VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 27 qershor 1917 lindi Prenk Jakova, kompozitor i shquar shqiptar

By | June 26, 2017
2 Comments
  • author avatar
    Amanda 11 months ago Reply

    Shum bukur

  • author avatar
    Igli 11 months ago Reply

    Shum keq

Komentet

Ndriçim Xhepa festoi 62-vjetorin e lindjes

Aktori shqiptar Ndriçim Xhepa festoi dje 62-vjetorin e lindjes së tij. Xhepa u lind në Tiranë, më 21 janar 1957, ai është djali i “Artistes së Popullit” dhe aktores së madhe Margarita Xhepa.

Mbas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, më 1979, ai u bë aktori mjaft i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare është shpallur tri here fitues i Kupës për ‘’Aktorin më të mirë” në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000 dhe dy herë fitues i çmimit “Aleksander Moisiu” për “Aktorin më të mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit me 1986 dhe 1995. Xhepa mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’.

Aktori ka interpretuar rreth 35 role në teatër, ndër të cilat mund të veçojmë: Arseni te drama “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahes, Prometeu te drama “Prometeu” e Viktor Eftimiut, për të realizuar më pas figurën pasionale të Romeos te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” të Shekspirit.

Pikën kulmintante të karrierës, Xhepa e arriti me interpretimin e rolit të Ferndandos në vitin 1995 te drama “Fernando Krafti më ka shkuar këtë letër” e T. Dorstit. Më pas me rolin e Xhejmsit te komedia Lirie Kapitulli i dytë e Nail Saimonit ndryshoi formatin dhe u fut në rrafshin e komikes dhe lirikes .

Xhepa ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme edhe në kinematografi. Ai ka interpretuar rreth 30 role kryesore, por vëmendjen e tërhoqi për lojën e kahut psikologjik në rolin e Fredit në filmin “Hije që mbeten pas” (1982), shkruan Atsh.
Në vitin 1988 mishëroi me dramacitet rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”. Më 1998, mbërrin në një nga figurat më të realizuara, sikurse qe ajo e Alush beut në filmin “Dasma e Sakos”.

Më 19 janar 1943 lindi Janis Joplin, kantaturore e shquar amerikane

Janis Lyn Joplin (Xhenis Xhoplin) është lindur me 19 janar te vitit 1943 dhe vdiq me 4 tetor te vitit 1970. Janis Joplin ishte një këngëtare dhe tekstshkruese Amerikane nga Port Arthur, Texas. Si e re Joplin është përqeshur nga koleget e saj për shkak te pamjes se saj jo te zakonshme dhe besimeve personale. Ajo me vone këndoi për eksperiencën e sa në shkollë përmes këngës se saj “Ego Rock”. Joplin si e re, ka kultivuar një rebelizëm dhe një lifestyle jo te zakonshëm. Ajo filloi karrierën e saj te këndimit si një këngëtare folk dhe bluz në San Francisko, duke performuar në klube dhe bare me kitarën e saj.

Joplin filloj te ngritët në skene në vitet e ’60 si këngëtare kryesore e nge psychedelic-acid rok grupi i quajtur Big Brother and the Holding Company, dhe me vone si solo artiste me grupet mbështetëse si The Kozmic Blues Band dhe The Full Tilt Boogie Band.

Përgjatë karrierës se saj te shkurtër 4 vjeçare, Janis Joplin ka bere shume kënge hite, dhe ndër këngët me te famshme te saj ishin “Down On Me”, “bye, bye baby”, “Coo Coo”, “Summertime”, “Piece of my heart”, “Turtle Blues”, “Ball’n’Chain”, “Try”, “Maybe”, “To love somebody”, “Cry Baby”, “a woman left lonely”, “Mercedes Benz” etj.

Joplin ishte e njohur për performancën e sa te jashtëzakonshme, fansat e saj i referoheshin prezencës se saj në skene si ‘Elektrike’. Në kulmet e saj te karrierës ajo ishte e njohur si “Mbretëresha e Rock and Rollit” si dhe “Mbretëresha e Psychedelic Soul” dhe u be e njohur si një Përl në mes te shokëve. Ajo përveç këndimit kishte talent edhe në vizatim, vallëzim dhe aranzhim te muzikës.

Jeta e hershme 1943-1961

Janis Joplin ishte e bija e Dorothy Joplin (1913-1998) regjistruese në një kolegj te biznesit, dhe Seth Joplin (1910-1987) një inxhinier nga Texaco. Ajo kishte edhe dy anëtare te familjes, vëllaun Michael dhe motrën Laura. Familja Joplin ndihej se Janis gjithmonë kishte nevoje për vëmendje me shume se fëmijët e tjerë, nena e saj ka thëne “Ajo ishte e palumtur dhe e pakënaqur po te mos pranonte shume vëmendje. Vëmendja normale nuk ishte adekuate”

Ajo filloji te këndoje në korin lokal dhe me vone filloi te dëgjonte këngëtare te bluzit siç janë Odetta, Billie Holiday dhe Big Mama Thornton.

Ajo filloi këndimin e saj folk dhe bluz me shoqëri. Derisa vijonte Thomas Jefferson High School ajo deklaroi se shumicën e kohës nxënësit e tjerë e evitonin atë, Joplin ishte dëgjuar duke thëne “Unë nuk përshtatesha. Unë kam lexuar, kam pikturuar, nuk i kam urryer zezaket”. Si një adoleshente, ajo shtoj peshe shume dhe lëkura e saj u dëmtua aq shume sa në fytyrën e saj kishin mbetur shenja te thella te cilat kane kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Joplin e ka kryer shkollën e mesme në vitin 1960 dhe është regjistruar në Lamar State College of Technology në Beaumont te Texas, gjate verës dhe me vone në University of Texas në Austin, ajo nuk i përfundoi studimet. Gazeta e kampusit The Daily Texan e ka bere një artikull në lidhje me te në datën 27 korrik 1962 me titullin “Ajo guxon te jete ndryshe”. Fjalët e para te artikullit ishin “Ajo ec pa këpuce kurdo që i teket, vesh Levis në ligjërata sepse janë me te rehatshme, dhe e mban një Autoharp me vete kudo që shkon kështu që nëse i vjen nevoja që ta këndoje një kënge, te ketë mbështetje. Emri i saj është Janis Joplin”.
Vudstok[redakto | redakto tekstin burimor]

Joplin u shfaq në Woodstock në oret e vona e 16 gushtit. Ajo performoj deri në oret e hershme te mëngjesit. Edhe pse nuk dinte asgjer për ekzistencën e festivalit, dhe promovuesit e Vudstokit e mbështeten atë, dhe kështu ajo u be një ndër atraksionet kryesore e këtij koncerti historik. Joplini e informoi bendin e saj se këta do te performonin në vetëm një shfaqje tjetër te zakonshme.

Në fillim Joplin ishte shume e emocionuar te dal në skene dhe te performoje, por ajo gjithmonë vonohej dhe grupi ishte i obliguar te performoje pa atë. Kur u ballafaqua me një pritje 10 oreshe pasi që arriti në bekstejgj ajo filloi te merr heroine me Peggy Caserta dhe ishte duke pire alkool, kështu që kur doli në skene ajo ishte jashtë kontrollit. Në skene zëri i saj u be pak me i vrazhde dhe e kishte vështire te vallëzonte. Gjate performances se saje ajo shpesh foli me publikun, duke i pyetur ata se a kishin gjithqka që i nevojitej dhe se a ishin te “kyqur” (nen ndikim te marihuanes).

Laura Joplin tha në një intervistë se Janis shkoi drejt në shtëpi në Port Arthur pas Vudstoit. Ajo ishte jashtëzakonisht rrezatuese dhe e lumtur pasi arriti në shtëpi dhe e dashuroi me te vërtete festivalin. Ajo i tregoi familjes se sa i shkëlqyer ishte, por mamaja dhe babau i saj qëndruan larg kësaj teme sepse ata nuk e kuptonin në te vërtet lëvizjen “hipi”.

Vdekja

Te diellen me 4 tetor te vitit 1970, producenti Paul Rothchild u brengos shume kur Joplin nuk u paraqit në Sunset Sound Records për te incizuar kënge. John Cooke, i cili ishte menaxheri i Full Tilt Boogie, shkoi deri te Landmark hoteli. Ai e pa kerrin e Joplinit, Porsche 356C Cabriolet. Kur hyri në dhomën e saj, ai e gjeti atë te vdekur në dyshemenë afër krevatit te saj. Arsyje zyrtare e vdekjes ishte mbidoze në heroine, e përzier nën efektin e alkoolit. Cooke beson se Janisit i është dhëne aksidentalisht një doze me e madhe e heroinës, sepse edhe disa konsumatore te tjerë te furnizuesit te saj te drogës vdiqën nga mbidoza po atë jave.

Joplin ishte kremuar në Pierce Brothers Westwood Village Mortuary në Los Angelos, hiri i saj është shpërndare në sipërfaqen e oqeanit pacifik.

Ndikimi

Joplin kishte ndikim thelbësor në shume këngëtare. Florence Welch nga grupi Florence and the Machine foli për ndikimin e Joplinit në fuqinë e saj muzikore në një interviste:

Unë mësova shume për Janisin në antologjinë e bluz këngëtareve. Janis ishte një karakter i cili me fascinoj, një person i cili e përmbushi hapësirën në mes te psychedelic bluz dhe soul skenës. Ajo ishte kaq fragjile, e vetëdijshme dhe e mbushur me vuajtje. Ajo e hapi veten komplet në skene, ajo ishte shume ndryshe. Ajo ishte kaq e papërmbajtshme, kaq e lire. Lidhja e saj me publikun ishte shumë e rëndësishme. Me duket se vuajtja dhe intensiteti i saj bartet dore me dore në publike, dhe te gjithë e ndjejnë atë që e ndjen ajo. Ajo gjithmonë ta jepje ndjenjën e dëshirës, e kërkimit për diçka. Unë mendoj që ajo me te vërtete e ka përmbledhur se muzika Soul ka te beje me projektimin e dhimbjes në diqka te bukur.

Diskografia

Janis Joplin i ka incizuar kater albume në karrierën e saj. Dy albumet e saj te para ishin te inqizuar me grupin e saj Big Brother and the Holding Company dhe dy albumet e tjera ishin solo albume. Disa kënge te mëparshme te palancuara i’u shtuan këtyre albumeve dhe u lëshuan si mbledhje në Farewell Song në vitin 1982. Performaca e hershme e Joplinit kur ajo ishte folk-bluz kengtare u bashkua në një album te ri te quajtur Blow All My Blues Away. Në vitin 2012 The Pearl Sessions ishte lancuar për ta shpjeguar brendësinë e procesit te saj kreativ.

Përveç këtyre, shume koncerte drejtpërdrejt te Joplin me Big Brother ishin incizuar në mënyre profesionale dhe janë lëshuar si albume. Këto albume ishin live at winterland’68 dhe Live at the Carousel Ballrom 1968.

Shumica e koncerteve te saja janë incizuar gjate solo karrierës se saj.

Filmografia

Monterey Pop (1968)
Petulia (1968)
Janis Joplin Live in Frankfurt (1969)
Janis : The Way She Was (1974)
Comin’ Home (1988)
Woodstock – The Lost Përformances (1991)
Woodstock : 3 Days of Peace & Music (Director’s Cut) (1994)
Festival Express (2003)
Nine Hundred Nights (2004)
The Dick Cavett Show: Rock Icons (2005) Shout
Rockin’ at the Red Dog: The Dawn of Psychedelic Rock (2005)
This is Tom Jones (2007) 1969 appearance on TV show
Woodstock : 3 Days of Peace & Music (Director’s Cut) 40th Anniversary * Edition (2009)
Janis Joplin with Big Brother : Ball and Chain (DVD) Charly (2009)

 

Deneuve, më 24 janar në ankand veshjet e saj YSL

VOAL – Parisi është duke u përgatitur për ankandin e veshjeve të Catherine Deneuve: ato do të shiten më 24 janar nga Christie’s Paris (dhe pjesërisht në internet) mbi 300 veshjet e saj të nënshkruara nga Yves-Saint-Laurent. Intervistuar nga Le Figaro, aktorja shtatëdhjetë e pesë vjeçare përgjigjet në mënyrë të thatë ndaj helmeve rreth parave. “Askush nuk mund të pretendojë të dijë se çfarë do të bëj me këto para, ka gjëra publike dhe gjëra private.” Në shkollën e mbesës, i thonë asaj: “Gjyshja po shet rroba … ka nevojë për para!” Kritika që ikona elegante e Francës i likuidon me një buzëqeshje. “Sigurisht që nuk dua të përgjigjem ose të justifikoj veten – shpjegon në gazetë – kam idenë time dhe e mbaj atë për vete, nuk jam një ndjekës e e rrjeteve sociale apo zbulesave intime”. Aktorja është kategorike. Ajo që ka ndërmend të bëjë me këto para është vetëm për të. Më shumë se një çështje ekonomike, maxi-shitja Christie duket të varet nga një pyetje praktike. Nëse doni t’i mbani mirë – thotë Catherine Deneuve – 350 copë “marrin shumë hapësirë”.

Më 12 janar 2017 u nda nga jeta këngëtarja e shquar shqiptare Anita Take

Anita Take lindi në Korçë më 2 prill 1934. Ajo spikati që në moshë të re për vokalin e saj të veçantë. Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1951, u emërua si këngëtare profesioniste në Filarmoninë Shqiptare, për të kaluar më pas në Estradën e Shtetit. Në këtë institucion, Anita Take ka zhvilluar për plot 20 vjet aktivitetin më të rëndësishëm të karrierës së saj. Duke u përballur për çdo natë me publikun në interpretimin kryesisht të këngës shqiptare, Take u afirmua si një interpretuese cilësore dhe krijoi personalitetin e saj artistik. Kësaj periudhe i përkasin shumë debutime të saj, në të gjitha skajet e Shqipërisë, duke filluar nga Tropoja e deri në Bilisht apo Konispol, duke fituar zemrat e një mase të gjerë të publikut shqiptar. Gjatë 20 viteve të punës në Estradën e Tiranës, Anita Take është dekoruar me Medalje Pune “Naim Frashëri”, të klasit të II-të dhe të III-të. Zëri i Takes ka jehuar edhe në skenat e huaja, duke bërë një prezantim dinjitoz të këngës shqiptare, në koncertet e dhëna në Rusi, e Rumani gjatë vitit 1957, në Bullgari e Hungari me 1958, si dhe Kinë, Vietnam e Kore më 1961. Anita Take e vazhdoi aktivitetin e saj artistik edhe pas daljes në pension më 1972, duke qëndruar në skenën e Estradës së Tiranës dhe në skenat e rretheve si recitaliste. I përket pikërisht kësaj periudhe edhe një nga kulmet e karrierës së Anida Takes: dhënia e të parit recital në historinë e skenave shqiptare, në vitin 1983, gjatë të cilit këngëtarja 50 vjeçare interpretoi plot 25 këngë. Recitali u prit me shumë sukses dhe vijoi të shfaqej deri në vitin 1989 në shumë qytete të Shqipërisë, si Durrës, Berat, Sarandë, Delvinë, Pogradec e Korçë. Që prej vitit 1991, Take u vendos në Austri, ku nuk e ndaloi aktivitetin e saj artistik. Që nga ai vit e deri në vitin 2001, ajo ka kënduar në aktivitete të ndryshme, përpara një publiku shqiptar e austriak. E gjithë kjo e ka ndihmuar këngëtaren e njohur të ruajë edhe sot një freski vokale dhe ëmbëlsi interpretative, gjithmonë me një profesionalizëm të spikatur. Ajo u rishfaq në skenat e Tiranës, duke kënduar në Festivalin “Kënga Magjike” të vitit 1999, ku edhe u dekorua nga Presidenti i Republikës, z. Rexhep Meidani, me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”, për kontribut të shquar dhe cilësi të lartë në interpretimin e këngës shqiptare, për talentin e saj të spikatur, që e vuri në shërbim të kombit të vetë. Në Festivalin e 40-të të Këngës në RTSH në vitin 2001, i është dhënë trofeu “Mjeshtër i Punës”. Gjatë karrierës së saj mbi gjysëmshekullore, Anita Take ka intepretuar një repertor prej 750 këngësh. Fatkeqësisht, disa prej perlave të interpretuara prej saj nuk ekzistojnë më në Fondin Shqiptar të Muzikës. Në emër të rigjetjes së tyre dhe risjelljes në vendin që u takon, Anida Take është angazhuar në moshën 69 vjeçare të interpretojë disa prej këngëve më të spikatura të krijuara nga bashkëshorti i saj, i paharruari Agim Prodani, por edhe autorë të tjerë të spikatur të pentagrameve të lehta, duke iu kujtuar brezave rrugën, nëpër të cilën ka ecur kënga e lehtë shqiptare, në etapat kryesore të së cilës, gjendet zëri i saj. Janë 16 këngë, që iu servirën publikut shqiptar të rinovuara dhe në një konceptim të ri orkestral, me ndihmën e djalit të saj. Zonja Anita Take u shqua si një artiste që këndoi deri në fund të jetës së saj artistike, duke qenë e pranishme dhe e duartrokitur fort e me dashuri në shumë skena të rëndësishme të artit muzikor shqiptar. U nda nga jeta më 12 janar 2017.

Më 10 janar 2016 u nda nga jeta David Bowie, Duka i Bardhë i muzikës botërore

VOAL – Një figurë karizmatike dhe e gjithanshëm, transformiste dhe provokuese, David Bowie ishte unik jo vetëm në një kuptim rreptësisht muzikor, por edhe për mënyrën e paraqitjes në skenë, për përdorimin e panatyrshmërisë e artificeve dhe aftësinë për përzierje të ndikimeve muzikore, vizuale dhe narratives shumë të ndryshme: nga teatri japonez te librat vizatimorë, nga fantashkenca në mimo, nga kabareja në Burroughs.

I lindur më 8 janar 1947 në Brixton (Londër) si David Robert Jones, ai regjistroi albumin e tij të parë në vitin 1964 dhe jetoi për tre vjet në grupet e vogla R & B. Popullariteti arrin, papritur, me singlin “Space Oddity” “Hapësira e Hapësirës”, një këngë shkencore-fikse me një marrëveshje paksa psikodelike. Karriera e tij e vërtetë filloi me albumin “Hunky dory” në vitin 1971 (njëmbëdhjetë muaj më parë kishte nxjerrë “Njeriu i cili shiti botën”, por viti i triumfit është tjetër, albumi është “Ziggy Stardust” mbushura me këngë si “Rock’n’roll suicide”, “Starman”, “Suffragette city” o “Five years”). Në Britani, albumi arrin vendin e pestë në tabelë.


Në historinë e muzikës pop

“Aladdin sane” “Aladdini shëndetshëm” (prill 1973) është albumi i tranzicionit, konsiderohet nga disa pak si në hije por me këngë si “Panic in Detroit”,  dhe shumë e bukura “Time” Në të njëjtin vit ai nxori ​​gjithashtu “Pin-ups”, një album me kopertinë.

Në maj 1974 ndryshimet e para, me epikun “Diamond dogs”, album futuristik dhe dekadent, pikëzuar me vizione post-bërthamore apokaliptike dhe të frymëzuara nga “1984” romani i George Orwell. I paharrueshëm me titujt në mbulesë “Rebel rebel”, “Rock’n’roll me mua” dhe “1984”.

Pas një “David live”, Bowie solli në maj 1975 tek “Young Americans” “Të rinjtë amerikanë”, një tjetër ndryshim.

Dhe një tjetër, me epiken  “Low”, del në janar të vitit 1977. Në mes të epokës së artë të punk (verës1976 – 1977) David Bowie vjen me një album elektronike, të zymtë, të regjistruar në Berlin, mjedisore para se termi të vihej në përdorim njëzet vjet më vonë. “Low”, në bazë të kritikave më të pranuara, mbetet ndoshta vepra e tij të fundit e një rëndësie qendrore me këngë si “Be my wife”, “Speed of life” apo “Always crashing in the same car”, për të shërbyer si shtylla. Vepra e vështirë, sigurisht jo brenda mundësive të të gjithë veshëve, ende fiton vendin e dytë në Angli.

Albumi i ardhshëm “Heroes”, me të njëjtën atmosferë, por më pak klaustrofobik, është një sukses i madh. Deri tani është konsideruar si mjeshtër i zhanrit dhe një emër i sigurt për të synuar suksesin me shenjën e cilësisë.

Megjithëse disa prej veprave të tij të mëvonshme (siç është “Let’s dance”) do të shiten edhe më mirë se “Heroes”, sipas kritikëve qëndron më lart. Kthesa e Bowiet drejt vallëzimit, drejt muzikës komerciale, e parë si tym në sytë e tifozëve historikë, duket e pakthyeshme.

Paranteza “Tin machine”, ose grupi në të cilin Dave Jones pretendon se dëshiron të luajë gjithë jetën, sjell një premtim, por arkivohet rreth tre vjet më vonë. “Earthling”, me devijime në xhungël dhe tinguj të modës, madje edhe me përshtypje të mira, nuk përpiqet ta sjellë atë përsëri në mesin e artistëve më të njohur.

Dekada e regjistrimit mbaron pozitivisht me albumin “Hours”, një rikthim qetësues në këngën në stilin e tij më klasik.

Mijëvjeçari i ri përfaqësohet nga “Heathen”, një vepër e vitit 2002 nga “Duka i Bardhë” (kështu shpesh quhet këngëtari, për shkak të sjelljes së tij elegante dhe të shkëputur).


David Bowie në kinema

David Bowie gjithashtu ka dalluar veten për pjesëmarrjen e tij pozitive në veprat e ndryshme kinematografike, si “Pasioni i fundit i Krishtit” (1988) me Martin Scorsese, me Willem Dafoe dhe Harvey Keitel.

Në vitin 2006 luajti në “The Prestige” të Christopher Nolan (me Hugh Jackman, Christian Bale, Michael Caine dhe Scarlett Johansson) duke luajtur Nikola Teslan.

Por ne nuk duhet të harrojmë gjithashtu “Njeriu që ra në Tokë” (filmi i tij i parë, 1976), “Të gjitha në një natë” (1985 nga John Landis), “Labyrinth” (1986), “Basquiat” nga Julian Schnabel, 1996, mbi jetën e Jean-Michel Basquiat), “Perëndimi im” (nga Giovanni Veronesi italian, 1998) dhe gur i çmuar në “Zoolander” (nga Ben Stiller, 2001).


Vitet e fundit

Bowie përmbushi pozitivisht vitet ’70 e ’80, por në vitet ’90 pati një dekadë armiqësore kundër tij. Në dekadat vijuese ai botoi tre albume: “Heathen” (2002), “Reality” (2003), “Dita e ardhshme” (2013). Në janar 2016 ai lëshoi ​​albumin e tij të fundit të titulluar “Blackstar”.

U nda nga jeta në Nju Jork më 10 janar 2016, dy ditë pasi u bë 69 vjeç.

Bebe Rexha nuk duron më: “Burri im i ardhshëm, eja më gjej sa më shpejt!”

Bebe Rexha i është drejtuar bashkëdhortit të saj të ardhshëm.


Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është një nga artistet më të njohur në mbarë botën. Pothuajse çdo këngë e saj është kthyer në hit.

Por përveç zërit të saj, Bebe është e njohur edhe për çiltërsinë e saj pa komplekse që ka.

Së fundmi Bebe në rrjetin e saj social në Tëitter ka bërë një kërkesë të çuditshme.  Kërkesa i është drejtuar bashkëshortit të saj të ardhshëm, të cilit i kërkon që ta gjejë.

“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!,”- shkruan këngëtarja.

Rita Ora uron: Buzëqeshni më 2019, paçi një vit spektakolar

Rita Ora ka mbyllur një vit fantastik në karrierën e saj muzikore.
Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një numër të madh koncertesh anembanë botës si dhe ka sjell disa këngë të reja. Albumi i saj më i fundit Phoenix ka pasur gjithashtu një sukses të jashtzakonshëm.

Me rastin e vitit të ri Rita ka uruar të gjithë fansat e saj në Instagram.

“Buzëqeshni në vitin 2019. Më ndiqni në ‘The Graham Norton Show’ me rastin e Vitit të Ri! Ju uroj të gjithëve të keni një vit të ri spektakolar”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram.

Këngët e panjohura të Tefta Tashkos, ekspozohen në Korçë disqet e 1942-shit

Gjashtë këngë të Tefta Tashko Koços, të panjohura më parë, regjistruar në tre disqe në vitin 1942 në Milano, janë sjellë në Korçë.

Këngët janë regjistruar nga shtëpia diskografike “Columbia” dhe disqet tani janë vendosur në Muzeun Kombëtar të Arsimit.

Në vlerësim të figurës së sopranos, disqet e regjistruara nga artistja, materiale fotografike dhe dokumentarë të saj, u ekspozuan në ambientet e këtij muzeu.

Ndërkohë që sipas studiuesit të historisë, Niko Kotherja, këto materiale janë një dëshmi me vlerë për historinë tonë kulturore.

Disqet me zërin e artistes janë gjetur brenda Shqipërisë duke plotësuar kështu repertorin prej 42 këngës të sopranos së njohur shqiptare.

Aktori Bekim Fehmiu dhe “Odiseja”, “rikthehen” në RAI

Aktori i njohur shqiptar Bekim Fehmiu “rikthehet” në televizioni publik italian RAI në interpretimin e filmit “Odiseja”.

Promovimi i Kosovës përmes diplomacisë publike është një nga iniciativat e ndërmarra nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë e cila falë një bashkëpunimi të suksesshëm me RAI-n propozoi ritransmetimin e filmit të njohur Odiseja me protagonist aktorin me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu, i cili pati një karrierë të sukseshme në Itali e Europë.

Nga data 22 deri më 29 dhjetor ky serial televiziv po transmetohet në kanalin Rai Storia.

Filmi Odiseja konsiderohet një nga kolosët e kinematografisë televizive italiane e i pari film i xhiruar me ngjyra.

Në 8 seri televizive filmi Odiseja mbush sivjet 50 vite nga realizimi i tij nën regjinë e tre regjisorëve; Franko Rossi, Piero Schivazappa e Mario Bava e i bazuar në skenarin e poemës së Homerit Odisea, transmeton Atsh.
Në rolin e Penelopës interpretonte aktorja e njohur greke Irene Papas.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Alma Lame ishte e ftuara speciale në programin e pasdites “Vita in diretta” në Rai Uno, e cila njohu publikun italian me jetën e karrierën e aktorit të madh Bekim Fehmiu.

“Bekimin e kam njohur personalisht një vit para se të vdiste, tha ajo. Ai nuk ishte vetëm një aktor, por ishte shkrimtar e artist i gjithanshëm.”

“Shkëlqimi e tmerri” është libri i tij i botuar më vitin 2001 një udhëtim personal i kujtimeve të jetës e krijimtarisë së tij artistike.

Bekim Fehmiu, u shpreh Ambasadorja Lame, edhe kur Kosova nuk ishte ende shtet, deklaronte me krenari identitetin e tij shqiptar e kosovar.

Më 25 dhjetor 2006 u nda nga jeta James Brown, Babai i muzikës Soul

James Joseph Brown, Jr.( 3 Maj 1933- 25 Dhjetor 2006), i njohur si James Brown (Babai i muzikës Soul) ishte një Afrikano-Amerikan që njihet si një nga figurat më me influencë të muzikës popullore. Profili i tij ishte i shumanshëm, ai ishte njëkohësisht këngëtar, kompozitar, lider i një grupi muzikor, producent, ai ka pasur një rol të madh në evoluimin e muzikës gospel dhe rhythm & blues në soul dhe funk. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në disa gjini të muzikës përfshirë atë rok, xhaz, reaggae, disko, dans, muzikë elektronike, afrobeat dhe hip-hop.

Brown e filloi karierën e tij muzikore më 1953 dhe famën e arriti në fund të viteve 50 dhe fillim të viteve 60, ku dominoi skenën me performancën e tij. Hitet e tij ishin një eveniment edhe përgjatë viteve 80. Në vitet 60 dhe 70 Brown ishte aktivist politik, dhe në emër të Afrikano-Amerikanëve ai mbështeti të varfërit dhe Presidentin Richard Nixon. Gjatë karierës së tij të gjatë, Brown ka fituar një nderime dhe çmime pa fund. Ai ishte i pakrahasueshëm me vokalet e tij ulëritëse, kërcimin e ethshëm dhe stilin e tij ritmik unik.

Brown ka lindur në një qytet të vogël, Barnwell në Karolinën e Jugut si James Joseph Brown, Jr; ndërsa kur u bë artist i famshëm emri i tij u reduktua në akroniminë (nistoret ) JB. Familja e Brown lëvizi në Augusta, të shtetit Xhorxhia. Gjatë fëmijërisë së tij, Brown i ndihmonte familjes duke mbledhur pambuk dhe duke punuar si lustraxhi, ndërkohë që ushtronte aktivitet vagabondazhi. Në moshën 16 vjeçare ai u dërgua në një burg të rinjsh, ku qëndroi atje vetëm tri vjet duke u liruar me kusht. Gjatë kësaj kohe Brown nuk u kthye në Augusta, por kërkoi një punë. Pasi provoi boksierin dhe beizbollin, Brown gjithë energjitë e tij ia kushtoi muzikës.

Interesat e tij, siç është tipike për djemtë e rrugëve, bëhen sporti dhe muzika. Në mënyrë të veçantë, qëkur ishte i vogël ai çmendej për muzikës Gospel (të cilën e dëgjonte në kishë ), muzikën swing dhel Rhythm & Blues.

Kur ishte trembëdhjetë vjeç ai themelon grupin e tij të parë muzikor: “The Flames” (Flakët ), i cili në fund të vitit 1955 kompozonte këngën e parë, “Please, please, please”, shndërruar menjëherë në hit paradë amerikane. Vazhdojnë dy albume me përmbledhje këngësh dhe albume të tjera single si “Night Train”, të cilat arrijnë një sukses të mrekullueshëm, por janë shfaqjet drejtpërdrejt në skenë ato që më së shumti kërkohen nga publiku. Në fakt këto shfaqje janë rastet ku merr flatra dalldia prej bishe e James Brown, duke u shndërruar në orgji (ahengje ) madhështore kolektive të lëvizjeve dhe ritmeve. Në vitin 1962 ai do të regjistrohej në Apollo Theater, çka do ti japë jetë albumit “Live at the Apollo” (Drejtpërdrejt në Apollo ) duke u bërë një best seller.

Brown përfshiu në grupin e tij muzikanë dhe orkestrues (aranzhues ) të cilët kishin kaluar nëpër traditën e muzikës xhaz (jazz ). Ai u bë i njohur për aftësinë e tij si lider grupi dhe kompozitor këngësh që ndërthurte me aftësi dhe shkëlqim muzikën R&B me larminë dhe saktësinë e muzikës xhaz. Trumpetistë si Lewis Hamlin dhe saksofonista si Alfred “Pee Wee” Ellis (vazhdues i liderit të mëparshëm të grupit, Nat Jones) ia dhnaë tonet grupit; kitaristë si Jimmy Nolen sillnin diçka të re në çdo këngë; loja solo e një saksofonisti si Maceo Parker u bë qendër e çdo realizimi muzikor. Anëtarë të tjerë të grupit të Brown përfshinin këngëtarin Bobby Byrd; daulletarët John “Jabo” Starks, Clyde Stubblefield dhe Melvin Parker (vëllai i Maceo ) saksofonisti St. Clair Pinckney; trombonisti Fred Wesely; kitaristi Alphonso “Country” Kellum; dhe basisti Bernard Odum.

Në vitin 1964 kënga “Out of Sight” (Larg sysh ) ngjitet në kreun e klasifikimeve të industrisë muzikore dhe vitin në vazhdim “Papa’s Got a Brand New Bag” (Babai ka marrë një thes flaktë ri ) dhe “I Got You (I Feel Good)” konsolidojnë karrierën e James Brown. Po atë vit publikohet albumi single “It’s a Man Man’s World” dhe James Brown bëhet “Soul Brother N°1” në krye të lëvizjes për të drejtat e zezakëve të quajtur “Black Power”. Pas ngjarjeve që çuan në vdekjen e Martin Luther King Jr, në jehonë vullkaniku James ua dhuron afro-amerikanëve himnin e tyre “Say It Loud – I’m Black and I’m Proud” (Thuaja me zë të lartë: jam zezak dhe jam krenar ).

Vitet 1970 e shohin atë prapë si protagonist të hatashëm të plot tetë albumeve të suksesshëm: pas një vargu këngësh që e mbajnë pamungueshëm në krye të klasifikimit të industrisë muzikore, James Brown kurorëzohet si “The Godfather of Soul” (Kumbara, babai shpirtëror, I muzikës soul ). Në vitet 1980 interpreton pjesën e predikuesit në të famshmin “The Blues Brothers” të John Landis, me John Belushi dhe Dan Aykroyd ) dhe luan në filmin “Rocky IV me Sylvester Stallone, me këngën “Living in America”. Për të mos i munguar asnjë fushe të veprimtarisë muzikore ai këndon edhe me Luciano Pavarotti në veprimtarinë e tij spektakolare “Pavarotti & Friends”: bën duet me tenorin në këngën “It’s a Man Man’s World” dhe publiku tralliset.

Nga vitet 1970 shumë nga anëtarët e grupit klasik të James Brown të viteve 1960 u larguan nga grupi për të ndjekur rrugët e tyre. Ai dhe Bobby Byrd krijuan një grup të ri që përfshinte të mëdhenjtë e muzikës së ardhshme funk, si basisi Bootsy Collins. Vëllai kitaris ti Collins, Phelps “Catfish” Collins, dhe trombonistin e drejtorin muzikor Fred Wesley. Ky grup i ri u quajt “TheJBs” dhe patën debutin e tyre me albumin single të vitit 1970 të Brwon “(Get Up I Feel Like Being a) Sex Machine” (Çohu, unë ndjehem sikur jam një ) Makinë Seksi”. Edhe pse do të pësonte ndryshime gjatë kohës, grupi The JB’s mbetet grupi muzikor më familjar që mbështeti Brown.

Teksa perandoria muzikore e Brown rritej (ai bleu stacione radiosh në fund të viteve 1960; përfshirë WRDW të vendlindjes së tij Augusta, ku ai kishte lyer këpucë kur kishte qenë djalë ), dëshira e tij për pavarësi artistike dhe financiare u rrit po ashtu. Në vitin 1971 ai krijoi shtëpinë e regjistrimeve muzikore Polydor Revords ku realizuan veprat e tyre shumë nga anëtarët dhe ish anëtarët e gruoeve të tij muzikore. Nëpërmjet kësaj veprimtarie ai arriti të shtrijë përherë e më shumë ndikimin e tij në artistët e asaj kohe, çka e pranuan shumë nga më të shquarit e atëhershëm. Shtëpia e tij muzikore ka meritën e nxitjes së disa prej novacioneve më të mëdha të njëzet viteve të fundit. Në vitin 1974 James Brown këndoi në Zaire të Afrikës si pjesë e spektaklit të ndeshjes The Rumble in the Jungle, midis Muhammad Ali dhe George Foreman.

Në mënyrë të njëzëshme ai është përcaktuar si një prej artistëve më të mëdhenj të historisë së muzikës soul: mjafton të përmendim “Night Train” (Treni i natës ) apo “I Feel Good” (Unë ndjehem mirë ) për të kuptuar këtë. James Brown është një ikonë e vërtetë që ka mbisudunuar në lajmet e industrisë muzikore (por edhe rubrikat gosip thashethemet, si dhe kronikat e zeza !) për më shumë se 40 vjet. Shumë kohë para se të arrinte suksesin ai tashmë thirrej “Mr. Dynamit” (Zotëri Dinamiti ): më vonë ai ka ndërruar shumë emra të artit, si “Soul Brother no.12 (Vëllai Soul No 12 ), “Mr. please please” (Zotëri ju lutem ju lutem ). Ndër të tjera është artisti më i veçantë i historisë së muzikës, nisur nga fakti se janë të shumë ata artistë që jo vetëm që i kanë përdorur kompozimet e tij, por është edhe shumë e vërtetë se kurrë nuk do të ishin afirmuar pa ato.
Nga fundi i viteve 1980, Brown u përball me shumë probleme financiare. Në vitin 1988 ai u arrestua për ngarje me shpejtësi të veturës së tij në Augusta. Ai u burgos për kërcënim me armë kundër këmbësorëve. Edhe pse u dënua me gjashtë vjet ai u lirua më 1991, pasi kishte vuajtur tri vjet të dënimit.
Një album i ri i quajtur Love Overdue doli po atë vit dhe një album i ri single, “Move On”. Gjatë viteve 1990 dhe 2000, Brown u arrestua disa herë për mbajtje armësh dhe dhunë shtëpiake. Megjithatë ai vazhdoi të japë koncerte, të nxjerrë albume, të marrë pjesë në emisione televizive dhe në filma si Blues Brothers 2000. Albumi katërvëllimësh i vitit 1991, Star Time, ishte përzgjedhje e karrierës së tij 40 vjeçare. Në vitin 1993 ai nxori albumin e ri Universal James, nga dolën hitet “Can’t Get Any Harder”, “How Long” dhe “Georgia-Lina”. Më 1995, albumi me regjistrime drejtpërdrejt nga skenat e koncerteve Live At The Apollo 1995 do të shoqërohej me këngën e re të regjistruar në studio “Respect Me”. Një album me përzierje, “Hooked on Brown” doli më 1996. Më 1998, James Brown nxori albumin e ri të regjistruar në studio, I’m Back, ku përfshieh hiti “Funk On Ah Roll”. Më 2002 nxori albumin The Next Step, ku është hiti “Killing is Out, School is In”. Brown më 6 korrik 2005 pati duet me këngëtarin britanik Will Young. Po atë vit pati duet me Joss Stone. Para se të vdiste kishte planifikuar të bënte duet me Annie Lennox në fillim të vitit 2007. Më 2006, Brown pati turin e tij botëror “Seven Decades Of Funk World Tour”, i cili do të ishte turi i tij i fundit i koncerteve. Herën e fundit në skenë e pati në festivalin vjetor irlandez të këngës.

Më 24 dhjetor 2006 Brown u pranua në Emory Crawford Long Hospital në Atlanta të Xhorxhias. Pas një vizite te dentisti atij i thanë se duhej të ishte me pneumoni (ftohje ).

Brown vdiq të nesërmen, më 25 dhjetor 2006, në orën 1:45 të mëngjesit nga infarkti, në moshen 73 vjeç. Brown është martuar katër herë. Ai dhe gruaja e tij e fundit, Tommie Raye Hynie, u martuan më 2002, por martesa u anullua. Ata u martuan më 2004 dhe patën një fëmijë bashkë. Brown ka pasur edhe dy fëmijë nga gruaja e parë, Velma Warren, tre të tjerë nga e dyta, Deidre Jenkins. Adrienne Rodriegues, gruaj e tij e tretë, e ka arrestuar Brown katër herë me akuzën për sulme fizike. Rruga ku ai u arrestua për herë të parë për ngarje të shpejtuar të veturës ka marrë më 11 nëntor 1993 emrin “James Brown Boulevard”. Më 6 maj 2005 në 72 vjetorin e lindjes së James Brown, qyteti Augusta zbuloi shtatoren e tij 2 metra e ca të lartë prej bronxi. Shtatorja ishte përgatitur një vit më herët, por në atë kohë ai po vuante dënimin për dhunë shtëpiake. Një vit më vonë, me votë të njëzëshme, qendrës së qytetit iu dha emri James Brown Arena. ELIDA BUÇPAPAJ

Më 25 dhjetor 1977 u nda nga jeta aktori i madh komik Charlie Chaplin

VOAL – Charles Spencer Chaplin lindi më 16 prill 1889, në Londër, në periferi tipike periferike. Babai ishte muzikant shëtitës, ndërsa nëna e tij një këngëtare mediokër në vështirësi të vazhdueshme në gjetjen e punës. Ata ia besuan jetimores dy djemtë, Charles dhe Sidney (vëllai katër vjet më i madh).

Fëmijëria e tij, pra, ishte kaq e vështirë. Kësaj, në mënyrë tragjike i shtohen në formë spirale probleme të tjera që rrjedhin nga ajo gjendje e mjerimit njerëzor dhe material. Jo vetëm që prindërit do të ndahen, por nëna do të ketë një sëmundje të keqe mendore që do ta detyrojë të shtrohet vazhdimisht në spital. Në mes të gjithë kësaj, megjithatë, Chaplin kultivon ndjenjën e fortë të një nevoje për përmirësim, ambicien për një jetë më dinjitoze të cilave do t’iu shtojë inteligjencën e tij të lindur dhe aftësinë për të kuptuar aspektet reale të errëta për të tjerët.

Talenti i Charles të ri, nga ana tjetër, së shpejti do të shfaqet. Në moshën shtatë vjeç tashmë ai përballet në skenë si këngëtar, ndërsa katërmbëdhjetë merr pjesën e parë teatrale (e dyta është në një pjesë me Holmes Sherlock me të cilin do të jetë një kohë të gjatë në turne). Shkurtimisht, nuk mund të thuhet se ai nuk e ka bërë mësimin klasik, se njohuria e tij për botën e argëtimit nuk është thelluar. Një shkollë e jetës e çon atë nëntëmbëdhjetë vjeç të pranohet nga kompania e famshme e pantomimës e Fred Karno, ku ai punon për nja dy vjet para turne të madh amerikan, ku ai zbulon një botë të ndryshme, më të lirë dhe të plot mundësi.

Dhe pikërisht gjatë një turneu të shfaqjeve në Hollivud në vitin 1913, prodhuesi Mack Sennett e zbulon atë, duke bërë kështu që të nënshkruajë kontratën e parë të filmit me Keystone. Më 1914 ai bëri daljen e tij të parë në ekran (titulli: “Për të fituar jetën e tij”).

Aktiviteti, si epoka dëshiron, është i dendur: 35 pjesë komike për Keystone vetëm në vitin 1914 (shumë shpejt edhe si regjisor), 14 më 1915-16, 12 më 1917. Një sasi e madhe e punës, megjithatë, që ndihmon në fund që Charlot, tani të ketë hyrë në zemrat e miliona njerëzve në gjysmën e botës. Në vitin 1918, në fakt, Chaplin gjithashtu mund të konsiderohej i pasur, i famshëm dhe i kënaqur. Në këtë vit ai nënshkruan një kontratë për një milion dollarë me First National për të cilën ai krijoi, deri në vitin 1922, nëntë filma të gjatësisë së mesme (duke përfshirë të gjitha me kohë klasike si “Jeta qeni”, “Sharloti ushtar”, “The Kid”, “Payday “dhe” Pilgrim “).


Vjojnë filmat e mëdhenj të prodhuar nga United Artists (me shtëpinë Douglas Fairbanks themeluar nga Chaplin në 1919 SR, DW Griffith dhe Mary Pickford.): “Një grua nga Parisit” (ku është vetëm regjisor), “Ethja e arit” dhe “Cirku në vitet 1920”; “Dritat e qytetit” dhe “Kohët moderne” në vitet ’30; “Diktatori i madh” (satirë dërrmuese e nazizmit dhe fashizmit) dhe “Monsieur Verdoux” në vitet ’40; “Limelight” në vitin 1952.


Një figurë publike, e njohur nga të gjithë, Charlie Chaplin ka pasur gjithashtu një jetë intensive private, në të cilën legjendat e të gjitha llojeve kanë lulëzuar, pak të ndriçuara edhe sot. Sidoqoftë, si dëshmi e bujarisë sentimentale të karakterit, dëshmojnë katër martesa, dhjetë fëmijë zyrtarë dhe marrëdhënie të shumta shpesh të stuhishme dhe shpërbërje komplekse.

Ka edhe ngjarje të shumta të një natyre politike që kanë shënuar jetën e komedianit të madh (duke supozuar se kjo fjalë nuk është shumë reduktuese). I dyshuar për origjinë hebreje dhe simpatitë për ide dhe lëvizjeve majtiste i shkaktuan atij shumë probleme, mes tjerash i nënshtrohet kontrollit të FBI që nga viti 1922. Më ”47 ndërkaq del para Komisionit për Aktivitete Antiamerikane, dyshohet se praktikon komunizmin: një akuzë që i kushton atij anulimin në vitin ’52 (ndërsa Chaplin po udhëtonte për në Londër), të lejes për t’u kthyer në SHBA.


Në vitin 1953 Chaplin u vendos në Zvicër, pranë Vevey, ku vdiq më 25 dhjetor 1977. Charlie Chaplin në karrierën e tij kurrë nuk ka fituar një Oskar si aktori më i mirë apo regjisori më i mirë. Për të, përveç Oscar-it të karrierës së vonë në vitin 1972, një Oskar si kompozitori më i mirë muzikor më 1972 për filmin “Luci della limalta” (filmi bërë njëzet vjet më parë).

Filmat e tij i fundit “Një mbret në Nju Jork”, 1957, e “Kontesha e Hong Kongut”, 1967), “Autobiografia” (1964), si dhe shumë vepra e projekte të mbetura pa u përmbushur tregojne vitalitetin e tij artistik që e bën ndër më të nderuarit e shekullit të shkuar (poeti rus V. Maiakovski ia kushtoi edhe një poezi)./VOAL

Më 24 dhjetor 1922 lindi Ava Gardner, aktore e shquar amerikane e filmit

Ava Lavinia Gardner (24 dhjetor 1922 – London, 26 janar 1990), aktore amerikane e filmit.

Pas disa kurseve për aktrim, në vitin 1942 debyton në film. Deri në vitin 1947. Ajo bëhet e njohur dhe fiton statusin e yllit duke luajtur në filma me temë të dashurisë të një vlere mesatare. Bukuria dhe roli filmin Bhowani Junction , sipas shumë kritikëve të filmit atë e renditin në njërën ndër aktoren më të bukur të botës.

Kreacione të pa harruara të karrierës së saj aktoreske janë në vitet e pesëdhjeta të shekullit XX, të xhiruara sipas romaneve të Hemingvejit – The Snows of Kilimanjaro dhe The Sun Also Rises. Role të rëndësishme konsiderohen të saj konsiderohen Mogambo dhe On the Trail of the Iguana. Në vitin 1975 luajti me aktorin tonë Bekim Fehmiu në filmin Permission to Kill. Rolin e saj të fundi ajo e luajti në vitin 1982.

Filmografia

  • Shadow of the Thin Man (1941)
  • H. M. Pulham, Esq. (1941)
  • Babes on Broadway (1941)
  • Joe Smith, American (1942)
  • This Time for Keeps (1942)
  • Kid Glove Killer (1942)
  • Sunday Punch (1942)
  • Calling Dr. Gillespie (1942)
  • Reunion in France (1942)
  • Hitler’s Madman (1943)
  • Ghosts on the Loose (1943)
  • Young Ideas (1943)
  • DuBarry Was a Lady (1943)
  • Swing Fever (1943)
  • Lost Angel (1943)
  • Two Girls and a Sailor (1944)
  • Three Men in White (1944)
  • Maisie Goes to Reno (1944)
  • Blonde Fever (1944)
  • She Went to the Races (1945)
  • Whistle Stop (1946)
  • The Killers (1946)
  • Singapore (1947)
  • The Hucksters (1947)
  • One Touch of Venus (1948)
  • The Bribe (1949)
  • The Great Sinner (1949)
  • East Side, West Side (1949)
  • Pandora and the Flying Dutchman (1951)
  • My Forbidden Past (1951)
  • Show Boat (1951)
  • Lone Star (1952)
  • The Snows of Kilimanjaro (1952)
  • Ride, Vaquero! (1953)
  • The Band Wagon (1953) (Cameo)
  • Mogambo (1953)
  • Knights of the Round Table (1954)
  • The Barefoot Contessa (1954)
  • Bhowani Junction (1956)
  • The Little Hut (1957)
  • The Sun Also Rises (1957)
  • The Naked maja (1958)
  • On the Beach (1959)
  • The Angel Wore Red (1960)
  • 55 Days at Peking (1963)
  • Seven Days in May (1964)
  • The Night of the Iguana (1964)
  • The Bible: In the Beginning (1966)
  • Mayerling (1968)
  • Tam-Lin (1970)
  • The Life and Times of Judge Roy Bean (1972)
  • Earthquake (1974)
  • Permission to Kill (1975)
  • The Blue Bird (1976)
  • The Cassandra Crossing (1976)
  • The Sentinel (1977)
  • City on Fire (1979)
  • The Kidnapping of the President (1980)
  • Priest of Love (1981)
  • Regina Roma (1982)

Referencat

Lidhjet e jashtme

Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Ava Gardner.
  • IMDb.Logo.png Ava Gardner në Internet Movie Database
  • Ava Gardner Museum