermarketesh dhe me nje vendosje te nje orkestre si “truncaket” ne nje peme.
Aspak bindese profesionalisht se eshte live !
S’po them gje per prezantuesit, te papregatitur, aspak te kulturuar ne ate rrol, te papershtatshem atij eventi pa patur nje figure qendrore qe do i jepte sharm dhe seriozitet me te madh eventit.
Harxhime te medha ne dukje luksi , “snobizem” fund e krye i padurueshem ne skene dhe permbajtje.
E ca te tjera por per me vone…sidomos per Jurine.
Kishte nder ta dhe njeres plot inegritet , te vertete e profesioniste por, thene te verteten, si kuptova dot mire, ndoshta faji im.
Ndjese per cka thashe , por e thashe mendimin tim ashtu sic e ndjeva me plot deshire te isha i gabuar, se do kisha deshire ti ngjaja tij femijes se perralles se fameshme “Mbreti lakuriq”.
Mendoj se ka forca per me mire , me fort, me bukur , me profesionale.
Mot me mire – Jam i bindur !
Gezuar te gjitheve pa perjashtim festat e fundivitit !