Presidenti i Parlemantit Europian e përkufizoi vdekjen e Galizias si një shembull tragjik një një gazetareje e cila sakfrifikoi jetën e saj në kërkim të së vërtetës.

Guri i varrit të Caruana Galizia në varrin e familjes në varrezat Santa Maria Adolorata në Paola, varrezat më të mëdha të Maltës.
Daphne Anne Caruana Galizia (lindur Vella: 26 Gusht 1964 – 16 Tetor 2017) ishte një gazetare malteze, shkrimtare dhe aktiviste kundër korrupsionit, e cila raportonte mbi gjendjen poltike të Maltës. Në veçanti ajo ishte e fokusuar në raportimet investigative, nepotizmin, patronazhin, akuzat për pastrimit të parave midis industrisë së lojrave të fatit dhe krimit të organizuar në Maltë, shitja e nënshtetësisë Malteze në saj të skemës së investimeve dhe pagesave nga qeveria e Azerbajxhanit. Reputacioni kombëtar dhe ndërkombëtar ishte krijuar nga raportimet e saj të rregullta mbi keq-drejtimin nga poltikanët maltezë dhe personave të ekspozuar poltikisht. Për dekada ajo refuzoi të hiqte dorë megjithëse kishte marrë shumë kërcënime dhe paralajmërime.
Aksesi më i madhë për lexuesit e saj ishte nëpërmejt blogut të saj personal Running Commentary, të cilën ajo e kishte krijuar në 2008. Ajo gjithëashtu ishte gazetare e rregulltë për The Sunday Times of Malta dhe më pas The Malta independent.
Më 16 tetor 2017, Caruana Galizia vdiq në një sulm me bomb në makinën e saj, pranë shtëpisë. Duke tërhequr vëmendjen e mbarë botës. Në dhjetor 2017 tre burra u arrestuan në lidhje me vrasjen e saj. Në prill 2018 një grup ndërkombëtar gazetarësh publikuan atë që quhet “Daphne project” , një bashkëpunim për të përfunduar punën e saj investigative.
Jeta dhe Edukimi. Daphne Anne Vella lindi më 26 Gusht 1964 në Sliema. Ajo ishte fëmija i madh e tre vajzave të lindura. Fëmija e bisnesmenit Micheal Alfred Vella dhe gruas së tij Rose Marie Vella.
Në 1985 ajo u martua me avokatin Peter Caruana Galizia me të cilin kishte 3 fëmijë. Ajo ndoqi studimet e saj në konventën e St Dorothy dhe St Aloysius’ College, Birkirkara. Më pasi ajo ndoqi studimet e saj bachelor në Arekologji dhe andropologji në vitin 1997 në Universitetin e Maltës
Caruana filloi të punonte si gazetare që nl 1987. Në fillim ajo punonte rregullisht për The sunday Time e lidhur me The Malta Independent. Ajo gjithënjë mbeti një gazetare për The Malta independent on sunday. Në 2008 Caruana Galizia ne blogun e saj të titulluar Running Commentary, epërfshinte shkrime investigative dhe komente te saj.. Blogu i saj ishte një nga sitet më popullor në Maltë.
Për shkak të blogut të saj, ajo kaloi një sërë betejash ligjore. Në 2010 e kritikuar nga gjykatësi Consuelo Scerri Herrera i cili më pas hapi një çështje duke e akuzuar për shpifje. Rasti u arkivua në nëntor të 2011. Më 8 mars Daphne u arrestua sepse kishte thyer heshtjen një ditë përpara zgjedhjeve duke publikuar një video në të cilën përqeshte kryetarin e opozitës Joseph Muscat. Ajo u morr në pyetje nga policia edhe më pas u lirua pas disa orëve.
Caruana Galizia mbeti e vrarë në moshën 53 vjeçare në një shpërthim të makinës së saj Peugeot 108 pranë shtëpisë së saj rreth orës 14:58 të 16 tetorit 2017. Ishte i biri i saj Matthew i cili dëgjoi shpërthimin e dhunëshëm. Daphne kishte dy javë që kishte lëshuar një denoncim në polici për kërcënime me vdekje. Funerali i saj u mbajt në Rotonda di Mosta e drejtuar nga arqiveskovi maltez Charles Scicluna, në ceremoni ishin present: ish presidenti i Republikës Malteze Eddie Fenech Adami, ish kryeministri Lawrence Gonzi dhe ish kryetari i partisë nacionaliste Simon Busttil dhe presidenti i parlamentit europian Antonio Tajani dhe Harlem Desir si raprezentatues i OSCE për lirinë e shtypit. Ndërsa kryeministri Joseph Moscat dhe presidentja e repubikës Marie Louise Coleiro Preca nuk ishin të ftuar nga familja Galizia. Të gjitha institucionet dhe zyrat publike shpallën atë ditë zie duke vendosur flamurin në gjysëm shtizë.
Vrasja ishte shpallur nga kryeministri Joseph Muscat i cili deklaroi të mos pushtonin hetimet derisa të bëhej drejtësia, pavarsishtë se Caruana e kishte kritikuar shpesh herë në blogun e saj. Presidentja e Republikës Louise Coleiro Preca dhe arqivesku Charles Sclicluna shprehën solidaritetin e tyre. Presidenti i Parlemantit Europian e përkufizoi vdekjen e Galizias si një shembull tragjik një një gazetareje e cila sakfrifikoi jetën e saj në kërkim të së vërtetës.
Në vitin 2017, Daphne Anne Caruana Galizia shkroi se Egrant, një kompani tjetër nga Panamaja, ishte në pronësi të Michelle Muscat, gruas së kryeministrit Joseph Muscat. Muscat pretendoi se akuzat ishin arsyeja pse ai thirri zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017 pothuajse një vit më herët, një votim që e ktheu Partinë e tij Laburiste në pushtet. Caruana Galizia theksoi se zgjedhjet e parakohshme ishin planifikuar tashmë.
Titulli i postimit të saj të fundit në blog para se të vritej ishte: “Ai mashtrues Schembri ishte sot në gjykatë, duke u lutur se nuk është mashtrues”, duke përfunduar me rreshtin “ka mashtrues kudo që shikoni tani. Situata është e dëshpëruar”.
Më 20 nëntor 2019, policia arrestoi Yorgen Fenech, pronarin e kompanisë 17 Black me seli në Dubai, në jahtin e tij. Kjo kompani ishte paraqitur në punën hetimore të gazetarit mbi Panama Papers në lidhje me Keith Schembri dhe Konrad Mizzi, të cilët – së bashku me anëtarin e kabinetit Chris Cardona – dhanë dorëheqjen nga postet e tyre qeveritare më 26 nëntor. Schembri u arrestua, dhe më pas u lirua dy ditë më vonë, gjë që nxori shumë njerëz në rrugë gjatë fundjavës në kryeqytetin Valletta. Që nga 20 nëntori, turmat kishin filluar t’i bënin thirrje kryeministrit Joseph Muscat të jepte dorëheqjen (shih protestat malteze të vitit 2019) pasi ai tha se mund ta falte “ndërmjetësin” në rastin e vrasjes.