Vendimit të Gjykatës Federale
New York, Qershor 2025
Më datë 27 shkurt 2025, Gjykata Federale e Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të New York-ut refuzoi kërkesën e individëve që pretendojnë drejtimin e Federatës VATRA për të ndaluar veprimtarinë e Degës VATRA Manhattan dhe kryetarit Agustin Mirakaj dhe antarit te Vatrës Valentin Lumaj.
✅ Pikat kryesore të vendimit gjyqësor:
• Nuk u provua ndonjë shkelje e logos nga Dega Vatra Manhattan.
• Nuk u vërtetua ndonjë përjashtim i ligjshëm apo statutor i Degës Manhattan apo i drejtusit Mirakaj.
• Nuk u identifikua ndonjë dëm i pariparueshëm ndaj VATRA-s.
• Gjykata konfirmoi se nuk ka asnjë bazë ligjore për të ndaluar aktivitetin e Degës Manhattan dhe drejtuesit te saj.
Ky është një vendim i qartë që rikonfirmon legjitimitetin e Degës Manhattan dhe rrëzon përfundimisht përpjekjet për ta përjashtuar kryetarin Agustin Mirakaj apo heshtur në mënyrë të paligjshme .
⚠️Dega VMB shoh mungesë legjitimiteti nga pala tjetër.
Pala që pretendon drejtimin e VATRA-s nuk ka mandat të vlefshëm. Çdo veprim i tyre që nga ajo kohë, përfshirë përjashtime, krijim degësh të reja, dhe vendimmarrje në emër të Federatës – është i pavlefshëm sipas vetë Kanunores së VATRA-s.
Përpjekjet e tyre për të imponuar heshtje, për të refuzuar vendime gjyqësore, dhe për të uzurpuar strukturat pa konsultim me Kuvendin, përbëjnë shkelje të rëndë të ligjshmërisë dhe parimeve mbi të cilat u themelua VATRA.
🗣️ Qëndrimi i Degës VATRA Manhattan
Për muaj me radhë, ne zgjodhëm të heshtnim, duke ndjekur rrugën e drejtësisë dhe të pjekurisë institucionale. Por sot, kur gjykata ka folur, dhe pala tjetër vazhdon të heshtë, të injorojë dhe të shtyjë për zgjidhje të njëanshme, është detyra jonë të flasim qartë.
👉 Kërkesat tona janë të qarta dhe publike:
1. Njohja dhe publikimi zyrtar i vendimit të Gjykatës Federale të datës 27 shkurt 2025 në të gjitha organet dhe kanalet e Federatës VATRA, përfshirë gazetën “Dielli”;
2. Thirrja e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm të Federatës VATRA, me pjesëmarrjen vetëm të degëve legjitime dhe me mandat aktiv; konstituimit zyrtar i Kuvendit të Jashtëzakonshëm, të thirrur nga Kryetari i Kuvendit, z. Ervin Dine.
3. Rivendosja e funksionimit statutor, transparent dhe demokratik të organizatës, për të garantuar një të ardhme të bazuar në ligj, jo në personalizma.
🤝 Thirrje për të gjitha degët legjitime të Federatës VATRA. Në emër të unitetit dhe përgjegjësisë për të ardhmen e organizatës sonë:
🟢 Ftojmë të gjitha degët legjitime dhe aktive të Federatës VATRA që:
• Të njohin vendimin e Gjykatës Federale si autoritet suprem dhe të pakundërshtueshëm ligjor;
• Të distancohen nga çdo strukturë, individ apo akt që vepron jashtë statutit dhe pa mandat të vlefshëm;
• Të bashkohen me ne për të mbrojtur VATRA-n nga kapja, për ta kthyer në rrugën e ligjshmërisë dhe trashëgimisë historike.
Sot nuk ka vend për qëndrim neutral. Çdo degë përballë kësaj padrejtësie ka vetëm dy rrugë: ose qëndron me drejtësinë dhe statutin, ose bëhet bashkëfajtore me uzurpatorët.
Degës VATRA Manhattan
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA
📍 New York, SHBA