Më 6 Shkurt 1981, në një stërvitje në kushte ekstreme të motit e në terren shumë të vështirë ,në rajonin e Fekenit në afërsi të malit me gropa ,humbën jetën tragjikisht nga dy orteqe ( shkarje masive dëbore)8 studentë ushtarakë dhe 3 kolegë të mi oficerë dhe u plagosën rreth 80 të tjerë.
Si dëshmitar i asaj ngjarjeje tragjike ,e cila nuk mund të shlyhet kurrë nga memoria ,shpreh dhimbjen time të thelle në këtë ditë përkujtimore ,dhe njëkohësisht ngushëllimet për familjet e tyre ,duke u lutur që shpirti i tyre të jetë duke u prehur në paqen e merituar.
Të paharruar përjetësisht kolegët e mi ( tashmë dëshmorë të atdheut )oficeret :
-Çlirim Pulaj
-Dushan Shametaj
– Nikollaq Bero
dhe studentët:
– Bujar Aga
-Besnik Shehu
-Nexhip Çopa
-Ilir Gramatiko
-Pëllumb Rrapo
-Aleko Gjoni
-Bilbil Pashaj
-Qemal Lika
I përjetshëm kujtimi i tyre!