A KA DETYRIM FSHF DHE ARMANDO DUKA TI MBROJË LOJTARËT ME ORIGJINË NGA KOSOVA NGA FYERJET E SERBISË!?- Nga MILAIM NELA
Kosova siguroi fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Qipron me rezultatin 3-0, në duelin e dominuar totalisht nga “Dardanët”. Një fitore spektakolare për përfaqësuesen e Franko Fodës, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve në 4 ndeshje.
Një gol “alla Kvaraskhelia” i kapitenit Amir Rrahmani, i cili braktisi mbrojtjen, zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë “Dardanët” shënuan edhe 2 herë të tjera, me Krasniqin dhe Emir Sahitin në minutat 52 dhe 71.
Vlen të theksohet fakti se për Sahitin ky ishte goli i parë me fanellën e Kosovës. Futbollisti që aktivizohet me Hamburgun në Gjermani, u hodh nga stoli në minutën e 67-të në vendin e Zhegrovës.
Ndërkohë në 88-të, miqtë nga Qipro shënuan golin e nderit me Sotiriu, por goli u anulua për faull në sulm. Duelin e radhës Kosova do e luajë në transfertë ndaj Rumanisë në datën 15 nëntor.
Shqipëria triumfon 0-1 ndaj Gjeorgjisë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Nations League. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa kuqezinjtë u shfaqën të rrezikshëm që në fillim. Laçi provoi nga distanca, duke lëshuar kështu sinjale të qarta.
Të besuarit e Sagnol u kundërpërgjigjën menjëherë me Zivzivadze, që shkaktoi “drithërima” te ekipi i Sylvinhos.
Në minutën e 12-të, Strakosha u thirr në apel, portieri i tha “jo” Davitashvilit. Pas çerek ore lojë, Tuci “flirtoi” me golin, gjuajtja e tij u prit nga “gardiani” Mamardashvili.
Në minutën e 29-të, një gabim në një top të dhënë keq nga Strakosha mund të ishte fatal, nëse Mikautadze do tregohej më i saktë.
Kvara u fut bukur në zonë në të 44-tën, duke detyruar prapavijën kuqezi që të ndërhyjë, për të dërguar sferën jashtë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Asllani ndezi festën mysafire, duke kaluar në avantazh Shqipërinë.
Kvara me shokë shtuan presionin dhe zhvendosën përfaqësuesen tonë në gjysmëfushën e vet. Në kundërsulm Shqipëria mund të mbyllte llogaritë, por e majta e Seferit ishte e dobët.
Me këtë sukses, kombëtarja renditet në vendin e 3-të me 6 pikë, po aq sa Çekia dhe Gjeorgjia kryesuese, por që penalizohemi për çështje golavarazhi.bw
VOAL- Jannik Sinner (1) i frymëzuar, në finalen e Masters 1000 në Shangai mposhti serbin me rezultatin 7-6 (7/4) 6-3, duke fituar nga ana e tij trofeun e shtatë këtë sezon. Pas një seti të parë shumë të ekuilibruar, në të cilin rezistenca më e madhe e tirolit të jugut gjatë barazimit bëri diferencën, në të dytin italiani nuk e humbi mundësinë e parë që pati për të thyer shërbimin e serbit, duke marrë pak më pak se gjysmë ore në 4- 1. Pavarësisht përqindjes së mirë të serviseve të para (75%), 37-vjeçari nuk arriti kurrë të vërë në vështirësi Sinner, i cili jo vetëm konfirmon kështu formën e tij të shkëlqyer, por edhe i heq një titull rivalit të tij Carlos Alcaraz (2) – i cili ka 16 suksese – i pranishëm sot përkrah Federerit. RSI
Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti të premten kundër Çekisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2:0, në të mirë të Çekisë.
Kjo ishte ndeshja më e fundit ndërkombëtare, në kuadër të turneve të ndryshme, ndërsa e para e dokumentuar në Shqipëri daton nga viti 1913.
Ajo nuk ishte një ndeshje mes dy skuadrave, por mes ekipit të Shkodrës atëkohë, që quhej “Indipendenca”, dhe ushtrisë austriake.
Kjo është, po ashtu, një prej shumë të dhënave dhe dokumenteve e objekteve me rëndësi, që flasin për zanafillën e kësaj loje kaq popullore në Shqipëri.
Të gjitha gjenden në Muzeun e Futbollit në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) në Tiranë.
Muzeu u hap në vitin 2011, por, prej dy vjetësh, është i hapur për vizitorët që duan të njihen me historinë e futbollit.
Prifti anglez zëvendësoi topin prej lecke me top të vërtetë
Sipas të dhënave të grumbulluara nga Federata Shqiptare e Futbollit, historia e futbollit i ka fillimet e saj në dekadën e parë të shekullit XX.
Vitet 1905-1908 thuhet se u përshkuan me përpjekjet e “djemënisë” shkodrane për të shijuar dhe provuar lojën e re, që në atë kohë njihej si “topkëmbë”.
Topi ishte prej leckash të trasha dhe ruante formën e rrumbullakët.
Më 1908, pastaj, Kolegjin Saveran në Shkodër e vizitoi një prift anglez, i quajtur John Ruter, i cili solli me vete një top dhe disa rregulla bazike, që u bënë pikënisje për zhvillimin e mëtejshëm të lojës së futbollit.
Pamela Ndocaj, specialiste e marrëdhënieve me publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, tregon për Radion Evropa e Lirë se të gjitha këto janë të dhëna të mbledhura gojarisht, ndërsa dëshmia e parë është një fotografi e ndeshjes së “Indipendencës” me ekipin e ushtrisë austriake, që ndodhej në Shkodër.
“Kemi fotografinë që e zyrtarizon këtë ndeshje, që u luajt me kohë të plotë, me rregulla loje, me gjyqtarë dhe me topin e vërtetë që e solli prifti anglez”, tregon Ndocaj.
“Më pas, më 1919, kemi bashkimin e disa shoqërive, nëpërmjet të cilave u themelua shoqëria ‘Vllaznia’. Ky moment njihet në historinë e futbollit si pikënisje e formimit edhe të shoqërive të tjera në Shqipëri. Efektet e formimit të tyre filluan të ndiheshin në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Korçë etj.”, shpjegon Ndocaj.
Ajo shton se në atë kohë u luajtën disa ndeshje ndërkombëtare me ekipe si “Cernagora”, “Cetinja”, “Podgorica” etj., që për nga emrat duket se vinin nga Mali i Zi.
Në Muzeun e Futbollit në Tiranë gjenden edhe dëshmi të tjera, siç është dekreti mbretëror i 6 qershorit të vitit 1930, për krijimin e Federatës Sportive, ku Federata e Futbollit ishte e para.
Gjithashtu, gjendet dokumenti i Kongresit të Federatës Botërore të Futbollit – FIFA, që u mbajt në maj të vitit 1932 në Stokholm të Suedisë, ku Shqipëria u pranua me të drejta të plota në FIFA, si dhe dokumenti i pranimit të Shqipërisë në UEFA – Federatën Evropiane të Futbollit – si anëtare themeluese në vitin 1954.
Objektet e veçanta në muze
Specialistja e FSHF-së, Ndocaj, thotë se kultura e ruajtjes së objekteve historike në Shqipëri është pak e kultivuar.
Megjithatë, në këtë muze ka disa objekte me vlerë.
“Mund të përmendim disa, si topat origjinalë të viteve ‘30, ‘40, ‘50, këpucë origjinale, madje edhe ato të prodhuara në Shqipëri nga Ndërmarrja e Mjeteve Mësimore. Pastaj, medalje origjinale të fituara nga ekipi ‘Shpresa’ si kampion i Ballkanit në vitin 1978 dhe më pas më 1981…”, tregon Ndocaj.
“Në muze kemi këpucët origjinale të golashënuesit më të mirë të kombëtares, Erion Bogdani, me 18 gola. Po ashtu të Alban Bushit, që është golashënuesi i dytë më i mirë, me 14 gola”, thotë ajo.
Përgjatë historisë së futbollit shqiptar ka edhe disa data me rëndësi, të dokumentuara me fotografi, si viti 1946, kur kombëtarja fitoi Lojërat Ballkanike, apo viti 1967 kur kombëtarja barazoi me Republikën Federale të Gjermanisë, në atë kohë nënkampione e botës.
Datat me rëndësi përfshijnë edhe fitore të tjera të kombëtares, ashtu si edhe zgjedhjen e Armand Dukës anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s në vitin 2019 dhe, pesë vjet më vonë, zëvendëspresident i këtij komiteti.
Vizita nga fëmijët deri te delegacionet e huaja
Muzeu i Futbollit vizitohet kryesisht nga delegacione të huaja, që për arsye pune e vizitojnë Federatën Shqiptare të Futbollit, si dhe grupe interesi, si skuadra futbolli dhe akademi të ndryshme futbollistike.
“Në fokusin tonë kanë qenë fëmijët, pasi janë e ardhmja e vendit, prandaj kemi mirëpritur nxënës nga shkolla dhe qendra edukimi, kryesisht gjatë verës”, thotë, po ashtu, Ndocaj.
Ajo tregon se edhe qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, zgjedhin ta vizitojnë muzeun, kur gjenden në pushime në Shqipëri.
“Por, ka ndodhur që kanë ardhur edhe turistë të huaj”, thotë ajo.
Statistika për numrin e vizitorëve thotë se nuk ka, pasi hyrja është e lirë dhe nuk ka biletë.
Rikonstruksioni i Muzeut të Futbollit, sipas saj, është një proces i vazhdueshëm, pasi historia e futbollit shqiptar vijon të shkruhet çdo ditë.
“Suksesi i fundit ishte kualifikimi në Kampionatin Evropian këtë vit dhe sigurisht që e meriton një stendë më vete. Gjithashtu, duhen përfshirë bluzat origjinale, suvenirët, flamujt e kapitenëve që këmbehen gjatë ndeshjeve”, thotë Ndocaj.
Vitin e ardhshëm, në Shqipëri organizohet Kampionati Evropian për moshat nën 17 vjeç, ndërsa Shqipëria ka aplikuar edhe për të organizuar Kampionatin Evropian për moshat nën 21 vjeç. REL
Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së sotme kundër Çekisë. Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve.
Federata Shqiptare e Futbollit dënon fuqimisht çdo formë të racizmit dhe fyerjes ndaj simboleve kombëtare dhe do të dërgojë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme disiplinore. FSHF reagoi menjëherë që në pushimin e pjesës së parë duke u kërkuar organizatorëve marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre akteve për të mos radikalizuar veprimet me ndërprerjen e lojës.
Futbolli është një lojë që bashkon dhe unifikon gjithë popujt duke promovuar barazinë dhe respektin për të gjithë, pavarësisht kombësisë apo përkatësisë etnike. Shqiptarët, si pjesë e familjes së madhe futbollistike, do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të këtyre vlerave dhe nuk do të tolerojnë asnjë formë racizmi apo urrejtjeje duke dënuar me forcë çdokënd që tenton të përdhosë bukurinë e këtij sporti.
Pavarësisht ndeshjes së sotme, Kombëtarja jonë ka treguar gjithmonë forcë dhe guxim për të përballuar çdo vështirësi duke u ngritur pikërisht atëherë kur lind nevoja. Bashkë me tifozët do të lëmë pas këtë ndeshje dhe bëhemi gati për të shkuar në Gjeorgji për një rezultat pozitiv.bw
Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti në transfertën e Pragës me Çekinë ndeshjen e tretë të Grupit B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net.
Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 2-0 duke pësuar humbjen e dytë radhazi, pas asaj në shtëpi me Gjeorgjinë 1-0.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të vendësve me golin e Chory në minutën e tretë.
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 11, 2024
Në pjesën e dytë, në minutën e 63-të, sërish Chory shënon me kokë, duke dyfishuar shifrat.
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 11, 2024
Me rezultatin 2-0 mbyllet ndeshja, ku çekët ngjiten në kuotën e 6 pikëve, ndërsa kuqezinjtë mbeten me 3.
Kujtojmë së në dy ndeshjet e fundit të luajtura në Pragë, Shqipëria barazoi 1-1 me Çekinë në eliminatoret e Euro 2024 dhe fitoi 2-1 me Ukrainën (fushë asnjanëse), në sfidën e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në transfertën e Pragës me Çekinë në orën 20:45 ndeshjen e tretë të Grupit B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net.
Të dy ekipet kanë nga 3 pikë pas dy ndeshjeve të para, ndaj në sfidën mes tyre do të kërkojnë fitoren, për të “luftuar” deri në fund për vendin e parë në grup.
Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare të kësaj përballjeje, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.
Ekipi Kosovës për fluturimet me parashutë u rendit i dyti në kampionatin europian në Gjirokastër pas ekipit të Çekisë që zuri vendin e parë.
Ndërsa parashutisti nga Kosova, Migjen Shala u rendit i treti pas pilotit serb Ivan Pavlov dhe pilotit gjerman Linus Schubert në garën individuale ku morën pjesë 100 pilotë nga 22 vende europiane.
Migjen Shala i tha Zërit të Amerikës se merrej prej tetë vitesh me fluturimet dhe këtë vit kishte zhvilluar stërvitje intensive për t`u përfaqësuar sa më mirë.
“Merrem që prej tetë vite me fluturime, por këtë vit jam përgatitur më shumë për këtë kampionat. Sigurisht jemi krenarë së bashku me pjesëtarët e tjerë të ekipit të përfaqësojmë vendi tonë Kosovën dhe si shqiptarë të kemi medalje europiane”, tregon ai.
Federata Aeronautike e Kosovës u paraqit në këtë kampionat europian me 7 sportistë mes të cilëve dy femra.
Kosovare Leskovci është njëra prej tyre. Ajo thotë se ndonëse hedhja me parashutë është një sport sfidant për femrat, ajo po ia del më së miri.
“Kam tetë vite që merrem me këtë sport. Është më e vështrië se për një mashkull sepse ne vajzat kemi përgjegjësi më të mëdha: familja, puna, shkolla, shtëpia, por mundohemi atë kohën e vogël që e kemi ta shfrytëzojmë të stërvitemi edhe të vijmë të pëfaqësojmë sa më denjësisht shtetin tonë Kosovën.”
Ekipi shqiptar u skualifikua më herët në kampionatin europian ndërsa katër parashutistët shqiptarë ndonëse kaluan në 20 më të mirët në garën individuale nuk morën vende në renditjen kryesore.
Tifozi më i veçantë i kampionatit ishte Noeli dyvjeçar, babai i të cilit garonte për Slloveninë dhe nëna ishte në garë me ekipin çek.
Kampionati europian për parashutizmin mbahet për herë të parë në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO.
Drejtori teknik i aeronautikes shqiptare, Alket Islami thotë se ky kampionati europian i shërben më së miri edhe turizmit në qytetin e gurtë.
“Me këtë kampionat në nivel europian bëhet një reklamë e madhe për Gjirokastrën, për Shqipërinë. Këtu kanë ardhur mbi 200 pilotë bashkë me delegacionet. Jam shumë i sigurtë që do kthehen përsëri. Kishim pilotë që kanë ardhur për herë të parë dhe po ikin me përshtypjet më të mira për këtë pesiazh ideal, për këtë mikëpritje, për këtë trashëgimi kulturore qe e kanë ndjerë gjithandej dhe për këtë gastronomi që nuk do ta harrojnë kurrë”, thotë ai.
Aerodromi i Gjirokastrës është çertifikuar për fluturime sportive dhe qeveria shqiptare ka deklaruar se deri në fund të këtij viti do të shpallë garën për ndërtimin e një aeroporti.
Rafael Nadal, 38 vjeç, njoftoi tërheqjen e tij nga tenisi këtë të enjte. Në një video që zgjat më shumë se 4 minuta, Nadal jep që në fillim lajmin: “Jam këtu për të njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Ishin vite të vështira, sidomos dy të fundit. Nuk isha në gjendje të luaja pa kufizime. Është pa dyshim një vendim i vështirë, që më mori pak kohë për ta marrë, por në këtë jetë çdo gjë ka një fillim dhe një fund,” e nis Nadal.
Besoj se është koha e duhur për t’i dhënë fund një karriere të gjatë dhe shumë më të suksesshme nga sa mund ta imagjinoja”, shton ai.
“Por unë jam shumë i lumtur që turneu im i fundit është finalja e Kupës Davis që përfaqëson vendin tim, është një rreth i plotë që vjen, pasi një nga gëzimet e mia të para si tenist ishte finalja në Sevilje, në 2004. Ndihem me fat që isha në gjendja të përjetojë gjithçka.”sn
Schumacheri në publik, mjeku ul entuziazmin për rikuperimin- Ja detajet mbi gjendjen e legjendës së Formulës 1
Kanë kaluar 11 vite nga aksidenti tragjik që i ndryshoi përgjithmonë jetën Mikael Shumakerit. Që atëherë familja e pilotit legjendar të Formulës 1 ka ruajtur rreptësisht privatësinë dhe informacionet për gjendjen e tij shëndetësore janë shumë të pakta.
Megjithatë me kalimin e kohës, janë zbuluar disa detaje, si për shembull mënyra sesi ish-piloti i Ferrarit komunikon me njerëzit që ka pranë.
“Shumaker nuk flet, ai komunikon me sy”, deklaronte kohë më parë Elisabeta Gregoraçi, ish-gruaja e Flavio Briatores. “Babai dhe unë kuptohemi në një mënyrë tjetër tani”, janë fjalët e të birit, Mik, që lënë të kuptohet se me shumë mundësi Shumakeri nuk mund të flasë.
SI ËSHTË SOT – Shumakeri aktualisht jeton në Majorka në vilën që bashkëshortja, Korina, e bleu në vitin 2018 nga Florentino Perez, president i Real Madridit. Vila shtrihet në një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë dhe ka dy pishina, një helipad, një palestër dhe një kopsht të madh me palma. Ish-shefi i Ferrarit, Zhan Tod, ka folur për rikuperimin e Shumakerit në shumë raste: “Mikael është këtu, kështu që nuk më mungon.
Por ai nuk është më Mikaeli që ishte dikur. Ai është i ndryshëm dhe udhëhiqet mrekullisht nga gruaja dhe fëmijët e tij, që e mbrojnë dhe kujdesen për të”, ishte shprehur francezi. Vetëm disa ditë më parë mediat në gjermani raportuan se Mikael Shumaker ishte shfaqur për herë të parë në publik pas 11 vitesh, duke marrë pjesë në dasmën e vajzës Xhina Maria. Sipas raportimeve, legjenda e Formulës 1 ishte i pranishëm në dasmë gjatë festimeve.
Për të siguruar privatësinë u morën masa të forta, teksa thuhet se të gjithë të ftuarit në dasmë duhej të dorëzonin celularët e tyre në derë, në mënyrë që askush të mos mund të bënte fotografi të 55-vjeçarit.
FJALËT ALARMUESE TË MJEKUT
Ndërkohë së fundmi për gjendjen e mundshme të Shumakerit ka folur mjeku i njohur Jussi Posti, shef i departamentit te neurokirurgjisë dhe dëmtimeve cerebrale nga traumat në spitalin universitar të Turkut në Finlandë.
Informacioni i pakët në dispozicion nuk lë të kuptohet për ndonjë progres:
“Në bazë të asaj që dimë, nuk mendoj se ai bën një jetë shumë aktive. Të gjitha informacionet që kemi tregojnë se ai nuk është mirë. Pacientët që detyrohen të qëndrojnë në krevat për periudha të gjata bëhen të brishtë dhe të ngurtësuar deri në atë pikë sa nuk është më e mundur të ngrihen nga krevati pas kaq shumë vitesh.
Sipas asaj që dimë, nuk ka pasur asnjë ndryshim në gjendjen e tij në dekadën e fundit. Dyshoj se ka ndryshuar diçka e papritur në këtë fazë. Në përgjithësi, pacientë të ngjashëm mund të shërohen më së miri në dy vitet e para pas traumës, ndërsa më vonë niveli i rikuperimit mbetet fiks pa përmirësim. Këta lloj pacientësh janë si modele eksperimentale në rastin më të mirë”, është shprehur mjeku.bw
Futbolli shqiptar në zi.
Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71 vjeçare ish-futbollisti i shquar i kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.
Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80.
Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.
Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol. sn
Lajmet me interesante
-
Xhevahir Spahiu, modern kur ndalohej moda- Esse nga Fatbardh Amursi
October 12, 2024
-
Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim Sabri Raçi- Nga Arif Ejupi
October 10, 2024
-
Shkrimtarja jugkoreane Han Kang fiton Nobelin për Letërsi
-
GAZMENT BARDHI: LETËR PUBLIKE GAZETARIT DHE DREJTORIT TË ABCNEWS SOKOL BALLA
October 15, 2024
-
Taulant Xhaka: I thashë Granitit të mos shkojë në Serbi, s’është e lehtë ruash kontrollin për 90 minuta
October 10, 2024
-
Një djalë nga qyteti- Tregim nga HAMIT TAKA
Lajmet e fundit
-
Efektet çudibërëse të hudhrës…- Nga Dr. ALKET KOROSHI
By voal.ch | October 16, 2024
-
A KA DETYRIM FSHF DHE ARMANDO DUKA TI MBROJË LOJTARËT ME ORIGJINË NGA KOSOVA NGA FYERJET E SERBISË!?- Nga MILAIM NELA
By voal.ch |
-
AKADEMIK IDRIZ AJETI DHE STUDIUESI BEGZAD BALIU- Nga Skënder Karaçica
By voal.ch |
-
SPARTAKU NË URËN E KARDHIQIT- Tregim nga SHKËLQIM HAJNO
By voal.ch |
-
MIGJENI në vargjet e mia – Cikël me poezi nga Përparim Hysi
By voal.ch |
-
Kërkonin ryshfet, në pranga përfundojnë më shumë se 35 policë e doganierë
By voal.ch |
Komentet