28 Prilli është dita e 119 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 247 ditë.

1192 – Vritet në Tyre (Liban), Conrad i parë, mbreti i Jeruzalemit, dy ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post. Vrasja u krye nga hashashinët, sekt i formuar në fund të shekullit të 11-të. “Assassin” “Vrasës’, nga arabishtja Hashishin “përdorues hashashi” (Lewis, Bernard (1967), The Assassins: Sektet Radikale të Islamit, fq 30-31, Oxford University Press.)
1686 – Isak Njutoni boton vëllimin e parë të librit të tij “Principia”, më pas do të botonte edhe 2 vëllime të tjera (Parimet Natyrore të Matematikës), ku ai shjegon ligjet e lëvizjes. Asnjë vepër shkencore nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen e filozofëve sesa Principia. Gjatë shekullit të 20-të filozofët e kanë parë këtë libër në kontekst të teorive të Ajnshtajnit mbi gravitacionin dhe relativitetin. Historianët thonë se teoria e gravitetit të Njutonit u krijua në shekullin e 18-të, periudhë kur zhvillimet teknologjike mungonin – mungonte veçanërisht një mekanizëm i duhur për prodhimin forcës gravitacionale.
1908 – Në Moravi lindi Oskar Schindler, biznesmen austriak – subjekt i romanit Arka e Shindlerit (1974) dhe më pas i filmit Lista e Shindlerit. Pas luftës së dytë botërore, Schindler dhe gruaja e tij, Emilie, u vendosën in Regensburg, Gjermani, deri në vitin 1949, kur emigruan në Argjentinë. Në vitin 1962, Yad Vashem i dha Schindlerit titullin “Të ndershmit mes Kombeve ” në njohje të përpjekjeve të tij për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit nazist. Emilie u nderua në mënyrë të ngjashme në vitin 1993. Schindler vdiq në Gjermani më 1974 – kishte mbetur i varfër dhe i vetmuar. Disa nga hebrenjtë që Shindleri kishte ndihmuar të mbijetonin mblodhën ndihma financiare për transferimin e trupit të tij për t’u varrosur në Izrael. Në vitin 1993, Muzeu Përkujtimor i Viktimave të Holokaustit në kryeqytetin amerikan Uashington, e nderoi Shindlerin pas vdekjes me medaljen e veçantë të kujtimit. Historia e Shindlerit tërhoqi shumë vëmendje në sajë të filmit Lista e Shindlerit me regji të Stiven Spielbergut (1993), bazuar në një roman të vitit 1983 nga Thomas Keneally.
1912 – Vatra u themelua zyrtarisht. Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjitha organizatat shqiptare amerikane në një federatë ishte zhvilluar më 24 dhjetor 1911 në Boston me nismën e shoqatës “Besa – Besë”. Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Të dhënat zyrtare të komisionit të bashkimit citojnë: “Ne bëjmë thirrje për të formuar Federatën Pan Shqiptare të Amerikës nga bashkimi i shoqatave të mëposhtme: “Besa – Besë”, “Flamuri i Krujës”, “Shoqëria Kombëtare”. dhe “Dallandyshja”. Vatra u regjistrua si shoqatë në shtetin Masaçusets dhe mori çertifikatën e njohjes më 13 qershor 1912. Çertifikata tregon këto emra, citim: Faik Konica, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta.
1916 – Ne Ashton, Angli, lindi Bill Bland, marksist-leninist britanik. Para se të bëhej udhëheqës i lëvizjes anti – revizioniste, Bland ishte anëtar i Partisë Komuniste të Zelandës së Re dhe Partisë Komuniste të Britanisë. Mao Ce dunin e konsideronte – deviacionist, ndërsa komunizmin e Enver Hoxhës e quante të vërtetë në traditën e Marksit, Leninit dhe Stalinit. Bland e vizitoi Shpiqërinë për here të pare në vitin 1962 me ftesë të PPSH-së. Nga viti 1968 – 1978, lidhjet e tij me Shqipërinë u ndërprenë për shkak të qëndrimit pro kinez të Enver Hoxhes, por marrëdhëniet e ngushta u rivendosën pas prishjes së aleancës kino – shqiptare. Bland ishte një nga themeluesit e shoqatës shqiptare – britanike, dhe më pas sekretar i saj për gati 30 vjet deri në rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Bland vdiq më 13 mars 2001.
1925 – Poeti amerikan T. S. Eliot, pranon vendin e punës si redaktor në shtëpinë botuese Faber, pozitë, e cila i lejoi atij të shkëputej nga puna si nëpunës banke që bënte deri atëhere.
FOR EZRA POUND, nga T.S. Eliot
(shqipërim)
“Nervat e mia janë të këqija sonte. Po, të këqia.
Rri me mua.
“Fol me mua. Pse nuk flet. Fol.
“Për çfarë je duke menduar?
– Çfarë të menduari?
– Çfarë?
“Nuk e di se çfarë je duke menduar. Mendo.”
Unë mendoj se ndodhemi në rrugicë plot minj’
Ku njerëzit e vdekur kanë humbur eshtrat e tyre.
“Ç’është kjo zhurmë?”
Erë nën derë.
“Çfarë është kjo zhurmë tani? Ç’është era duke bërë? ”
Asgjë përsëri asgjë.
“A
“Ti nuk kupton asgjë? A mund të shihet Asgjë? A mund të kujtohet “Asgjë?”
Më kujtohet
Ato janë perla që ishin sytë e tij.
“A je gjallë, apo jo? A ka mbetur gjë në kokën tënde?”
1939 – Berlin; Hitleri mban një fjalim në parlament ku njeh dhe miraton pushtimin e Shqipërisë nga Italia, duke përgëzuar Musolinin për sigurimin e “hapësirës jetike” për fashizmin, ashtu si Gjermania po përpiqej për nacional-socializmin.
- 1442 – Edward IV, mbret i Anglisë (v. 1483)
- 1758 – James Monroe, 5. kryetar i SHBA-së (v. 1831)
- 1904 – P. Benedikt Dema OFM, arsimtar, studjues dhe leksikograf shqiptar.
- 1908 – Oskar Schindler, biznesmen çeko-gjerman (v. 1974)
- 1916 – Ferruccio Lamborghini, biznesmen inalian, krijues i Lamborghini (v. 1993)
- 1930 – James Baker, jurist dhe politikan amerikan
- 1937 – Sadam Hussein, politikan dhe gjeneral nga Irak
- 1941 – Ann-Margret, aktore suedezo-amerikane
- 1961 – Anna Oxa, këngëtare
- 1974 – Penélope Cruz, aktore spanjollo-amerikane
- 1981 – Jessica Alba, modele dhe aktore amerikane
Vdekje
- 1380 – Shën Catherine nga Siena (l. 1347)
- 1918 – Gavrilo Princip, vrasës i Franz Ferdinandit (l. 1894)
- 1945 – Benito Mussolini, politikan italian, kryeministër i Italisë (l. 1883)
- 1997 – Kamil Silajdžić, hafiz, babi i Haris Silajxhiqit
- 2007 – Iljaz Prokshi, shkrimtar shqiptar
Festa dhe përvjetore
- Barbadosi – Dita e Heroeve
- Dita e të zhdukurve të Kosovës
Komentet